Glaukoma – Cfarë është glaukoma, shkaqet dhe simptomat

Glaukoma – Cfarë është glaukoma, shkaqet dhe simptomat

Glaukoma
Glaukoma është shkaku rrënjësor i 10% të verbimeve totale në SHBA dhe pjesa më e madhe e të prekurve janë mbi moshën 65 vjec. “American Academy of Family Physicians” thekson që rreth 75% e atyre që janë verbuar si pasojë e glaukomës janë të moshuar. Një statistikë ka treguar që numri i të prekurve nga glaukoma në SHBA përllogaritet të jetë rreth 3 milion, por sipas “Glaucoma Research Foundation”, besohet që rreth gjysma e njerëzve me glaukomë nuk janë diagnostikuar ende.
Të qenit i diagnostikuar me glaukomë, nuk do të thotë që patjetër do të humbni shikimin. Ka plot opsione trajtimi dhe duhet të merrni informacionin e duhur përpara se humbja e shikimit të ndodhë. Le të hedhim një sy në llojet e ndryshme të glaukomës, si ato zhvillohen dhe si mund t’i parandaloni ose t’i trajtoni.

Cfarë është glaukoma?
Glaukoma është një term që përdoret për një grupim të gjendjeve shëndetësore që ndodhin kur nervi optik dëmtohet dhe ndikon në cilësinë e shikimit tuaj. Ka një ndërtim të presionit brenda në sy dhe presioni dëmton nerving optik-transmituesi kryesor i informacionit nga syri në tru. Nervi optik shtrihet në pjesën e prapme të syrit.

Ka disa forma të ndryshme të glaukomës, bazuar në sa shumë presion zhvillohet brenda në sy dhe sa shumë presion akumulohet. Megjithatë forma kryesore e glaukomës është kënd i hapur dhe rreth 90% e atyre që kanë glaukomë, preken nga kjo  lloj forme.

Shkaqet e Glaukomës
Një nga shkaqet rrënjësore të glaukomës është dëmtimi i nervit optik, e cila shkaktohet nga “ndërtimi” i presionit në sy. Rritja e presionit shkaktohet nga lëngje që lëvizin natyralisht përmes syrit, pa qenë të aftë të lëvizin më tej. Ja si dëmtohet nervi optik nga lëngjet që grumbullohen:

Ka një hapësirë në pjesën parësore të syrit të quajtur dhoma e brendshme ku lëngjet lëviin. Ky lëng përdoret për të pastruar pjesë të tjera të syrit. Kur lëngjet lënë dhomën, duke kaluar përmes një membrane, në pikën ku kornea dhe irisi takohen. Për shkak se lëngu kalon përmes një krahu ku ato takohen, konsiderohet si rrugë e hapur. Por vjen një pikë ku lëngjet nuk lëvizin me shpejtësinë që kanë lëvizur më parë, gjë që shkakton grumbullimin e lëngjeve dhe më pas presion në sy.

Ndonjëherë ka shumë lëngje që prodhohen në sy, dhe nuk mund të shkojnë drejt kahut. Herë të tjera, kahu  bllokohet përgjatë kohës. Në situata të tjera, grumbullimi i presionit është rezultati, që shkakton glaukomë.

Cilat janë simptomat e glaukomës?
Simptomat e glaukomës ndryshojnë në varësi të llojit të glaukomës që keni. Por për glaukomen e këndit të afërt, simptomat janë zakonisht të vështira për t’u dalluar sepse sëmundja zhvillohet shumë ngadalë-zakonisht përgjatë disa viteve. Por në kohën që simptomat e këqija zënë vend, sëmundja zakonisht ka avancuar dhe duhet të adresohet menjëherë përpara se vërbëria e plotë të fillojë. Ndonjëherë simptomat janë të pakthyeshme, ja pse kontrollet e shpeshta të syrit janë të rëndësishme.
Ja cilat janë simptomat e glaukomës së këndit të hapur në fazat e avancuara:
-Shikimi periferik
Pjesa e parë e shikimit tuaj zakonisht preket në momentin që glaukoma fillon e shfaqet. Ju mund të filloni të keni njolla verbërie në shikim, në anën periferike dhe si rezultat shikimi periferik mund të dobësohet. Kjo shkakton tunel shikimi.
-Tunel shikimi
Kjo ndodh në momentin që shikimi periferik është dëmtuar në pikën që ju nuk mund të shihni më anësore, ose pa kthyer të gjithë kokën –ju mund të shihni vetëm atë që keni përballe. Eshtë sikur të shihni me anë të një tubi dhe shikoni vetëm atë që gjendet në fundit të tubit.
-Verbëri
Kjo ndodh kur glaukoma progreson në fazën finale. Në këtë moment prekeni nga verbëria totale.

Forma të tjera të glaukomës

Megjithëse glaukoma me kënd të hapur  përfshin rreth 90 përqind të rasteve të glaukomës, ekzistojnë forma të tjera të sëmundjes që ndodhin tek të moshuarit dhe mund të zhvillohen shpejt ose në rrethana anormale.

Glaukoma e këndit të mbyllur
Ka pasur raste kur këndi ku irisi dhe kornea mblidhen janë mbyllur plotësisht dhe nuk lejon që lëngu të kalojë dhe shkakton menjëherë një ngritje të shpejtë të presionit dhe lëngut në sy. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga një iris i inflamuar ose nga ndonjë dëmtim tjetër i jashtëm në sy, ose është një gjendje që mund të zhvillohet shumë shpejt. Në çdo rast, duhet të adresohet menjëherë, pasi simptomat e humbjes së shikimit mund të ndodhin me shpejtësi.

Simptomat e glaukomës me kënd të mbyllur pëfshijnë:
-Të përziera
-Vështirësi në shikim
-Dhimbje koke
Shikim të turbullt
-Plagë në sy

Kjo lloj glaukome ka nevojë të trajtohet me kirurgji për të zhbllokuar rrugët e kullimit si dhe të ndihmojë në lehtësimin e presionit. Kirurgët rregullojnë irisin e prekur për të qartësuar shikimin dhe lënë lëngjet të kalojnë normalisht.

Glaukoma e tensionit normal
Ka disa raste kur pacientët kanë presion normal syri (nivelet e IOP ndërmjet 10 dhe 21 mm Hg) por sërish përjetojnë dëmtim nervash që ndikon në vizionin e tyre. Zakonisht nuk ka simptoma të sëmundjes derisa sëmundja avancon.
Ja pse është e rëndësishme të bëni vizita të shpeshta të doktori , sepse ata mund ta diagnostikojnë problemin në rast se ka. Atëherë mund të filloni me procesin e trajtimit.

Pse ndodh?
Që të jemi të qartë, mjekët nuk janë plotësisht të qartë pse glaukoma me tension normal ndodh. Mendohet sepse personat të cilët preken kanë nerva optikë të ndjeshmë që i bën ata më të predispozuar për t’u prekur nga dëmtimet e syrit.

Më të rrezikuar për t’u prekur nga kjo lloj sëmundjeje janë:
-Njerëzit më të prekur janë të moshuarit, mosha 60 vjec e lart.
-Njerëzit të cilët përjetojnë glaukomën me kend të hapur kanë gjithashtu shumë rrisk për t’u prekur nga glaukoma me tension normal.
-Ata që janë prekur nga sëmundjet e zemrës ose kanë rrahje të parregullta zemre janë në rrezik më të lartë.

Doktori do t’ju pyesë për historinë familjare përsa i përket sëmundjeve. Kjo sepse nëse jeni prekur më parë nga migrena, sëmundja Alzheimer, keni pasur probleme me tiroiden apo syri, mund të ndikojë në rritjen e rriskut për shfaqjen e glaukomës me tension normal.

Si ndikon glaukoma në shëndetin tuaj?
Përpos humbjes së shikimit, glaukoma mund të ketë një efekt direkt në shëndetin tuaj. Disa nga efektet tjera janë:
-Rritja e rrezikut për rënie të papritur (rrëzim)
Problemet me shikimin mund të sjellin rrëzime të papritura. Teksa mosha kalon, këto aksidente bëhen gjithmonë e më të shpeshta. Të moshuarit kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar, duke ndikuar negativisht në shëndetin e tyre.
-Depresioni
Jo vetëm që glaukoma mund të ndikojë në zhvillimin e depresionit në mënyrë indirekte, por gjithashtu AFB-ja raporton që rreth 57% e të moshuarve me dëmtim të shikimit janë në rrezik për shfaqjen e “depresionit të butë ose të moderuar”, ndryshe nga 43% e të moshuarve pa dëmtime në shikim.
-ADL-s
Humbja e shikimit ndikon në aftësinë tuaj pë të kompletuar aktivitetet e përditshme (ADLs), e cila përfshin  aktivitete si: gatimi, të visheni, apo të ngriheni nga krevati.

Kush është në rrezik të madh për glaukoma?
Cdokush, në cdo moshë, mund të preket nga glaukoma. Kjo nuk do të thotë që të gjithë njerëzit kanë të njëjtin rrisk për t’u prekur. Janë disa gjendje të caktuara që rrisin rrezikun për zhvillimin e glaukomës. Si përshembull:

-Të moshuarit: Sidomos ata mbi moshën 60 vjec. Të moshuarit janë në rrezik të lartë për t’u prekur nga glaukoma për shkak të ekspozimit ndaj traumave potenciale në sy dhe problemeve të tjera që lidhen në mënyrë indirekte në zhvillimin e glaukomës.
Dëmtime në sy që mund të keni pasur më parë: Trauma në sy që mund të keni përjetuar më parë mund të dëmtojë pjesë të syrit dhe efektet nuk shfaqen në moment, por më vonë.
Diabeti/probleme me zemrën: Problemet me zemrën si dhe presioni i ulët ose i lartë i gjakut dhe diabeti mund të luajë një rol në rritjen e rrezikut për zhvillimin e glaukomës. Të njihni këto probleme shëndetësore mund t’ju ndihmojë në procesin e kurimit.
Historia e familjes: Nëse keni pasur një familjar të prekur nga glaukoma, shanset për të prekur nga sëmundja janë të larta.

Trajtimi i Glaukomës
Glaucoma me kënd të hapur zhvillohet përgjatë kohës, që të do të thotë që simptomat nuk do të shfaqen papritur. Kjo i jep trajtimit një avantazh për ta mposhtur sëmundjen në advancë për t’ju ndihmuar të mposhtni presionin në sy përpara se të shkaktojë shumë dëm. Por kjo do të thotë që është e rëndësishme të bëni shpesh vizita për syrin.
Edhe nqs keni glaukoma me kend të hapur ose glaukoma me tension normal, trajtimi është pothuajse i ngjashëm pasi synimi është reduktimi i presionit të syrit. (Mbani mend: Glaukoma me kend të mbyllur ka nevojë të adresohet menjëherë, pasi zakonisht është e nevojshme kirurgjia). Për të reduktuar presionin e syrit, doktorët zakonisht përshkruajnë disa metoda.

Pikatorja e syve
Një nga format më popullore të trajtimit për të lehtësuar presionin e syve është pikatorja e syve. Ky mjekim është i bërë posacërisht për t’ju ndihmuar të reduktoni presionin në sy si dhe t’ju ndihmojë në lëngjet që lëvizin përgjatë syrit. Doktori juaj do t’ju ndihmojë duke iu dhënë atë mjekim që iu nevojitet pasi të shikojë me kujdes gjendjen tuaj.
Pikat e syve kërkojnë më shumë kohë për të dhënë efektin dhe hollohen në gjak, kështu që sigurohuni që pikat të qëndrojnë në sy.  Një nga avantazhet është që e lirë si mjekim dhe aplikohet një herë në ditë. Megjithatë kanë edhe efekte anësore si:
Marrje mendsh
-Sulme astme
-Semundje kardiovaskulare
-Përzierje
-Lodhje
Megjithatë, është provuar që këto pika mund të ndihmojnë në reduktimin e presionit në sy-hapi i parë për të mposhtur glaukomën.

Mjekimet
Mjekimet në formë pilule zakonisht jepen për të ndihmuar më tej në reduktimin e presionit në sy, krahas pikave të syrit (nëse pikat e syrit nuk kanë dhënë mjaftueshëm efekt). Ndërkohë që pikat mund t’ju sigurojnë lehtësim të menjëhershëm, mjekimet e tjera marrin më shumë kohë për të “sulmuar”  pjesët  që kontribuojnë në glaukoma, qoftë sasia e lëngjeve që syri po krijon dhe shkalla e tij (ose nuk është) duke shtyrë nëpër kënd ose dëmtimin e vetë nervit optik.

Mjekët gjithashtu mund të përshkruajnë ilaçe që ndihmojnë me diabetin, presionin e lartë ose të ulët të gjakut, ose probleme të tjera të zemrës që mund të jenë zbuluar se kanë kontribuar në glaukoma në një farë mënyre.

Kirurgjia
Kirurgjia zakonisht është një nga opsionet e fundit për të mposhtur glaukomën (vetëm nëse keni glaukomë me kënd të mbyllur). Kirurgjia merret si opsion në momentin që asgjë nuk funksionon.

Parandalimi i glaukomës
Hapi më i madh parandalues që mund të merrni kur vjen puna për të luftuar glaukomën është të testoheni herët dhe shpesh.
Sigurohuni që ta vizitoni doktorin rregullisht-të paktën njëherë në vit, por edhe më shpesh nëse shikimi juaj ka probleme, gjenetike të sëmundjes ose nëse jeni mbi 50 vjec.
Nëse ushqeheni në mënyrë korrekte dhe ushtroheni shpesh ju ndihmoni në mënyrë indirekte në parandalimin e glaukomës. Kjo sepse në këtë mënyrë ju reduktoni rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe problemet me presionin e gjakut, që mund të luajnë një rol në shfaqjen dhe zhvillimin e glaukomës.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!