Gjithçka rreth perdorimit te mikrovales

Gjithçka rreth perdorimit te mikrovales

Si funksionojnë mikrovalat?


Mikrovalat janë një formë e energjisë elektromagnetike, si valët e dritës ose valët e radios si dhe zënë një pjesë të spektrit elektromagnetik ose energjisë. Mikrovalat janë valë të shkurtra të energjisë elektromagnetike që udhëtojnë me shpejtësinë e dritës (186,282 milje për sekondë). Në teknologjinë moderne të ditëve të sotshme, mikrovalat përdoren për të transmetuar distancën e sinjaleve telefonike, programet televizive si dhe informacionin  kompjuterik në tokë ose drejt një sateliti  në hapësirë. Por mikrovala është më familjare me ne, pasi e përdorim si burim energjie për të gatuar ushqimin.

Mikrovalat përmbajnë magnetron, një tub në të cilin elektronet ndikohen nga fushat magnetike dhe të energjisë, në atë mënyrë sa për të prodhuar rrezatim mikro-gjatësi vale në rreth 2450 mega hertz (MHz) OSE 2.45 Giga Hertz (GHz). Ky rrezatim te mikrovala ndërhyn te molekulat në ushqim. E gjithë energjia e valëve ndryshon polaritetin nga pozitive në negative në secilin cikël të valëve. Te mikrovalat, këto ndryshime të polaritetit ndodhin me miliona herë çdo sekondë. Molekulat ushqimore-sidomos molekulat e ujit –kanë anë pozitive dhe negative ashtu siç magneti ka dy polaritete.

Në modelet komerciale, soba ka një input energjie rreth 1000 wat të alternuar. Këto mikrovala gjenerohen nga efekti i magnetronit në ushqim, duke shkaktuar që molekulat polare të rrotullohen në të njëjtën frekuencë, në miliona herë në sekondë. E gjitha kjo shkakton fërkime molekulare, të cilat ngrohin ushqimin. Ky fërkim gjithashtu shkakton dëmtime në molekulat rrethuese, shpesh duke i ndarë ose duke i deformuar. Emri shkencor për këtë deformim është “isomerizëm strukturor”.

Duke bërë një krahasim, mikrovalat diellore janë të bazuara në parime të pulsimit të drejtpërdrejtë (DC) që nuk krijon fërkim nxehtësie; furrat me mikrovalë përdorin energjinë e alternuar (AC) duke krijuar fërkim nxehtësie. Mikrovala prodhon një gjatësi vale energjie të spikatur, ku e gjithë fuqia shkon vetëm në një degëzim të frekuencës së spektrit të energjisë. Energjia nga dielli operon në një frekuencë të gjerë spektrumi.

Shumë terma përdoren për të përshkruar valët elektromagnetike, si gjatësia e valës, amplituda, cikli dhe frekuenca. Gjatësia e valës përcakton llojin e rrezatimit (prsh radio, x-ray, ultravjollcë, të dukshme, infra-të kuqe). Amplituda përcakton gjatësinë e lëvizjes të matur që nga pika e fillimit. Cikli përcakton njësinë e frekuencës, si cikli për sekond, Hertz, Hz ose cikël/sekond. Frekuenca përcakton numrin e dukurive brenda një kohe të caktuar (zakonisht 1 sekond); numrin e dukurive të një procesi që ndodh për njësi kohe (prsh numri i përsëritjeve të ciklit për sekond ). Rrezatimi shpërndan energji me valët elektromagnetike.

Rrezatimi, siç definohet në terminologjinë e fizikës, është “vala elektromagnetike e emetuar nga atomet dhe molekulat e një substance radio-aktive si rezultat i një shkatërrimi nuklear.” Rrezatimi shkakton ionizim, i cila ndodh kur një atom neutral fiton ose humb elektrone. Në terma të thjeshta, mikrovala shkatërron dhe ndryshon strukturën molekulare të ushqimit nga procesi i rrezatimit. Nëse prodhuesit do t’i quanin ato “mikrovala të rrezatimit”, me siguri nuk do të shisnin asnjë. Të vendosni ushqimin në mikrovalë nuk është njësoj si trajtimi i rrezatimit.

Dy proceset supozohen se përdorin valë të ndryshme energjie dhe në intensitete të ndryshme. Nuk ka  studime të FDA-së ose të lëshuara nga qeveria për të treguar se përdorimi i mikrovalave është i rrezikshëm, por ne të gjithë i dimë aspektet e vlefshmërisë së studimeve-dhe disa prej tyre janë të limituara. Shumë nga këto studime më vonë janë provuar si të pasakta. Si konsumatorë, në supozohet të kemi një sens të mirë gjykimi lidhur me produktet që përdorim.

Merrni shembullin e vezëve dhe se si ato janë  provuar që janë të dëmshme për shëndetin, në vitet 1960. Kjo solli imitim të produkteve të vezëve si dhe fitime të mëdha për prodhuesit, ndërkohë që fermerët e vezëve shkuan trokë. Tani, studimet e sponsorizuara nga qeveritë po thonë që vezët nuk janë dhe aq të dëmshme. Kështu që, kë duhet të besojmë dhe çfarë kriteresh duhet të plotësojë një produkt që të jetë i mirë për shëndetin tonë? Meqë së fundmi është publikuar që mikrovalat nuk dëmtojnë mjedisin kur përdoren si duhet dhe me një dizajn të aprovuar, vendimi shtrihet te çdo konsumator nëse zgjedhin apo jo të konsumojnë një ushqim të ngrohur n mikrovalë.

Mikrovalat janë të pasigurta për qumështin e bebeve
Shumë artikuj janë publikuar përsa i përket përdorimit të mikrovalave te qumështi i bebes. Shumë ekspertë rekomandojnë që të mos ngrohni qumështin e bebes në mikrovalë. Edhe pse prindërit mund të jenë të lodhur dhe të përgjumur gjatë natës, rehatia që të sjell ngrohja e qumështit në mikrovalë nuk ja vlen. Përveç pjesës që çliron toksina nga plastika në qumësht, mikrovala nuk ngroh njëtrajtësisht dhe ka rrezik për shfaqjen e “zonave të ngrohta” në qumësht. Edhe nëse qumështi mund të jetë testuar dhe është i vakët, mund të jetë ekstremisht i ngrohtë duke çuar në djegie.

Një studim në “Universitetin e Stanford” investigoi efektet e ngrohjes së qumështit të gjirit në mikrovalë. Një nga shkencëtarët kryesorë tha “Të ngrohni në mikrovalë qumështin e njeriut, edhe në norma të ulëta, mund të shkatërrojë  disa nga aftësitë që qumështi përmban për të luftuar sëmundjet.” Ato theksuan që përpos nxehtësisë, mund të ketë disa alternime të tjera në qumësht. “ (Walters Prill 2008).

Gjaku i ngrohur në mikrovalë vret pacientin
Në 1991, ishte një padi gjyqësore në Oklahoma përsa i përket përdorimit të mikrovalës  për ngrohjen e gjakut të nevojshëm për transfuzion. Çështja përfshiu një paciente që do operohej në ije, Norma Levitt, i cila vdiq nga një transfuzion i thjeshtë gjaku. Infermierja kishte ngrohur gjakun në mikrovalë. Gjaku për transfuzione ka si rutinë ngrohjen, por jo në mikrovala. Në rastin e Znjsh.Levitt, mikrovala alternoi gjakun dhe kjo sasi gjaku e vrau. Kjo tragjedi e bën akoma dhe më të dukshme që ka akoma efekte negative nga mikrovalat, seç mendonim më parë.

Kjo formë e rrezatimit të mikrovalës, i bën diçka substancës që ngroh. Kjo teori e bën akoma dhe më të qartë që njerëzit të cilët “përpunojnë” ushqimin në mikrovalë po gëlltisin këto copëza të panjohura.

Për shkak se trupi është elektrokimik nga natyra, çdo forcë që e ndërpret apo ndryshon ngjarjet elektrokimike do të ndikojë në psikologjinë e trupit. Kjo më tej përshkruhet në librin e Robert O.Becker “The Body Eletric” dhe në librin e Ellen Sugarman “Warning, the Eletricity Around You May Be Hazardous to your Health”.

Prova shkencore dhe fakte


 Në një studim të “Comparative Study of Food Prepared Conventionally” dhe në “Microwave Oven” të publikuar nga Raum dhe Zelt, theksohet:

“Një hipotezë bazike e mjekësisë natyrale thekson që prezantimi në trupin e njeriut të molekulave dhe energjisë, ndaj të cilës nuk është mësuar, me shumë mundësi do të shkaktojë më shumë dëme sesa të mira.
Ushqimet e ngrohura në mikrovalë përmbajnë molekula dhe energji që nuk janë të pranishme në ushqimet e gatuara në mënyrën që njerëzit kanë gatuar prej shekujsh. Energjia e mikrovalës nga dielli dhe yje të tjerë është energji e drejtpërdrejtë. Mikrovalat e prodhuara në mënyrë artificial, përfshirë ato në furra, janë të prodhuara nga energji alternative. Prodhimi i molekulave jo-natyrale është i pashmangshëm. Aminoacidet që prodhohen në mënyrë natyrale janë vëzhguar nën ndryshimet izomerike (ndryshime në formë), si dhe transformimi në forma toksike, nën impaktin e mikrovalave të prodhuara në furra.

“Një studim afat-shkurtër gjeti ndryshime të konsiderueshme dhe shqetësuese në gjakun e individëve që konsumonin qumësht dhe perime të ngrohura në mikrovalë. Tetë vullnetarë konsumuan kombinime të ndryshme të ushqimeve të njëjta por të gatuara në mënyra të ndryshme. Të gjitha ushqimet që ishin të përpunuara nga mikrovalat, shkaktuan ndryshime në gjakun e vullnetarëve. Nivelet e hemoglobinës u reduktuan dhe niveli i kolesterolit dhe i rruazave të bardha u rritën. Limfocitet u reduktuan.

“Bakteriet Lumineshente u “punësuan” për të detektuar ndryshimet energjitike në gjak. Rritje të konsiderueshme u gjeten në ndriçimin e këtyre bakterieve kur ekspozoheshin ndaj serumit në gjak të marrë pas konsumimit të ushqimeve të ngrohura në mikrovalë.”

Studimi klinik zvicerian
Dr.Hans Ulrich Hertel,  i cili tashmë ka dalë në pension, ka punuar si shkencëtar ushqimesh për shumë vite në një nga kompanitë më të mëdha ushqimore zviceriane që ka shtrirje globale. Disa vite më parë, ai u pushua nga puna pasi vuri në pikëpyetje disa procedura që denatyronin ushqimin.

Në 1991, ai dhe profesori i Universitetit Lausanne, publikoi një punë kërkimore që tregoi që ushqimi i gatuar në mikrovalë mund të posedojë një rrezik më të lartë për shëndetin sesa ushqimi i gatuar në mënyrën tradicionale. Në artikull gjithashtu u shfaq një pjesë nga numri 19 i revistës “Franz Weber”  në të cilën deklarohej që konsumimi i ushqimit të gatuar në mikrovalë kishte efekte kancerogjene për gjakun. Në pjesën kryesore të revistës ishte një foto e Grim Reaper që mbante një mikrovalë në duar.

Dr. Hertel ishte shkencëtari i parë që kreu një studim klinik mbi efektet që mikrovala sillte në gjak dhe në fiziologjinë e trupit të njeriut. Studimi i tij i vogël, por i mirë-kontrolluar tregoi një forcë degjenerative të prodhuar në mikrovalë dhe të ushqimit që përpunohet në to. Konkluzioni shkencor ishte që gatimi me mikrovalë ndryshon lëndët ushqyese në ushqim dhe kjo shkakton ndryshime të hollësishme në gjakun e pjesëmarrësve, ndryshime të cilat mund të çojnë në shkatërrim të sistemit imunitar. Studimi shkencor i Hertelit u krye së bashku me Dr. Bernard H. Blanc nga “Sëiss Federal Institute of Technology” dhe “University Institute for Biochemistry”.
*Fakte interesante: Prodhimi i hormoneve femërore dhe mashkullore ndërpritet ose alternohet nga konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve të ngrohura në mikrovalë.

Në intervale prej dy deri në pesë ditë, vullnetarët në studim morën një nga variantet ushqimore të mëposhtme me stomakun bosh: (1) qumësht i papërpunuar; (2) i njëjti qumësht i gatuar në mënyrën konvencionale; (3) qumësht i pasterizuar; (4) i njëjti qumësht i papërpunuar në sobë mikrovalë; (5) perime të papërpunuara nga një fermë organike; (6) të njëjtat perime të gatuara në mënyrë konvencionale; (7) të njëjtat perime të ngrira dhe më pas të ngrohura në mikrovalë; dhe (8) të njëjtat perime të gatuara në sobë me mikrovalë.  Në momentin që vullnetarët ishin izoluar, mostrat e gjakut iu morën menjëherë përpara se të fillonin të hanin. Më pas, mostrat e gjakut u morën në intervale të caktuara pasi kishin ngrënë nga ushqimet e lartpërmendura.

Ndryshime të hollësishme u zbuluan në mostrat e gjakut të marra nga intervalet e caktuara pasi kishin konsumuar ushqimet te sobat e gatuara me mikrovalë. Këto ndryshime sollën reduktim në vlerat e kolesterolit dhe hemoglobinës, sidomos te vlerat e  HDL-së (kolesteroli i mirë) dhe LDL-së (kolesteroli i keq).  Limfocitet (rruazat e bardha të gjakut)  treguan një reduktim afatshkurtër pasi vullnetarët konsumonin ushqime të gatuara në mikrovalë sesa kur konsumonin variantet e tjera ushqimore. Secili nga këto tregues u drejtua drejt degjenerimit.  Pra me pak fjalë, ishte një lidhje e fortë nërmjet sasisë së energjisë së mikrovalës në testimin e ushqimit si dhe fuqisë shkëlqyese të bakterieve lumineshente të ekspozuara ndaj serumit nga personat e testuara që e konsumuan atë ushqim. Kjo çoi Dr. Hertel drejt konkluzionit që energji të tilla të prejardhura, mund të kalohen te njerëzit nëpërmjet ushqimit të ngrohur/të gatuar në mikrovalë. Sipas Dr. Hertel :
“Leukocitoza, e cila nuk mund të llogaritet nga devijime normale ditore, po merret shume seriozisht nga hermatologjistët. Leukocitet janë shpesh shenja të efekteve patogjenike në sistemin jetësor, si helmimi apo dëmtimi qelizor. Rritja e leukociteve me ushqime të ngrohura/gatuara në mikrovalë u theksua më shumë sesa variantet e tjera. Mesa duket kjo rritje shkaktohet nga gëlltitja e substancave të ngrohura/gatuara në mikrovalë. “

Ky proces bazohet në parime fizike dhe është konfirmuar nga literatura. Energjia shtesë e dukshme e lëshuar nga bakteriet lumineshente ishte thjesht një konfirmim shtesë. Ishte një literaturë e gjatë shkencore që theksonte efektet e tmerrshme të rrezatimit të drejtpërdrejtë të mikrovalës në sistemin tonë jetësor. Eshtë e habitshme, për të kuptuar sa pak përpjekje duhet për të zvëndësuar këtë teknikë shkatërruese me një teknologji që është miqësore me natyrën. Mikrovalat e prodhuara teknikisht janë të bazuara në parimin e rrymës së alternuar. Atomet, molekulat dhe qelizat që godasin nga ky rrezatim i lartë elektromagnetik, janë të detyruara të ndryshojnë polaritetin 1-100 bilionë herë në sekond. Nuk ka atome, molekula ose qeliza të një sistemi organik të afta për të përballuar një energji kaq shkatërruese për një periudhë të gjatë kohe, as në rangun e energjisë së ulët të milivatëve.”

Nga të gjitha substancat natyrale-të cilat janë polare- molekulat e oksigjenit të ujit të molekulave reagojnë më me ndjeshmëri.  Kjo është mënyra se si energjia e gatimit të mikrovalës gjenerohet; fërkimi nga kjo përplasje në molekulat e ujit. Strukturat e molekulave thyhen dhe molekulat deformohen, dukuri që quhet isomerizëm strukturor. Kjo bie në kundërshtim me ngrohjen konvencionale të ushqimit ku nxehtësia transferohet nga jashtë-brenda. Gatimi te mikrovalat fillon brenda qelizave dhe molekulave ku uji është i pranishëm dhe ku energjia transformohet në një fërkim nxehtësie.

Duke marrë parasysh efektet fërkuese të nxehtësisë, të quajtura efekte termike, janë gjithashtu dhe efekte të tjera termike që rrallë merren parasysh. Këto efekte atermike nuk janë të matshme, por ato gjithashtu mund të deformojnë strukturat e molekulave dhe kanë pasoja mbi cilësinë. Për shembull “zgjimi” i membranave qelizore nga mikrovalat përdorej në fushën e teknologjisë së alternimit të gjeneve. Për shkak të forcës së përfshirë, qelizat në fakt copëzohen, ndërmjet anës së brendshme dhe të jashtme të membranës qelizore. Qelizat e dëmtuara bëhen “pre e lehtë”  për viruset, kërpudhat dhe mikroorganizmave të tjera. Mekanizmat natyrale të riparimit shtypen dhe qelizat detyrohen të përshtaten me një gjendje energjie emergjente- ato ndërrohen nga frymëmarrja aerobike në anaerobike. Në vend të ujit dhe dioksidit të karbonit, prodhohen helme qelizore si peroksidi hidrogjenit dhe monoksidi i karbonit.

Deformime të njëjta ndodhin në trupat tanë, kur ne ekspozohemi në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj radarëve ose mikrovalave, gjithashtu ndodh në molekulat e ushqimit që gatuhet në mikrovalë. Ky rrezatim rezulton në shkatërrim ose deformim të molekulave ushqimore. Mikrovala gjithashtu krijon përbërje të reja, të quajtura përbërje radiolitike, të cilat janë përzierje ta panjohura që nuk gjenden në natyrë. Përbërjet radiolitike krijohen nga dekompozime molekulare-si rezultat i drejtpërdrejtë i rrezatimit.

Prodhuesit e sobës me mikrovalë insistojnë që ushqimi i gatuar/ngrohur në mikrovalë nuk ka përbërje të larta radiolitike sesa ushqimi i gatuar në mënyrë konvencionale. Provat shkencore klinike të treguara këtu kanë treguar që kjo deklaratë e tyre nuk është e vërtetë. Në Amerikë, as universitetet as qeveria federale nuk kanë kryer ndonjë test për efektet shqetësuese që sjellin ushqimet e mikrovalës në trupat tanë? Ata janë më të shqetësuar me studimet se çfarë ndodh nëse dera e mikrovalës nuk mbyllet si duhet. Pra, ata duhet të përqëndrohen më së shumti se çfarë ndodh me ushqimin që gatuhet në mikrovalë. Meqë njerëzit e konsumojnë këtë ushqim të alternuar, a nuk është shqetësuese sesi disa molekula të dëmtuara mund të dëmtojnë strukturën tonë qelizore biologjike humane?

Veprimet e industrisë për të fshehur të vërtetën
Në momentin që Dr. Hertel dhe Dr.Blanc publikuan rezultatet e tyre, autoritetet reaguan. Një organizatë e fuqishme “The Swiss Association of Dealers for Electro-Apparatuses for Households and Industry”, të njohur gjithashtu edhe si FEA, “goditën” në 1992. Ata detyruan Presidentin e gjykatës së Seftigen “Canton of Bern”, të hapte një çështje që të mos diskutohej në publik kundrejt Dr. Hertel dhe Blanc. Në mars 1993, Dr. Hertel u akuzua për “ndërhyrje në tregti” si dhe u ndalua të publikonte rezultatet e tij. Megjithatë, Dr. Hertel mbajti qëndrim dhe luftoi këtë vendim përgjatë viteve. Ky vendim më pas u ndryshua pasi u dërgua në Strasbourg, Austri më 25 gusht, 1998. Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut deklaroi se kishte një shkelje ndaj të drejtave të Dr.Hertel, në vendimin e vitit 1993. Gjithashtu kjo gjykatë deklaroi që vendimi i gjykatës zviceriane në 1992 për të ndaluar Dr.Hertel të shprehte rezultatet e tij në lidhje me rrezikun që paraqesin mikrovalat për shëndetin e njeriut, ishte kundër të drejtës së lirisë për t’u shprehur. Përpos kësaj, Zvicra u detyrua t’i paguante Dr.Hertel dëmshpërblim.

*Fakte intersante: Disa laboratorë amerikanë kanë zbuluar që nivelet e ulëta ndaj ekspozimit ndaj mikrovalave mund të shkaktojnë efekte akumuluese në sy, duke rezultuar në katarakte.

Kush i shpiku sobat me mikrovalë?
Nazistët për shembull, për mbështetje mobile në operacionet e tyre, zhvilluan soba gatimi me mikrovalë që të përdoreshin për pushtimin e Rusisë. Problemi logjistik për gazin e gatimit u eliminua më pas me përdorimin e pajisjeve elektrike për të përgatitur ushqimin në një masë më të madhe. Përpos kësaj, sobat e reja kishin benefite pasi reduktonin faktorin-kohë për të prodhuar produkte të ngrënshme.

Pas luftës, “The Allies” zbuluan një kërkim mjekësor të bërë nga gjermanët mbi furrat me mikrovalë. Këto dokumente, së bashku me disa furra mikrovale, u transferuan në Deparatamentin e Luftës së SHBA-së dhe u klasifikuan si referencë dhe “për hetim të metejshëm shkencor”. Rusët gjithashtu kishin gjetur disa furra me mikrovalë dhe tashmë kanë bërë disa kërkime në lidhje me efektet biologjike. Si rezultat, përdorimi i tyre u ndalua në Bashkimin Sovjetik.(Ky ndalim nuk është më në fuqi). Sovjetikët nxorrën një paralajmërim ndërkombëtar në lidhje me efektet biologjike dhe mjedisore të mikrovalave dhe disa pajisjeve elektronike që ngjasonin me to.

Disa shkencëtarë të Europës Lindore gjithashtu raportuan efekte të dëmshme të rrezatimit të mikrovalës si dhe përcaktuan një limitim të përdorimit të tyre. SHBA-ja nuk e pranoi këtë raport të efekteve të dëmshme, madje edhe pse EPA ka deklaruar që burimet e radio-frekuencës dhe rrezatimit të mikrovalave po rriten me 15% në vit, në Amerikë.

Kancerogjenët në ushqimin e mikrovalës
Në librin e Dr.Lita Lee “Health Effects of Microëave Radition-Microëave Ovens”, ajo deklaroi që çdo mikrovalë çon në rrezatim elektro-magnetik, dëmton ushqimin dhe konverton substancat e gatuara në produkte toksike dhe kancerogjenike. Studime të mëtejshme  të përmbledhura në këtë artikull zbulojnë që mikrovalat janë më shumë të dëmshme nga se çfarë mendonim.

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të një hetimi rust ë publikuar nga “Atlantis Raising Educational Center” në Portland, Oregon. Kancerogjenët ishin formuar në të gjitha produktet e testuara. Asnjë produkt ushqimor i testuar, nuk u ngroh/gatua më shumë se normalja për të arritur qëllimin: gatim, shkrirje ose ngrohje për t’u siguruar në lidhje me higjenën ushqimore.

Këtu është një përmbledhje e rezultateve:
-Mishrat e përgatitura në mikrovalë mjaftueshëm sa për të siguruar kushtet sanitare shkaktuan formimin e d-Nitrosodienthanolamines, një kancerogjen të njohur.
-Ngrohja në mikrovalë e qumështit dhe drithërave konvertonte disa nga amino-acidet e tyre në kancerogjenë.
-Shkrirja e frutave të ngrira konvertonte glukosidet dhe galaktosidet e tyre në substanca kancerogjene.
-Ekspozimi afat-shkurtër i perimeve të pagatuara, të gatuara ose të ngrira, konvertonte alkaloidet e tyre në kancerogjenë.
-Radikalët e lirë kancerogjenë u formuan te bimët e gatuara në mikrovalë, sidomos perimet rrënjore.
-Shkencëtarët rusë gjithashtu raportuan një tregues shpejtësie të degradimit strukturor që çonte në reduktim të vlerave ushqimore 60-90% të të gjitha ushqimeve të testuara.  Ndërmjet ndryshimeve të observuara ishin:
-Reduktimit të bio-disponueshmërisë të kompleksit të vitaminave B, vitaminës C, vitaminës E, mineraleve esenciale si dhe faktorëve lipotropikë në të gjitha ushqimet e testuara.
-Dëmtime të ndryshme në shumë substanca bimore, si alkaloidet, glukosidet, galaktosidet dhe nitrilosidet.
-Degradimi i nukleo-proteinave te mishrat.

Sëmundja që shkakton mikrovala u zbulua kur rusët bënë kërkime në mijëra punëtorë të cilët kanë qenë ekspozuar ndaj mikrovalave gjatë zhvillimit të radarëve në 1950. Kërkimet e tyre treguan probleme shëndetësore aq serioze saqë rusët vendosën limite strike prej 10 mikrovatësh për punëtorët dhe 1 mikrovat për civilët.

Në librin e Robert O. Becker  “The Body Eletric”, ai përshkroi kërkimin e rusëve mbi efektet shëndetësore të rrezatimit të mikrovalës, të cilët ata e quajtën “sëmundja e mikrovalës”. Në faqen 314, Becker deklaron:
“ Shenjat e para të “sëmundjes së mikrovalës” janë presioni i ulët i gjakut dhe pulsi i ulët. Më vonë manifestime të zakonshme janë ngacmimet kronike të sistemit nervor simpatetik (sindroma e stresit) dhe presioni i lartë i gjakut. Kjo fazë gjithashtu përfshin dhimbje koke, marrje mendsh, dhimbje syri, pagjumësi, irritim, ankth, dhimbje stomaku, tension nervor, paaftësi për t’u përqëndruar, katarakt, probleme ri-produktive dhe kancer. Simptomat kronike shpesh ndodhin për shkak të krizave të lodhjes së veshkave dhe sëmundjes ishemike të zemrës (bllokimi i arterieve koronare dhe sulme zemre).

Sipas Dr. Lee, ndryshimet vihen re në kiminë e gjakut dhe në shkallën e shumë sëmundjeve të personave që konsumojnë ushqim në mikrovalë. Simptomat më sipër mund të shkaktohen lehtësisht nga observimet e treguara më poshtë. Më poshtë do të gjeni disa nga këto ndryshime:
-Çrregullime limfatike vihen re, duke çuar në reduktim të aftësisë për të parandaluar lloje të ndryshme kancerësh.
-Një rritje e ritmit të formimit të qelizave kancerogjene u vu re në gjak.
-Rritje të ritmit të shfaqjes së kancerëve të stomakut dhe zorrëve u vunë re.
-Ritme të larta të çrregullimeve tretëse si dhe një thyerje graduale e sistemit të eliminimit.

*Fakte interesante:
Mikrovala copëzon enzimat e tretjes së bakterieve në qumështin e gjirit. Bebet mbështeten te enzimat nga qumështi i gjirit për të siguruar një ekosistem të brendshëm të shëndetshëm që tret ushqimet, absorbon nutrientët dhe mbron kundrejt patogjenëve.

Konkluzionet e studimeve mbi mikrovalën
Më poshtë do të gjeni disa nga studimet më të rëndësishme gjermane dhe ruse përsa i përket efekteve biologjike të mikrovalave:

Kërkimi fillestar i nxjerrë nga gjermanët gjatë fushatës ushtarake të Barbarosës, në “Humbolt-Universitat zu Berlin (1942-1943); dhe nga viti 1957 deri në fund të luftës së ftohtë; operacionet kërkimore ruse u kryen në “Institutin e Radio-Teknologjisë në Rajasthan në Rajonin Autonom të Rossiskaja, të dy pjesë e Republikës Socialiste të Bashkimit Sovjetik. Në shumë raste, ushqimi i përdorur për analizën ushqimore u ekspozua ndaj rrezatimit të mikrovalës  në një potencial energjie prej 100 kilovatësh/cm3/sekond, që konsiderohet i përshtatshëm për konsumim normal. Efektet u vunë re si nga shkencëtarët gjermanë dhe ata rusë, u prezantuan në tre kategori:

Efektet që shkaktojnë kancer

(Dy pikat e para të kategorisë së parë nuk janë të deshifrueshme nga kopja jonë e raportit. Pjesa tjeter e raportit është e paprekshme.)
3. Krijimi i një “efekti lidhës” me radioaktivitetin në atmosferë, duke shkaktuar një rritje të konsiderueshme në sasinë e pjesëve të ngopura alfa dhe beta në ushqime.
4. Krijimi i agjentëve që shkaktojnë kancer brenda *përbërjeve së proteinës hidrolisate të gjendur në qumësht dhe drithëra (*Këto janë proteina natyrale që shpërndahen në fragmente jo-natyrale nga shtimi i ujit).
5.Alternimi i substancave ushqimore, që shkaktojnë çrregullime në sistemin tretës nga katabolizmi i paqëndrueshëm  i ushqimeve që i subjektoheshin mikrovalave. (*Procesi i copëzimit metabolik).
6.Për shkak të alternimeve kimike brenda substancave ushqimore, keqfunksionime u vunë re brenda sistemit limfatik, duke shkaktuar një degjenerim të potencialeve imune të trupit për të mbrojtur kundrejt formave të ndryshme neoplastike (rritje anormale e indeve).
7. Tretja e ushqimeve të mikrovalës shkaktoi një përqindje të lartë të qelizave kancerogjene brenda serumit të gjakut (citomas-tumore qelizore si sarkoma).
8. Shkarkimet e mikrovalës shkaktuan alternim në sjelljet katabolike (thyerjet metabolike) të glukosideve (dekstrozë e hidrolizuar) dhe element galaktosidesh (alkool të oksiduar) brenda frutave të ngrira kur shkrihen në këtë mënyrë.
9. Shkarkimet e mikrovalës shkaktuan alternime në sjelljet katabolike (thyerjet metabolike)  të alkaloideve bimore (nitrogjenin organik të bazuar në elementë), kur perimet e papëpunuara, të gatuara ose të ngrira kur ekspozohen edhe ne periudha të shkurtra.
10. Radikalët e lirë që shkaktojnë kancer (reaktivë në molekulat e paplotësuara) u fomuan brenda molekulave gjurmë të mineraleve në substancat bimore, dhe në veçanti bimët rrënjore.
11. Në një përqindje të lartë personash, ushqimet e mikrovalës shkaktuan rritje kanceroze në stomak dhe zorrë, si dhe një degjenerim të përgjithshëm të indeve qelizore periferike, me një copëzim gradual të funksioneve të sistemit tretës dhe ekzekutues.

Reduktim në vlerat ushqimore:

Ekspozimi ndaj mikrovalës shkaktonte reduktim në vlerat ushqimore dhe nutricionale të të gjitha ushqimeve të testuara. Më poshtë do të gjeni disa nga pikat më kryesore të studimeve:
1. Një reduktim në bio-disponueshmërinë (aftësia e trupit për të përdorur lëndët ushqyese si kompleksi i vitaminave B, vitaminës C, vitamina E, mineralet esenciale dhe lipotropikët në të gjitha ushqime.
2.Një humbje prej 60-90% e fushës së energjisë vitale e të gjithë ushqimeve të testuara.
3. Një reduktim në sjelljen metabolike dhe procesit të integrimit të aftësisë së alkaloideve (elementë të bazuar në nitrogjen organik ), glukoside, galaktoside dhe nitrilosidet.
4. Shkatërrimi i vlerave ushqimore të nukleo-proteinave në mishra
5. Një rritje treguese e dis-integrimit strukturor në të gjitha ushqimet.

Efektet biologjike të ekspozimit
Ekspozimi ndaj shkarkimeve të mikrovalës gjithashtu ka një efekt negativ të paparashikueshëm.  Kjo nuk ishte zbuluar derisa rusët eksperimentuan me pajisje tejet të sofistikuara dhe zbuluan që njeriu nuk ka nevojë të tresë substanca materiale të ushqimeve në mikrovalë.  Mesa duket, edhe vetë ekspozimi ndaj fushës së energjisë ishte e mjaftueshme për të shkaktuar efekte të tilla; përdorimi i pajisjeve të mikrovalës u ndalua në 1976 nga ligjet e shteteve sovjetike.

Më poshtë do të gjeni disa nga efektet e panumërta:
1.Një thyerje e “fushës së energjisë së jetës” humane në ata të cilët janë të ekspozuar ndaj mikrovalave, së bashku  me efektet anësore ndaj fushës së energjisë njerëzore  duke rritur kohëzgjatjen.
2. Një degjenerim i paraleleve të voltazhit qelizor gjatë procesit të përdorimit të aparateve, sidomos në gjak dhe në zonat limfatike.
3. Një degjenerim dhe një destabilizim i energjisë së brendshme të aktivizuar brenda proceseve të metabolizmit njerëzor.
4. Një degjenerim dhe një destabilizim i energjisë së brendshme së membranës qelizore ndërkohë që transferohen proceset katabolike (copëzimet metabolike) në serumin e gjakut nga proceset tretëse.
5. Degjenerimi dhe ndërprerjet e qarkut të impulseve nervore brenda potencialeve bashkuese të trurit (pjesa e përparme e trurit ku gjenden mendimet dhe funksione më të mëdha).
6. Një degjenerim dhe ndërprerja e qarkut nervor elektrik dhe humbja e simetrisë së fushës së energjisë në neuroplekse (qendrat nervore) të dyja në pjesën e përparme dhe të pasme; gjithashtu dhe sistemet nervore autonome.
7. Humbja e balancës dhe e qarkut të forcës bioelektrike brenda sistemit të aktivizuar të ngjitjes retikulare (sistemi i cili kontrollon funksionin e ndërgjegjes).
8. Një humbje akumuluese afatgjatë e energjive vitale brenda njerëzve, kafshëve dhe bimëve të cilët janë të lokalizuar në zonën e 500 metrave të një pajisjeje operacionale.
9. Efekte afatgjata të depozitave “magnetike” të cilat janë të lokalizuara në sistemin nervor dhe limfatik.
10. Një destabilizim, ndërprerja e prodhimit të hormoneve si dhe mbajtja e stabilizuar e hormoneve si te meshkujt si te femrat.
11. Nivele të larta të valëve të trurit që sjellin shqetësime te alfa, theta dhe delta; te persona që janë të ekspozuar ndaj fushave të  shkarkimeve të mikrovalës.
12. Për shkak të shqetësimeve që sjellin valët e trurit, u vunë re efekte negative psikologjike duke përfshirë humbjen e kujtesës, humbjen e aftësisë për t’u përqëndruar, shtypje emocionale, ndërprerje e gjumit te një përqindje e lartë individësh që janë në ekspozim të vazhdueshëm ndaj efekteve që sjellin aparatet e mikrovalës, qoftë ato të gatimit ose në stacionet transmetuese.
* Fakte interesante: Larja e duarve është hapi më i rëndësishëm për parandalimin e infeksioneve.

Konkluzionet e kërkimeve “Forensic”
Në 28 udhëzimet e përmendura më poshtë, përdorimi i aparateve të mikrovalës nuk është fare i këshillueshëm dhe së bashku me vendimin e qeverisë sovjetike në 1976, opinioni shkencor në shumë shtete është shqetësues në përdorimin e mëtejshëm të këtyre aparateve.
Për shkak të problemit të residulacionit magnetik dhe lidhja brenda sistemeve biologjike të trupit (Kategoria III:9), e cila ndikon në sistemet neurologjike, sidomos në tru dhe neuropleksuse (qendrat nervore), çon në shfaqjen e depolarizimit afatgjatë të indeve të qarqeve neuro-elektrike. Për shkak se këto efekte mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme në integritetin elektrik të komponentëve të ndryshëm në sistemin nervor, tretja e ushqimeve të mikrovalës nuk rekomandohet në asnjë aspekt. Efekti i tyre magnetik mund të ndikojë në receptorin neurologjik të komponentëve të trurit, duke e bërë më të prekshëm në aspektin psikologjik nga fushat e radio-frekuencës së mikrovalës.

Mundësia teorike e influencës psiko-telemetrike (aftësia për të ndikuar në sjelljen e njeriut nga sinjalet e transmetueshme të radios në frekuenca të kontrolluara), e cila mund të shkaktojë ndërlikime të fushave të energjisë psikologjike ndaj aparateve të mikrovalës, siç është sugjeruar nga hetimet neuro-psikologjike sovjetike në Uralyera dhe Novosibirsk.

10 arsye për të hedhur tutje mikrovalën
Duke marrë parasysh konkluzionet e studimeve klinike shkencore zviceriane, ruse dhe gjermane, ne nuk mund t’i injorojmë rreziqet që sjellin mikrovalat. Bazuar në këto studime, në këtë artikull do të dalim në disa përfundime:
1. Konsumimi vazhdimisht i ushqimeve të përpunuara nga një mikrovalë shkakton dëmtim afatgjatë truri duke shkurtuar impulset elektrike në tru.
2. Trupi i njeriut nuk mund të metabolizojë nënproduktet e krijuara gjatë përdorimit të mikrovalës.
3. Prodhimi i hormoneve femërore dhe mashkullore ndërpritet ose alternohet nëse vazhdoni të konsumoni ushqime të tilla.
4.Efektet e ushqimeve të mikrovalës ose të nënprodukteve të tyre janë afatgjata në trupin e njeriut.
5. Mineralet, vitaminat dhe nutrientët e të gjitha ushqimeve që gatuhen në mikrovalë reduktohen ose alternohen në mënyrë që trupi i njeriut të marrë pak ose aspak benefite, ose që trupi i njeriut të marrë ato përbërje të alternuara që nuk mund të copëzohen dot.
6. Mineralet në perime alternohen në radikalë të lirë kancerogjenë kur gatuhen në mikrovalë.
7. Ushqimet e mikrovalës shkaktojnë rritje kancerogjene në stomak dhe zorrë. Kjo mund t’ju ndihmojë të kuptoni rritjen e shpejtë të numrit të të prekurve nga kanceri i zorrës së trashë në Amerikë.
8. Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve të gatuara në mikrovalë shkakton rritje të qelizave kancerogjene në gjakun e njeriut.
(Shkruar nga Anthony Wayne dhe Lawrence Newell. Copyright 2000 nga “The Christian Law Institute Fellowship Assembly).
9. Tretja e vazhdueshme e ushqimeve në mikrovalë shkakton mangësi në sistemin imunitar nëpërmjet gjendrave limfatike dhe alternime të serumit në gjak.
10. Të konsumoni ushqime në mikrovalë shkakton humbje memorie, humbje përqëndrime, paqëndrueshmëri emocionale si dhe një reduktim në inteligjencë.

error: Nuk lejohet kopjimi!