Helmimi nga Mërkuri vjen si rezultat i ekspozimit nga mërkuri, një metal i rëndë që është jashtëzakonisht toksik ndaj shëndetit tonë. Shumë studime kanë treguar që ekspozimi i lartë ndaj ndryshimeve të mëkurit, helmon sistemin qendror nervor që mund të sjellë irritim, lodhje, ndryshime në sjellje, dhimbje koke, humbje dëgjimi, halucinacione dhe madje vdekje. Ekspozimi ndaj mërkurit mund të ndikojë dhe negativisht në sistemin kardiovaskular, duke shkaktuar presionin e lartë e gjakut në njerëz dhe kafshë. Eshtë ideale që të kemi 0 mërkur në trupin tonë. Por në fakt në sajë të dietave, ekspozimeve mjedisore, të paktën cdo person në botë ka gjurmë të mërkurit në trup. Helmimi nga mërkuri nuk është një problem shëndetsor që ndodh gjatë një nate. Do kohë që niveli i mërkurit të rritet në gjak. Natyralisht mërkuri ngadalë lë trupin nëpërmjet urinës, feceve dhe qumështit të gjirit. Nëse konsumoni peshk të pasur në mërkur, do ju duhet së paku një vit që niveli i mërkurit të bjerë dhe pasi keni ndaluar të hani peshkun e pasur në mërkur. Kjo mund t’ju tingëllojë qesharake por duhet ta kini parasysh kur konsumoni ushqime të pasura në mërkur. 95% e mërkurit mund të absorbohet në gjak dhe të udhëtojë drejt qelizave, indeve dhe organeve ku mund të qëndrojë për vite dhe të shkaktojë një sërë simptomash. Megjithëse nuk ka asnjë mënyrë të shmangni mërkurin përsa kohë jetoni në planetin Tokë, janë një sërë mënyrash ta reduktoni natyralisht. Mërkuri nuk ka asnjë benefit në trupin tonë kështu që duhet të përpiqemi ta shmangim sa më shumë. Simptomat kronike të mërkurit në fazë elementare përfshijnë:










Mërkuri i depozituar për një kohë të gjatë me shumë gjasa shkakton simptoma si:












Kur vjen puna te nivelet e larta të mërkurit, gratë shtatzëna duhet të jenë vërtet të kujdeshsme. Gratë shtatëzëna që konsumojnë peshk të pasur me mërkur, dëmtojnë fetusin.
Mënyra për t’u kuruar në mënyrë natyrale dhe për të shmangur helmimin nga mërkuri









