Shkeputur nga libri ”Te jetosh pa grurë” Anila Kalleshi
Nëse ataku celebral vjen për shkak të reaksioneve imunitare të shkaktuar nga gruri që prekin trurin, një çrregullim paralel prek nervat e këmbëve, të mesit dhe organeve të tjera. Bëhet fjalë për një çrregullim të quajtur “neuropati periferike”.
Një gjëndje e ngjashme me neuropatinë periferike është diabeti. Nivelet e larta të sheqerit në gjak që përsëriten në vite të ndryshime përfundojnë duke dëmtuar nervat e këmbëve, duke reduktuar ndjeshmërinë, duke reduktuar kontrollin mbi presionin e gjakut dhe mbi ritmin kardial dhe duke përshpejtuar boshatisjen e stomakut (gastroparesi diabetik), përveç manifestimeve të tjera që dëshmojnë që sistemi nervor është tashmë jashtë kontrollit.
Një nivel i ngjashëm kaosi nervoz prodhohet nga ekspozimi i grurit. Mosha mesatare në të cilën manifestohet neuropatia periferike e induktuar nga gruri është pesëdhjetë e pesë vjeçe. Ashtu sikundër vjen me atak celebral, pjesa më e madhe e personave e prekur nga ky çrregullim nuk shfaqin simptoma të zorrëve që bëjnë që të dyshojnë për praninë e një forme të sëmundjes çeliake.
Ndryshe nga qelizat të trurit, që nuk janë në gjëndje për t’u rigjeneruar, nervat periferik kanë një kapacitet (madje të kufizuar) për t’u rigjeneruar në momentin që preken nga ana e grurit dhe glutina pezullohet, për të cilën pjesa më e madhe e të sëmurëve mund të ndryshojnë kursin e sëmundjes. Në një studim të kryer në 35 pacient të ndjeshëm ndaj glutinës të prekur nga neuropatia periferike u shfaqën pozitiv ndaj antitrupave anti gliadinë, 25 pjesëmarrësit që kishin ndjekur një të ushqyer pa përmbajtje gruri dhe pa glutinë në një vit, dhe pa që simptomat po reduktoheshin, ndërkohë që 10 pjesëmarrësit e kontrollit, që kishin filluar për të konsumuar grurë dhe glutinë, po përkeqësoheshin. Në atë kohë I bënë edhe studime për të verifikuar gjëndjen nervoze të pacientëve që eleminonin grurin dhe glutinën dhe përkeqësohej në grupin që fillonte ta konsumonte.
Edhe pse sistemi nervor i njeriut është një sistem kompleks i neuroneve dhe lidhjeve, neuropatia periferike e provokuar nga ekspozimi i glutinës së grurit mund të shfaqë në mënyra shumë të ndryshme, në bazë të grupit të neuroneve që goditeshin. Humbja e ndjeshmërisë të të dyja këmbëve, e lidhur me kontrollin e muskujve të arterieve inferior, është shfaqja më e zakonshme e këtij çrregullimi, të quajtur “neuropati sensorimotor aksonal”. Shumë rrallë rastis që të goditet vetëm një anë e trupit (neuropatia asimetrike), ose mund të ndodhë që të jetë i interesuar sistemi nervor autonom, i përgjegjshëm për funksionin automatik të organizmit tonë, siç është presioni i gjakut dhe kontrolli i zorrëve dhe i fshikëzës. Në rastin kur goditet sistemi nervor mund të krijohen simptoma siç është humbja e ndjenjave, dhimbje koke kur ngrihemi në këmbë (për shkak të presionit të ulët), paaftësi për të boshatisur zorrët dhe fshikëzën dhe një rrahje zemre të shpeshtuar.
Neuropatia periferike, pavarësisht mënyrës sesi shfaqet, është progresive, dhe do të vazhdojë që të përkeqësojë derisa të eleminojë nga të ushqyerit, grurin dhe glutinën.
Trurin prej gruri integral
Funksionet celebrale “superior”, siç janë mendimi, mësimi dhe memoria, duhet të mbahen në riparim nga çdo ndërhyrje. Mëndjet tona janë ato që kemi më shumë privuar dhe që përfaqësojnë shumën e gjithë atyre eksperiencave që kemi akumuluar. Kush do lejonte të afërmit ose një shitës ambulator që të hyjë në një vënd privat me mëndjen e vet. Pavarësisht se ideja mund të ju tërheq, kur e mendojmë, është gjithmonë e më shumë shqetësuese të menduarit që dikush mund të lexojë mendimet tona.
Për grurin, gjithsesi, nuk ekziston asgjë e shenjtë. As truri jonë, dhe as edhe korteksi jonë celebral. Dhe edhe pse nuk mund të ju lexojë mëndjen, me siguri që mund të influencojë në atë që mund të ndodhë në trurin tuaj.
Gruri nuk kufizohet së influencuari në humorin, energjinë dhe gjumin. Mund të dëmtojë edhe sistemin qëndror, ashtu sikundër ndodh në atakun celebral. Por korteksi celebral, qëndra e memories së të menduarit, aty ku konservohen mendimet tona, personaliteti ynë dhe kujtimet tona – e konsideruara lëndë gri, mund të gjëndet i përfshirë në luftën imunitare të kryer nga gryri, që mbaron duke sjellë një encefalopati.
Encefalopatia e induktuar nga glutina manifestohet nën formën e migrenës dhe të simptomave të ngjashme me iktusin (humbja e kontrollit të një krahu ose një këmbe, vështirësi në të folur, probleme me shikimin). Një rezonancë magnetike e trurit mund të zbulojë shenja karakteristike të dëmeve të shkaktuara nga enët e gjakut nga indet celebrale. Encefalopatia e shkaktuar nga glutina shpesh shfaqet me shumë simptoma që shoqërojnë atakun e trurit.
Në një studim, mbi 13 pacient që ishin diagnostikuar kohët e fundit me sëmundjen celiake, u konstatuar që kjo diagnozë shoqërohej me shenja të dementias. Në këto 13 pacient një biopsi e lobit frontal (pikërisht: një biopsi e trurit) ose një test post – mortem e trurit nuk ishte në gjëndje për të identifikuar asnjë patologji përveç asaj të lidhur me glutinën e grurit. Përpara vdekjes ose biopsisë, simptomat më të zakonshme ishin humbja e memories, paaftësi për të bërë llogaritje të thjeshta, gjëndje konfuze, ndryshime të personalitetit. Nga 13 pacientë, 9 vdiqën për progresin e keqësimit të funksionit celebral. Pikërisht kështu: një dementia e grurit me rezultat vdekjeprurës.
Në cilën përqindje individët që vuajnë nga dementia mund tia vënë fajin grurit për këtë çrregullim celebral dhe të memories? Për këtë pyetje nuk kemi akoma një përgjigje. Një grup kërkuesish anglez, që e ka hetuar në mënyrë aktive këtë çështje ka diagnostikuar, sot, 61 raste të encefalopatisë (dhe disa raste të dementias), të lidhur me glutinën e grurit.
Pra, gruri është i lidhur me dementian dhe me mosfunksionime të tjera celebrale që krijohen për shkak të një përgjigjeje imunitare që penetron në memorie dhe në mëndje. Studimet në lidhje me grurin, glutinën dhe dëmtimet e truri janë akoma duke lëvizur në hapat e parë, dhe qëndrojnë shumë pyetje ndaj të cilave nuk arrijmë që të përgjigjemi, por ajo që dimë deri tani ka një ajër të mërzitur. Kam frikë vetëm mendimin e asaj që mund të zbulojmë në të ardhmen.
Ndjeshmëria ndaj glutinës mund të shfaqet edhe në formën e krizave epileptike. Krizat që vijnë në përgjigje të konsumimit të grurit kanë si tendencë që të verifikojnë tek të rinjtë, shpesh tek adoleshentët, dhe janë të lokalizuar vetëm në lobin temporal (pra, e kanë origjinën në vëndin e lidhur me veshët). Personat që kanë patur kriza epileptike të lobit të përkohshëm kanë shpesh halucinacione të erës dhe shijes, emocione të cuditshme dhe të papërshtatshme (si një frikë paralizuese pa asnjë lloj motivi të dukshëm) dhe tik (lëvizje të pavullnetshme të gojës dhe të duarve). Një sindromë e veçantë e krizës epileptike të lobit të përkohshëm që nuk i përgjigjet ilaçeve antiepileptik dhe qëështë lëshuar nga depozitimet e kalciumit në një zonë të lobit të përkohshëm të quajtur “ipokampo” (përgjegjës për formimin e kujtesave të reja) ka qënë e lidhur si me sëmundjen celiake dhe si me ndjeshmërinë ndaj glutinës (e lidhur me praninë e antitrupave anti-gliadinë dhe shënjuesve HLA, ashtu sikundër edhe në mungesën e çrregullimeve të zorrëve).
Ndërmjet një dhe 5,5 përqind e njerëzve me sëmundjen celiake mund të priten që të kenë kriza epileptike. Ajo e lobit të përkohshëm të krijuar për shkak të glutinës së grurit përmirësohen në momentin që hiqet dorë nga konsumimi i grurit. Një studim ka demostruar që epileptikët që vuajnë nga kriza më serioze dhe të përgjithshme (kriza tonike-klonike) kanë dyfish mundësi (19.6 përqind kundër 10.6) për të patur ndjeshmëri ndaj glutinës (e shprehur nga nivelet e larta të anti trupave anti – gliadinë), ashtu sikundër edhe në mungesë të sëmundjes celiake.
Fakti që gruri arrin që të prekë trurin e njeriut dhe ta ndryshojë strukturën – ndonjëherë duke arritur në pikën për të provokuar kriza epileptike – duhet që të reflektojë.