Helmimi nga ushqimi

Helmimi nga ushqimi

Helmimi nga ushqimi është një sëmundje e shkaktuar kur konsumoni ushqim të ndotur. Nuk është shumë serioze dhe shumë njerëz bëhen më mirë me disa ditë trajtim. Në shumë raste të helmimit nga ushqimi, ushqimi është i ndotur nga bakteriet si salmonela Escherichia coli (E.coli), ose një virus si norovirus.

 

Shenjat dhe simptomat
Shenjat e helmimit nga ushqimi zakonisht fillojnë brenda 1 ose 2 ditësh pasi keni ngrënë ushqim të ndotur/prishur, megjithatë mund të filllojnë në cdo pikë brenda disa orës dhe disa javësh me vonë.

Simptomat kryesore përfshijnë:
-të përziera
-të vjella
-diarre që mund të përmbajnë gjak ose mucus
-dhimbje stomaku
-mungesë energjie dhe dobësie
-humbje oreksi
-temperaturë e lartë
-dhimbje në muskuj
-ethe
Në shumë raste, këto simptoma ikin brenda disa ditësh dhe ju rikuperoheni plotësisht.

Çfarë duhet të bëni:
Shumë njerëz me helmim nga ushqimi rikuperohen në shtëpi dhe nuk kanë nevojë për ndonjë trajtim specific, megjithatë në disa situata duhet të kontaktoni mjekun tuaj. Derisa të ndiheni më mirë, duhet të pushoni dhe të pini mjaftueshëm lëngje për të ndaluar dehidratimin. Mundohuni të pini sa më shumë ujë. Hani vakte të vogla dhe të lehta-si toste, krakers, banana apo oriz-derisa të ndiheni më mirë. Solucione orale ri-hidratuese (ORS), të cilat janë të disponueshme në farmaci, rekomandohen për njerëz në moshë ose për ato me një gjendje tjetër shëndetësore.

Kur duhet t’i drejtoheni mjekut:

-kur simptomat janë të rënda-për shembull, nëse nuk mundeni dot të mbani lëngjeni sepse po villni vazhdimisht.
-simptomat tuaja nuk fillojnë të përmirësohen edhe pas disa ditësh.

-simptomat tuaja nuk përmirësohen edhe pas disa ditësh

-ju keni dehidratim të rëndë, si konfuzion, rrahje të shpejtë zemre, sy të ënjtur dhe kalimi i pak ose aspak i urinës

-jeni shtatzënë

-jeni mbi 60 vjeç

-fëmija apo bebeja juaj dyshon për helmim ushqimi

-keni një gjendje shëndetësore si sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD), sëmundja e valvulave të zemrës, diabet ose sëmundje veshke

-keni një sistem imunitar të dobët-për shembull, për shkak të mjekimeve, trajtimit të kancerit ose HIV

Në situata të tilla, doktori juaj mund të dërgojë një kampion feçesh për analizë dhe t’ju përshkruajë antibiotikë, ose mund t’ju drejtojë drejt një spitali për një ekzaminim më të afërt.

Si mund të ndotet ushqimi?
Ushqimi mund të ndotet në cdo fazë gjatë prodhimit, përpunimit ose gatimit. Për shembull, mund të ndotet prej:

-duke mos e gatuar siç duhet ushqimin (sidomos mishin)

-duke mos e ruajtur si duhet ushqimin, që duhet të ftohet nën 5 C.

-duke e lënë ushqimin të gatuhet par shumë gjatë në temperature të ngrohta.

-duke mos e ringrohur mjaftueshëm ushqimin e gatuar më parë.

-dikush që është i sëmurë ose që ka duar të papastra e prek ushqimin

-të hani një ushqim të skaduar
-përhapja e bakteries ndërmjet ushqimit të ndotur (ndotja e kryqëzuar)

Ushqimet që janë veçnërisht të ndjeshme ndaj ndotjes nëse nuk trajtohen, ruhen apo gatuhen siç duhet përfshijnë:

-mishi i shpendëve i gjallë ose i pagatuar
-butakë të papërpunuar
-qumësht jo-i pasterizuar
-ushqimet e shpejta si fetat e mishit të gatuar, djath i butë, dhe sanduicët e paketuar

Shkaqet:

-Ushqimi mund të ndotet në cdo fazë gjatë, prodhimit, përpunimit dhe gatimit.
Për shembull, ushqimi mund të ndotet nga:

-duke mos e gatuar si duhet (vecanërisht mishin)

-duke mos e ruajtur si duhet, në ftohje nën 5C

-duke mos e mbajtur ushqimin në frigorifer për një periudhë të gjatë kohe

-të hani ushqim që është prekur nga duart e dikujt që është sëmurë ose që ka qenë në kontakt me dike me diarre dhe të vjella

-ndotja e kryqëzuar(kur bakteriet e dëmshme përhapen ndërmjet ushqimit, sipërfaqeve dhe mjeteve)

Ndotja e kryqëzuar mund të ndodhë për shembull, kur përgatisni pulë të pagatuar duke e copëtuar në një dërrasë prerëse dhe nqs nuk e lani dërrasën e prerjes përpara se të përgatisni ushqimin që nuk do të gatuhet (si sallatë), dhe bakteret e dëmshme që mund të shpërndahet nga dërrasa te sallata.

Llojet e infeksionit
Ndotja e ushqimit zakonisht shkaktohet nga bakteret, por nganjëherë mund të shkaktohet edhe nga viruse ose parazitë. Disa nga burimet kryesore të ndotjes janë të përshkruara si më poshtë.

– Campylobacter
Në Mbretërinë e Bashkuar, bakteret e Campylobakterit janë shkaku më i zakonshëm i helmimit nga ushqimi. Bakteret zakonisht gjenden në mish të papërpunuar ose të mbi-gatuar (veçanërisht te shpendët), qumështi i papasterizuar dhe te uji i patrajtuar.
Periudha e inkubacionit (koha midis ushqimit të kontaminuar dhe fillimit të simptomave) për helmimin nga ushqimi, të shkaktuar nga campylobakteri, është zakonisht midis dy dhe pesë ditëve. Simptomat zakonisht zgjasin më pak se një javë.

-Salmonela
Bakteret e salmonelës gjenden shpesh në mish të papërpunuar ose të mbi-gatuar, vezë të papërpunuara, qumësht dhe produkte të tjera të qumështit.
Periudha e inkubacionit zakonisht është midis 12 dhe 72 orësh. Simptomat zakonisht zgjasin rreth 4-7 ditë.

-Listeria
Bakteret e listerisë mund të gjenden në një sërë ushqimesh të ftohta, të gatshme, duke përfshirë sanduiçe të para-paketuara, mish të gatua, pate, dhe djathrave të butë (si Brie ose Camembert).
Të gjitha këto ushqime duhet të hahen përpara datës së tyre të skadencës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për gratë shtatzëna, sepse një infeksion i listerisë (i njohur si listeriosis) në shtatzëni mund të shkaktojë komplikacione në shtatzani dhe në lindje e mund të rezultojë në abort.
Periudha e inkubacionit është e ndryshueshme, nga disa ditë në disa javë. Simptomat zakonisht kalojnë brenda tri ditëve.

-Escherichia coli (E. coli)
Escherichia coli, e njohur shpesh si E. coli, janë bakteret e gjetura në sistemet e tretjes së shumë kafshëve, duke përfshirë edhe njerëzit. Shumica e tyre janë të padëmshme, por disa mund të shkaktojnë sëmundje serioze. Shumica e rasteve të helmimit me ushqim nga E. coli ndodh pas ngrënies së mishit të papjekur (sidomos mish i grirë, burgers dhe qofte) ose qumështit të papasterizuar. Periudha e inkubacionit për helmim ushqimor të shkaktuar nga E. coli është zakonisht një deri në tetë ditë. Simptomat zakonisht zgjasin për disa ditë ose javë.

-Shigella
Bakteret shigella mund të ndotin çdo ushqim që është larë në ujë të ndotur.
Simptomat zakonisht zhvillohen brenda shtatë ditëve nga konsumimi i ushqimit të ndotur dhe zgjasin deri në një javë. Një infeksion i shkaktuar nga bakteret Shigella njihet si “dizenteria bacilare” ose shigeloza.

-Viruset
Virusi që zakonisht shkakton më së shumti diarre dhe të vjella është norovirusi. Përhapet me lehtësi nga personi në person, nëpërmjet ushqimit të ndotur ose ujit. Butakërat e papërpunuara, veçanërisht gocat e detit, gjithashtu mund të jenë një burim infeksioni. Periudha e inkubacionit zgjat zakonisht 24-48 orë dhe simptomat zakonisht kalojnë brenda disa ditëve. Te fëmijët e vegjël, rotavirusi është një shkak i zakonshëm i infeksionit nga ushqimi i ndotur. Simptomat zakonisht zhvillohen brenda një jave dhe kalojnë brenda 5-7 ditëve.

-Parazitet
Në Mbretërinë e Bashkuar, helmimi nga ushqimi i shkaktuar nga parazitet është mjaft i rrallë. Më së shumti është i zakonshëm në vendet në zhvillim.
Infeksionet parazitare që mund të përhapen në ushqimet e ndotura përfshijnë:

-Giardiasis

– një infeksion i shkaktuar nga një parazit i quajtur “Giardia intestinalis”.
-cryptosporidiosis – një infeksion i shkaktuar nga një parazit i quajtur “Cryptosporidium”.
-ameobiasis – një lloj dizenterie e shkaktuar nga një parazit i vetëm qelizor (ameoba) i quajtur Entamoeba histolytica (kjo është shumë e rrallë në Mbretërinë e Bashkuar).
Simptomat e helmimit me ushqime të shkaktuara nga një parazit zakonisht zhvillohen brenda 10 ditëve nga momenti i konsumimit të ushqimit, edhe pse ndonjëherë mund të kalojnë javë përpara se të ndiheni keq. Nëse nuk trajtohet, simptomat mund të zgjasin shumë kohë – nganjëherë në disa javë apo edhe në disa muaj.

Trajtimi:
Helmimi nga ushqimi mund të trajtohet zakonisht në shtëpi pa kërkuar ndihmë mjekësore. Shumë njerëz ndihen më mirë brenda disa ditëve. Eshtë e rëndësishme të shmangni dehidratimin duke pirë mjaftueshëm ujë, pasi duhet të zvëndësoni lëngjet e humbura nëpërmjet të vjellave dhe diarresë.

Ju duhet:
-të pushoni sa më shumë të jetë e mundur
-të hani vakte të vogla, të lehta dhe pa yndyrë (ushqime si tost, krakers, oriz dhe banania janë zgjedhje të mira.
-shmangni alkoolin, kafeinën, pijet e gazuara dhe ushqime me yndyrë e djegëse pasi ato ju bëjnë të ndiheni më keq.
-Kontaktoni mjekun nëse simptomat përkeqësohen dhe nuk përmirësohen brenda disa ditëve.

Të parandaloni përhapjen e infeksionit.
Nëse keni helmim nga ushqimi, nuk duhet të përgatisni ushqim për njerëzit e tjerë dhe duhet të përpiqeni të mbani kontakt me të moshuarit osefëmijët shumë të vegjël, në minimum.

-Qëndroni larg shkollës ose puës të paktën 48 orë pas episodit të fundit të diarresë.
Nëse dikush ka helmim ushqimi, ju duhet të:
-të sigurohuni që cdo kush që jeton me të (përfshirë dhe veten) duhet të lajnë duart me sapun dhe ujë të ngrohtë rregullisht-sidomos pasi keni shkuar në tualet.

-Pastroni sipërfaqet, ndenjësen e tualetit, basenet dhe cezmat shpesh

-Sigurohuni që të gjithë duhet të kenë peshqirët e tyre

-lani rrobat e personit të infektuar me ujë të ngrohtë

Solucioni oral ri-hidratues (ORS)
Solucioni oral ri-hidratues (ORS) rekomandohet për njerëzit që janë më të prekshëm nga efektet e dehidratimit, si mosha e vjetër dhe ato që janë të diagnostikuar me një gjendje shëndetësore. Ato janë të disponueshme në qese nga farmacitë. I tretni në ujë dhe mund t’i pini pasi ndihmon në zvëndësimin e kripës, glukozës dhe minerale të tjera të rëndësishme që trupi i humb përgjatë dehidratimit. Nëse keni probleme me veshkat, disa lloje të kripërave të ri-hidratimit mund të mos jenë të përshtatshme për ju. Flisni me farmacistin tuaj ose me mjekun për këshilla të mëtejshme.

Trajtimi i mëtejshëm
Nëse simptomat tuaja janë të rënda ose të vazhdueshme, ose prekeni lehtë nga infeksionet serioze (prsh nëse jeni i vjetër ose keni ndonjë problem tjetër shëndetësor) mund të keni nevojë për trajtime të mëtejshme. Testet mund të merren nga një kampion i feceve për të kuptuar se cfarë poi shkakton simptomat dhe anti-biotikët mund të jepen me recetë nëse keni infeksion bakterial.
Mjekime që mund t’ju ndalojnë së vjelli (anti-emetike) mund të përshkruhen gjithashtu nëse të vjellat janë vecanërisht të rënda.

-Në disa raste, mund t’ju duhet të shtroheni në spital për disa ditë që të monitoroheni dhe t’ju jepen lëngje në mënyrë direkte në vena.

Raportimi i helmimit nga ushqimi
Nëse mendoni se helmimi është shkaktuar nga ushqimi i ndonjë restoranti, mund ta raportoni te departamenti shëndetësor local. Personat përkatës do të hetojnë dhe do të sigurohen që biznesi i përfshirë të përmirësojë standartet e higjenës dhe të parandalojë që të ndodhë sërish.
“The Food Standards Agency (FSA)” siguron detaje të tjera për raportimin e standarteve të dobëta të higjenës në një mjedis ku konsumohet ushqim.

Parandalimi
Mënyra më e mirë për të shmangur helmimin nga ushqimi është të siguroheni që të mbani standarte të larta të higjenës personale dhe ushqimore kur ruani, merrni apo përgatisni një ushqim.
The Food Standards Agency (FSA) rekomandon të mbani mend “4 C-të”:
-pastrimi
-gatimi
-ftohja
-ndotja e kryqëzuar (ta shmangni atë)
Gjithashtu sigurohuni që të shikoni datën e skadencës dhe instruksionet e gjendura në paketë. Këto hapa janë të rëndësishëm pasi pamja apo era e një ushqimi nuk janë një mënyrë e besueshme.

Pastrimi
Ju mund të parandaloni përhapjen e bakterieve të dëmshme dhe virueseve duke mbajtur një higjenë të mirë personale dhe të mbani të pastra sipërfaqet ku gjendeni.
-Lani rregullisht duart me sapunë ose ujë të ngrohtë, vecanërisht:
-kur shkoni në tualet ose ndërroni pelenën e një bebeje
-përpara se të përgatisni ushqimin
-përpara se të konsumoni ushqim të pagatuar
-pasi të prekni kosha plehrash ose kafshë.

Gatimi
Eshtë e rëndësishme të gatuani ushqimin mirë, sidomos mishin dhe shumë lloje të ushqimeve të detit, për të vrarë cfarëdolloj bakterie të dëmshme që mund të jetë e pranishme.
-Sigurohuni që ushqimi është i gatuar më së miri, për të parë nëse mishi është gatuar si duhet, priteni pak ose përdorni pirunin. Eshtë i gatuar nëse lëngjet janë të qarta dhe nëse nuk ka asnjë pjesë rozë apo të kuqe në mish. Mishi si bifteku apo nyjet e mishit të lopës apo qingjit, mund të shërbehen të pagatuara në mes, për sa kohë që pjesa e jashtme është e gatuar sic duhet. Kur e ri-ngrohni ushqimi, sigurohuni që avulli të përshkojë të gjithë ushqimin. Mos e ringrohni më shumë se një herë.

Ftohja
Ushqime të caktuara duhet që të mbahen në një temperaturë të saktë për të parandaluar bakteriet e dëmshme që të rriten e të shumëfishohen. Gjithashtu kontrolloni instruksionet në etiketë.
-Nëse ushqimi duhet të qëndrojë në frigorifer, sigurohuni që frigoriferi juaj të jetë në 0-5C (32-41F).
-Nëse ushqimi që duhet të ftohte lihet në temperaturë dhome, bakteriet mund të rriten dhe të shumëfishohen në nivele të larta.
-Ushqimet që mbesin duhet të ftohen shpejt, brenda disa orësh dhe të vendosen në frigorifer ose ngrirëse.
=Ndotja e kryqëzuar
Ndotja e kryqëzuar është kur bakteriet transferohen nga ushqimet në ushqime të tjera.
Kjo ndodh kur një ushqim prek ose derdhet në një ushqim tjetër, ose kur bakteriet e ndryshmë përhapen në ushqim.
Për ta parandaluar ndotjen e kryqëzuar:
-Gjithmoni lani duart pasi keni prekur një ushqim të pagatuar
-Ruani ushqimet e gjalla/të pagatuara dhe ato të gatshmet vec e vec nga njëra tjetra.
-Ruani mishin në enë të mbyllura në fund të frigoriferit në mënyrë që të mos përzihet me ushqime të tjera.
-Përdorni dërrasë të ndryshme (chopping board) për ushqimet e pagatuara dhe të gatshme, ose lajini shpesh kur përgatisni ushqime të ndryshme.
-Pastroni thikat ose mjete të tjera pasi i keni përdorur me ushqime të gatshme
-Mos e lani mishin e pagatuar ose të shpendëve- cdo bakterie e dëmshme vritet gjatë gatimit, ndërsa larja mund të shpërndajë bakteriet në kuzhinë.
=Higjena e ushqimit jashtë
-Gjithmonë praktikoni higjenë të mirë ushqimi dhe uji kur jeni jashtë.
-Kjo është vecanërisht e domosdoshme kur vizitoni zona ku standarti i higjenës publike është i ulët si në disa vende afrikane apo aziatike.

error: Nuk lejohet kopjimi!