Humbja e peshës së këngëtares Adele
Humbja e peshës së Adele u vu re fillimisht në “2017 Grammy Awards”.
Bukuroshja britanike bëri debutimin e saj të parë para 10 vitesh me albumin e saj “Red” me stilin klasik të saj. Ajo u përball me shumë kritika për shkak të peshës së saj, por përpos kësaj ajo gjithmonë ishte pozitive në imazhin që përcillte. “Unë kurrë nuk kam qenë e pasigurtë, për mënyrën se si dukem apo çfarë dua të bëj me veten time”- tha për “The Daily Mail” në 2009.
“Mamaja ime gjithmonë më ka thënë që t’i bëj gjërat për veten jo për të tjerët.” Ajo gjithashtu zbuloi që pesha nuk ka të bëjë fare me karrierën e saj muzikore. “Unë do të humbja peshë po të isha një aktore që duhej të humbiste peshë për një rol të sajin, por pesha nuk ka të bëjë fare me karrierën time muzikore”-tha për People. “Edhe kur po firmosja një kontratë, shumë studio e dinin që nëse dikush do të më thonte që të humbisja peshë, nuk do të punonin më me mua”. Adele vendosi të humbë peshë që pas lindjes së djalit të saj Angelo në 2012, duke hequr dorë nga 10 filxhanë me caj me një sheqer si dhe nga duhani. “Ajo po ha një dietë vërtet të pastër, me shumë fruta dhe perime, plus proteina dhe karbohidrate komplekse”, tha dietologia e saj. Gjithësesi mos prisni që Adele të shkojë në masën 0.
“Më pëlqen të dukem e këndshme, por gjithmonë komfort modës… Jini të lumtura dhe të shëndetshme” tha për Rolling Stone.
“Asnjëherë nuk e kam pasur problem mënyrën se si dukem. Më shumë do preferoja të ha drekë me miqtë sesa të shkoj në palestër.
2008 – “Nuk bëj muzikë për sytë, bëj muzikë për veshët”.
2009 – “Gjithsesi nuk më intereson. Ti nuk sheh muzikën, dëgjon muzikën, kështu që çfarë ka rëndësi?”
2010 – “Edhe sikur të kisha, ju e dini, një trup të ‘Sport Illustrated’, unë do të vishja ende rroba elegante,” tha ajo.
2011 – “Unë pija rreth 10 filxhanë caj në ditë me dy sheqer secili, kështu që i bie 20 sheqer në ditë” tha për “The Sun”. “Tani nuk e pi më dhe kam më shumë energji.”
2012 – “Do të humbja peshë vetëm nëse do të ndikonte në shëndetin tim ose në jetën seksuale, gjë që nuk e bën”.
2013 – “Kam lexuar një koment në YouTube se mendova se do të më mërziste -” Pilot test për kekë me mollë”- por unë kam qenë gjithmonë mirë me të,” tha ajo.
2014 – “Nëse nuk jam në një turne, do të më gjeni te ushqimi kinez”.
2015 – “Unë nuk e lë mënjanë palestrën” tha me shaka në një intervistë për “Rolling Stone”. “Unë nuk e shijoj. Më pëlqen të ngre pesha.Dhe nuk më pëlqen ta shoh veten në pasqyrë.
2016 – “Po përpiqesha për të marrë disa stamina për turin tim”- tha për Vogue”. Kështu që humba pak peshë. Tashmë përshtatem në masën normale, rrobat e gatshme- që është një problem i madh për mua!
2017 – “Më pëlqen të dukem e këndshme, por gjithmonë komfort modës… Jini të lumtura dhe të shëndetshme” tha për Rolling Stone. “Asnjëherë nuk e kam pasur problem mënyrën se si dukem. Më shumë do preferoja të ha drekë me miqtë sesa të shkoj në palestër.
error: Nuk lejohet kopjimi!