Pse dhurimi i gjakut është mirë për ju? Përfitimet shëndetësore të dhurimit të gjakut përfshijnë shëndet të mirë dhe rrezik të zvogëluar të kancerit dhe hemo-kromatoses.
Ndihmon në uljen e rrezikut të dëmtimit të mëlçisë dhe pankreasit. Dhurimi i gjakut mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe zvogëlimin e obezitetit.
Një në shtatë veta që hyjnë në spital kanë nevojë për gjak. Një dozë gjaku mund të kursejë deri në tre jetë. Të rriturit e shëndetshëm të cilët janë mbi 17 vjeç dhe kanë kilogram në normale mund të dhurojnë një dozë gjaku.
Forma më e zakonshme e dhurimit të gjakut është çdo 56 deri 120 ditë ose çdo dy muaj e më shumë. Dhurimi i gjakut është i sigurt për të rriturit e shëndetshëm. Nuk ka rrezik të krijimit apo marrjes së sëmundjes.
Pajisjet e reja dhe sterile përdoren për secilin dhurues të gjakut. Disa njerëz mund të ndjejnë nauze apo të përziera, të shqetësohen pas dhurimit të gjakut por këto janë më se normale.
Të gjitha llojet –grupet e gjakut janë të nevojshme për dhurimin e gjakut si AB ,O, A dhe B. Duke dhuruar gjak ju shpëtoni jetë.