Alergjitë ushqimore dhe një gjendje specifike e lëkurës e quajtur ekzema, po përhapen me shpejtësi te të rinjtë. Mund të quhet një nga studimet më të mëdha, pasi ekspertët po studiojnë dietën e femrave gjatë shtatzanisë, kohëzgjatjen e ushqyerjes me gji, për të vështruar ndjeshmërinë e fëmijës ndaj alergjisë, si dhe rrezikun për shfaqjen e ekzemës apo sëmundjeve autoimunitare.
Eshte bërë një vlerësim te rreth 1.5 milionë njerëz ku kanë sjellë disa informacione mjaft të vlefshme. Kërkimi i referohet si meta-analizë, që domethënë, një rishikim i studimeve të mëparshme (mbi 400 studime në këtë rast), duke përfshirë rreth 1.5 milionë njerëz dhe që datojnë që në vitet 1946.
Studiuesit zbuluan që ekzistonte një lidhje e dobët ndërmjet ushqyerjes me gji dhe reduktimit të rrezikut për t’u prekur nga ekzema te të porsalindurit, si dhe reduktimi i rrezikut për tipin 1 të diabetit. Ndërsa probiotikët treguan se mund të reduktojnë reaksionet alergjike ndaj qumështit të lopës.
Të dhënat, mbështesnin lidhjen ndërmjet marrjes së suplementevë probiotike ndërkohë që jeni 36-38 javëshe shtatzënë, dhe gjatë 3-6 muajve të parë të ushqyerjes me gji, dhe rriskut të shfaqjes së ekzemës fëmijërore. Në fakt, në ato femra që marrin probiotikë, rreziku për shfaqjen e ekzemës te femijët u reduktua me 22%.
Shkencëtarët vunë re që shumë prej probiotikëve përmbanin një bakterium të quajtur “Lactobacillus rhamnosus”. Përsëri, ky është një studim meta-analizues, ku njerëzit marrin një ndërhyrje ose placebo. Shkencëtarët në Finlandë janë përpjekur të vendosin nëse probiotikët, që ju jepen grave shtatzëna, mund të reduktojnë shanset që fëmijët e tyre të kenë ekzemë.
Femrat që u përzgjodhën, vetë kishin alergji, dhe kjo rriste shanset që bebet e tyre të zhvillonin ekzemë. Studimi përfshinte qindra femra, ku gjysmës prej tyre u është dhënë probiotikë gjatë muajve të shtatzanisë, si dhe gjatë dy muajve të para të ushqyerjes me gji. Grupit tjetër iu dha placebo. Rezultatet e studimit ishin dramatike: rreziku për zhvillimin e ekzemës në grupin e probiotikëve isht 70% më i ulët sesa grupi i placebosë.
Ti rikthehemi sërish këtij raporti, femrat që shmangnin gjërat si arrat, bulmeti dhe vezët gjatë shtatzanisë nuk ndryshonin raportin e rriskut për alergji te fëmijët e tyre, dhe nuk kishte asnjë lidhje me rrezikun ndaj ekzemës.
Alergjia ndaj vezëve është shumë e zakonshme të fëmijët, pasi ndodh në 1 në 20. Fatmirësisht, rreth 80% e fëmijëve nuk do të preken nga kjo lloj alergjie. Studimi zbuloi që kur femrat shtatzënë merrnin një kapsulë me vaj peshku cdo ditë për 20 javë në 3-4 muajt e parë të ushqyerjes me gji, fëmijët e tyre përjetonin 30% të reduktimit të rrezikut për alergji ndaj vezës. Komentuar në këto të dhëna, u arrit në konkluzionin që:
Alergjitë ushqimore dhe ekzema te fëmijët janë një problem në rritje. Studimet tona sugjerojnë që suplementet e vajit të peshkut dhe probiotikët mund të reduktojnë rrezikun që fëmijët të preken nga një gjendje alergjike, dhe këto kërkime duhet të merren për bazë kur udhëzimet për femrat shtatzëna të përditësohen. Vaji i peshkut njihet pasi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit, për shkak të përmbajtjes së DHA-së. DHA-ja, si EPA, ka një aktivitet rregullues imunitar, dhe kjo mund të shpjegojë lidhjen e reduktimit të rrezikut të alergjisë së vezës në këtë studim. Bakteriet në zorrë luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e sistemit imunitar, dhe këtë e shohim më së miri në lidhjen ndërmjet probiotikëve dhe reduktimit të rrezikut për gjendje si ekzema.