Humbja e peshës me Metforminë

Humbja e peshës me Metforminë

-Si funksionon, benefitet dhe efektet anësore
E keni të vështirë të kufizoni veten që të mos hani gjatë gjithë kohë? Keni fituar shumë peshë? Apo doktori juaj sapo ju tha që keni vezore policistike? Nëse përgjigjia për të gjitha këto pyetje është po, atëherë shanset janë që trupi juaj të jetë rezistent ndaj insulinës. Rezistenca ndaj insulinës mund të cojë në diabet të tipit 2, prediabet dhe infertilitet. Kjo mund të ndikojë në shëndetin tuaj emocional dhe fizik. Për të luftuar këto problem, shpesh doktori ju përshkruan në recetë Metforminën. Ky ilac ka ndihmuar shumë njerëz të humbin peshë dhe të përmirësojnë ndjeshmërinë e insulinës, që mund të jetë një ndihmë e madhe gjithashtu.


=Metformina
Metformina është një ilac që ndihmon në kontrollimin e niveleve të glukozës në gjak. Eshtë një derivat i biguanide-s (një grup ilacesh që përdoren për parandalimin e prodhimit të glukozës nga mëlcia) që ndihmon në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës, duke reduktuar nivelet e sheqerit në gjak dhe rriskun e diabetit të tipit 2. Ndihmon gjithashtu në rregullimin e sasisë së sheqerit të absorbuar në zorrë. Metformina u sintetizua fillimisht në 1920. Por vetëm në 1957 u vendos në treg si një ilac efektiv anti-diabetik. Në përgjithësi shitej me emrin e brandi-t “Glucophage” dhe merrej në mënyrë orale. Merrej nga njerëz që ishin obezë dhe në rrezik për të zhvilluar diabetin e tipit 2 dhe nga femra që kishin perioda të parregullta dhe ishin në rrezik për vezoret policistike dhe infertilitet.

Por si ndikon në humbjen në peshë?
Në individët obezë, metformina sillet duke shtypur prodhimin e sheqerit nga mëlcia. Redukton shkallën e glukoneogjenezës dhe glikogjenolizës. Metformina gjithashtu rrit sekretimin e insulinës, duke e bërë trupin më të ndjeshëm ndaj insulinës dhe duke ulur nivelet e glukozës në gjak. Metformina gjithashtu është zbuluar që aktivizon monofosfatin kinazë të adenozinës (AMPK), e cila pengon enzimat kyçe të përfshira në sintezën e glikogjenit në mëlçi, glukoneogjenezën, transportin e insulinës në muskujt dhe sinjalizimin e insulinës. Në fund të fundit? Metformina ndihmon qelizat tuaja të marrin glukozë duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj insulinës, duke ju ndihmuar të ndiheni më pak të uritur. Kjo, nga ana tjetër, ju bën të hani më pak, të përdorni kaloritë që konsumoni si energji dhe humbni peshë.

=Si ta merrni për humbje peshe?
Mënyra më e mirë është të ndiqni instruksionet e doktorit. Mos merrni më pak ose më shumë të asaj cka doktori ju ka përshkruar. Gjithashtu sigurohuni që ta merrni këtë ilac me vaktet tuaja vetëm nëse doktori ju ka udhëzuar ndryshe. Gëlltisni tabletat me ujë dhe mos e përtypni, copëtoni apo thyeni. Në varësi të përgjigjes suaj ndaj ilacit, doktori mund t’ju rekomandojë një dozë tjetër për një periudhë kohë. Mbani lëngjet e frutave, disa ëmbëlsira, rrush të thatë apo hurma arabie gati kur merrni këtë ilac pasi mund të ulë nivelet tuaja të sheqerit deri në atë pikë ku keni përzierje apo marrje mendsh.

Dozat:
Metformina gjendet në format e mëposhtme:
-500 mg tableta
-850 mg tablet
-500 mg tableta të modifikuara
-750 mg tableta të modifikuara
-1 gr tabletë të modifikuar
-500 mg pluhur orale ( pa sheqer)
-1 gr pluhur orale (pa sheqer)
-5 ml/500 mg solucion (pa sheqer)
=Për të rriturit: Tabletat e Metforminës mund të merren 2-3 herë në ditë.
-Për fëmijët dhe adoleshentët, 1 tabletë Metformin në ditë është e rekomanduar.
-Nuk lejohet për fëmijët nën 10 vjec,
Doza maksimale ditore është 1000-3000 mg në ditë (duke e ndarë në 2-3 doza më të vogla).
Doktori do të fillojë me dozën më të vogël dhe pas një jave apo dy, në varësi të përgjigjes së trupit nga doza e mëparshme, mund të rrisë dozën.Mos e ndaloni pa ju dhënë udhëzimet doktori.
=Po nëqoftëse humbisni një dozë?
Ju duhet të jeni tepër të kujdesshëm kur merrni Metforminën për humbje peshe. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse humbni një dozë. Megjithatë nëse e kujtoni shumë afër dozës suaj të rradhës, mos e merrni tabletën. Nëse jo, mund ta merrni. Por sigurohuni të hani dicka.
-Po nëqoftëse konsumoni më tepër?
Overdoza mund të jetë fatale. Mos u përpiqni të merrni sa më shumë tableta për të humbur peshë shpejt. Overdoza jo vetëm që do të cojë në humbje peshe, por do të bëjë që të përjetoni frymëmarrje të shpejtë, dhimbje stomaku, përzierje, dhimbje koke dhe acidozë laktike. Sigurohuni që të shkoni sa më shpejt të jetë e mundur në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.
=Sa peshë mund të humbni nga Metformina?
Janë kryer një sërë studimesh për sa i përket ndikimit të Metforminës- në humbjen në peshë te pacientët me tipin-2 të diabetit dhe njerëzve obezë. Shumë nga këto studime zgjatën 4-7 muaj. Rezultatet nxorrën që humbja e menjëhershme e peshës varionte nga 1-4 kg. Ekspertët thonë që reduktimi i peshës së vërtetë fillon pas marrjes së ilacit për 4-6 javë në total.
=Por a është e sigurtë të merrni metforminën për humbje peshe?
Po është e sigurtë por duhet të konsultoheni me doktorin fillimisht. Nëse doktori juaj bie dakort që ju të përdorni metforminën, nuk keni pse shqetësoheni.Mbani mend, overdoza nuk ju bën të humbni peshë më shpejt. Ndiqni instruksionet e doktorit, që ilaci të funksionojë pa vendosur shëndetin tuaj në rrezik. Megjithatë janë disa përjashtime kur merrni metforminën.
=Kush duhet ta shmangë marrjen e metforminës për humbje peshe?
-Kur vuani nga sëmundjet e veshkave
-Nëse keni pasur një sulm në zemër në të shkuarën apo kohët e fundit
-Nëse jeni më shumë se 80 vjec
-Mëlcia juaj nuk funksion si duhet
-Jeni në gjendje të ketoacidozës diabetike
-Keni një test mjëkësor në plan që kërkoni injektimin e një ngjyre në venat tuaja
-Keni marrë kohët e fundit klorpropamidë
-Jeni nën 10 vjec
-Jeni shtatzëni dhe laktike (konsultohuni me doktorin tuaj
-Nëse jeni nën 18 vjec (Shmangni marrjen e tabletave “extended-release)
Nëse përgjigja juaj është jo për të gjithë pikat e përmendura më sipër, mund të vazhdoni më tej. Por a do të humbni peshë vetëm duke marrë metaforminën dhe pa bërë asnjë ndryshim në stilin tuaj të jetesës? Jo. Duhet t’i kushtoni rëndësi asaj që hani dhe të bëni ndryshime rrënjësore. Ja një listë e ushqimeve që duhet të hani dhe të shmangni.
Ushqimet që mund të hani
Fruta dhe perime-Kale, spinaq, bok choy, lakër kineze, marule, karrotë, panxhar, qepë, qepë të njoma, lakër collard, kungull dimri, rrepa, mollë, portokall, limon, lime, grejpfrut, kumbulla të thata, pjeshkë, dardhë, kastravec, spec jeshil, jalapeno, frut star, frut passion, shalqi etj.
Proteina-Gjoksi i pulës, vezët, salmon, tuna, kërpudha, fasule soje, thjerrëza, fasule në formë veshke, fasule garbanzo, fasule lima etj.
Yndyrna dhe vajëra-vaj i ullirit, vaj bran (gjalp të klarifikuar), gjalp i farave të lirit, gjalp farash luledielli, gjalp kikiriku, vaj farash liri, vaj farash kërpi.
Arra dhe fara-Bajame, arra, fara pine, arra macadamia, pistakë, fara kungulli, fara liri dhe fara chia.
Bulmet-qumësht me yndyrë të ulët, kos me yndyrë të ulët, dhallë, djathë cheddar, gjizë dhe djathë rikota.
Pije-Lëng i saposhtrydhur perimesh apo frutash, ujë kokosi, pije detoks, caj jeshil, caj oolong, caj matcha, caj i zi, caj herbal dhe ujë.
Barna herbale dhe erëza-fara kumini, fara koriandër, kardanom, karafil, shafran, kanellë, fara nigella, asafoetida, shafran i Indisë, piper i kuq pluhur, piper i zi, gjethe kerri, kopër,rigon, borzilok, fara kopre, etj.
=Ushqime që duhen shmangur:
Fruta dhe perime-Patate, kungull, mango, jackfruit dhe rrush.
Proteina:Mish lope, derri, sallam, salcice,salmon i tymosur dhe tuna në kavanoz.
Yndyrna dhe vajëra-Yndyrë shtazore, margarinë, gjalp, vaj kanola dhe vaj vegjetal
Fara dhe arra-Arra shqeme
Bulmet-qumësht me yndyrë të plotë, kos me yndyrë të plotë, jogurt me shije, djathë mocarela, krem i plotë dhe akullore.
Pije-Alkool, të ëmbëlsuar artificialisht, të ngjyrosur, dhe pijet e paketuara.
=Ndryshimet në stilin e jetesës për të humbur peshë:
-Konsumoni produkte të freskëta dhe organike
-Hani cdo 2-3 orë.
-Konsumoni të paktën një burim proteinik me secilin vakt.
-Konsumoni ushqime të pasura me fibra për të humbur peshë.
-Mos anashkaloni mëngjesin.
-Mos konsumoni më shumë se 2 vezë të plota në ditë për të marrë nutrientët esencialë që duhen.
-Shmangni ushqimet me niseshte, të përpunuara, me sheqer dhe me kripë.
-Bëni të paktën 3-5 orë ushtrime në javë për të mobilizuar yndyrën dhe për të ndërtuar masë muskulore.
-Luani një sport të paktën 3 orë në javë që trupi juaj të jetë fleksibël dhe aktiv.
-Mos anashkaloni mëngjesin.
-Hani ushqim të gatuar në shtëpi.
-Pini të paktën 3-4 litra ujë cdo ditë.
-Mbani stresin larg duke gjetur një hobi.
-Një ditë “jashtë rregullave” në javë.
-Mbani gjallë qëllimet e humbjes në peshë duke përcaktuar një afat.
-Bëni të paktën 7 orë gjumë cdo natë.
-Mbani pajisjet elektronike larg kur shkoni të flini.
-Shmangni snack-et në mesnatë.
=Efektet anësore
Duke marrë metforminën mund të keni efekte anësore, të tilla si:
-Lodhje
-Përzierje
-Diarre
-Dhimbje stomaku
-Vështirësi në frymëmarrje
-Marrje mendsh
-Pagjumësi
-Dhimbje
-Dhimbje muskulo-skeletale
-Dhimbje të pjesës së prapme
-Kriza
-Shikim të turbullt
-Probleme urinare
-Ankth
Nëse përjetoni ndonjë nga këto efekte, duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun. Janë shumë arsye pse këto efekte anësore mund të ndodhin-stili i jetesës, mjekimet, lëndime të tjera ose sepse mjekimi thjesht nuk përshtatej te ju. Kështu që kontaktoni me mjekun pa humbur kohë. Metformina është një ilac efektiv që ndihmon në humbjen e peshës, por që dhe redukton shanset për zhvillimin e diabetit ose sindromën e vezoreve policistike. Kështu që këshillohuni me doktorin fillimisht. Dhe sigurisht për rezultate shumë të mira, hani shëndetshëm dhe të keni një stil jete të shëndetshëm.

error: Nuk lejohet kopjimi!