INFLAMACIONI DHE REZISTENCA E LEPTINËS

INFLAMACIONI DHE REZISTENCA E LEPTINËS

 

Inflamacioni nuk krijon vetëm rezistencën e insulinës.

Shkeputur nga “Dieta Sfidë” Anila Kalleshi- Dietologe Klinike

Leptina është një hormon që përgjigjet ndaj sasisë që keni ngrënë dhe sinjalizon trurin që keni ngrënë mjaftueshëm (ngopja është termi teknik). Leptina ndihmon gjithashtu për të djegur yndyrnat duke sugjeruar metabolizmin tuaj për të vrapuar më shpejt kur keni yndyrna shtesë për të djegur dhe duke ngadalësuar metabolizmin kur trupi juaj ka nevojë për të mbajtur yndyrna. Ju mund të shihni sesi paraardhësit tanë kanë patur nevojë për këtë hormon për të rregulluar metabolizmin e tyre, pavarësisht faktit nëse ushqimi ishte i bollshëm ose i pakët. Kur leptina funksionon më së miri, ju hani derisa të mos keni më nevojë për ushqim, dhe ndaloni. Kur trupi juaj është rezistent ndaj leptinës, ju keni një sasi të madhe leptine që qarkullon në gjakun tuaj dhe jo mjaftueshëm në tru. Kjo është situata për pjesën më të madhe të njerëzve mbi peshë. Si rezultat, ato përjetojnë uri, dëshirë për të ngrënë dhe fitim të peshës. Edhe pse ato janë mbipeshë, trupat e tyre besojnë se janë mbipeshë dhe shkojnë në një gjëndje të ruajtjes së yndyrnave.

Nëse doni që ta humbisni atë peshën shtesë, ju duhet të qetësoni rezistencën e leptinës. Qetësimi i inflamacionit do të marrë një kohë të gjatë drejt sistemit të leptinës për të punuar përsëri më së miri. Tërheqja nga ushqimet me IU të lartë, është çelësi.

DONI TË HUMBISNI PESHËN SHTESË? QETËSONI REZISTENCËN E LEPTINËS.

Nëse vazhdoni së konsumuari ushqimet me IU të lartë, ju vazhdoni së ushqyeri problemin. Ju mund të jeni duke menduar se jeni duke bërë zgjedhje të shëndetshme me kosin pa yndyrë, vezët e pasura me omega 3 dhe qumështin e sojës me pak yndyrë, por çdo kafshim i ushqimeve me IU të lartë është potencialisht një përkeqësim i përgjigjeve immune që mund të përmbysi trupin tuaj me kimikate inflamatore dhe të fillojë përsëri të njëjtin cikël. Kështu që, në parim, çdo herë që hani një ushqim problematik, ju jeni duke e vendosur trupin në një rritje peshe.

Të gjitha  ushqimet kryesore me IU të lartë janë burime të mundshme inflamacioni, dhe kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme për të hequr dorë nga dieta. Në momentin që e bëni këtë, inflamacioni juaj do të zhduket, simptomat tuaja do të zhduken – dhe edhe pesha esktra do të zhduket.

KUR TRETJA E MIRË PËRKEQËSOHET

Ekziston një faktor tjetër që mund të ju shëndoshë dhe të ju bëjë të dukeni më të vjetër përpara kohë: tretja e dobët. Kur tretja funksionon mirë, është një gjë e mrekullueshme, por kur është jashtë linjës, është një kontribues i madh i fitimit të peshës.

Bakteret, të njohura edhe si flora e zorrës është kritike në tretjen e mirë. Në traktin tonë gastro-intestinal ndodhen më shumë se 500 specie të ndryshme bakteresh . Ne kemi më shumë baktere sesa kemi qeliza. Pjesa më e madhe e këtyre baktereve është e mirë për ne;  na ndihmon për të zbërthyer ushqimin, absorbuar lëndën ushqyese dhe për të mbajtur të ushqyer sistemin tonë imun. Disa nga këto baktere janë të këqija . Ato sulmojnë qelizat tona dhe prodhojnë mjaft toksina.

Çelësi i baktereve të zorrës është të qënit të sigurt që ne kemi sasinë e duhur të baktereve të mira. Kështu që, fokusohuni në promovimin e baktereve të mira që do të ju ndihmojnë në mbështetjen e sistemit imun të zorrëve dhe që do të mbajnë larg bakteret e këqija.

Fillimisht mbroni bakteret e mira. Mbase ju nevojitet të merrni probiotikë, që janë suplemente që mbështesin rritjen bakteriale. Nëse jeni duke u trajtuar me antibiotikë, duhet të kini parasysh që antibiotikët vrasin një sërë bakteresh të mira ndaj për këtë ju duhet të:

  • ndryshoni vajërat. Në vënd të konsumimit të yndyrnave inflamatore nga ushqimet e përpunuara, misrat, bulmeti dhe vezët, përdorni yndyrna inflamatore nga peshqit, arrat dhe farat dhe vaji i ullirit. Shmangni yndyrnat dëmtuese: çdo vaj që është i prishur, i rafinuar ose të hidrogjenizuara (yndyrnat trans). Yndyrnat e shkatërruara ndryshojnë strukturën e murit të qelizave dhe ju bëjnë më të qëndrueshëm ndaj mesazheve hormonale, duke përfshirë insulinën dhe leptinën, duke bërë të mundur që të shtoni peshë dhe ta ruani atë.
  • shpëtoni nga sheqeri, sheqeri artificial dhe ushqimet me glicemi të lartë. Ka një arsye se përse sheqeri është në listën e një ndër ushqimeve me IU të lartë: ushqimet e ëmbla dhe të ngrira rrisin nivelin e sheqerit në gjak, që bëjnë të mundur rritjen e insulinës, dhe që shkaktojnë inflamacionin..
  • mjaft me OMGJ ! Organizmat e modifikuara gjenetikisht janë të gabuara në shumë mënyra. Ato mund të përçajnë florën e zorrëve, të përkeqësojnë përgjigjen immune dhe të krijojnë inflamacionin. Sasia më e madhe e sojës dhe misrave janë gjenetikisht të modifikuara.
  • ushqimet kryesore me IU të lartë janë ato që kanë më shumë mundësi të shkaktojnë një reaksion të kundërt. Të tilla si bulmeti, gluteni, soja, vezët, kikirikët dhe misrat mund të përkeqësojnë përgjigjen imune që shkakton inflamacionin. Të tjerat, siç janë sheqeri dhe sheqernat artificial, shkaktojnë çrregullime me sheqerin në gjak.

ARMIQTË E TRETJES SË MIRË

  • Ngrënia e shpejtë
  • Pirja e lëngjeve të tepërt me ushqimin
  • Të ngrënit gjatë stresit
  • Toksinat e mjedisit
  • Antibiotikët
  • Ilaçet e dhimbjeve
  • Pilulat e kontrollit të lindjeve
  • Antacidet ngadalësojnë acidin në stomak, ju keni nevojë për të tretur ushqimin
  • Udhëtimet jashtë
  • Ushqimet me IU të lartë
  • Një dietë me sheqerna të lartë
  • Sheqerna artificial, të ngjyrosura dhe aromatizues
  • Stresi
error: Nuk lejohet kopjimi!