Infeksioni i veshëve: Trajtime natyrale

Infeksioni i veshëve: Trajtime natyrale

Infeksionet në vesh janë sëmundja e dytë me e zakonshme te fëmijët dhe mund të jenë tejet serioze nëse nuk trajtohen. Infeksionet në vesh mund të shkaktohen nga noti, dicka e bllokuar në vesh ose faktorë të tjerë.

Kur mund të kërkohet kujdesi mjekësor:
Udhëzimet e reja  rekomandojnë një qasje konservative ndaj trajtimit të infeksionit të veshëve për doktorët si dhe të japë një informacion të shenjave paralajmëruese për prindërit. Ato rekomandojnë që fëmija duhet patjetër t’i drejtohet kujdesit mjekësor kur:

 

 

-Fëmija ka marrje mendsh, humbje dëgjimi dhe rritje të dhimbjes
-Fëmija ka temperaturë mbi 38-39
-Fëmija përjeton skuqje, ënjtje, dhe humbje të lëvizjes përreth veshit
-Një objekt është bllokuar në vesh
-Simptomat nuk lehtësohen brenda 48 orësh

 

Një qasje “prit dhe shiko” rekomandohet kur:
-Një fëmijë mbi 6 muaj ka dhimbje në një vesh dhe temperaturë më pak se 38
-Një fëmijë mbi 2 vjec ka dhimbje në të dy veshët dhe temperaturë më pak se 38
-Dhimbja reduktohet dhe asnjë nga faktorët e tjerë paralajmërues nuk janë të pranishëm

Trajtime natyrale për infeksionin në vesh

-Shurupi “Elderberry”
Shurupi “Elderberry” ka veti antivirale që ndihmojnë në rikuperimin e shpejtë të infeksionit në vesh dhe është shumë e lehtë për t’i bindur fëmijët ta pinë pasi ka një shije të mrekullueshme.
-Kompresa të ngrohta
Ka shumë gjasa që dhimbja nga infeksioni në vesh mund të reduktohet nga një kompresë e ngrohtë. Mund të provoni një shishe me ujë të ngrohtë, një pako e ngrohtë ose një pecetë të ngrohtë. Nëse preferoni të përdorni pecetën me ujë të ngrohtë mund të shtoni dhe pak kamomil dhe rozmarinë të tharë te uji për më shumë efektivitet dhe ndryshojeni vazhdimisht pecetën duke e mbajtur të ngrohtë.

 

-Hudhra e shtypur e mbajtur në një copë të butë ose vajin e hudhrës

Kjo mund të jetë metoda më efektive pasi shumë njerëz kanë parë tejet përmirësim. Hudhra është një antibiotik natyral potencial dhe antiviral por mund të jetë tepër e ashpër për lëkurën e fëmijës kur përdoret vecmas. Mund të grini hudhrën dhe ta vendosni në 4 shtresat e garzës (copës), dy në secilën anë të hudhrës. Mbyllini anësoret dhe përdorni një fasho lidhur pas kokës për ta fiksuar.
Kjo e mban hudhrën larg kontaktit të drejtpërdrejtë me lëkurën por është mjaft e fuqishme për ta lënë të veprojë në vesh. Gjithashtu mund të përdorni dhe vajin e hudhrës nëse fëmijët ankohen për kruajtje apo dhimbje.

-Shumë lëngje dhe lëngu i kockave
Si për sëmundjet ashtu dhe  për infeksionet, është e rëndësishme të mbani trupin e hidratuar. Lëngu i kockave i përgatitur në shtëpi është një mënyrë e lehtë për t’a arritur këtë.

error: Nuk lejohet kopjimi!