E HËNË
Më e bukur dhe më e dobët që nesër nëse sot përdor këtë vaj që është kundër masës dhjamore dhe anti celulit. Është një vaj që mund ta përgatisim vetë në shtëpi. Në një shishë të errët hidh 10 ml vaj jojoba, 10 ml vaj me lule mosketa,10 ml vaj edera. Pasi bëni pëzierjen merrni një sasi të vogël dhe aplikojeni në zonat ku keni nevojë.
E MARTË
Në mëngjes sapo zgjoheni, përgatisni një gotë me ujë,uthull molle dhe pak kripë. Masazhoni për disa minuta pjesën midis gishtit të madh dhe gishtit tregues të të dyja duarve. Kjo lëvizje rregullon organizmin,pastron dhe ndihmon në humbjen e peshës.
E MËRKURË
3 gjërat thelbësore që duhen ditur kur bëhet pazar dhe do të humbësh kile janë: 1.Nëse merrni produkte me ëmbëlsues artificial vendosni në rrezik organizmin sepse,këto substanca e ngadalësojnë .
2.I njëjti efekt ndodh dhe nga yndyrnat e hidrogjenizuara dhe trans.
3. Duhen evituar dhe ushqimet gati që gjejmë në supermarkete pasi përmbajnë shumë yndyrna dhe kripë.
E ENJTE
Pushimi kafes mund të kthehet në ndihmë për t’u dobësuar vetëm nëse bën gjënë e duhur! Zëvëndëso sheqerin me piper ose piper të kuq djegës. Me antioksidantët dhe kafeinën e kafes ,erëzat do t’ju ndihmojnë të dobësoheni me më shumë lehtësi. Nëse merrni kapuçino spërkateni me kanellë ,që ndihmon në eleminimin e barkut.
E PREMTE
Për të bërë metabolizmin tuaj të djeg siç duhet yndyrnat e tepërta është thelbësore të respektoni sasitë qe ju janë këshilluar nga mjeku juaj ose nga regjimi ushqimor që mund të jeni duke ndjekur.
E SHTUNË
Nëse keni humbur kilet e tepërta dhe tani keni frikë se mos i rifitoni përsëri e para gjë që duhet të bëni është të mos konsideroheni më sikur jeni në dietë. Mundet thjesht të shtoni 20 % nga vaktet që keni konsumuar gjatë dietës që mbaruat dhe duke pasur në mendje gjithmonë ushqyerjen e shëndetshme.
E DIELË
Mund të konsumoni ujë të pasur në magnezium është e mirë dhe ndihmon në tretje,sistemin kardiovaskular dhe e dobishme për t’u dobësuar më shpejtë. Për t’i dhënë një prekje më shumë gotës suaj të ujit,shtoni 2 lugë lëng shegë e cila është anti yndyrë.