Goditjet ishemike, shkaqet, trajtimi, dieta dhe terapite

Goditjet ishemike, shkaqet, trajtimi, dieta dhe terapite

Një goditje ndodh zakonisht kur gjaku që furnizon një pjesë të trurit papritur ndërpritet për shkak të pranisë së një mpiksjeje gjaku (goditja ishemike) ose kur një enë gjaku shpërthen, duke”hedhur” gjak në të gjitha hapësirat që rrethojnë qelizat e trurit (goditja hemorragjike). Qelizat e trurit vdesin kur ata nuk marrin më oksigjen dhe lëndë ushqyese nga gjaku ose kur ato dëmtohen nga një gjakderdhje e papritur brenda ose përreth trurit. Kjo rezulton në një dëmtim neurologjik të përhershëm ose të përkohshëm. Goditja ishemike, e njohur gjithashtu dhe si infarkti cerebral, që përllogaritet për rreth 80% të goditjeve, ndërkohë që goditjet hemorragjike përgjigjen për rreth 20% të rasteve të tjera. Përveç kësaj, disa njerëz vuajnë sulme kalimtare ishemike (TIA-s), të cilat janë mini-goditje që zgjasin për 5-20 minuta. Në të gjitha rastet e TIA-s, simptomat largohen brenda një ore. Rreth 550,000 mijë njerëz në SHBA vuajnë një goditje çdo vit, duke e bërë një nga problemet më serioze shëndetësore. Gjysma e tyre që vuajnë nga një goditje janë lënë të paaftë, si dhe duke iu nënshtruar një sërë terapive disa vjeçare.

Shenjat dhe simptomat
Simptomat e goditjeve shfaqen papritur. Një person që përjeton një nga shenjat e mëposhtme duhet të kërkojë ndihmë mjekësore menjëherë.
-Mpirja ose dobësim i fytyrës, krahëve ose këmbëve, sidomos në një anë të trupit
-Konfuzion, vështirësi në të folur, ose vështirësi për të kuptuar
-Vështirësi në të parit në një ose në të dy sytë
-Vështirësi në të ecur, marrje mendsh, ose humbje e balancës ose koordinimit
-Dhimbje e papritur koke pa shkaqe të njohura

Shkaqe të mundshme:
Goditja ishemike rezulton nga shkaqet e mëposhtme:
-Embolus: Një mpiksje që formohet në një pjesë të trupit përveç trurit, udhëton nëpërmjet enëve të gjakut dhe bllokohet në një arterie të trurit.
-Thrombus: Një mpiksje gjaku që formohet në një arterie të trurit dhe qëndron e lidhur në murin arterial deri në momentin që rritet aq shumë sa për të bllokuar rrjedhjen e gjakut.

Goditja hemorragjike rezulton nga shkaqet e mëposhtme:

-Një gjakderdhje aneurizmi: Një njollë e dobët dhe e hollë në murin arterial që përgjatë kohës tërhiqet ose zmadhohet për shkak të presionit nga rrjedha e gjakut. Muri copëzohet dhe gjaku “hidhet” në hapësirat që rrethojnë qelizat e trurit.
-Muret arterialë humbasin elasticitetin e tyre dhe bëhen më të brishtë, më të prirur që të copëzohen.
-Keqformim arteriovenus (AVM): Një tufë e enëve të gjakut të dëmtuara dhe kapilarë brenda trurit që kanë mure të hollë që mund të këputen.

Kush janë më shumë të rrezikuar?
Individët me karakteristikat e mëposhtme ose gjendje shëndetësore, janë në rrezik më të lartë (se mesatarja) për t’u prekur nga goditjet:
-Më të prirur për t’u prekur janë meshkujt sesa femrat
-Afrikanët ose japonezë-amerikanët janë në rrezik më të lartë
-TIA-s ose histori goditjeje
-Mosha (rreziku rritet me moshën)
-Hipertension
-Sëmundje zemre
-Dëmtim traumatic
-Abuzim me substancat (kokainë, alkool)
-Serum kolesteroli i lartë ( për pacientë më të vjetër)
-Diabeti
-Rritja e vizkozitetit të gjakut (trashësia)
-Përdorimi i kontraceptivëve oralë, sidomos te duhanpirësit
-Duhanpirja

Çfarë të prisni nga mjeku?
Nëse ndonjë që njihni përjeton simptoma që lidhen me goditjet, lajmëroni urgjencën menjëherë. Janë disa terapi efektive për goditjet, që duhet të administrohen në spital brenda 3 orësh pas goditjes, pasi simptomat shfaqen. Në spital, një mjek do t’ju diagnostikojë dhe do t’ju ndihmojë që të kuptoni se cili trajtim apo kombinim terapish është më efektiv. Një ekzaminim i plotë neurologjik do të kryhet, si dhe teste gjaku, një elektrokardiogramë dhe një test për të matur se sa e rëndë është goditja. Teknikat imazherike si skanimet CT, rezonanca magnetike imazherike (MRI), dhe angiografia e rezonancës magnetike (MRA) mund të përdoren për të nxjerrë në dritë shkakun e vërtetë të goditjes ose keqfunksionimet e tjera.

Parandalimi konvencional ose opsione të tjera trajtimi

Sipas mjekësisë perëndimore, përdorimi ditor i aspirinës mund të reduktojë shanset që goditjet të ndodhin sërish. Trajtimi i duhur i gjendjeve që çojnë në një goditje, si diabeti, mund të reduktojnë rrezikun nga goditja. Qëllimi primar i trajtimit të pacientëve të prekur nga goditja, është parandalimi i çdo dëmtimi neurologjik që më pas mund të bëhet i pakthyeshëm. Dritarja terapeutike është jashtmase e shkurtër, duke e bërë thelbësore për çdo individ që të kërkojë ndihmë menjëherë pasi ka vërejtur simptomat apo shenjat.

Terapitë e mjekimeve

Një sërë masash terapeutike mund të administrohen ndaj pacientëve që janë prekur nga goditjet, në varësi të lloji, vendit të goditjes, si dhe kohëzgjatja e dëmtimit. Shumë prej këtyre masave përfshijnë normalizimin e rrjedhjes së gjakut në tru. Mjekimet e mëposhtme mund të jepen në recetë:
-Antitrombike:  Për të parandaluar formimin e mpiksjes së gjakut që mund të bllokohet në arterien cerebrale dhe të shkaktojë goditje; këto përfshijnë mjekime anti-platelete dhe anti-koagulantë.
-Agjentë trombolitikë: Për të ndaluar goditjet duke zgjidhur mpiksjen e gjakut që bllokon rrjedhjen e gjakut në tru.
-Neurombrojtës: Për të mbrojtur trurin nga dëmtimet sekondare të shkaktuara nga goditjet.

Procedura kirurgjike dhe të tjera
Kirurgjia mund të përdoret për të ndaluar një goditje, për të trajtuar goditjen akute ose për të riparuar dëmtimin vaskular ose keqformime në pjesë të ndryshme të trurit.  Janë dy lloje kirurgjie për parandalimin e goditjeve dhe trajtimit të tyre.
-Endarterektomi karotide- Përfshin heqjen e depozitave dhjamore (pllakëzave) brenda një prej arterieve karotide, të cilat janë të lokalizuara në qafë dhe janë një nga furnizuesit kryesorë të gjakut në tru.
-EC/IC kirurgjia bypass: Rikthen rrjedhjen e gjakut në një zonë të privuar nga gjaku i indeve të trurit duke riorganizuar një arterie të shëndetshme në lëkurën e kokës në zonën e indit brani, të prekur nga një arterie e bllokuar.

Terapitë plotësuese dhe alternative
Qëllimi i terapive plotësuese dhe alternative është që të parandalojë goditjet, për të trajtuar faktorët e rriskut (si prsh hipertensioni, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare) si dhe të parandalojë që të goditjet të ndodhin sërish.

Ushqyerja:
-Konsumoni një dietë të pasur në fibra, kalium dhe magnez.
-Reduktoni sasinë e yndyrnave të ngopura dhe kripës
-Shmangni alkoolin (pasi rrit rrezikun për goditjen hemorragjike)
-Përdorni qepë ose hudhër (për të ndihmuar në rregullimin e lipideve dhe për të parandaluar arteriosklerozën-depozitat yndyrore në arterie)

Suplementet beneficiale që mund të ndihmojnë ,përfshijnë:
-Folat: 400-800 IU çdo ditë
-Acide yndyrore esenciale: 1000-1500 IU, dy herë në ditë ose 2 lugë gjelle vaj çdo ditë; një përzierje të omega-6 (si vaj mbrëmjeje) dhe omega-3 (si në farat e lirit) mund të jenë optimale.
-Vitamina E: 400-1600 IU çdo ditë
-Koenzimë Q10: 10-50 mg çdo ditë
-Vitaminë C: 1000 mg tre herë çdo ditë
-Bromelainë: 250 mg tre herë në ditë ndërmjet vakteve

Barnat herbale

Përdorimi i barnave herbale të caktuara mund t’ju ndihmojë. Barnat herbale mund të përdoren si ekstrakte të thara (pilula, kapsula ose tableta), çajëra ose tretësira (ekstrakte alkoolike, vetëm nëse udhëzohet ndryshe). Doza për çajërat është një lugë çaji barnë herbale me një kupë uji të zierë për 10 minuta (rrënjët duan rreth 20 minuta).
-Xhinko biloba: 60-80 mg tre herë në ditë; për depresion dhe për dementian ndjekur më pas nga një goditje; gjithashtu mund të përdoret dhe për sëmundje të tjera arteriale. Për pacientët që kanë përjetuar një goditje hemorragjike, konsultohuni me një doktor përpara see ta përdorni.
-“Haëthorn”: për gjendje shëndetësore të zemrës dhe vaskulare
-Veshtull: Për të parandaluar dhe trajtuar arteriosklerozën.

Homeopatia
Një homeopat me eksperiencë mund t’ju përshkruajë një regjim për trajtimin e goditjeve që është i dizenjuar posaçërisht për pacientin. Disa nga trajtimet më të zakonshme akute janë të listuara më poshtë. Një dozë akute është 3-6 pilula nga 12X e deri në 30C, çdo një deri në katër orë derisa simptomat të lehtësohen.
-“Acontitum napellus”: Për mpirje dhe/ose paralizë pas një aksidenti cerebral
-“Belladonna”-Për goditje që e lënë një person shumë të ndjeshëm ndaj çdo lëvizjeje
-“Kali bromatum”-Për goditje që rezultojnë në shqetësime, shtrëngime/dridhje duarsh ose gjeste të përsëritura, probleme me gjumin dhe shqetësime gjatë natës.
-“Nux vomica”-Për aksidente cerebrale që shoqërohen me paralizë (dobësi muskulare e shkaktuar nga një sëmundje në sistemin nervor), çrregullime me gjuhen, konvulsione dhe irritim.

Akupunktura

Akupunktura mund të ndihmojë në rehabilitim.

Prognozë/ Komplikacione të mundshme
Rreth 70%e të prekurve nga goditjet mbijetojnë. Ata i nënshtrohen një periudhe të gjatë rehabilitimi, duke përfshirë terapitë fizike dhe terapi profesionale. Rreth 80% e pacientëve të prekur nga goditjet mund të ecin dhe 60% arrijnë në vetë-kujdesje, ndërkohë që 25% përjetojnë dëmtim të moderuar deri në atë të rëndë. Janë një sërë komplikacionesh të mundshme që shoqërohen me goditjet:
-Kriza
-Paralizë
-Defiçite njohëse
-Probleme me fjalët
-Vështirësi emocionale
-Probleme të përditshmërisë
-Dhimbje

Nqs shtrohen në spital, pacientët e prekur nga goditjet duhet të monitorohen me kujdes në mënyrë që goditja të mos përsëritet më.

error: Nuk lejohet kopjimi!