JA DISA KESHILLA PER TE MOS SHTUAR GJATE FESTAVE

JA DISA KESHILLA PER TE MOS SHTUAR GJATE FESTAVE

Eshtë shumë e thjeshtë ta teproni me kaloritë gjatë sezonit të festave. Duke ngrënë rreth 200 kalori ekstra cdo ditë-një copë tortë, ose disa biskota- ju mund të shtoni disa kg përgjatë kësaj periudhe. Ju nuk keni përse ta kufizoni veten duke ngrënë ushqime që nuk i pëlqeni realisht, por duhet thjesht të tregoni kujdes me përzgjedhjen e ushqimeve dhe porcioneve.

1. Tregohuni të zgjuar
. Mos u mundoni të hani cdo gjë që keni në tavolinë. Shpenzojini kaloritë në ushqime që pëlqeni.

2. Prisni disa minuta përpara se të konsumoni ushqimet e dyta
. Stomakut tuaj i duhen disa minuta që të dërgojë sinjalin “Jam i ngopur” në trurin tuaj. Pasi keni mbaruar pjatat e para, pushoni disa minuta. Pini pak ujë. Më pas ri-kontrolloni oreksin tuaj. Atëherë mund ta kuptoni nëse jeni të ngopur ose nëse doni një tjetër porcion ushqimesh.

3. Distanca ju mban të shëndetshëm.
Mos qëndroni afër tavolinës së ushqimeve. Eshtë e vështirë të mos mendoni për ushqimin kur në fakt jeni ngjitur me tavolinën. Mundohuni të bëni një bisede etj.

4. Mos shkoni me bark bosh
. Nëse do të festoni festat jashtë, hani dicka të vogël në shtëpi që të mos shkoni direkt të uritur. Disa feta mollë ose pak djathë në pite do të ishte ideale. E njëjta gjë vlen edhe nëse do të festoni në shtëpi.

5. Kujdes me pijet
Vera, birra dhe pijet e përziera përllogariten diku te 150-225 kalori. Nëse ju pini alkool, pini një gotë ujë ndërmjet pijeve.

6. Shmangni alkoolin në një stomak bosh
. Alkooli rrit oreksin tuaj dhe zbeh aftësinë tuaj për të kontrolluar atë që hani.

7.Kërceni! Kërcimi është një mënyrë e mirë për të larguar kaloritë e festave si dhe për t’u kënaqur akoma dhe më shumë.

8.Lini vend edhe për perimet. Në vaktin e festave, mos injoroni frutat dhe perimet. Ato janë ideale si snack ose si pjesë e pjatave kryesore.

9. Zgjidhni me kujdes. Ushqimet e shijshme në tavolinë shpesh na tundojnë që t’i provojmë të gjitha. Por kujdes me porcionet.

10. Mos bëni pazar kur jeni të uritur. Kjo do t’ju tundojë në zgjedhjet tuaja si dhe të ndikojë në ushqimet që zgjidhni për të blerë ose për të gatuar.

11. Gatuani nga zemra. Familjarët tuaj presin receta të mrekullueshme nga ju, kështu që mos i zhgënjeni. Zgjidhni receta të shijshme dhe të shëndetshme.

12.Kushtojini rëndësi asaj që ka vërtet rëndësi. Megjithëse ushqimi është një pjesë thelbësore e pushimeve, fokusohuni të koha që kaloni me familjen dhe miqtë. Nëse balanca dhe moderimi janë guida juaj, cdo gje do të shkojë në mënyrë perfekte.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!