INTOLERANCA USHQIMORE. SHKAKU I FSHEHUR I FITIMIT TË PESHËS

INTOLERANCA USHQIMORE. SHKAKU I FSHEHUR I FITIMIT TË PESHËS

Shkeputur nga libri ” Dieta Sfide” Anila Kalleshi

 

Nëse do të donit të ishit në peshën tuaj optimale  dhe të konsumonit ushqimet më të shëndetshme në botë, çfarë do të ju duhej të konsumonit: vezë, omletë vegjetariane, kos natyral pa yndyrë apo proteina me kalori të ulëta?

Ky është regjimi që ndjek  pjesa më e madhe e atyre që merren me humbjen e peshës. Kam më shumë se 20 vite  që punoj me shumë klientë mbipeshë, duke përfshirë disa nga personazhet më të njohur të show biz-it shqipëtar. Shumë të shpesh këshilla ime ka qenë: kujdes dhe me ushqimet që vërtet janë të shëndetshme, pasi mund të jenë këto ushqime pengesa e qëllimit tuaj. Shumë shpesh ndodh që mbipesha nuk ka të bëjë me kaloritë, me yndyrnat, me proteinat, me karbohidratet apo me aktivitetin fizik.

Sigurisht, që këto përbërës janë shumë të rëndësishëm dhe thelbësor për një mirëqenie trupore dhe një trup të shëndetshëm. Por ndodh, dhe jo rradhë kjo që  ju mund të jeni mjaft të kujdesshëm t’i numëroni kaloritë, t’i reduktoni ato në maksimum, dhe ju nuk do të humbisni peshë nëse jeni duke ngrënë ushqime që trupi juaj nuk mund t’i përballojë.

Çelësi ndaj humbjes në peshë është shmangia dhe kapërcimi i intolerancës ushqimore.

Nuk do të humbni peshë nëse jeni duke ngrënë ushqime të cilat trupi juaj nuk mund t’i përballojë.

Intoleranca ushqimore është një sërë përgjigjesh psikologjike që trupi juaj ka ndaj llojeve të caktuara të ushqimeve. Këto përgjigje të trupit nuk kanë fare lidhje me at që japin alergjitë. Pjesa më e madhe e njerëzve rezultojnë negativë ndaj alergjive ushqimore, por pjesa më e madhe ka të paktën një lloj ushqimi si intolerancë ushqimore por ka njerëz të tjerë që kanë disa ushqime që nuk janë tolerante për trupin e tyre. Simptomat e intolerancës ushqimore variojnë nga një person tek tjetri, por më të zakonshmet janë fryrja, gazërat, tretja, lodhja, bllokimi mendor, acarimi, ndryshimi i  humorit dhe shtimi në peshë. Nëse jeni duke ngrënë ushqime të cilat trupi juaj nuk mund t’i tolerojë,   ju keni mundësi që të fitoni peshë,  të ndiheni të fryrë  dhe të dukeni më të vjetër sesa mosha juaj aktuale.

Pjesa më e madhe e njerëzve injorojnë përgjigjet e trupave të tyre ndaj ushqimeve që hanë, ose ndoshta ato kërkojnë për mënyra që të maskojnë simptomat. Por fitimi i peshës, fryrja dhe lodhja nuk janë vetëm fakte të mërzitshme të jetës. Ato janë mënyrat e trupit tuaj për të treguar që jeni duke ngrënë ushqime që nuk janë të shëndetshme për ty. Në momentin që do të shpëtoni nga ushqimet që trupi juaj nuk mund t’i përballojë, përdorni ushqime që ju shërojnë dhe suplemente dhe jepini trupit tuaj mundësinë për t’u shëruar nga ajo që keni shtuar në mënyrë të paditur, pasi ju keni mundësi që të shtoni në peshë, të merrni peshë dhe të vuani nga plakja e parakohëshme. Kjo do të ju ndihmojë të ndiheni më të freskët dhe më të motivuar.

Ndoshta trupi juaj është i stresuar nga ushqimet që keni përdorur me përmbajtje të lartë sheqeri, sheqerëra artificialë  si dhe nga ushqimet e përpunuara, të cilat kanë predispozitë që të përmbajnë intolerancë ushqimore (IU) të lartë si : sojë, drithëra dhe gluten. Ndoshta ju keni mbajtur një regjim të dukshëm të shëndetshëm, të ulët në yndyrna dhe në karbohidrate por asnjëherë nuk keni kuptuar që të gjitha përpjekjet tuaja të shëndetshme janë duke u sabotuar nga kosi (edhe pse pa yndyrë), por me IU të lartë, vezët (edhe pse të pasura me omega 3) dhe drithërat (edhe pse mund të jenë drithëra integrale).

Si mund ta dalloni që ju po keni probleme me intolerancën ushqimore? Testi im do të ishte ky?

  • A keni qenë shpesh prehë e efektit yo – yo të dietave( pra keni humbur ca kilogramë dhe i keni marrë menjëherë ato kilograme sapo e keni ndërprerë dietën?
  • A keni tentuar shpesh të humbisni peshë por keni rezultuar të pasuksesshëm në këtë sfidë?
  • A përjetoni shpesh pas të ngrënit shqetësime, siç janë fryrja e barkut, gazra apo mostretje të ushqimit?
  • Edhe pse ju nuk konsumoni asgjë, ju përsëri e keni shumë të pamundur të humbisni peshë
  • A ndiheni ose dukeni më të vjetër seç jeni në të vërtetë?

Nëse përgjigjia e vetëm njërës prej tyre është po, keni shumë mundësi që keni ngrënë shumë ushqime problematike me IU të lartë  dhe që kanë shumë mundësi që të përkeqësojnë intolerancën ushqimore.

Zgjidhja ime është : ndaloni së konsumuari ushqime me IU të lartë dhe zëvendësojini ato me IU të ulët që kanë shumë më pak mundësi që t’ju shkaktojnë intolerancë ushqimore. Nëse mund të ndërprisni 7 ushqimet me IU të lartë për vetëm 3 javë ju do të shihni humbje në peshë dhe rezultate shumë të mira që do të ju bëjnë të ndiheni dhe të dukeni mrekullisht mirë.

Nëse këto yndyrna të ulëta, karbohidrate të ulëta ose dieta të pasura me proteina kanë funksionuar për ju në të shkuarën, ju do të duhej të ishit në peshën tuaj optimale? Ka një arsye që qasja ndaj këtyre ushqimeve nuk funksionon – dhe ka një arsye që dieta e intolerancës ushqimore funksionon më së miri.

SHËNDETI JUAJ I TEPËRT NUK ËSHTË FAJI JUAJ

Pjesa më e madhe e klientëve të mi i urrejnë dietat.  Kjo ndodh pasi pjesa më e madhe e ushqimeve që njerëzit konsumojnë kur janë në dietë konsistojnë në: të bardhën e vezës, kos pa yndyrë, bukë e thekur, etj të cilat  mund të krijojnë intolerancën ushqimore e cila bën të mundur shtimin në peshë, edhe pse sasia e kalorive që ju po konsumoni është minimale.Dhe pjesa më e madhe e tyre janë ”alergjikë” ndaj termit dietë.

Kur them “alergjikë” kuptohet që thuhet me shaka, pasi intoleranca ushqimore dhe alergjia ushqimore nuk janë në të vërtetë e njëjta gjë. Megjithatë, ato janë ngushtësisht të lidhur. Ato të dyja janë reagime të një ushqimi në dukje të parrezikshëm ose ndoshta të një ushqimi të shëndetshëm që mund të përfshijë një ose më shumë pjesë të sistemit tuaj trupor, duke përfshirë sistemin tuaj të tretjes dhe atë imunitar. Ushqimet me IU të lartë jo vetëm që ju bëjnë të dukeni më të lodhur, të papërqëndruar dhe pa humor, por ato janë edhe shkaku i fshehur i shtimit të peshës, rezistencës së rënies në peshë dhe plakjes së parakohshme.

Lajmi i mirë është që shëndeti juaj i tepërt nuk është faji juaj,  është mënyra e trupit tuaj sesi reagon ndaj ushqimeve që nuk mund t’i përballojë – ushqimet që ju i keni përdorur pikërisht sepse mendonit se janë të shëndetshme.

Fatmirësisht ekziston një zgjidhje: dieta 3 javore e intolerancës ushqimore.

Për vetëm 21 ditë:

  • Ndaloni së konsumuari 7 ushqimet kryesore me IU të lartë
  • Fokusohuni në ushqimet me IU të ulët që do ti japin një pushim sistemit tuaj të tretjes
  • Përdorni ushqime shëruese dhe suplemente për të rregulluar dëmtimin

Menjëherë, ju do të humbisni fryrjen, më në fund do të filloni të humbisni peshë dhe të dukeni më të rinj. Ju do të ndiheni e dukeni aq mirë saqë mund të dëshironi të bëni disa ndryshime afat gjata në dietën tuaj.

USHQIMET ME IU TË LARTË

Gluteni, soja, bulmeti, vezët, misri, kikirikët, sheqeri dhe sheqernat artificiale.

SI TË ELEMINOJMË USHQIMET ME IU TË LARTË, TË LUFTONI PESHËN DHE VITET

Intoleranca ushqimore nuk është një gjëndje e caktuar, ajo ka të bëjë më shumë si një përgjigje dinamike. Ushqimet që mund t’i toleronit shumë vite më parë tashmë janë problematike. Nëse mund të pastroni tashmë ushqimet me IU të lartë dhe të ndërmerrni disa hapa shëruese, atëherë mund të jeni në gjëndje që të mund të hani ushqime që tashmë janë duke ju shkaktuar probleme. Hapi i parë është të mos përdorni më ato ushqime që kanë IU të lartë dhe t’i jepni trupit tuaj një mundësi. Pas një pushimi 21 ditor, ju duhet të futni në dietën tuaj disa ushqime me IU të lartë dhe do të zbuloni nëse mund t’i toleroni ato. Nëse nuk mund t’i përballoni ato menjëherë, ju do të mundeni pas 3 muajsh, 6 muajsh ose pas 1 viti. Por përpara se ti kthejmë përsëri, do të mundohemi njëherë që ti largojmë.

Pjesa më e madhe e klientëve të mi janë skeptik rreth këtij proçesi eleminimi, të paktën si fillim. Ato thjesht nuk arrijnë ta besojnë sesi këto ushqime në dukje të shëndetshme siç është kosi, drithërat dhe fasulet e sojës mund të shkaktojnë probleme kaq serioze për shëndetin, veçanërisht kur ato nuk shkaktojnë efekte të dukshme pas të ngrënit. Kjo ndodh për shkak se intoleranca ushqimore është një reaksion delikat. Alergjitë janë më të shpejta dhe më dramatike. Alergjia ndaj kikirikëve mund të agravojë që në momentin e pare kur kafshojmë një copëz të vogël.  Fyti juaj mbyllet, keni vështirësi në frymëmarrje dhe konkluzioni është shumë i qartë: qëndroni sa më larg kikirikëve.

Intoleranca ushqimore është mjaft e keqe. Nëse shijoni një tas të shijshëm me kos dhe boronica apo manaferra dhe pas 2 ditësh ju do të keni një fytyrë me akne, keni shumë pak mundësi që të bëni lidhjen e shkaktarit. Nëse keni ngrënë sot në mëngjes shumë drithëra, ju mbase mund të mos e kuptoni shkaktarin e një gjumi totalisht  të çrregullt.  Këtë ju nuk do të arrini që t’a kuptoni deri në momentin që ju do të jeni të detyruar që të eleminoni glutenin për disa javë dhe të filloni të bëni një gjumë të qetë sapo t’a keni shmangur atë nga dieta juaj.

Ushqimet me IU të lartë janë mjaft të këqija. Ato punojnë ngadalë, me dinakëri pas disa vonesave. Mënyra e vetme për të zbuluar sesi ato janë duke ndikuar tek ju është t’i ndërpresim për të paktën 21 ditë. Nëse lëkura juaj pastrohet, flokët tuaj gjallërohen dhe niveli juaj i energjisë rritet dhe nëse ju arrini të keni një reduktim të dukshëm të perimetrit të belit, kofshëve apo belit brenda 7 ditëve, besoj se ju nuk do të dyshoni më që ju keni patur probleme me intolerancën ushqimore.

Kur bëhet fjalë për rastet e alergjive, specialistët e alergjisë rekomandojnë eleminimin e dietave. Regjimi ushqimor që ndiqet nuk përmban ushqimet problematike që ndikojnë dukshëm dhe me shenja dalluese mbi trupin. Nëse mund të paraqisni lehtësisht problemin e ushqimit, atëherë ju nuk keni qënë alergjik ndaj tij, ose e keni kaluar lehtësisht problemin e alergjisë. Nëse riparaqitja shkakton simptoma që mund të shpërthejnë, atëherë keni gjetur një ushqim që trupi juaj nuk mund t’a përballojë, të paktën për një periudhë të caktuar.

Dieta e intolerancës ushqimore funksionon në po të njëjtën mënyrë. Ajo çfarë është e këshillueshme është të largojmë ushqimet që mund të jenë duke na shkaktuar probleme pra disa ushqime me IU të lartë si vezët, bulmeti, soja dhe gluteni. Nëse ju i toleroni ato atëherë do të ishte perfekte dhe ju nuk vuani nga intoleranca ushqimore. Nëse shfaqin simptoma, ju mund t’i jepni një mundësi tjetër në 3, 6 ose 12 muaj ku sistemi juaj tretës ka patur më shumë kohë për t’u shëruar e rimarrë veten. Mbani larg për një kohë të gjatë sheqerin, sheqerin artificial, misrat dhe kikirikët! Dhe ju këtë gjë mund ta bëni vetëm për 21 ditë kalendarike.

Na nevojiten shmangia totale e glutenit, sojës, bulmetit, vezëve, misrave, kikirikëve, sheqernave, sheqerit artificial. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndaluar së stresuari sistemin. Cilat janë përfitimet e eleminimit të përkohëshëm të ushqimeve me IU të lartë?

  1. Zbutja e simptomave.

Shumë prej klientëve të mija asnjëherë nuk e kishin kuptuar që kishin simptomat e intolerances ushqimore, deri në momentin kur ato ndaluan së konsumuari ushqimet me IU të lartë. Ndërprerja e ushqimeve me IU të lartë do të ju sjellë në një normalitet energjik, të gëzuar, të qetë dhe të kënaqur.

  1. Humbje e shpejtë e peshës dhe përfitimet anti-moshë.

Ushqimet me IU të lartë frenojnë përpjekjet tuaja për të humbur peshë. Dhe nëse ndiheni se po dukeni më të vjetër dhe më të lodhur se çdo të donit të ishit ekziston një mundësi e fortë që ushqimet me IU të lartë te jenë keqbërësit. Largoni ushqimet me IU të lartë dhe do të dukeni shumë më të rinj. Nëse eleminoni ushqimet me IU të lartë dhe më pas i rifilloni në regjimin tuaj ushqimor, do të arrini të kuptoni nëse ka qenë intolerance ushqimore apo jo . Unë kam patur një kliente që asnjëherë nuk e kishte kuptuar që ishte duke u përballur me intolerancën e vezëve. Kur ajo ndërpreu vezët, ajo humbi 5 kg në 3 javë. Kur ajo hëngri një pjatë eksperimentale me vezë të fërguara,  ndiheshe e përgjumur dhe mjaft e këputur. Vetëm kur nuk i konsumoi më e kuptoi që ajo nuk e toleronte konsumin e vezëve.

Dieta e intolerancës ushqimore është çelësi i humbjes së peshës kokëfortë.

SHËNDETI JUAJ I TEPËRT NUK ËSHTË FATI JUAJ

Një model i përsosur për të gjithë femrat që kanë kaluar moshën 45 vjeçare janë modelet e famshme të viteve 90 si Cindy Crawford, Naomi Campwell, Eva Hercegova apo aktoret e njohura të Hollivudit si Meryl Streep, Nicol Kidman, Julia Roberts apo Sofia Loren, që për to duket si koha ka stopuar. Dhe ajo që i bën të ndihen akoma më keq është që me kalimin e viteve,trupi i tyre ka patur transformime të pakëndshme krahasuar me 1 dekadë më parë ku silueta trupore ishte shumë e rregullt, pa deformime dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është që ekziston një mungesë e theksuar energjie dhe alegrije.

Mos u shqetësoni! Shëndeti i tepërt nuk është fati juaj. Ju mund të ndaloni së fituari peshë dhe së humburi centimetrat e tepërt që keni shtuar dekadave të fundit, thjesht duke eleminuar ushqimet e këqija. Vitet ju bëjnë më të mençur jo më të shëndoshë, dhe ka shumë mundësi që ta keni shpenzuar kohën tuaj duke konsumuar ushqimin e gabuar dhe gradualisht duke minuar aftësinë e trupit tuaj për të ruajtur ose humbur peshë. Ato pak ushqime të gabuara që konsumoni duke eleminuar të gjitha ushqimet e gabuara për 3 javë, ju mund të humbisni peshë ose të ruani peshën trupore.

Nëse keni bërë një sërë dietash dhe jeni përpjekur por pa sukses për të humbur peshë, dieta e intolerancës ushqimore mund të funksionojë për ju. Sa më shumë vështirësi të keni patur me humbjen e peshës, më shumë mundësi ka që intoleranca ushqimore të jetë rrënja e problemeve. Ironikisht, problemet me dietat e mëparshme ju bëjnë një kandidat më të suksesshëm me dietën e intolerancës ushqimore. Nëse ato nuk kanë funksionuar, intoleranca ushqimore ka shumë mundësi që të ketë qënë një arsye madhore. Shërojeni këtë problem, dhe hiqni kilet e tepërta.

A mendoni se heqja e ushqimeve me IU të lartë nga dieta juaj përbën  një qëllim të pamundur? Nga eksperienca ime personale unë urreja faktin  e heqjes dorë nga ushqimet e mia të preferuara me IU të lartë. Në fakt duket  mjaft e vështirë t’a mendosh se si do të mund të jetosh pa fetën e preferuar të bukës dhe omletën e mëngjesit, pa shkumën e kafesë, etj. Gjëja më ironike është që zakonisht ne jemi të çmendur pas atyre  ushqimeve që na bëjnë keq, dhe që i konsumojmë pa më të voglin merak çdo ditë.

Në vetëm 3 javë, do të humbisni peshën tuaj të fituar. Ju do të dukeni dhe ndiheni të paktën 10 vite më të rinj. Dhe ju do të jeni në gjëndje që në mënyrë të sigurt të konsumoni ushqimet që trupi juaj preferon.

Dieta e intolerancës ushqimore mund të funksionojë kudo me këdo, nuk ka rëndësi se ku jetoni, sa shpesh hani në restorante ose sa shpesh udhëtoni.

DIETA E INTOLERANCËS USHQIMORE: ÇELËSI JUAJ PËR HUMBJEN E SUKSESSHME TË PESHËS

Unë kam punuar me humbjen e peshës dhe intolerancën ushqimore për më shumë se 17 vite. Disa nga historitë e mia të suksesit do të mund t’i gjeni nëpërmjet këtij libri. Klientë të cilët kanë ngecur me vite në peshën e tyre dhe që papritmas kanë filluar të humbasin peshë si me magji – për aq kohë sa ato kanë vendosur të braktisin  nga dieta e tyre ushqimet me IU të lartë. Njerëz të cilët kanë vuajtur nga artriti, dhimbjet e nyjeve, sëmundjet autoimune, lodhja mendore, lodhja dhe ankesa të tjera, që papritmas humbin simptomat e tyre.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!