Sallata jeshile përmban 90% ujë. Fletët me ngjyrë të errët janë të pasura me folate dhe përmbajnë mjaft betakarotine, vitamine C dhe kalium.
Sallata jeshile ka vlerë të ulët kalorike, rreth 13 kalori në 100 g. Është e dobishme për tretje si dhe për punën e mëlçisë. Kombinohet shumë mirë me të gjitha llojet e ushqimit, sidomos me mish dhe me peshk. Konsumimi i sallatës jeshile ndihmon në largimin e inflamacionit.
Sallata jeshile shuan etjen dhe hidraton qelizat. Ajo pastron qelizat nga toksinat dhe yndyrnat e dëmshme.
Gjithashtu, antioksidantët sulmojnë substancat e huaja në organizëm, ndërkohë që kaliumi që gjendet tek sallata jeshile largon toksinat dhe pastron zorrën e trashë prej tyre.
Sallata jeshile ndikon pozitivisht në uljen e niveleve të kolesterolit, që shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe simptoma të tjera të rrezikshme. Sallata jeshile është burim i mirë i klorofilit dhe vitaminës K. Sallata e gjelbër është masive, me vlerë të ulët ushqimi, por të lartë shëndetësore. Është e pasur me kripëra minerale, me elemente alkaline që dominojnë në masë të madhe. Kështu që ndihmon për ta mbajtur gjakun të pastër, mendjen vigjilente dhe trupin në shëndet të mirë. Gjethi i lëshuar i sallatës konsiderohet ushqimi më i mirë. Ka avantazhin e të qenit më shumë i ekspozuar ndaj diellit, duke siguruar kështu një furnizim më të pasur të vitaminave se sa koka e sallatës në të cilën gjethet janë të mbyllura.
Është e pasur me luteinë dhe beta-karoten. Sallata e gjelbër me gjethe po ashtu furnizon me vitaminat C dhe K, kalcium, fibra, folate dhe hekur. Vitaminës K i jepen meritat që ndihmon tek mpiksjet e gjakut. Sallata e gjelbër po ashtu përfshin nutrientët tjerë si vitaminat A dhe B6, acidin folik, lykopenen, kaliumin dhe zeaxanthinën. Sallata e gjelbër përmban alkaloide të cilat janë përgjegjëse për efektet e saj terapeutike.
Edhe pse të gjithë varietet e sallatës së gjelber kanë pak kalori, çdo varietet ka përmbajtje të ndryshme ushqyese. Një lloj paraqet një burim të mire të kolibës, tjetra është më e dendur me vlera ushqyese nga të gjithe varietet e sallates e gjelbër dhe është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A, B1, B2 dhe C, acidit folik, manganit dhe kromit. Sallatat e kuqe e marrin ngjyrën nga pigmentet e quajtura Anthocyanine. Këto pigmente veprojnë si antioksidante, duke eliminuar radikalet e lira që shkatërrojnë qelizat.
Përfitimet shëndetësore
Parandalon kancerin: Sipas American Cancer Institute dhe American Cancer Society, ushqimet e pasura me vitamina A dhe C mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Dhe sallata, duke përmbajtur këto dy vitamina me bollëk, sigurisht që mund të merret si ushqim antikancerogjen.
Lufton pagjumësinë nervoze: Besohet që konsumimi i sallatës e gjelbër mund t’ju ndihmojë për të ndalur pagjumësinë nervoze, pasi që përmban substancën që nxit gjumin të quajtur Lactucarium (ose “Opiumi i sallatës”).Është substancë e butë me efekt narkotik që është e pranishme në të gjitha llojet e sallatës së gjelbër.
Qetëson dëshirën seksuale: Hulumtuesit në University of California kanë demonstruar në një varg eksperimentesh që derisa sallata e gjelbër ka efekt qetësues ne nevojat seksuale, ka pasur një efekt cudibërës të fortë kompensues në formën e një rritje të shkalles së fertilitetit.
Shtatzenia dhe ushqyerja me gji: Acidi folik i pranishëm në sallatën e gjelbër ndihmon të parandalohet anemia megaloblastike gjatë shtatzënisë. Është dëshmuar në shumë eksperimente me sallatë të gjelbër se nënat të cilat kishin konsumuar rregullisht sallatë të gjelber nuk kishin anemi ushqyese. Besohet se ka ndikim të madh në sekretimin e hormonit të progresteronit.
Ngrënia e sallatës jeshile me spinaq, shparg, bizele dhe lulelakër rrit acidin folik apo përmbajtjen e vitaminës B në ushqim. Është vlerësuar se rreth 300 deri 500 mcg e kësaj vitamine kërkohet në ditë gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë. Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemi megaloblastike.
Sëmundjet që shëron sallata
Mëlcia
Sallata jeshile besohet që kontribuon përshendetin më të mirë të mëlcisë.
Mbipesha
Sallata jeshile është shumë e mirë për ata që janë në dietë, sepse ka shumë pak kalori, mesatarisht vetëm 10-50 për çdo vakt.
Zemra
Sallata jeshile është përplot me beta-karoten i cili është një luftetar i njohur i sëmundjeve të tilla si katarakti, sëmundja e zemrës, sulmi në tru dhe kanceri.
Rigjeneron indet
Sallata jeshile është e pasur me magnez. Ky element ka një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e indeve, nervave, trurit dhe muskujve
Dhimbja e kokës
Lëngu i sallatës jeshile, kur përzihet me vajin e trendafilit dhe aplikohet në ballë, mund të ndihmojë të lehtesohet dhimbja e kokës dhe madje mund të sigurojë gjumë të shëndoshë dhe të qetë.
Shtatzënia
Sallata jeshile e pasur me acid folik, ndihmon në parandalimin e defekteve të lindjes si ato nervore në fazat fillestare të shtatzënisë. Po ashtu parandalon anemine.
Tretja
Sallata jeshile është një aleate shumë e mirë kundêr kapsllëkut. Është përplot me fibra dietike që i ndihmojnë zorrët të lëvizin më lirshëm. Po ashtu ndihmon mjaft mirê tretjen.
© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE