Infarkti, shenjat, simptomat dhe trajtimi

Infarkti, shenjat, simptomat dhe trajtimi

Infarkt-i (aksidenti cerebrovaskular CVA apo ataku i trurit) ndodh kur një pjesë e trurit është e dëmtuar ose shkatërruar për shkak se ajo nuk furnizohet mirë me gjak.

A ka tipe të ndryshme infarktesh?

Janë 2 tipe kryesore të infarkteve: Infarkti ishemik dhe infarkti hemorragjik.

Infarkti ishemik

Infarkti ishemi-k është tipi më i zakonshëm i infarkteve dhe shkaktohet nga bllokimi i enëve të gjakut që furnizojnë trurin. Kjo mund të jetë për shkak të “forcimimit” dhe ngushtimit të arterie-ve (arteriosklerozë), ose nga një mpiksje që bllokon një enë gjaku.

Një tip i infarktit ishemik është infarkti trombo-til. Ai shkaktohet nga një mpiksje gjaku (thrombus) në një nga arteriet e kokës ose qafës, e cila redukton ashpër rrjedhën e gjakut. Mpiksja e gjakut, mund të jetë shkak i depozitave të ndërtuara të yndyrës në enët e gjakut.

Një tjetër tip i infarktit ishemik është infarkti embolik, që ndodh kur një mpiksje gjaku që formohet diku në trup (p.sh. në dhomat e zemrës) kalon nga sistemi qarkullues për në tru. Mpiksja udhëtuese quhet emboli.

Infarkti hemorragjik

Lloji më i rëndë i infarkteve është infarkti hemorragjik. Ndodh kur një enë gjaku në tru plas, duke lejuar gjakun të pikojë dhe të dëmtojë një pjesë të trurit. Ekzistojnë 2 tipe: hemorragji subaraknoide, e cila ndodh në hapësirën rreth trurit; dhe hemorragji intracerebrale (tipi më i zakonshëm), i cili përfshin gjakderdhje-n brenda vetë indeve të trurit.

Cilat janë simptomat e një infarkti?

Simptomat e një infarkti zakonisht shfaqen papritmas. Fillimisht personi mund të ndihet i sëmurë dhe të duket i zbehtë. Më pas mund të ankohet për një dhimbje koke të papritur. Mund të ketë mpirje në fytyrë apo gjymtyrë, veçanërisht poshtë njërës anë të trupit. Mund të ndihet konfuz dhe të ketë probleme në të folur apo në të kuptuarin se çfarë është duke iu thënë. Mund të ketë probleme të shikimit, vështirësi në ecje apo të mbajtjes së trupit në ekuilibër. Ndonjëherë ndodh edhe humbja e vetëdijes.

Në varësi të pjesës që është e dëmtuar në atë pjesë të trurit, një person mund të humbasë një ose më shumë nga funksionet e mëposhtme:

-Aftësinë për të kryer lëvizje;
-Të folurit;
-Pjesën vizuale;
-Koordinimin;
-Ekuilibrin;
-Kujtesën;
-Perceptimin

Si diagnostikohet një infarkt?

Konfirmimi i diagnozës dhe trajtimi i hershëm i infarkteve pothuajse gjithmonë bëhet në spital. Një diagnozë e hershme bëhet duke vlerësuar simptomat, duke parë historinë mjekësore tuajën dhe nëpërmjet kryerjes së testeve.

Testet që mund të rekomandohen

Tomografi e kompjuterizuar (CT): me rreze-X të veçanta, që prodhon 2 ose 3 fotografi dimensionale të çdo pjese të trupit.

Imazhet me rezonancë magnetike (MRI): ky test përdor një magnet të madh, valë radioje të energjisë së ulët dhe një kompjuter për të prodhuar 2 ose 3 piktura dimensionale të trupit.

Si kurohet një infarkt?

Nëse një infarkt ka ndodhur, trajtimi duhet të fillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur për tu siguruar se nuk ka dëmtime të mëtejshme në tru. Në rastet e një infarkti ishemik, është e zakonshme që të jepet aspirinë për të reduktuar rrezikun e vdekjes apo të një infarkti të dytë.

Nëse shkaku i infarktit është një mpiksje, është i mundur një administrim i shpejtë i disa ilaçeve për shpërbërjen e mpiksjeve, si: alteplase, që mund të parandalojë simptoma si paralizë. Megjithatë, ky nuk është një trajtim i përshtatshëm për të gjitha llojet e infarkteve dhe mund të rrisë rrezikun e infarktit hemorragjik, kështu që ka udhëzime strikte që përcaktojnë rrethanat në të cilat duhet përdorur.

Kur një infarkt ka dëmtuar përgjithmonë trurin, dëmtimi nuk mund të zhbëhet. Megjithatë, shumë simptoma mund të përmirësohen ndjeshëm në ditët në vazhdim pas një infarkti, sepse pjesët e trurit në periferi të një infarkti mund të shërohen. Gjithashtu, doktori mund të sugjerojë mënyra për të parandaluar infarkte në të ardhmen, përfshirë ndryshimet në jetesë, minimizimin e rreziqeve për një infarkt dhe marrjen e mjekimeve.

Në varësi të tipit dhe të shkakut të një infarkti, ilaçet antikoagulante (“hollues të gjakut”) mund të përcaktohen për të ndaluar krijimin e mpiksjeve të reja të gjakut, në mënyrë që të parandalojnë një infarkt në të ardhmen. Shembujt përfshijnë aspirinën.

Kur ka një bllokim në arterien e qafës, kirurgji-a mund të kryhet për të hequr bllokimin e ndërtuar dhe për të parandaluar një infarkt në të ardhmen.

error: Nuk lejohet kopjimi!