GURËT E VEZIKËS URINARE

GURËT E VEZIKËS URINARE

 

Gurët e vezikës urinare janë masa të forta kriprash minerale, të vendosura në vezikë. Gurët formohen kur urina duke qëndruar gjatë në vezikë, koncentrohet duke bërë të mundur kristalizimin e kriprave minerale. Kjo urinë e ndenjur dhe e koncentruar është shpesh pasojë e pamundesisë për të zbrazur tërësisht vezikën.
Gurët e vezikës jo gjithmonë japin shenja dhe mund të zbulohen rastësisht gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera.

SIMPTOMAT

Disa pacientë me gurë të vezikës nuk paraqesin probleme, edhe kur kanë gurë te mëdhej. Por nëse guri irriton murin e vezikës ose bllokon rrjedhën e urinës, atëherë shfaqen simptoma që janë:
• Dhimbje në fund të barkut
• Urinim me dhimbje
• Urinim të shpeshtë
• Vështirësi gjatë urinimit ose ndërprerje të tij
• Gjak në urinë
• Urinë e turbullt ose më e errët se zakonisht

SHKAQET

Gurët e vezikës zakonisht formohen kur vezika nuk zbrazet tërësisht. Urina e mbetur në vezikë mund të formojë kristale që mund të krijojnë gure. Në shumicën e rasteve ekzistojnë kushte të vecanta që veprojnë në vezikë duke mos e lënë atë të zbrazët tërësisht.

error: Nuk lejohet kopjimi!