Humbja e peshës gjatë një diete nuk vjen njesoj për çdo person. Disa humbin peshë më shpejtë, disa të tjerë më pak, për shkak jo vetëm të zakoneve të tyrë ushqimore, por kryesisht për shkak të ndryshimeve të tyre fiziologjike dhe si pasojë të karakteristikave të tyre gjenetike. Edhe mënyra se si humbasim peshë, dmth proporcioni midis humbjes së peshës së pjesës dhjamore dhe pjesës muskulare, nuk ndodh njësoj tek të gjithë. Kështu që diferencat gjenetike ndërmjet personave mund të na ndihmojnë të kuptojmë se si reagon çdo individ, duke na dhënë mundësinë të personalizojmë në mënyrë më të saktë planin ushqimor. Gjenet që na kanë dhënë informacione mbi këtë aspekt janë PLIN1 që rregullon lipolizën, ADRB2 që stimulon termogjenezën (prodhimin e energjisë nga organizmi) si dhe mobilizimin e yndyrnave nga indi dhjamor dhe MTHFR që është i rëndësishëm në metabolizmin e acidit folik dhe në rregullimin e ADN.