Nëse doni të dini se kur trupi juaj është i inflamuar, pyesni mjekun tuaj që të testojë gjakun tuaj për ndjeshmëri të lartë, për sensitivitet të lartë, proteina C-Reaktive (hs-CRP). Edhe një nivel pak më i lartë hs-CRP është i lidhur me obezitetin dhe fitimin e peshës – dhe edhe më keq, është një parashikues diabeti, ataku të zemrës dhe goditjeje. Fatmirësisht, dieta e intolerances ushqimore mund të ju ndihmojë që t’i ulni më shpejt këto nivele.
YNDYRNAT JU BËJNË MË TË SHËNDOSHË
Ashtu sikundër sapo pamë, inflamacioni ju shkakton që të merrni dhe të ruani peshën në shumë mënyra të ndryshme – dhe ato qeliza ekstra yndyrore nuk qëndrojnë vetëm aty. Ato lëshojnë më shumë kimikate inflamatore, duke krijuar nënën e të gjithë ciklit vicioz. Inflamacioni mund të shkaktojë obezitetin. Dhe yndyrnat, veçanërisht tek beli lëshojnë kimikate inflamatore të quajtura cytokine, që janë lajmëtar që trupi juaj ka filluar së përdoruri proçesin inflamator. Kështu që qelizat tuaja yndyrore janë duke prodhuar më shumë lajmëtar inflamator, dhe i gjithë ai inflamacion është duke ju shkaktuar fitimin e peshës, dhe më pas duke ju shëndoshur. Sa e padrejtë është kjo?
Kështu që e gjithë ajo peshë shtesë që jeni duke mbajtur nuk është beninj, si një çantë shpine. Është më shumë si mbajtja e një bombe në çantën tuaj të shpinës. Kjo është arsyeja se pse unë dua që të humbisni në peshë sa më shpejt dhe të ngadalësoni inflamacionin duke hequr dorë në dietën tuaj nga 7 ushqimet me IU të lartë.
Duke ndjekur dietën e intolerances ushqimore, do të ndihmoni që të kaloni edhe rezistencën e insulinës. Si pjesë e programit, ju do të hani çdo 4 – 6 orë dhe të qëndroni për të moderuar porcionet e proteinave të pastra: yndyrnave të shëndetshme: fibrave të larta; karbohidrateve me glicemi të ulët; dhe zarzavateve pa niseshte. (unë do të shkoj në më shumë detaje për këtë program në Kapitullin 8). Kjo është mënyra më e shpejtë për të balancuar nivelet e sheqerit në gjak dhe insulina do të funksionojë siç duhet edhe njëherë.
SI E KRIJONI JU INFLAMACIONIN
- Duke ngrënë ushqime ndaj të cilave trupi juaj është i ndjeshëm, alergjik ose intolerant
- Duke ngrënë sheqerna, sheqerna artificiale dhe karbohidrate të përpunuara me glicemi të lartë
- Duke ngrënë yndyrna pro – inflamatore, siç janë ato që gjënden tek vezët, misrat dhe bulmetet
- Duke ngrënë yndyrna trans dhe të dëmtuara
- Duke patur yndyrna abdominale
INFLAMACIONI DHE REZISTENCA E LEPTINËS
Inflamacioni nuk krijon vetëm rezistencën e insulinës. Ajo krijon gjithashtu rezistencën e insulinës, që e bën akoma më të vështirë për ju humbjen e peshës.
Leptina është një hormon që përgjigjet ndaj sasisë që keni ngrënë dhe sinjalizon trurin që keni ngrënë mjaftueshëm (ngopja është termi teknik). Leptina ndihmon gjithashtu për të djegur yndyrnat duke sugjeruar metabolizmin tuaj për të vrapuar më shpejt kur keni yndyrna shtesë për të djegur dhe duke ngadalësuar metabolizmin kur trup juaj ka nevojë për të mbajtur yndyrna. Ju mund të shihni sesi paraardhësit tanë kanë patur nevojë për këtë hormon për të rregulluar metabolizmin e tyre, pavarësisht faktit nëse ushqimi juaj ishte i bollshëm ose i pakët. Kur leptina funksionon më së miri, ju hani derisa të mos keni më nevojë për ushqim, dhe ndaloni. Kur trupi juaj është rezistent ndaj leptinës, ju keni një sasi të madhe leptine që qarkullon në gjakun tuaj dhe jo mjaftueshëm në tru. Kjo është situata për pjesën më të madhe të njerëzve mbi peshë. Si rezultat, ato përjetojnë uri, dëshirë për të ngrënë dhe fitim të peshës. Edhe pse ato janë mbipeshë, trupat e tyre besojnë se janë mbipeshë dhe shkojnë në një gjëndje të ruajtjes së yndyrnave.
Nëse doni që ta humbisni atë peshën shtesë, ju duhet të qetësoni rezistencën e leptinës. Qetësimi i inflamacionit do të marrë një kohë të gjatë drejt sistemit të leptinës për të punuar përsëri më së miri. Tërheqja nga ushqimet me IU të lartë, është çelësi.
NËSE DONI QË TA HUMBISNI ATË PESHËN SHTESË, JU DUHET TË QETËSONI REZISTENCËN E LEPTINËS.
Ndërkohë, nëse vazhdoni së konsumuari ushqimet me IU të lartë, ju vazhdoni së ushqyeri problemin. Ju mund të jeni duke menduar se jeni duke bërë zgjedhje të shëndetshme me kosin payndyrë, vezët e pasura me omega 3 dhe qumështin e sojës me pak yndyrë, por çdo kafshim i ushqimeve me IU të lartë është potencialisht një përkeqësim i përgjigjeve immune që mund të përmbysi trupin tuaj me kimikate inflamatore dhe të fillojë përsëri të njëjtin cikël. Kështu që, në parim, çdo herë që hani një ushqim problematik, ju jeni duke e vendosur trupin në një rritje peshe.
Të gjitha 7 ushqimet kryesore me IU të lartë janë burime të mundshme inflamacioni, dhe kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme për të hequr dorë nga dieta. Në momentin që e bëni këtë, inflamacioni juaj do të zhduket, simptomat tuaja do të zhduken – dhe edhe pesha esktra do të zhduket.
KUR TRETJA E MIRË PËRKEQËSOHET
Ekziston një faktor tjetër që mund të ju shëndoshi dhe të ju bëjë të dukeni më të vjetër përpara kohë: tretja e dobët. Kur tretja funksionon mirë, është një gjë e mrekullueshme, por kur është jashtë linjës, është një kontribues i madh i fitimit të peshës.
Bakteret, të njohura edhe si flora ose flora e zorrës është kritike në tretjen e mirë. Besojeni ose jo, ne kemi më shumë se 500 specie të ndryshme bakteresh në traktin tonë gastro-intestinal. Në fakt, ne kemi më shumë baktere sesa kemi qeliza. Pjesa më e madhe e këtyre baktereve është e mirë për ne; na ndihmon për të zbërthyer ushqimin, absorbuar lëndën ushqyese dhe për të mbajtur të ushqyer sistemin tonë imun. Disa nga këto baktere janë të këqija – ato lloje që sulmojnë qelizat tona dhe prodhojnë toksina.
Çelësi i baktereve të zorrës është të qënit të sigurt që ne kemi sasinë e duhur të baktereve të mira. Kështu që, fokusohuni në promovimin e baktereve të mira që do të ju ndihmojnë në mbështetjen e sistemit imun të zorrëve dhe që do të mbajnë larg bakteret e këqija.
Si e bëni këtë? Së pari, mbroni bakteret e mira. Mund të doni të merrni probiotikë, që janë suplemente që mbështesin rritjen bakteriale. Nëse merrni antibiotikë, që vrasin një sërë bakteresh të mira ndërkohë që:
- Bëni një ndryshim vajrash. Në vënd të konsumimit të yndyrnave inflamatore nga ushqimet e përpunuara, misrat, bulmeti dhe vezët, përdorni yndyrna inflamatore nga peshqit, arrat dhe farat dhe vaji i ullirit. Sigurohuni që të shmangni yndyrnat dëmtuese: çdo vaj që është i prishur, i rafinuar ose të hidrogjenizuara (yndyrnat trans). Yndyrnat e shkatërruara ndryshojnë strukturën e murit të qelizave dhe ju bëjnë më të qëndrueshëm ndaj mesazheve hormonale, duke përfshirë insulinën dhe leptinën, duke bërë të mundur që të shtoni peshë dhe ta ruani atë.
- Shpëtoni nga sheqeri, sheqeri artificial dhe ushqimet me glicemi të lartë. Ka një arsye se përse sheqeri është në listën e një ndër ushqimeve me IU të lartë: ushqimet e ëmbla dhe të ngrira rrisin nivelin e sheqerit në gjak, që bëjnë të mundur rritjen e insulinës, dhe që shkaktojnë inflamacionin. Do të mësojmë më shumë rreth ushqimeve me glicemi të lartë në Kapitullin 7, dhe gjithashtu do të zbulojmë se përse sheqernat artificial janë të këqija për ne dhe për peshën tonë.
- Jo më GMO (Organizma të modifikuar gjenetikisht)! Organizmat e modifikuara gjenetikisht janë të gabuara në shumë mënyra. Ato mund të përçajnë florën e zorrëve, të përkeqësojnë përgjigjen immune dhe të krijojnë inflamacionin. Sasia më e madhe e sojës dhe misrave janë gjenetikisht të modifikuara.
- Le të shkojmë tek 7 ushqimet kryesore me Intolerance ushqimore të lartë. 7 ushqimet kryesore me Iintolerance ushqimore të lartë janë ato që kanë më shumë mundësi të shkaktojnë një reaksion të kundërt. Të tilla si bulmeti, gluteni, soja, vezët, kikirikët dhe misrat mund të përkeqësojnë përgjigjen imune që shkakton inflamacionin. Të tjerat, siç janë sheqeri dhe sheqernat artificial, shkaktojnë çrregullime me sheqerin në gjak.
ARMIQTË E TRETJES SË MIRË
- Ngrënia e shpejtë
- Pirja e lëngjeve të tepërt me ushqimin
- Të ngrënit gjatë stresit
- Toksinat e mjedisit
- Antibiotikët
- Ilaçet e dhimbjeve
- Pilulat e kontrollit të lindjeve
- Antacidet ngadalësojnë acidin në stomak, ju keni nevojë për të tretur ushqimin
- Udhëtimet jashtë
- Ushqimet me Intolerance ushqimore të lartë
- Një dietë me sheqerna të lartë
- Sheqerna artificial, të ngjyrosura dhe aromatizues
© Materiali eshte shkeputur nga libri “Dieta Sfidë” ANILA KALLESHI