Humbja e memories qe nuk vjen vetem si pasoje e semundjes Alzheimer

Humbja e memories qe nuk vjen vetem si pasoje e semundjes Alzheimer

 

Shpesh here na ndodh qe te harrojme disa gjera- na ndodh te gjitheve ne ndonje pike te caktuar. Megjithate humbja e kujteses, e cila definohet si “harrese e pazakonte” ne term afatgjate dhe afatshkurter, nuk eshte. Humbja e kujteses automatikisht lidhet me semundjen Alzheimer, nje semundje e cila prek rreth 5 milione amerikane ne vit. Humbja e kujteses mund te jete nje nga simptomat primare te Alzheimerit, por nuk do te thote qe nje i/e e moshuar qe e perjetoj, duhet te kete patjeter semundjen e Alzheimer.
Shpesh ka semundje te tjera te trurit qe ndikojne ne kete aspekt.

“Studimet tregojne qe, ne mungesen e crregullimeve per shkak te traumes ose semundjeve neurologjike, truri i njeriut ka aftesine per te ruajtur sasi te palimituara informacioni. Forcat e jashtme mund te perfshijne traumat nga nje demtim i rende truri ose nje degradim i ngadalte i aftesise se trurit per te funksionuarbper shkak te abuzimeve me mjekimet ose semundjeve si Alzheimer. Dhe keto jane ato qe kontribuojne ne humbjen e memories dhe truri nuk eshte me i afte te ruaje informacionet. Keto trauma dhe semundje ndikojne ne aftesine e trurit per te prodhuar qeliza te reja, duke ndikuar ne aftesine per te krijuar dhe rikujtuar kujtimet.
Por per te kuptuar se cilat jane shkaqet qe cojne ne humbjen e kujteses pervec Alzheimerit, fillimisht le te kuptojme se cfare eshte Alzheimer.

Semundja e Alzheimer eshte forma me e zakonshme e dementias. Dhe vlen per tu permendur qe dementia nuk eshte nje semundje por nje menyre pershkrimi per humbjen e kujteses per shkak te moshes dhe nje sere semundjeve te ndryshme. Ndermjet 60-80% te njerezve me dementia kane Alzheimer dhe besohet qe numri i te prekurve ne Amerike arrin deri ne 5.5 milion.
Alzheimer shkakton nje degjenerim progresiv te memories dhe funksioneve motorike njohese dhe zakonisht fillon te zhvillohet rreth moshes 60 vjec. Sa me shume plakeni, aq me shume jeni ne rrezik qe semundja te shfaqet. “ Ne semundjen e Alzheimer, qelizat e trurit vdesin, duke shkaktuar nje devijim ne funksionin mendor dhe ne konceptin e memories.”

Disa simptoma te kesaj semundjeje perfshijne:

-Humbje totale e memories: Jo vetem humbje kujtese afatshkurter. Alzheimer mund te shkaterroje te gjitha pjeset e trurit.
-Ndryshime ne sjellje: Pershkak se Alzheimer eshte progresiv, mund te shkaktoje qe personi i diagnostikuar te jete ne depresion dhe te heqe dore nga jeta sociale.
-Pa kuptuar: Dikush me Alzheimer mund te gjendet jashte shtepise se tyre pa asnje arsye specifike ose pa asnje ide se si jane gjendur aty.
-Arsyetim i demtuar: Perpos memories, Alzheimer mund te demtoje menyren se si mendoni dhe aftesine per te perballuar mendimet abstrakte.
-Disfunksionimet motorike: Njerezit me Alzheimer humbin ndjesine per te levizuar duart ose per te ecur.
Deri me tani nuk ka asnje kure per Alzheimer. Ka disa trajtime qe mund tju ndihmojne ta perballoni semundjen, te cilat ju ndihmojne vecanerisht nese jeni ne hapat e pare te semundjes. “Alzheimer Association “ theksoi qe “ rreth nje ne kater individe te cilet raportuan probleme me memorien dhe probleme njohese, demtimi i tyre njohes ka ardhur si pasoje e nje shkaku te kthyeshem si depresioni ose mungesa e vitamines B12.
Megjithese kjo nuk mund ta ndaloje progresin e semundjes, trajtimi i simptomave qe kontribuojne ne humbjen e memories mund te ndihmoje ne permiresimin e gjendjes se te prekurve.

Forma te tjera te humbjes se memories

Semundja e Alzheimer nuk eshte shkaku i vetem qe sjell humbje kujtese. Jane edhe semundje te tjera apo forca te jashtme qe kontribuojne ne to:
-Alkooli dhe abuzimi me sasine e lejuar
Perdorimin afatgjate i alkoolit dhe i abuzimit me sasine e lejuar mund te sjelle efekte shkaterruese ne tru.
“Efektet neurotoksike te alkoolit sjellin efekte negative ne tru dhe crregullimet njohese mund te vijne si pasoje e demtimit te shkaktuar ne tru nga abuzimi kronik me alkoolin”-theksoi nje studim i fokusuar te alkooli dhe abuzimi me te. Si perfundim u pa qe “ imazhet e studimit te trurit te te moshuarit … perdorimi i tepert i alkoolit mund te rriste rrezikun per crregullime njohese dhe dementia”.

Perdorimi i tepert i alkoolit per nje kohe te gjate ishte gjithashtu shkaku primar per “Wernicke-Korsakoff Syndrome” (WKS)-“ nje gjendje e rende qe quhet encifopatia Wernicke dhe nje gjendjet qe zgjat gjate e njohur si psikoza Korsakofd.” sipas Institutit Kombetar ne Abuzimin e Alkoolit dhe alkoolizmin.
Kjo sindrome mund te shkaktoje te moshuarit te harrojne gjera ne terma afatshkurter ose afatgjate. Pacientet me WKS shpesh mund te diskutojne eksperienca te jetes se tyre, por mund te harrojne qe e diskutuan kete me pare.
Abuzimi me drogerat ka efekte te ngjashme ne tru.

Depresioni
Depresioni eshte nje problem shendetesor i rende i cili mund te ekzistoje ne cdo moshe, pra nuk i perket nje grupmoshe te caktuar. Depresioni te te moshuarit mund te shkaktohet nga shume faktore qe perfshijne:
-Humbja e bashkeshortit/bashkeshortes ose miqve
-Izolimi
-Dhimbje nga probleme fizike
-Varesia nga te tjeret kur nuk jeni mesuar

Vetem 10% e te rriturve te cilet shfaqin shenja depresioni, kurohen per te. Depresioni mund te kete edhe nje sere efektesh negative edhe te te moshuarit, duke u bere nje faktor kyc per shfaqjen e semundjeve te zemres dh e shpesh shfaqet te te rritur qe kane semundje si kanceri, Parkinson dhe semundje truri.Gjithashtu prek dhe memorien e te moshuarve.

Nje nga menyrat se si depresioni ndikon memorien eshte duke shkeputur llojet e kujtimeve qe njerezit mundohen te kujtojne kur jane te merzitur”-raportoi “Memory Loss Online”. Per shembull, teksa fokusoheni te kujtimet e dhimbshme te personit qe ju mungon, ju mund te harroni gjera te vogla pershkak se po fokusoheni vetem ne kujtimet negative.

Depresioni gjithashtu demton aftesine per te krijuar kujtime afatgjate. Krijon mungese vemendjeje dhe perqendrimi. Nuk eshte kurre vone per ndihme! Depresioni eshte i trajtueshem ne 65-75% te pacientet e moshuar. Menyra se si ti ndihmoni varion por rekomandohet nje perzierje “ mjekimi dhe psikoterapie” nen kujdesin e nje profesionisti.

Forma te tjera te dementias
Nderkohe qe Alzheimeri mund te jete forma me e zakonshme e dementias, nuk eshte e vetmja forme e dementias qe kontribuon ne humbje memorie dhe probleme njohese.

Semundja e Parkinson
Semundja e Parkinson eshte nje nga format e tjera te dementias ( pas Alzheimerit). Kjo semundje prek rreth 1 milion njerez cdo vit. Kryesisht con ne humbjen e funksioneve motorike, si “Parkinson Disease Foundation” theksoi, dhe kryesisht perfshin:
-Dridhje: Levizje te pavullnetshme te muskujve
-Posture jo e stabilizuar-Koordinimi dhe postura jane demtuar
-Levizje e ngadalesuar: Simptoma quhet “bradykinesia” dhe shkakton qe dikush i prekur nga Parkinsoni te kete nevoje per shume kohe per te kryer detyra te thjeshta.
Semundja e Parkinson mund te shkaktoje demtime njohese gjithashtu. “Ndryshimet e njejta ne tru qe cojne ne simptoma motorike mund te rezultojne ne ngadalesim te memories dhe te te menduarit”. Keto demtime jane te buta, por ndikojne ne aftesine per te mbajtur mend veprime dhe fjale qe jane thene.

Semundja e Huntigton
Semundja e Huntigton eshte nje crregullim fatal, shpesh i trasheguar dhe ndikon ne funksionet motorike dhe njohese te te moshuarit. Mesatarisht Tre ne shtate ne cdo 100,000 amerikane kane kete semundje. The “Huntigton’s Disease Society of America” raportoi qe rreth 30,000 amerikane kane simptoma aktualisht.
“Simptomat zakonisht shfaqen ndermjet moshave 30-50 vjec dhe perkeqesohen ne nje periudhe 10-25 vjecare. Gjithashtu eshte e veshtire per njerezit me semundjen e Huntigton te mbajne ose te mundohen te kujtojne informacione nga e kaluara. Shume nga keto probleme me memorien vijne si pasoje e depresionit.

Dementia Vaskulare
Dementia vaskulare shkaktohet nga goditjet. Eshte nje nga format me te zakonshme te dementias te njerezit mbi 65 vjec, raporton Medline Plus. Humbja e gjakut ne tru shkaktuar nga goditjet vret qelizat e trurit, e cila lidhet ne menyre direkte me humbjen e kujteses.
Problemet afatshkurtra me memorien zakonisht shfaqen te parat.” thekson MLO. Por me kalimin e kohes, lapsuset me memorien behen me te renda dhe dementia fillon te ndikoje ne te menduarit, gjykimin, komunikimin dhe stabilitetin emocional.

Efektet anesore te mjekimeve
Te moshuarit jane grupi me me shume mjekime ne bote. Perpos faktit qe te moshuarit perberjne rreth 13% te popullsise ne SHBA, ato jane grupi qe kane dhe harxhojne me se shumti ilace.
Nje faqe theksoi qe “Mesatarisht pacientet e moshes se trete po marrin gati me shume se 5 mjekime me recete dhe pacientet qe kane nevoje per kujdes ne shtepi po marrin rreth 7.
Kjo do te thote qe shpesh te rriturit perdorin mjekime, te cilat mund te kene humbjen e kujteses si efekt anesor.

Disa nga keto mjekime perdoren per:

-Reduktimin e kolesterolit: Nderkohe qe reduktimi i kolesterolit ka provuar qe mund te ndihmoje zemren dhe trupin, mjekimet e pershkruara per kete ( quhen statina) mund te ndikojne ne kolesterolin ne tru. Truri e perdor kolesterolin si “formim te lidhjeve ndermjet qelizave nervore-lidhja nen memorien dhe te mesuarit.”

-Mjekimet per dhimbjen: Mjekimet per dhimbjen ndikojne te receptoret e dhimbjeve ne tru, duke shkaktuar qe nivelet e dhimbjes te qetesohen. Keto lloje mjekimesh quhen opiate dhe i japin trurit nje ndjenje kenaqesie per shkak se dhimbja qetesohet, qe e ben trurin te prodhoje me pak dopamine te veten.
Nese ka nje mbidoze te dopamines per shkak te ketyre mjekimeve, mund te shfaqet amnezia e bute. Sa me shume mjekime si keto te perdorni, aq me shume mund te ndikoje ne memorien afatshkurter.

-Ankth: Mjekimet anti-ankth (benzodiazepines) lidhen me humbjen e memories per shkak se dobesojne aftesine e trurit per te levizur kujtimet afatshkurtra ne kujtimet afatgjate.

-Depresioni: Depresioni prek shpesh te moshurit, sidomos ato qe izolohen me kalimin e moshes dhe qe kane probleme te tjera te shendetesore. Mjekimet qe perdoren per ta trajtuar, shpesh ndikojne memorien gjithashtu. Anti-Depresantet Triciklike shpesh mendohen qe shkaktojne probleme me memorien duke bllokuar veprimet e serotonines dhe norepinefrines.

Por shume nga keto mjekime jane te nevojshme dhe ndihmojne te moshuarit te ndihen me mire. Perpos efekteve anesore, mund te jete me mire per disa paciente te vazhdojne mjekimet e tyre ne vend qe te jetojne me simptoma te padurueshme.

error: Nuk lejohet kopjimi!