IDEJA E RE PËR SHËNDETIN

IDEJA E RE PËR SHËNDETIN

Shkeputur nga libri” Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Në vënd që të mendohet trupi si një makinë dhe sëmundja si një majmun që mund të largohet ose shkatërrohet me ilaçe, kirurgji, mjekim shkencor, po shihet tani qënia njerëzore si një sistem kompleks, më shumë si një xhungël e paorganizuar sesa si një kompjuter i komplikuar. Në vënd që të mundoheni për “të kontrolluar” shëndetin e një personi duke luajtur me zotin nëpërmjet teknologjive të larta të mjekësisë, një mënyrë e re e të parit të shëndetit ka dalë që e konsideron qënjien njerëzore si një të tërë, me një ndërlidhje mëndje dhe trup e përcaktuar për t’u përshtatur me shëndetin nëse rrethanat janë të sakta.
Gjithsesi, është normale që ky kapacitet nuk është i njëjtë për këdo. Ne kemi lindur të ndryshëm, me fortësi dhe dobësi të ndryshme, disa nga ne kanë atë që njerëzit e kanë quajtur “gene të mira” dhe disa prej nesh nuk i kanë. Kështu që, duke patur parasysh këtë koncept të ri, shëndeti ynëështë një rezultat i ndërthurur i geneve tona dhe rrethanave që na rrethojnë në jetën e përditshme. Në nivelin fizik/kimik, për shembull, kjo lloj ndërlidhjeje do të jetë ndërmjet geneve tona dhe mjedisit tonë. Nëse mjedisi jonë është mjaft armiqësor (dietë e keqe, ndotje, ekspozim ndaj viruseve, alergeneve, e kështu me rradhë), ne e tejkalojmë aftësinë tonë për tu përshtatur dhe sëmuremi.
Duke u rikthyer tek kanceri, ne e dimë që rreziku rritet nëse ne konsumojmë duhan apo alkool rregullisht, hamë biftek dhe prodhime bulmeti, marrim ilaçe të caktuara dhe hormone, dhe jemi të ekspozuar ndaj tymrave dhe ndotjeve të tjera, duke përcaktuar edhe disa prej tyre. Rreziku, nga ana tjetër ulet nëse ne konsumojmë zarzavate të caktuara, fibra dhe antioksidantë, siç është beta karroteni, vitamina C & E dhe jetojmë në një ambjent të pandotur. Dëshmitë tregojnë se, kur pluset në mënyrë të konsiderueshme janëmë të mëdha sesa minuset, shëndeti mund të përmirësohet.
Genet dhe mjedisi janë si pula me vezët. Shkenca na tregon që genet tona janë të ndikuara nga mjedisi nga ku ne jemi zhvilluar. Në mënyrë të ngjashme mënyra sesi ne integrohemi në mjedis, aftësia jonë për të tretur ushqime të ngjashme – varet nga genet tona. E ardhmja e mjekësisë do të fokusohet në mënyrë parësore tek gjentika dhe në mjekësinë e mjedisit, në të cilën të ushqyerit luajnë pjesën më madhore, si mënyra për të ndikuar tek shëndeti. Gjithsesi, genet janë më të vështira për t’u ndryshuar sesa dieta, kështu që është e njëja mënyrë që të ushqyerit do të formojnë pjesën më të madhe të mbështetjes ndaj kujdesit shëndetësor, bashkë me strategjitë për të reduktuar “antiushqyesit”, substancat siç janë ndotjet, pesticidet dhe shtesat kimike të ushqimeve, të cilat, të gjitha së bashku ndërhyjnë me veprimin e ushqyesve.
Mos harroni! Ne gjithmonë sfidohemi, si rezultati të ftohurave ose tymrave të pashmangshme. Ajo çka ne fusim në trupin tonë, ushqime të shëndetshme, pije, ilaçe, mund të ndryshojnë në mënyrë drastike aftësinë tonë për të qëndruar të shëndetshëm.
error: Nuk lejohet kopjimi!