Çaj i shijshem me molle e çaj jeshil. Kur kërkoni të humbisni peshë dhe jeni ne diete, duke pire pije natyrale te nxehte, juve ju ndihmon në humbje peshe.
Perberesit:
2 filxhan me ujë
2 feta mollė
1 bustinë me çaj jeshil
copë kanelle 4 cm
xhenxhefil cope 3 cm e copëtuar
mjaltë
për shije lëng limoni ?
Merrni ujin, kanellën, çaj jeshil, mollë dhe xhenxhefil ne një tenxhere ziejini për 5 deri në 10 minuta, shtoni mjaltë dhe leng limoni për shiie.
Lufton qelizat anormale
Hulumtuesit nga Shoqata Amerikane Cancer Research, bien dakord se ngrënia e mollëve, të pasura me flavonol, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit të pankreasit deri në 23%. Shkencëtarët nga Universiteti Cornell kanë identifikuar disa enzima, përfshirë triterpenoidët e pranishme në lëkurën e mollës që kanë aftësinë të luftojnë qelizat kancerogjene në zorrën e trashë, mëlçi e gji.
Kocka të shëndetshme
Molla përmban kalcium. Gjithashtu, ky frut është i pasur me një lëndë ushqyese të rrallë , quajtur phloridzin. Hulumtimet kanë treguar se phloridzin mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të kockave të pranishme te gratë pas menopauzës. Gjithashtu, mollët përmban bor, i cili luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e eshtrave.
Shëndeti kardiovaskular
Mollët mund të ndihmojnë në parandalimin e veshjes së mureve të zemrës , një nga shkaqet e zakonshme të sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas Best Health, molla “parandalon kolesterolin të vishet e të ngurtësojë muret e arteries”.
Ul nivelet e kolesterolit
Fibrat dietetike të gjendura me shumicë tek mollës janë të tretshme e kjo do të thotë që këto fibra mund të “thithin” kolesterolin nga organizmi juaj, duke ulur nivelin e kolesterolit të keq.
Redukton rrezikun e diabetit
Studimet kanë vërtetuar se ngrënia e mollëve jeshile mund të mbajë nën kontroll sëmundjen e diabetit tip 2.
Ju mbron kundër sëmundjes së parkinsonit
Hulumtimet treguan se individët që konsumojnë fruta dhe ushqime të pasura me fibra, mund të mbrohen nga sëmundja e Parkinsonit, e cila është një gjendje e karakterizuar nga ndërprerja e prodhimit të dopaminës nga qelizat nervore. Shkencëtarët e kanë lidhur këtë me “luftën” që i bëjnë antioksidantët, radikaleve të lira.
Mbajtja e peshën nën kontroll
Molla është e pasur me fibra dietike dhe ngrënia e saj çdo mëngjes do t’ju mbajë të ngopur për disa orë deri sa të konsumoni vaktin e drekës pa prishur regjimin.