HIV/AIDS – trajtimi dhe ushqyerja korrekte

HIV/AIDS – trajtimi dhe ushqyerja korrekte


SIDA është një problem shëndetësor që prek njerëz kudo në botë. SIDA shkaktohet nga virusi i imuno-deficiencës humane (HIV) i cili sulmon rruazat e bardha të gjakut. 20-33 milion njerëz në mbarë botën-si dhe heteroseksuale dhe homoseksualë-janë të infektuar me HIV. Një përpjekje masive për kërkime ka sjellë metoda më të mira trajtimi, duke çuar në rritjen e shanseve për mbijetesë më të gjatë dhe cilësi të përmirësuar jetese për ata që kanë akses te trajtimi, por akoma nuk ka asnjë kurë. Për momentin, e vetmja mbrojtje është parandalimi. SIDA do të thotë sindroma e imuno-defiçiencës së fituar. SIDA është faza finale e infeksionit HIV. Kërkon vite që një person i infektuar me HIV, edhe pa pasur asnjë lloj trajtimi, të arrijë në këtë fazë. Të keni SIDA do të thotë që virusi ka dobësuar sistemin imunitar deri në atë pikë sa trupi ta ketë të vështirë të luftojë infeksionin. Shkencëtarët kanë identifikuar një lloj shimpazeje në Afrikën Perëndimore si burim i infeksionit HIV te njerëzit. Virusi me shumë mundësi ka kaluar te njerëzit kur njerëzit i gjuanin këto lloje kafshësh për mish dhe ranë në kontakt me gjakun e tyre të infektuar. Përgjatë viteve, virusi me ngadalë u përhap në të gjithë Afrikën dhe më vonë në pjesë të ndryshme të botës.

Shenja dhe simptoma:
-Temperaturë
-Humbje peshe
-Djersë gjatë natës
-Njolla në lëkurë ose puçrra, sidomos nëse nuk shërohen
-Infeksion kërpudhor në gojë
-Probleme me frymëmarrjen, kolla, ose dhimbje kraharori
-Diarre, dhimbje abdominale ose vjellje
-Shikim i turbullt
-Dhimbje koke
-Depresion
-Konfuzion
-Herpes
-Sarkoma Kaposi

Shkaqe të mundshme:

Infeksioni nga HIV shkakton SIDA. 70% e transmetimit të HIV ndodh nga kontakti seksual. Përdoruesit e drogës intravenoze e transmetojnë nëpërmjet shkëmbimit të gjilpërave të përdorura. Transfuzionet e gjakut dhe produktet e tij kanë shkaktuar shumë infeksione në vitet e hershme epidemike, por procedurat e mëvonshme kanë eliminuar këtë rrezik në SHBA dhe në vende të tjera perëndimore. Përveç kësaj, femrat e infektuara shtatzënë mund të transmetojnë HIV-in te bebet e tyre gjatë shtatzanisë ose lindjes, si dhe nepërmjet ushqyerjes me gji.

Testimi për HIV
Kur një praktikues i shëndetit mjekësor dyshon për një infeksion HIV, një analizë gjaku sugjerohet për të detektuar praninë  e virusit. Një kampion feçesh mund të kërkohet gjithashtu. Pacienti mund të dërgohet për rreze-X në kraharor, meqë një komplikacion i zakonshëm i SIDA-s është pneumonia. Nëse pacienti ka simptoma neurologjike, doktori mund të rekomandojë një skaner tomografik (CT) ose analizë të lëngjeve spinalë.

Trajtimet konvencionale dhe terapitë
Mjekimet e forta ngadalësojnë progresin e virusit HIV-it që të shëndrrohet në SIDA. Një kombinim i këtyre mjekimeve punojnë me efiçiencë. Antibiotikët dhe mjekime të tjera trajtojnë komplikacione specifike.

Terapitë e ilaçeve
Antiretroviralët përdoren në kombinim me ndaluesit proteazë, ndihmojnë në ngadalësimin e infeksionit dhe duhet të merren siç tregojnë udhëzimet për të shmangur vijat e forta virale, si dhe mund të prodhojnë efekte të ndryshme anësore.
Antibiotikët për komplikacionet e pneumonisë; mund të prodhojë efekte të ndryshme anësore.
-Prednisone gjithashtu për komplikacionet e pneumonisë, mund të prodhojë efekte të ndryshme anësore.
-Amphotericinë B me flucitosinë për komplikacionet e meningjitit, mund të prodhojë efekte të ndryshme anësore.
-Klotrimazole për komplikacionet e candida-sit oral, mund të prodhojë shumë efekte anësore.

Terapi alternative dhe plotësuese

Mjekimet alternative mund të ndihmojnë për të mbështetur sistemin imunitar dhe për të shmangur humbjen e rëndë të peshës. Ato mund të jenë efektive për të ngadalësuar progresin e infeksionit HIV në SIDA, dhe të trajtojnë disa infeksione që lidhen me të.

Ushqyerja
Dieta mund të luajë një rol të rëndësishëm në balancimin e SIDA-s. Membrana e virusit HIV që lidhet me SIDA-n është e pasur në kolesterol. Pra një dietë që ul kolesterolin është beneficiale për njerëzit që janë të diagnostikuar me SIDA. Dietat me fibra të larta dhe me yndyrë të ulët janë efektive për reduktimin e kolesterolit dhe të yndyrnave të ngopura që kontribuojnë. Mega-doza të nutrientëve duhen shmangur vetëm nëse janë të përshkruara nga një mjek.
-Multivitamina: 2-6 kapsula në ditë
Vitaminë C: 1-6 g në ditë (ndaj tolerancës së zorrëve)
-Beta-karotene: 150000-300000 IU në ditë
Zink: 30 mg në ditë (mos e tejkaloni 100 mg në ditë)
-N-acetyl cisteinë: 1500-2000 mg në ditë (mbron mushkëritë)
-Selen: 100-400 mcg në ditë (një antioksidant i rëndësishëm)
-Vitaminë E: 400-800 IU në ditë (antioksidant i rëndësishëm)
-Kompleksi vitamina-B: 50-100 mg në ditë
-Vitamina B12: 1000 mcg nga injeksionet intra-muskulare (një injeksion në muaj për të shmangur efektet anësore)
-Magnezi: 500-750 mg në ditë (e rëndësishme në bio-sintezë)
-Koenzimë Q-10: 10 mg në ditë (përmirëson ritmet qelizore)
-L-Glutamina: 30-40 gr çdo ditë në 5 doza të 6-8 secila për të paktën 7-10 ditë (energji për qelizat që rreshtohen në traktin gastrointestinal.)
-L-Carnitinë: 2000 mg çdo ditë ( për të balancuar mbetjet ose nivelet e larta të triglicerideve)

Barnat herbale
Barnat herbale mund të përdoren si ekstrakte të thara (kapsula, pluhur,çajëra), glicerite (ekstrakte glicerine), ose ekstrakte alkooli.
Për të stimuluar funksionin imunitar dhe për të siguruar mbështetje anti-virale:
Ekstrakti solid i jamballit dy herë në ditë, ndalon riprodhimin e HIV në testet laboratorike  dhe ndihmon në ri-prodhimin e qelizave të mëlçisë. Trajton plagët, tretjen, përmirëson funksionin e mushkërive, redukton inflamacionin dhe çliron dhimbjen e fytit. Nuk duhet të merret nga persona me presion të lartë gjaku.
St.John’s Wort në 250 mg tre herë në ditë; ndalon lidhjen dhe hyrjen e HIV në qelizat pritëse dhe humor të luhatur. Indinavir-ët dhe ndalues të tjerë nuk rekomandohen. Ka një mundësi të një lidhjeje ndërmjet kësaj barne herbale dhe këtyre mjekimeve që mund të vendosin efektivitetin e këtyre mjekimeve anti-virale.
-Huang qi në 250-500 mg në formën e një ekstrakti pluhuri, parandalon shumimin e HIV dhe stimulon oreksin.
-Rrënja Astralagus 1-3 gram në ditë, ndërton energjinë, forcon tretjen dhe rezistente ndaj sëmundjeve.

Për të stimuluar tretjen dhe për të parandaluar diarrenë, një nga tre barnat e përmendura më poshtë duhet të merren përgjatë ditës:
-Toniku Gentian: Historikisht i përdorur si anti-parazitik (duhet të shmanget nëse pacienti ka ulçerë)
-Lulerradhiqe: Historikisht e përdorur për problemet e mëlçisë
Golden Seal: Përdoret si anti-inflamator
-Hudhra: Një anti-oksidant i fuqishëm, agjent anti-viral dhe anti-bakterial
-Xhinsengu Siberian: 30-60 pika 3 herë në ditë ose një kupë çaji tre herë në ditë (rrit qelizat-T, qelizat NK). Sipas raporteve nga “Institute of Traditional Medicine” (ITM), të hani 3-5 thelpinj hudhër në ditë ndihmon në parandalimin e infeksioneve të mundshme.
-Thumba e qumështit: Përdoret si një trajtim suportues për dëmtimin toksik të mëlçisë, sidomos me mjekimet që përdoren për HIV/SIDA.
-Acidofilus: 2-5 bilion organizma 3 herë në ditë (ndihmon në zvëndësimin e bakterieve beneficiale që zbehen nga përdorimi i antibiotikëve).
-“Gjaku i errët i dragoit”: Funksionon duke hequr lëngjet nga zorra e trashë në mënyrë që feçet të lëvizin normalisht, por nuk shkakton kapsllëk.

Homeopatia
Homeopatia mund të jetë e dobishme si një terapi suportive.  Një nga avantazhet e përdorimit të homeopatisë në trajtimin e njerëzve me SIDA është që ata kanë si tendencë të kenë simptoma të pazakonshme, sëmundje ose sindroma që çojnë në gjetjen e shpejtë të diagnozës. Një homeopat, megjithatë mund të përshkruajë një trajtim përpara se të nxirret diagnoza konvencionale. Meqënëse mjekimet homeopatike përshkruhen në bazë të simptomave unike që një person ka, një diagnozë konvencionale nuk është e nevojshme për një trajtim që të përshkruhet.

Mjekimet fizike
Trajnimet lidhur me peshat mund të jenë të nevojshme për të mbajtur masën muskulare.

Joga
Qëllimi i jogës është të ndihmojë individin të balancojë qendrat e energjisë së trupit. Joga mund të ndihmojë në detoksifikim, të forcojë organe të veçanta, përmirësojnë staminën dhe lehtësojnë lodhjen kronike.

Akupunktura
Mund të jetë e dobishme në trajtimin e infeksioneve, në çlirimin e dhimbjes dhe në stimulimin e sistemit imunitar. Pacientët në kimioterapi kanë theksuar një reduktim në efektet anësore si përzierje, lodhje dhe dobësim. Nuk ka asnjë deklaratë që akupunktura ka një efekt të drejtpërdrejtë anti-viral në HIV-in. Por shumë profesionistë të trajnuar mbi mjekësinë perëndimore dhe kineze, kanë zbuluar që akupunktura ofron shumë benefite në shëndetin e një personi të diagnostikuar me HIV. Në fakt shumë e më shumë njerëz të diagnostikuar me HIV po përdorin akupunkturën për të reduktuar stresin, dhimbjen dhe tensionin e shumë gjendje të tjera.

Masazhimi

Masazhimi mund të rigjallërojë sistemin imunitar dhe të reduktojë stresin dhe ankthin. Lehtëson heqjen e gëlbazës për të rregulluar problemet me frymëmarrjen. Rrit rrjedhjen e gjakut për të ndikuar në funksionin e mëlçisë për heqjen e toksinave si dhe për të inkurajuar rigjenerimin e qelizave të gjakut. Masazhimi gjithashtu parandalon ose redukton atrofinë muskulare të imobilizimit/inaktivitetit nëpërmjet përmirësimit të tonit të muskujve.

Komplikacionet janë mjaft të zakonshme por ato mund të trajtohen. HIV ka një periudhë të gjatë “fjetjeje”, koha mesatare për zhvillim të SIDA-s është 11 vite mbas infeksionit. Pacientët me SIDA “të plotë” në përgjithësi mbijetojnë vetëm 1-2 vjet. Kjo kohëzgjatje ka filluar të rritet krahas përmirësimit të trajtimeve.

Konsiderata speciale
Nëse një femër është HIV-pozitive dhe shtatzënë, të merrni AZT është mënyra e vetme për të reduktuar transmetimin e virusit te bebja.

error: Nuk lejohet kopjimi!