Infeksioni në vesh: simptomat, shkaqet dhe metoda natyrale

Infeksioni në vesh: simptomat, shkaqet dhe metoda natyrale

Po vrisni mendjen nëse simptomat që ndjeni po ju drejtoni drejt një infeksioni të veshëve dhe cfarë do të bëni për të ndihmuar që këto simptomat të ikin? Simptomat e infeksionit të veshëve zakonisht përfshijnë dhimbje në vesh, ndonjëherë temperaturë dhe shenjat e një inflamacioni.

Megjithëse antibiotikët mendohen si një trajtim për infeksionin në veshë, ju mund ta merrni në konsideratë këtë qasje. Sipas “Institute for Quality and Efficiency in Health Care”, “Shumë prej infeksioneve të veshëve zakonisht largohen brenda disa ditëve me ose pa trajtim. Qëllimi kryesor është të lehtësojë simptomat ( të lehtësojë dhimbjen dhe të reduktojë temperaturën)…Antibiotikët ndikojnë lehtë në infeksionin e veshit të mesëm dhe mund të kenë efekte anësore.” Doni të dini një tjetër zbulim të rëndësishëm në përdorimin e anti-biotikëve për të trajtuar infeksionin e veshëve? Ndërkohë që rreth 80 nga 100 fëmijë (80%) të cilët marrin antibiotikë nuk kanë më infeksion veshi pas 2 ose 7 ditësh, 70 nga 100 (70%) të cilët nuk marrin antibiotikë kanë të njëjtat rezultate. Kjo do të thotë që antibiotikët ndihmojnë vetëm 10% e popullsisë që vuajnë nga infeksioni në vesh. Plus efektet anësore të antibiotikëve ndonjëherë mund të përfshijnë përzierje, diarre dhe pucrra lëkure, alternimin e shëndetit të zorrëve si dhe me shumë mundësi në kontribuimin e infeksioneve të ardhshme. Cilat janë disa nga kurat natyrale që mund t’ju ndihmojnë? Këto mund të përfshijnë aplikimin e një komprese të ngrohtë, reduktimin e alergjisë, duke fuqizuar imunitetin me barna të caktuara dhe suplementë, dhe aplikimi i vajërave esencialë bakterialë në vesh.


=Cfarë është infeksioni në vesh?
Infeksioni në vesh ndodh kur bakteria ose një virus ndikon në pjesë të veshët dhe shkakton inflamacion. Kjo mund të ndodhë në pjesën e jashtme, të mesme dhe të brendshme të veshit. Janë disa tipe të ndryshme të infeksionit në vesh që mund të ndikojnë si te fëmijët dhe të rriturit. Dy nga më të zakonshmit janë:
-Infeksioni i veshit të mesëm: Një infeksion i veshit të mesëm akut referohet si një media otitike akute. Ato ndikojnë te fëmijët më së shumti dhe shkaktojnë një lloj të infeksionit në vesh të quajtur rrjedhje e veshit.
-Infeksione të brendshme të veshit: Janë më të rralla se infeksionet e veshit të mesëm. Doktorët i referohen infeksionit të brëndshëm të veshit si “neuritis” dhe “ labyrinthitis”. Këto infeksione që shkaktojnë inflamacion në pjesën e brendshme të veshit ose në nervat që lidhin veshin e brendshëm me trurin, duke shkaktuar simptoma të infeksionit të veshëve si ndërprerje të sensorit, probleme me dëgjimin dhe marrje mendsh.


=Simptomat dhe shenjat e infeksionit të veshit
-Dhimbje të veshit: Simptoma mund të ndihet si një pulsim te veshët gjatë lëvizjes ose në gjumë.
-Vështirësi për të fjetur për shkak të dhimbjes së veshit: Sidomos kur flini në një anë dhe ushtroni shtypje ndaj kokës ose veshit.
-Simptoma të temperaturës: Temperatura ndonjëherë mund të jetë e lartë te fëmijët e vegjël (38 gradë). Simptomat e temperaturës përfshijnë temperaturë të lartë, djerzë, marrje mendsh, shqetësime në stomak, humbje oreksi, vjellje, dhimbje të muskujve dhe lodhje.
-Kruarje në vesh
-Dhimbje përreth veshit, poshtë në qafë dhe anash kokës.
-Të qara dhe tundje koke pa pushim: Për shkak se fëmijët janë të vegjël ata nuk janë të sigurt se kush është burimi i dhimbjes së tyre ose nuk mund ta identifikojnë nga po vjen. Disa qajnë ose tundin kokën pa pushim. Fëmijët ose bebet me infeksion në vesh zakonisht bëhen të irrituar, qajnë më shumë etj.
-Ndonjëherë shenja të një ftohjeje: Kolla, tështima dhe hundët e bllokuara mund të jenë të lidhura me një infeksion në vesh pasi të gjitha janë të shkaktuara nga ënjtja e membranës së mukozës, e cila sjell vështirësi për të marrë frymë normalisht. Ndonjëherë spray-t ndihmojnë për të hapur rrugët e frymëmarrjes por kjo nuk ndihmon që infeksioni të largohet.
-Lëngje që rrjedh nga veshët: Ndonjëherë infeksioni i veshëve mund të shkaktojë një lëng ngjitës për t’u sekretuar. Lëngu mund të jetë i pastër ose i përzier me qelb e gjak.
-Në infeksionin e brendshëm të veshit ndryshime në sensorë mund të ndodhin, duke përfshirë ndryshime me dëgjimin, marrje mendsh, humbje balance etj.


=Infeksione në vesh, shkaqetdhe rrisku
Fëmijët nën 6 vjec zhvillojnë infeksione të veshëve shumë shpesh, sidomos nëse shkojnë shumë në pishina apo kanë alergji.
Janë disa shkaqe të përgjithshme që mund të cojnë në infeksione të veshëve:
Shumë infeksione të veshëve fillojnë kur dikush po kalon tashmë një infeksion ose sëmundje, sidomos një të ftohtë, infeksion frymëmarrjeje, virus ose grip. Kjo mund të shkaktojë shumë lëngje dhe bakterie që të akumulohen në membranën e mukozës, e cila i sjell përsëri në kanalin e veshit. Në rastin e një infeksioni të veshit të mesëm, është zbuluar që shumë sëmundje shkaktojnë inflamacion në vijën e membranës së tubit Eustakian në vesh.
Rrjedhja e veshit është një tjetër infeksion i shkaktuar nga uji dhe bakteriet që ngecin brenda kanalit të veshit, zakonisht për shkak të formimit të dyllit. Bakteriet mund të hyjnë në kanal nëpërmjet ujit dhe më pas të mbeten brenda, ose mund të shumohen dhe të shkaktojnë infeksione.
Infeksionet e veshëve janë të shkaktuara nga alergjitë, sidomos nga infeksione të veshit të mesim. Alergjitë mund të ndikojnë në të gjithë pjesën e siperme të sistemit të frymëmarrjes dhe cojnë në infeksione të ndryshme pasi lëngu mund të akumulohet brenda në vesh.
Pse fëmijët dhe bebet marrin infeksion në vesh më shpesh sesa të rriturit? Fëmijët kanë tuba Eustakianë më të shkurtër se të rriturit. Gjithashtu fëmijët përjetojnë më shumë dhimbje nga simptomat e infeksioneve në vesh sepse nervat në veshët e tyre janë më të ndjeshme.


Shkaqe të tjera mund të përfshijnë:
-Duke pasur polipe gjenetikisht të zgjeruar që mund të bllokojnë veshin e mesëm dhe mund të bllokojnë lëngjet apo bakteriet.
-Nëse vuani nga alergji sezonale ose ushqimore
-Nëse vuani nga gjendje të tjera që ndikojnë te veshët si sinoziti.
-Qumështi i gjirit është i njohur për rritjen e funksionit imunitar sepse ju furnizon me nutrientë thelbësore dhe antitrupa që duhen për t’ju mbrojtur nga mikrobet e panjohura.
Për sa i përket rrjedhjes së infeksionit në vesh, notarët e shpeshtë, serfistët dhe individë të tjerë që janë të ekspozuar ndaj lagështisë, janë në një rrisk më të lartë për t’u ri-prekur përsëri.
-Të pini cigare është toksike për imunitetin tuaj. Të pini duhan në një ambjent ku gjenden fëmijë, mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e një infeksioni në vesh.
-Të notoni në ujë të ndotur që mund të përmbajë bakterie.
-Zakone të tjera të jetës së përditshme si alkoli, të keni crregullime autoimunitare, mungesë gjumi, ose të jeni të mbi-stresuar mund të ulë funksionin e sistemit tuaj imunitar.
Disa kura natyrale:
1. Zvogëloni dhimbjen e veshit në mënyrë natyrale
Të rriturit dhe fëmijët që përballen me infeksione të tilla të cilët kanë dhimbje, mund të marrin doza të ulëta për të reduktuar dhimbjen (si acetaminofinën ose ibuprofen), reduktimin e inflamacionit ose të ënjtjes. Kjo qasje “Prit dhe do të shohësh” është konsideruar nga shumë ekspertë që është një metodë më e mirë se të përdorni shumë antibiotikë. Një kompresë e ngrohë, një dush i ngrohtë ose një pecetë e ngrohtë gjatë fjetjes që aplikohen në zonën e infektuar mund t’ju ndihmojnë. Por sigurohuni mos t’i përdorni me doza të larta mjekimet e lart-përmendura pasi mund të cojnë në mbidozë.
2. Ushqeni me gji të porsalindurit për të rritur imunitetin
Studimet kanë treguar që ushqyerja me gji te bebet ndihmon në uljen e rrezikut për t’u prekur nga infeksionet e veshit- përvec shumë shumë problemeve të lidhura me to si alergjitë, infeksionet e frymëmarrjes, pneumoni, bronkit dhe infeksionet virale, si meningjiti. Qumështi i gjirit mund të ndërtojë një sistem më të fuqishëm imunitar për fëmijën duke e furnizuar me nutrientët që i duhen, kaloritë, faktorët e rritjes dhe lëngjet e nevojshme për zhvillimin e duhur, dhe të transmetojë substanca imunoprotektive nga nëna tek fëmija që formulat nuk e përmbajnë.
3. Reduktoni alergjitë dhe inflamacionin me një dietë të shëndetshme
Ndryshimet dietike mund të ndihmojnë në reduktimin e alergjive ose inflamacionit të frymëmarrjes së bashkë me fuqizimin e sistemit imunitar ndaj infeksioneve që përfshin:
-Reduktoni marrjen e ushqimeve inflamatore duke përfshirë ushqimet e paketuara të përpunuara, sheqernat e shtuara, dhe alergjikët e zakonshëm si bulmeti, gluteni, karkalecat dhe kikirikët.
-Konsumoni më shumë perime dhe fruta, hudhra, xhinxher, shafran dhe erëza të tjera, ujë, peshk i egër dhe ushqimet të tjera proteinike dhe probiotike.
-Gjithashtu konsideroni marrjen e suplementëve të tjerë si vajërat e peshkut omega-3, zink, vitaminë C dhe barna antivirale si kalendula, astragalus dhe ekinakea.
4. Parandaloni lagështirën e brendshme të veshit me pika për veshët
Shumë dyqane me medikamente mbajnë “Pika për veshët” që mund të ndihmojnë në zbutjen e pjesës së brendshme të veshëve në njerëzit që janë të rrezikuar për zhvillimin e infeksioneve në to. Mbrojtja e kanalit të veshit gjatë kohës kur notoni ose aplikimi i një zvëndësuesi të dyllit në kushte shtëpie mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të veshëve në lidhje me notin.

=Infeksione të veshit vs dhimbje të veshit: Si të bëni ndryshimin
Dhimbja e veshit mund të ndodhë kur presioni ngjitet afër daulles së veshit për shkak të akumulimit të lëngjeve nga një sëmundje e frymëmarrjes si gripi apo ftohja. Simptomat e dhimbjes së veshit në shumicën e rastëeve janë më pak të rënda se simptomat e infeksionit në vesh dhe shpesh ikin kur gripi/ftohja largohen.
-Shenjat që ju keni një infeksion në vesh, jo vetëm dhimbja e veshit, janë lëngjet që rrjedhin nga veshi, skuqja ose inflamacioni kur shikoni kanalin e veshit, temperature, ndryshime në degjim, dhe vështirësi për të fjetur.
-Shumica e dhimbjeve të veshit ikin vetë dhe nuk kërkojnë trajtim po simptoma si dhimbja dhe temperatura që zgjasin më shumë se 3 ditë, kërkon mënjeherë ndihmën e mjekut për të diskutuar trajtimin e infeksionit të mundshëm.

=Kujdes! Këshilla lidhur me simptomat e infeksionit në vesh
Nëse një infeksio zhvillohet te fëmija juaj i vogël, monitoroni shenjat e infeksionit si dhimbja dhe ngacmimi i veshit. Kjo është vecanërisht e rëndësishme në të porsalindurit, që duhet të ekzaminohen te një doktor. Drejtohuni doktorit nëse simptomat nuk largohen brenda 2-3 ditëve.
Te fëmijët, infeksionet në vesh ndonjëherë mund të shkaktojnë dëmtim të brendshëm që mund të cojnë në dëmtime në dëgjim. Kështu që shihni për cdo shenjë të mundshme dhe diskutoni cdo gje të pazakonte më doktorin. Nëse doni t’i jepni dicka fëmijës për të reduktuar dhimbjen, mos i jepni aspirinë. Aspirina ka veti anti-inflamatore por nuk tolerohet gjithmonë nga fëmijët dhe adoleshentët kështu që përdorni ibuprofen ose vetëm nëse doktori juaj ju ka rekomanduar ndonjë medikament tjetër.

error: Nuk lejohet kopjimi!