Hekuri

Hekuri

Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Gjurmët minerale
Hekuri – mbartësi i oksigjenit
Hekuri
Hekuri është një komponent shumë jetësor i hemoglobinës, që transporton oskigjenin dhe dioksidin e karbonit drejt dhe nga qelizat. Gjashtëdhjetë përqind e hekurit brënda nesh është në formën e pigmentit të kuq. Kjo është forma e pranishme tek mishi dhe është më i absorbueshëm sesa hekuri që i pranishëm në burimet ushqimore pa përmbajtje mishi.
Simptomat e mungesës së hekurit janë lëkurë e lodhur, gjuhë e hidhur, lodhje, mungesë urie. Anemia është klinikisht e diagnostikuar nëpërmjet kontrollit të niveleve të hemoglobinës në gjak. Gjithsesi, simptomat e anemisë mund të shkaktohen nga mungesa e Vitaminës B12 ose acidit folik. Anemia e mungesës së hekurit ndodh më shumë tek gratë gjatë shtatzënisë. Meqënëse hekuri është antagonist ndaj zinkut, suplementet që përmbajnë më shumë sesa 30 mg hekur – pothuajse dyfishi i sasisë të rekomanduar dhe nuk duhet të merret pa u siguruar që kemi mjaftueshëm zink. Zakonisht suplementet e hekurit jepen në një masë prej 50 mg, ekzistojnë shumë pak dëshmi që kjo është më pak efektive sesa dozat e ulëta në rritjen e niveleve të hemoglobinës.
Shumë hekur, mundet gjithashtu të rrisë rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare. Sipas një studimi në Finland të 1900 meshkujve, ato që kanë tepricë të konsumimit të hekurit kanë një rrezik më të lartë, pothuajse të dyfishuar për të patur një atak të zemrës sesa ato me më pak hekur. Është zbuluar një lidhje ndërmjet niveleve të gjakut ferretinës (rezervat më të mëdha të hekurit në trup janë ruajtur në formën e ferretinës) dhe rrezikut kardiovaskular, dhe mendohet që kjo mund të shpjegojë se përse gratë me menstruacione, që humbasin hekur çdo muaj, kanë një rrezik më të ulët të sëmundjes kardiovaskulare sesa meshkujt deri në andropauzë. Kjo teori duhet akoma të vërtetohet, por sugjerohet që meshkujt që konsumojnë mish nuk duhet t’a tejkalojnë me suplementet e hekurit. Në praktikë, kjo nënkupton një limitim i dozës deri në 10 mg në ditë derisa ju të keni mungesë.
error: Nuk lejohet kopjimi!