Hunda duhet mbi të gjitha për të marrë frymë lirisht dhe deri këtu nuk ka asgjë të re. Më pas nevojitet për të nuhatur dhe për të ndierë erërat. Për disa të tjerë është edhe një element antistresi, pasi krruarja e hundës duket se ndihmon kundër stresit si dhe përmirëson sistemin imunitar. Ekzistojnë edhe disa funksione të tjera të hundës që jo të gjithë i njohin.
E para, që ndoshta një pjesë e mirë e njeh, është fakti se hunda prodhon mukozë për të mbrojtur mushkëritë tona, nga viruset, bakteret dhe grimcat e pranishme në ajër.
E dyta është se nga kjo mukozë hunda prodhon rreth 1 litër në ditë, pa arritur që ne ta kuptojmë.
Funksioni i tretë është se ndjenja e shijes varet pikërisht nga hunda. Plot 80% e ndjesisë së shijes varet nga hunda dhe nga nuhatja dhe jo nga shijimi përmes gjuhës. Kjo gjë mund të provohet fare lehtë nëse hamë diçka dhe mbyllim hundët.
Si përfundim e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kur jemi të sëmurë kemi pak oreks, kjo gjë ndodh pasi në situata të tilla hunda prodhon thuajse 2 litra mukozë në ditë, mukozë të cilën e gëlltisim dhe që mund të ndikojë në oreks.