Gjithçka rreth diabetit dhe ushqyerjes

Gjithçka rreth diabetit dhe ushqyerjes

 

Diabeti

Testi i rrezikut të diabetit
Rreth 1/3 e amerikanëve kanë diabet dhe akoma se dinë. Zbuloni nëse jeni në rrezik. Shikoni pyetjet e mëposhtme:
-A jeni ndërmjet moshës 40-64 vjeç?
-A keni ndonjë të afërm me diabet?
-Keni lindur një bebe me peshë më të madhe se 3.6 kile?
-A ushtroheni më pak se tre herë në javë?
-A urinoni shpesh?
-A jeni gjithmonë të etur dhe të dehidratuar?
-A keni përjetuar humbje të papritur peshe?
-A eshtë masa  e belit tuaj (95 cm) nëse jeni fëmër dhe nëse jeni mashkull a është masa e belit (100 cm)?
-A keni shikim të turbullt?
-A jeni gjithmonë të lodhur?

Nëse keni përgjigje pozitive për dy ose më shumë pyetje, jeni në rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundja e diabetit.

Diabeti: Epidemia e fshehur

Statistikat më të fundit nga Epidemia e Diabetit janë vërtet shokuese. Bazuar në të dhënat e disponueshme nga “ 2007 National Diabetes Fact Sheet”, 23.6 milionë fëmijë dhe të rritur në SHBA, 7.8% e popullsisë ka diabet.
Eshtë përllogaritur që janë rreth 17.9 milionë njerëz aktualisht të diagnostikuar, 5.7 milionë njerëz të padiagnostikuar dhe 57 milionë njerëz konsiderohen si pre-diabetikë. Raste të reja të diabetit përfshijnë 1.6 milion njerëz të diagnostikuar nga mosha 20 vjeç e më të vjetër.

Në këtë grupmoshë (20 vjeç ose më të vjetër) , 23.5 milionë ose 10.7% e këtyre njerëzve kanë diabet.
Nga kjo grupmoshë (60 vjeç e më të vjetër), 12.2 milionë ose 23.1% e këtyre njerëzve në këtë grup kanë diabet.
Një statistikë e mëtejshme sugjeron që 12.0 milionë ose 11.2% e të gjithë meshkujve të moshës 20 vjeç ose më të mëdhenj kanë diabet dhe 11.5 milionë ose 10.2% të të gjithë femrave të moshës 20 vjeç ose të mëdha kanë diabet.

Diabeti është një sëmundje kronike serioze për të cilën nuk ka akoma një kurë, vetëm trajtime të cilat ngadalësojnë progresin e sëmundjes. Diabeti është listuar si shkaku i 17-të i vdekjeve në SHBA. “Death Certificates” në 2006, bazuar në 72507 çertifikata vdekjeje listuan diabetin si një shkak i fshehur i vdekjeve. Sipas të dhënave të çertifikatave të vdekjeve nga viti 2005, diabeti ishte një faktor kontribues në 233619 vdekjeve në total.

Në 2007, kostot totale të kujdesit shëndetësor për diabetikët e diagnostikuar në SHBA, ishte 174 bilionë dollarë. 116 bilionë dollarë është shpenzuar në kostot direkte mjekësore, 58 bilionë dollarë për kostot indirekte mjekësore si paaftësi, humbje të aftësisë për të punuar dhe vdekje të parakohshme.

Shpenzimet  mjekësore mesatare në SHBA ndërmjet njerëzve që ishin të diagnostikuar me diabet ishin 2.3 herë më të larta sesa shpenzimet që do të ishin në mungesë të tij.

Megjithëse ndodh më shpesh te të rriturit, gjithashtu është bërë një nga çrregullimet kronike më të shpeshta te fëmijët amerikanë. Kulmin e arrin gjatë pubertetit, rreth moshës 10-12 vjeç te femrat dhe moshës 12-14 vjeçare te meshkujt.  Simptomat e tipit 1 të diabetit mund të imitojnë simptomat e gripit te fëmijët. Prevalanca totale e diabetit te ato që janë nën moshën 20 vjeç është 186300 ose 0.22% e të gjithë njerëzve që kanë diabet në këtë grupmoshë. Pothuajse një në çdo 400 ose 600 fëmijë dhe adoleshentë kanë tipin 1 të diabetit, dhe 2 milionë adoleshentë (ose 1 në 6 adoleshentë mbipeshë) të moshës 12-19 vjeç kanë pre-diabet.

Diabeti është një çrregullim metabolik që prek mënyrën se si trupat tanë tresin ushqimin për rritje dhe energji. Shumica e ushqimit që ne hamë, copëzohet nga lëngjet tretëse në një sheqer të thjeshtë të quajtur glukozë. Glukoza është burimi kryesor i energjisë për trupin. Pas tretjes, glukoza kalon në rrjedhën e gjakut, ku bëhet e disponueshme për qelizat trupore që ta përdorin për rritje dhe energji. Që glukoza të shkojë në qeliza, insulina duhet të jetë prezente. (Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi). Kur ne hamë, pankreasi supozohet të prodhojë sasinë e duhur të insulinës në mënyrë automatike, që të lëvizë glukozën nga rrjedha e gjakut e drejt e në qelizat tona. Te njerëzit me diabet, pankreasi prodhon pak ose aspak insulinë, ose qelizat trupore nuk i përgjigjen insulinës së prodhuar. Si rezultat, glukoza ndërtohet në gjak, rrjedh në urinë dhe largohet më pas nga trupi. Në këtë mënyrë trupi humbet burimin kryesor të energjisë, megjithëse gjaku përmban sasi të mëdha glukoze.

Tre lloje diabeti

Janë tre lloje diabeti. Si një praktikues i shëndetit Holistik do të jetë mjaft e rëndësishme për ju, që të dini të bëni dallimet ndërmjet tyre:
-Tipi 1 ose diabeti mellitus i varur nga insulina (IDDM): Ndodh kur pankreasi nuk prodhon më ose shumë pak insulinë. Trupi ka nevojë për insulinë që të përdorë sheqerin për energji. Tipi 1 i diabetit më së shumti diagnostikohet te fëmijët ose të rriturit, dhe më parë njihej si diabeti juvenile. Vetëm 5-10% e njerëzve me diabet kanë këtë formë sëmundjeje. Terapia e insulinës dhe trajtime të tjera janë thelbësore për menaxhimin e kësaj sëmundjeje.

-Tipi 1 ose Diabeti Melitus jo-i varur nga insulina (NIDDM): Ndodh kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose kur trupi nuk përdor insulinën e prodhuar në mënyrë efektive. Rreth 90% e njerëzve me diabet kanë tipin 2, duke përfshirë një numër në rritje te fëmijët. Tipi 2 i diabetit është një nga format më të zakonshme të diabetit. Miliona amerikanë janë diagnostikuar me tipin 2 të diabetit, ose nuk janë në dijeni që janë pre-diabetikë dhe në rrezik të lartë. Kur glukoza ndërtohet në gjak në vend se të shkojë në qeliza, mund të çojë në shumë komplikacione shëndetësore.

-Gestational: Gjatë shtatzanisë, rreth 28 javë ose më shumë, shumë femra janë të diagnostikuara me këtë lloj diabeti. Një diagnozë me diabet gestational nuk do të thotë që diabeti ka ekzistuar dhe para shtatzanisë, ose që do të vazhdojë edhe pasi të lindni. Diabeti gestational ndikon në rreth 4% të të gjithë femrave shtatzënë, pothuajse  135000 raste të diabetit gestational në vit në SHBA. Ndërkohë që shkaqet nuk dihen plotësisht, mendohet që hormonet në placentë që ndihmojnë në zhvillimin e bebes mund të bllokojnë veprimin e insulinës në trupin e nënës, duke rezultuar në rezistencë insuline, duke e bërë më të vështirë për trupin e nënës të përdorë insulinën, duke bërë që ajo të ketë nevojë për një sasi tre herë më të madhe.  Në mungesë të një sasie adekuate insulin, glukoza nuk mund të lërë gjakun dhe të konvertohet në energji. Glukoza ndërtohet në gjak me nivele të larta duke shkaktuar hiperglicemi. Diabeti gestational ndikon te femrat në shtatzani të vona ndërkohë që bebeja akoma rritet dhe diabeti gestational i pakontrolluar me hiperglicemi mund të shkaktojë sasi të tepërt glukoze në barrierën e placentës, duke shkaktuar nivele të larta të glukozës në gjak te fëmija i palindur. Pankreasi i bebes prodhon insulinë shtesë për të metabolizuar glukozën, duke krijuar energji shtesë për të cilën ka nevojë që të rritet. Energjia shtesë ruhet si yndyrë, një gjendje që njihet si makrosomia (yndyra e bebes), e cila mund të çojë në dëmtime në shpatullat e tyre gjatë lindjes.  Për shkak të insulinës shtesë që prodhohet nga pankreasi i bebes, të porsalindurit mund të kenë nivele të ulëta të glukozës në gjak në lindje si dhe janë në rrezik të madh për t’u prekur nga problemet me frymëmarrjen. Bebet me insulinë të tepërt bëhen fëmijë që mund të jenë të prirur të preken nga obeziteti dhe të rritur që janë në rrezik për të zhvilluar tipin 2 të diabetit.

Shpesh diabeti nuk diagnostikohet sepse shumë nga simptomat e tij duken të padëmshme. Studimet e tanishme kanë treguar që detektimi i hershëm i simptomave të diabetit dhe trajtimi sa më parë mund të reduktojnë shanset për të pasur komplikacione të mëtejshme.

Disa nga simptomat e diabetit:

-Urinim i shpeshtë
-Etje dhe uri e shpeshtë
-Probleme me peshën, tipi 1 i diabetit lidhet me humbjen e peshës dhe tipi 2 i diabetit me shtim në peshë
-Të prera dhe shenja që nuk shërohen shpejt
-Enjtje ose dridhje e duarve dhe këmbëve
-Mungesë ekstreme energjie
-Kruajtje lëkure
-Shikim i turbullt
-Probleme me fshikëzën dhe infeksione maja vaginale
-Njolla në lëkurë që rriten në qafë, fytyrë ose sqetulla

Diabeti posedon disa probleme të ndryshme shëndetësore. Mund të çojë në verbëri, mos-funksionim seksual, depresion, aterosklerozë, sëmundje veshkash, gangrenë, amputacion dhe rrezik i dyfishtë për të zhvilluar sëmundje zemre ose goditje. Sipas “The Cannadian Diabetes Association” 80% e diabetikëve mund të vdesin nga sëmundjet e zemrës ose goditjet. Simptomat kalojnë pa u vërejtur, kështu që shumë shkaqe kalojnë pa u diagnostikuar derisa dëmtimi i organeve dhe i indeve të ketë ndodhur plotësisht. Organizata Botërore e Shëndetit parashikon që deri në 2025 rreth 300 milionë njerëz në mbarë botën do të kenë diabet.

Në 40 vitet e fundit, prekshmëria nga tipi 2 i diabetit është rritur me shifra alarmante. Gjenetika luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e diabetit por vetëm trashëgimia nuk është faktori përgjegjës për këtë epidemi të frikshme. Shumë njerëz fajësojnë stilin e jetesës sedentar për problemet e ndryshme që u shfaqen në shëndet. Diabeti është një shqetësim për këdo dhe nuk ka përjashtime. Për fat të keq, ushtrimet fizike nuk zënë ndonjë rol të madh në jetën e shumë amerikanëve dhe në fjalët e Andrew Weil M.D “… Pothuajse ¼ e rasteve të reja të tipit 2 të diabetit mund të parandalohen me rreth 30 minuta në ditë aktivitet fizik të moderuar.” Sipas një studimi të publikuar në “The Journal of the American Medical Association”, aktiviteti fizik i rregullt redukton rrezikun për shfaqjen e diabetit te femrat me 50%.

Për t’u theksuar: Njerëzit duhet të lëvizin! Synoni të paktën rreth një gjysëm ore për aktivitet fizik, rreth 5 herë në javë. Ushtrimet fizike stabilizojnë sheqerin në gjak, reduktojnë rezistencën e insulinës, reduktojnë nevojën për trajtime insuline dhe ndihmojnë në kontrollin e peshës.

Sipas një studimi të nxjerrë në Harvard, meshkujt të cilët shihnin rreth 21-40 orë TV në javë, kishin dyfish më shumë rrezik për të zhvilluar diabet se meshkujt që shihnin pak ose aspak TV.

Kjo na sjell te faktori më i madh kontribues te diabeti: Obeziteti. Pothuajse çdo person që zhvillon tipin 2 të diabetit është mbipeshë. Por megjithatë duhet të theksojmë që dieta luan një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e diabetit. Michael Murray, N.D dhe Joseph Pizorno N.D shkroi në Enciklopedinë e mjekësisë natyrale: “Edhe në një individ normal, shtimi i konsiderueshëm në peshë rezulton në intolerancë karbohidratesh, nivele të larta insuline dhe në pandjeshmëri insuline te indet yndyrore dhe të muskujve. Zhvillimi progresiv i pandjeshmërisë së insulinës besohet se është faktori që fshihet pas zhvillimit të NIDDM (tipit 2 të diabetit). Humbja e peshës mund të korrigjojë të gjitha këto anomaly dhe në mënyrë të konsiderueshme ose e përmirëson diabetin ose e zgjidh plotësisht.”

Dieta dhe diabeti

Karbohidratet e rafinuara (të cilat gjenden me shumicë në dietat amerikane), duke përfshirë miellin e bardhë, sheqerin, bukën e bardhë, makaronat, orizin e bardhë etj mund të rrisin me shpejtësi nivelet e sheqerit në gjak. Në vend të këtyre, duhet të konsumojmë sa më shumë ushqime të cilat janë të pasura në fibra si drithërat e plota, bishtajoret dhe perimet e freskëta. “Ato që luajnë rolin kryesor në këtë dietë janë bishtajoret”-shkruan Dr. Whitaker në “Dr.Whitaker’s Guide to Natural Healing”. Këto ushqime janë të pasura plot me fibra. Fibrat janë një strategji e rëndësishme dietike për obezitetin. Por në qarkullimin e gjakut të një diabetiku, fibrat e bishtajoreve kanë një rëndësi të veçantë. Ato ndihmojnë në kontrollimin e niveleve të glukozës në gjak. Rekomandimi më i mirë në fakt është një dietë “HCLRHF”: Karbohidrate komplekse në sasi të mëdha, të pasura në bishtajore, dhe të pasura në fibra. Kombinimi i tyre ndihmon për të kontrolluar diabetin.

Diabetikët duhet të shmangin të gjitha ushqimet e përpunuara dhe ushqimet e shpejta që kanë përmbajtje të lartë karbohidratesh, sheqeri dhe janë përplot me shtues kimikë. Rekomandimet dietike janë: të pini ujë të pastër, të rrisni konsumin e ujit në 8-10 gota ujë në ditë. Instaloni në shtëpi një sistem filtrimi sesa të përdorni ujë të dëmshëm që tregtohet, pasi shumë kimikatë të dëmshëm mund të gjenden në mbështjelljen prej plastike. Konsumoni ushqime të freskëta që janë organike si fruta, perime dhe drithëra të plota; për të shmanguar tretjen e pesticideve dhe toksinave që ndikojnë në metabolizëm dhe në sistemin imunitar. Të gjitha karbohidratet e thjeshta, të përpunuara dhe të përqëndruara duhen shmangur ashtu sic duhen shmangur dhe yndyrnat e ngopura. Konsumoni sasi të ulëta karbohidratesh, perime me glicemi të ulët, fruta, bishtajore dhe drithërat të plota.

Perimet me glicemi të ulët- konsumoni rreth 4-5 porcione në ditë. Ashparag, spec, brokoli, lakra Brukseli, lakër, lulelakër, selino, kastravec, patëllxhan, fasule jeshile, kale, sallatë jeshile, kërpudha, spinaq, domate dhe kungull. Shmangni perimet e verdha, portokalli dhe të kuqe, pasi ato përmbajnë më shumë sheqer se perimet jeshile ose me gjethe jeshile.

Frutat me glicemi të ulët- Konsumoni 4-5 porcione në ditë. Shumë fruta përmbajnë sasi të konsiderueshëm sheqeri duke i bërë ato një zgjedhje të keqe për diabetikët, kështu që duhet patjetër të konsumoni Kajsi të thara me vlerë të IG 31, 13 gr karbohidrate dhe 2.2 gr fibër për çdo 30 gr (5-6 copa). Qershitë me vlerë IG 22, 10 gr karbohidrate dhe 2.4 gr fibër për çdo 80 gr (22 qershi), një portokall mesatar me vlerë GI-je 44, 10 gr karbohidrate dhe 2.6 gr fibra dhe pjeshkë të freskëta me vlerë IG 42, 7 gr karbohidrate dhe 1.9 gr fibër. Mollët e freskëta janë një zgjedhje e mirë pasi kanë një vlerë IG 38 me 18 gr karbohidrate dhe 3.5 gr fibër për 1 mollë mesatare.

Drithërat me glicemi të ulët – Zgjedhjet më të mira për të marrë një sasi adekuate drithërash në dietë është të përfshin elbin e zhveshur me një indeks glicemik 25, 17 gr karbohidrate dhe 6.0 gr fibër për ½ e kupës (80 gr) dhe orizi kaf me një vlerë IG 50, 32 gr karbohidrate dhe 3.5 gr fibër për 1 kupë (150 gr). Buka me 100% drithëra të plota ka një vlerë Indeks Glicemik IG 62, me 18 gr karbohidrate dhe 1.4 gr fibër për fetë kështu që një zgjedhje e mirë do të ishte që buka me drithëra të plota të përmbante tërshërë dhe tërshërë   me një vlerë IG 31, 14 gr karbohidrate dhe 1.5 gr fibër për fetë. Bukët që përgatiten me elb janë shumë të sigurta në termat e indeksit glicemik. Makaronat me drithëra të plota kanë një vlerë IG 37 me 48 gr karbohidrate dhe 3.5 gr fibër. Përdorni spageti me kungull, gatuajeni dhe sipër hidhin salcën.

Bishtajoret me glicemi të ulët- Duke përfshirë fasulet e sojës (përdorni vetëm produkte organike) me një vlerë GI-je 14, 12 gr karbohidrate dhe 7.0 gr fibër për ½ e kupës (100 gr), hidhni bizelet jeshile me një vlerë GI-je prej 22, 4 gr karbohidrate dhe 4.7 gr fibra për ½ e kupës, hidhni bizelet e thara të verdha me një vlerë GI-je prej 32, 16 gr karbohidrate dhe 4.7 gr fibër për ½ e kupës, si dhe thjerrëza me një vlerë GI-je prej 28, 19 gr karbohidrate dhe 3.7 gr fibër për ½ e kupës.

Sugjerime të tjera dietike-Shmangni drithërat e paketuara  dhe në vend të tyre gatuani drithëra të plota. Për shembull të gatuani drithëra të plota ka një vlerë IG prej 42, me 24 gr karbohidrate dhe 1.6  gr fibër.
Proteinat dhe yndyrnat- Këto ushqime kanë si tendencë të kenë përmbajtje të ulët karbohidratesh dhe kërkojnë më shumë kohë për t’u tretur. Konsumoni pjesën e butë të gjoksit të pulës, peshkut dhe mishit të gjelit të detit. Porcionet e rekomanduara janë ndërmjet 112 gr-168 gr për racion. Përfshini arrat ose farat në dietën e përditshme për acide yndyrore esenciale të omega-3.

Vitamina dhe suplemente nutricionale të caktuara kanë treguar që janë mjaft efektive për të kontrolluar diabetin. Një nga më të njohurat është padyshim kromi. Disa studime klinike mbi diabetin kanë treguar që suplementimi i kromit në dietë mund të reduktojë nivelet e glukozës në gjak, të përmirësojë tolerancën e glukozës, të ulë nivelet e insulinës, të reduktojë kolesterolin total dhe nivelet e tri-glicerideve ndërkohë që rritet niveli i kolesterolit HDL, si dhe ul peshën e trupit e rrit masën muskulare. GTF (faktori tolerant i glukozës) ka provuar që është forma më e mirë e kromit për diabetin pasi trupi e toleron më së miri.

Si shtesë ndaj suplementimit me krom (400-600 mcg çdo ditë), Dr. Andreë Ëeil, autori i shumë librave mjekësorë, rekomandon që të provoni disa mjekime natyrale për të ulur sheqerin në gjak, si:

-Pjepër i hidhur aziatik (Mamordica Charantia): E kompozuar nga shumë përbërje që kanë veti anti-diabetike; ndihmon në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.
-Gymnema Sylvestre: Një bllokues sheqeri, sipas kërkimeve shkencore, ka treguar efektivitet në trajtimin e diabetit të tipit 1 dhe tipit 2.

Rekomandime të tjera natyrale përfshijnë:

-Magnez-750 mg çdo ditë (për sistemet enzimatike dhe balancën e Pheashit)
-Mangan: 5-10 mg çdo ditë që merren veçmas kalciumit (ndihmon në riparimin e pankreasit dhe është një bashkë-faktor në enzimat kyçe të metabolizmit të glukozës; mangësitë e saj janë më të shpeshta në njerëzit me diabet.
-Vitamina C: 3000-6000 mg çdo ditë (për të mbajtur si duhet shëndetin vaskular.
-Vitamina E: 800-1200 IU çdo ditë (për të përmirësuar qarkullimin, për të përmirësuar veprimin e insulinës dhe për të parandaluar komplikacione të mëtejshme të sëmundjes)
-Vitamina B12: Siç udhëzohet nga mjeku (e nevojshme për parandalimin e neuropatisë diabetike)
-Zink: 50-80 mg çdo ditë (mangesitë e saj janë më të shpeshta te njerëzit me diabet)
-Manaferrat cedar: Siç udhëzohet në etiketë (sigurojnë një ushqyerje të pasur për pankreasin).
-Boronicë: Siç udhëzohet në etiketë (ndihmon në promovimin e prodhimit të insulinës).

Ndryshime në stilin e jetesës

Shmangni alkoolin e çdo lloji për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit. Duhanpirja shkakton rezistencë insulin dhe nivele të larta të insulinës në qarkullimin e gjakut. Eliminoni përdorimin e ëmbëlsuesve artificialë dhe përdorni stevia pasi nuk përmban as sheqer as kalori.

Teknika relaksuese dhe ushtrimet fizike

Ushtrimet me frymëmarrjen janë një metodë e sigurtë, efektive dhe e fuqishme për vetë-shërim duke aksesuar në paqen e brendshme dhe në vetëbesim nëpërmjet ritmit relaksues  për të çliruar stresin dhe për të inkurajuar relaksimin, të rrisni kreativitetin, të rrisni aftësinë njohëse dhe të menaxhoni dhimbjen. Ushtrimet me frymëmarrjen janë teknika të thjeshta për relaksim dhe stimulim që më së shumti ndihmojnë sistemin tuaj të mbetet më shumë alkalin sesa acidik, e cila mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve. Meditimi kontribuon në mirëqënien psikologjike dhe fizike pasi sjell valët e trurit në gjendje alfa. Eshtë një gjendje aktive e ndërgjegjes, që arrihet në 8 deri në 13 Hz ose valë për sekond. Valët alfa zakonisht ndodhin gjatë dremitjes dhe lidhen me një gjendje meditimi e cila njihet për promovimin e shërimit. Alfa gjithashtu lidhet me reflektimin relaksues.

Valët e alfas bëhen më të forta kur sytë  i keni të mbylluar. Imazheria e udhëzuar është një tjetër shembull i shkëlqyer se si teknikat e mendjes dhe trupit janë kaq të fuqishme dhe shumë efektive. Më shumë sesa vizualim, në imazherinë e udhëzuar edhe tingujt dhe aromat, risjellin imazherinë në jetë. Kjo është një teknikë shëruese për të sjellë ndërgjegjen e mendjes dhe imagjinatën për të krijuar përgjigje trupore që përgjigjen me dëshirat e mendjes. Mendime specifike krijojnë neurotransmetues specifikë, të cilat krijojnë manifestime në shëndetin tonë. Shërimi i tingujve është përdorur për efekte qetësuese dhe zbutëse, për të nxitur një gjendje të alternuar në ndërgjegje,  duke inkurajuar shërim dhe duke promovuar një ndjesi mirëqënieje kur përdoret si terapi plotësuese. Eshtë provuar të jetë beneficiale për lehtësimin e dhimbjes, lehtëson parehatitë psikologjike, përmirëson funksionin mendor dhe fizik si dhe lehtëson ankthin. Muzika e lehtë redukton presionin e lartë të gjakut, ngadalëson ritmin e frymëmarrjes si dhe sinkronizon shumë funksione psikologjike si lëvizjet muskulore në ecjen dhe zhvillimin e aftësive motorike.

Trajtimi konvencional

Tipi 2 i diabetit më së shumti trajtohet me mjekime sulfa (sulfonylureas), për të rigjallëruar ndjeshmërinë e indeve ndaj insulinës dhe për të stimuluar pankreasin që të sekretojë më shumë insulinë. Kjo do të shfaqej si një situatë ideale apo jo? Dr. Ëhitaker shpjegon: “Në termat e efektivitetit, në 40% të rasteve, nivelet e sheqerit në gjak nuk mund të kontrollohen më nga këto mjekime pas 3 muajsh të një trajtimi të vazhdueshëm me doza adekuate. Diabeti është një sëmundje afatgjatë. Mjekimet sulfa në përgjithësi e humbasin efektivitetin e tyre përgjatë kohës. Ritmet e suksesit të një kontrolli adekuat me përdorim afatgjatë i këtyre mjekimeve është rreth 20-30%. Ka prova  që pohojnë  që këto mjekime prodhojnë efekte të dëmshme anësore. Provat gjithashtu theksojnë që këto mjekime kontribuojnë në vdekje të parakohshme. “The University Group Diabetes Program” (UGDP) me anë të një studimi  te efektet afatgjata të tolbutamidës (një mjekim që përdoret për trajtimin e diabetit) doli në përfundimin se shkalla e vdekjeve për shkak të infarkteve në zemër apo prej goditjeve ishte 250% më e lartë te përdoruesit e tolbutamidës sesa grupi me tipin 2 të diabetit që e kontrollonte vetëm diabetin.

Ky mjekim ka rritur rrezikun për t’u prekur nga ataku në zemër, që është një nga shqetësimet më të mëdha me të cilat përballen njerëzit që vuajnë nga diabeti. Të tjera efekte anësore që u vërejtën ishin hipoglicemia, reaksione alergjike në lëkurë, dhimbje koke, lodhje, tretje jo të mirë, përzierje, të vjella dhe dëmtim mëlçie. Me pak fjalë, një në pesë pacientë mund të kenë benefite afatgjata, por 100% e këtyre pacientëve përballen me rreziqe mjaft të mëdha. Dr. Michael Berger, profesor i mjekësisë në Universitetin e Duseldorfit, shkroi në librin e tij “Oral Agents in the treatment of Diabetes Mellitus” që: “Për fat të keq, përdorimi i mjekimeve sulfonylurea më së shumti referohet si “trajtimi i përtacisë”, si nga ana e mjekut ashtu dhe e pacientit. Sa e lehtë është të përshkruani apo të gëlltisni një pilulë sesa të shpjegoni një dietë të reduktimit të peshës në kombinim me rritjen e harxhimit të kalorive (ushtrimet fizike).”

Diabeti është një sëmundje serioze, por trajtimi nuk ka pse të jetë në këtë mënyrë. Modifikimet e stilit të jetesës, humbja e peshës, ushtrimet fizike, krahas vitaminave të duhura dhe suplementeve, mund të përbëjnë një ndryshim goxha të madh. Por, nëse i referohemi faktit që qasjet natyrale mund të alternojnë nevojën për insulinë apo mjekime insuline, është mjaft e rëndësishme të monitoroni nivelet e glukozës së pacientit me kujdes, ose me anë të testeve që kryhen në shtëpi ose me ndihmën e një mjeku.  Eshtë një ide e mirë të gjeni një mjek që është mbështetës ndaj trajtimeve alternative dhe më tej mund t’ju sugjerojë një person të specializuar në kujdesin e stilit të jetesës.

Testi i rrezikut të diabetit
Rreth 1/3 e amerikanëve kanë diabet dhe akoma se dinë. Zbuloni nëse jeni në rrezik. Shikoni pyetjet e mëposhtme:
-A jeni ndërmjet moshës 40-64 vjeç?
-A keni ndonjë të afërm me diabet?
-Keni lindur një bebe me peshë më të madhe se 3.6 kile?
-A ushtroheni më pak se tre herë në javë?
-A urinoni shpesh?
-A jeni gjithmonë të etur dhe të dehidratuar?
-A keni përjetuar humbje të papritur peshe?
-A eshtë masa  e belit tuaj (95 cm) nëse jeni fëmër dhe nëse jeni mashkull a është masa e belit (100 cm)?
-A keni shikim të turbullt?
-A jeni gjithmonë të lodhur?

Nëse keni përgjigje pozitive për dy ose më shumë pyetje, jeni në rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundja e diabetit.

Diabeti: Epidemia e fshehur

Statistikat më të fundit nga Epidemia e Diabetit janë vërtet shokuese. Bazuar në të dhënat e disponueshme nga “ 2007 National Diabetes Fact sheet”, 23.6 milionë fëmijë dhe të rritur në SHBA, 7.8% e popullsisë ka diabet.
Eshtë përllogaritur që janë rreth 17.9 milionë njerëz aktualisht të diagnostikuar, 5.7 milionë njerëz të padiagnostikuar dhe 57 milionë njerëz konsiderohen si pre-diabetikë. Raste të reja të diabetit përfshijnë 1.6 milion njerëz të diagnostikuar nga mosha 20 vjeç e më të vjetër.
Në këtë grupmoshë (20 vjeç ose më të vjetër) , 23.5 milionë ose 10.7% e këtyre njerëzve kanë diabet.
Nga kjo grupmoshë (60 vjeç e më të vjetër), 12.2 milionë ose 23.1% e këtyre njerëzve në këtë grup kanë diabet.
Një statistikë e mëtejshme sugjeron që 12.0 milionë ose 11.2% e të gjithë meshkujve të moshës 20 vjeç ose më të mëdhenj kanë diabet dhe 11.5 milionë ose 10.2% të të gjithë femrave të moshës 20 vjeç ose të mëdha kanë diabet.

Diabeti është një sëmundje kronike serioze për të cilën nuk ka akoma një kurë, vetëm trajtime të cilat ngadalësojnë progresin e sëmundjes. Diabeti është listuar si shkaku i 17-të i vdekjeve në SHBA. “Death Certificates” në 2006, bazuar në 72507 çertifikata vdekjeje listuan diabetin si një shkak i fshehur i vdekjeve. Sipas të dhënave të çertifikatave të vdekjeve nga viti 2005, diabeti ishte një faktor kontribues në 233619 vdekjeve në total.

Në 2007, kostot totale të kujdesit shëndetësor për diabetikët e diagnostikuar në SHBA, ishte 174 bilionë dollarë. 116 bilionë dollarë është shpenzuar në kostot direkte mjekësore, 58 bilionë dollarë për kostot indirekte mjekësore si paaftësi, humbje të aftësisë për të punuar dhe vdekje të parakohshme.

Shpenzimet  mjekësore mesatare në SHBA ndërmjet njerëzve që ishin të diagnostikuar me diabet ishin 2.3 herë më të larta sesa shpenzimet që do të ishin në mungesë të tij.

Megjithëse ndodh më shpesh te të rriturit, gjithashtu është bërë një nga çrregullimet kronike më të shpeshta te fëmijët amerikanë. Kulmin e arrin gjatë pubertetit, rreth moshës 10-12 vjeç te femrat dhe moshës 12-14 vjeçare te meshkujt.  Simptomat e tipit 1 të diabetit mund të imitojnë simptomat e gripit te fëmijët. Prevalanca totale e diabetit te ato që janë nën moshën 20 vjeç është 186300 ose 0.22% e të gjithë njerëzve që kanë diabet në këtë grupmoshë. Pothuajse një në çdo 400 ose 600 fëmijë dhe adoleshentë kanë tipin 1 të diabetit, dhe 2 milionë adoleshentë (ose 1 në 6 adoleshentë mbipeshë) të moshës 12-19 vjeç kanë pre-diabet.

Diabeti është një çrregullim metabolik që prek mënyrën se si trupat tanë tresin ushqimin për rritje dhe energji. Shumica e ushqimit që ne hamë, copëzohet nga lëngjet tretëse në një sheqer të thjeshtë të quajtur glukozë. Glukoza është burimi kryesor i energjisë për trupin. Pas tretjes, glukoza kalon në rrjedhën e gjakut, ku bëhet e disponueshme për qelizat trupore që ta përdorin për rritje dhe energji. Që glukoza të shkojë në qeliza, insulina duhet të jetë prezente. (Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi). Kur ne hamë, pankreasi supozohet të prodhojë sasinë e duhur të insulinës në mënyrë automatike, që të lëvizë glukozën nga rrjedha e gjakut e drejt e në qelizat tona. Te njerëzit me diabet, pankreasi prodhon pak ose aspak insulinë, ose qelizat trupore nuk i përgjigjen insulinës së prodhuar. Si rezultat, glukoza ndërtohet në gjak, rrjedh në urinë dhe largohet më pas nga trupi. Në këtë mënyrë trupi humbet burimin kryesor të energjisë, megjithëse gjaku përmban sasi të mëdha glukoze.

Tre lloje diabeti

Janë tre lloje diabeti. Si një praktikues i shëndetit Holistik do të jetë mjaft e rëndësishme për ju, që të dini të bëni dallimet ndërmjet tyre:
-Tipi 1 ose diabeti mellitus i varur nga insulina (IDDM): Ndodh kur pankreasi nuk prodhon më ose shumë pak insulinë. Trupi ka nevojë për insulinë që të përdorë sheqerin për energji. Tipi 1 i diabetit më së shumti diagnostikohet te fëmijët ose të rriturit, dhe më parë njihej si diabeti juvenile. Vetëm 5-10% e njerëzve me diabet kanë këtë formë sëmundjeje. Terapia e insulinës dhe trajtime të tjera janë thelbësore për menaxhimin e kësaj sëmundjeje.

-Tipi 1 ose Diabeti Melitus jo-i varur nga insulina (NIDDM): Ndodh kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose kur trupi nuk përdor insulinën e prodhuar në mënyrë efektive. Rreth 90% e njerëzve me diabet kanë tipin 2, duke përfshirë një numër në rritje te fëmijët. Tipi 2 i diabetit është një nga format më të zakonshme të diabetit. Miliona amerikanë janë diagnostikuar me tipin 2 të diabetit, ose nuk janë në dijeni që janë pre-diabetikë dhe në rrezik të lartë. Kur glukoza ndërtohet në gjak në vend se të shkojë në qeliza, mund të çojë në shumë komplikacione shëndetësore.
-Gestational: Gjatë shtatzanisë, rreth 28 javë ose më shumë, shumë femra janë të diagnostikuara me këtë lloj diabeti. Një diagnozë me diabet gestational nuk do të thotë që diabeti ka ekzistuar dhe para shtatzanisë, ose që do të vazhdojë edhe pasi të lindni. Diabeti gestational ndikon në rreth 4% të të gjithë femrave shtatzënë, pothuajse  135000 raste të diabetit gestational në vit në SHBA. Ndërkohë që shkaqet nuk dihen plotësisht, mendohet që hormonet në placentë që ndihmojnë në zhvillimin e bebes mund të bllokojnë veprimin e insulinës në trupin e nënës, duke rezultuar në rezistencë insuline, duke e bërë më të vështirë për trupin e nënës të përdorë insulinën, duke bërë që ajo të ketë nevojë për një sasi tre herë më të madhe.  Në mungesë të një sasie adekuate insulin, glukoza nuk mund të lërë gjakun dhe të konvertohet në energji. Glukoza ndërtohet në gjak me nivele të larta duke shkaktuar hiperglicemi. Diabeti gestational ndikon te femrat në shtatzani të vona ndërkohë që bebeja akoma rritet dhe diabeti gestational i pakontrolluar me hiperglicemi mund të shkaktojë sasi të tepërt glukoze në barrierën e placentës, duke shkaktuar nivele të larta të glukozës në gjak te fëmija i palindur. Pankreasi i bebes prodhon insulinë shtesë për të metabolizuar glukozën, duke krijuar energji shtesë për të cilën ka nevojë që të rritet. Energjia shtesë ruhet si yndyrë, një gjendje që njihet si makrosomia (yndyra e bebes), e cila mund të çojë në dëmtime në shpatullat e tyre gjatë lindjes.  Për shkak të insulinës shtesë që prodhohet nga pankreasi i bebes, të porsalindurit mund të kenë nivele të ulëta të glukozës në gjak në lindje si dhe janë në rrezik të madh për t’u prekur nga problemet me frymëmarrjen. Bebet me insulinë të tepërt bëhen fëmijë që mund të jenë të prirur të preken nga obeziteti dhe të rritur që janë në rrezik për të zhvilluar tipin 2 të diabetit.

Shpesh diabeti nuk diagnostikohet sepse shumë nga simptomat e tij duken të padëmshme. Studimet e tanishme kanë treguar që detektimi i hershëm i simptomave të diabetit dhe trajtimi sa më parë mund të reduktojnë shanset për të pasur komplikacione të mëtejshme.

Disa nga simptomat e diabetit:
-Urinim i shpeshtë
-Etje dhe uri e shpeshtë
-Probleme me peshën, tipi 1 i diabetit lidhet me humbjen e peshës dhe tipi 2 i diabetit me shtim në peshë
-Të prera dhe shenja që nuk shërohen shpejt
-Enjtje ose dridhje e duarve dhe këmbëve
-Mungesë ekstreme energjie
-Kruajtje lëkure
-Shikim i turbullt
-Probleme me fshikëzën dhe infeksione maja vaginale
-Njolla në lëkurë që rriten në qafë, fytyrë ose sqetulla

Diabeti posedon disa probleme të ndryshme shëndetësore. Mund të çojë në verbëri, mos-funksionim seksual, depresion, aterosklerozë, sëmundje veshkash, gangrenë, amputacion dhe rrezik i dyfishtë për të zhvilluar sëmundje zemre ose goditje. Sipas “The Cannadian Diabetes Association” 80% e diabetikëve mund të vdesin nga sëmundjet e zemrës ose goditjet. Simptomat kalojnë pa u vërejtur, kështu që shumë shkaqe kalojnë pa u diagnostikuar derisa dëmtimi i organeve dhe i indeve të ketë ndodhur plotësisht. Organizata Botërore e Shëndetit parashikon që deri në 2025 rreth 300 milionë njerëz në mbarë botën do të kenë diabet.
Në 40 vitet e fundit, prekshmëria nga tipi 2 i diabetit është rritur me shifra alarmante. Gjenetika luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e diabetit por vetëm trashëgimia nuk është faktori përgjegjës për këtë epidemi të frikshme. Shumë njerëz fajësojnë stilin e jetesës sedentar për problemet e ndryshme që u shfaqen në shëndet. Diabeti është një shqetësim për këdo dhe nuk ka përjashtime. Për fat të keq, ushtrimet fizike nuk zënë ndonjë rol të madh në jetën e shumë amerikanëve dhe në fjalët e Andreë Ëeil M.D “… Pothuajse ¼ e rasteve të reja të tipit 2 të diabetit mund të parandalohen me rreth 30 minuta në ditë aktivitet fizik të moderuar.” Sipas një studimi të publikuar në “The Journal of the American Medical Association”, aktiviteti fizik i rregullt redukton rrezikun për shfaqjen e diabetit te femrat me 50%.
Për t’u theksuar: Njerëzit duhet të lëvizin! Synoni të paktën rreth një gjysëm ore për aktivitet fizik, rreth 5 herë në javë. Ushtrimet fizike stabilizojnë sheqerin në gjak, reduktojnë rezistencën e insulinës, reduktojnë nevojën për trajtime insuline dhe ndihmojnë në kontrollin e peshës.

Sipas një studimi të nxjerrë në Harvard, meshkujt të cilët shihnin rreth 21-40 orë TV në javë, kishin dyfish më shumë rrezik për të zhvilluar diabet se meshkujt që shihnin pak ose aspak TV.

Kjo na sjell te faktori më i madh kontribues te diabeti: Obeziteti. Pothuajse çdo person që zhvillon tipin 2 të diabetit është mbipeshë. Por megjithatë duhet të theksojmë që dieta luan një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e diabetit. Michael Murray, N.D dhe Joseph Pizorno N.D shkroi në Enciklopedinë e mjekësisë natyrale: “Edhe në një individ normal, shtimi i konsiderueshëm në peshë rezulton në intolerancë karbohidratesh, nivele të larta insuline dhe në pandjeshmëri insuline te indet yndyrore dhe të muskujve. Zhvillimi progresiv i pandjeshmërisë së insulinës besohet se është faktori që fshihet pas zhvillimit të NIDDM (tipit 2 të diabetit). Humbja e peshës mund të korrigjojë të gjitha këto anomaly dhe në mënyrë të konsiderueshme ose e përmirëson diabetin ose e zgjidh plotësisht.”

Dieta dhe diabeti

Karbohidratet e rafinuara (të cilat gjenden me shumicë në dietat amerikane), duke përfshirë miellin e bardhë, sheqerin, bukën e bardhë, makaronat, orizin e bardhë etj mund të rrisin me shpejtësi nivelet e sheqerit në gjak. Në vend të këtyre, duhet të konsumojmë sa më shumë ushqime të cilat janë të pasura në fibra si drithërat e plota, bishtajoret dhe perimet e freskëta. “Ato që luajnë rolin kryesor në këtë dietë janë bishtajoret”-shkruan Dr. Ëhitaker në “Dr.Ëhitaker’s Guide to Natural Healing”. Këto ushqime janë të pasura plot me fibra. Fibrat janë një strategji e rëndësishme dietike për obezitetin. Por në qarkullimin e gjakut të një diabetiku, fibrat e bishtajoreve kanë një rëndësi të veçantë. Ato ndihmojnë në kontrollimin e niveleve të glukozës në gjak. Rekomandimi më i mirë në fakt është një dietë “HCLRHF”: Karbohidrate komplekse në sasi të mëdha, të pasura në bishtajore, dhe të pasura në fibra. Kombinimi i tyre ndihmon për të kontrolluar diabetin.

Diabetikët duhet të shmangin të gjitha ushqimet e përpunuara dhe ushqimet e shpejta që kanë përmbajtje të lartë karbohidratesh, sheqeri dhe janë përplot me shtues kimikë. Rekomandimet dietike janë: të pini ujë të pastër, të rrisni konsumin e ujit në 8-10 gota ujë në ditë. Instaloni në shtëpi një sistem filtrimi sesa të përdorni ujë të dëmshëm që tregtohet, pasi shumë kimikatë të dëmshëm mund të gjenden në mbështjelljen prej plastike. Konsumoni ushqime të freskëta që janë organike si fruta, perime dhe drithëra të plota; për të shmanguar tretjen e pesticideve dhe toksinave që ndikojnë në metabolizëm dhe në sistemin imunitar. Të gjitha karbohidratet e thjeshta, të përpunuara dhe të përqëndruara duhen shmangur ashtu sic duhen shmangur dhe yndyrnat e ngopura. Konsumoni sasi të ulëta karbohidratesh, perime me glicemi të ulët, fruta, bishtajore dhe drithërat të plota.
Perimet me glicemi të ulët- konsumoni rreth 4-5 porcione në ditë. Ashparag, spec, brokoli, lakra Brukseli, lakër, lulelakër, selino, kastravec, patëllxhan, fasule jeshile, kale, sallatë jeshile, kërpudha, spinaq, domate dhe kungull. Shmangni perimet e verdha, portokalli dhe të kuqe, pasi ato përmbajnë më shumë sheqer se perimet jeshile ose me gjethe jeshile.
Frutat me glicemi të ulët- Konsumoni 4-5 porcione në ditë. Shumë fruta përmbajnë sasi të konsiderueshëm sheqeri duke i bërë ato një zgjedhje të keqe për diabetikët, kështu që duhet patjetër të konsumoni Kajsi të thara me vlerë të GI-së 31, 13 gr karbohidrate dhe 2.2 gr fibër për çdo 30 gr (5-6 copa). Qershitë me vlerë GI-je 22, 10 gr karbohidrate dhe 2.4 gr fibër për çdo 80 gr (22 qershi), një portokall mesatar me vlerë GI-je 44, 10 gr karbohidrate dhe 2.6 gr fibra dhe pjeshkë të freskëta me vlerë GI-je 42, 7 gr karbohidrate dhe 1.9 gr fibër. Mollët e freskëta janë një zgjedhje e mirë pasi kanë një vlerë GI-je 38 me 18 gr karbohidrate dhe 3.5 gr fibër për 1 mollë mesatare.

Drithërat me glicemi të ulët- Zgjedhjet më të mira për të marrë një sasi adekuate drithërash në dietë është të përfshin elbin e zhveshur me një indeks glicemik 25, 17 gr karbohidrate dhe 6.0 gr fibër për ½ e kupës (80 gr) dhe orizi kaf me një vlerë GI-je 50, 32 gr karbohidrate dhe 3.5 gr fibër për 1 kupë (150 gr). Buka me 100% drithëra të plota ka një vlerë GI-je 62, me 18 gr karbohidrate dhe 1.4 gr fibër për fetë kështu që një zgjedhje e mirë do të ishte që buka me drithëra të plota të përmbante tërshërë dhe tërshërë bran  me një vlerë GI-je 31, 14 gr karbohidrate dhe 1.5 gr fibër për fetë. Bukët që përgatiten me elb janë shumë të sigurta në termat e indeksit glicemik. Makaronat me drithëra të plota kanë një vlerë GI-je 37 me 48 gr karbohidrate dhe 3.5 gr fibër. Përdorni spageti me kungull, gatuajeni dhe sipër hidhin salcën.

Bishtajoret me glicemi të ulët- Duke përfshirë fasulet e sojës (përdorni vetëm produkte organike) me një vlerë GI-je 14, 12 gr karbohidrate dhe 7.0 gr fibër për ½ e kupës (100 gr), hidhni bizelet jeshile me një vlerë GI-je prej 22, 4 gr karbohidrate dhe 4.7 gr fibra për ½ e kupës, hidhni bizelet e thara të verdha me një vlerë GI-je prej 32, 16 gr karbohidrate dhe 4.7 gr fibër për ½ e kupës, si dhe thjerrëza me një vlerë GI-je prej 28, 19 gr karbohidrate dhe 3.7 gr fibër për ½ e kupës.

Sugjerime të tjera dietike-Shmangni drithërat e paketuara  dhe në vend të tyre gatuani drithëra të plota. Për shembull të gatuani drithëra të plota ka një vlerë GI-je prej 42, me 24 gr karbohidrate dhe 1.6  gr fibër.
Proteinat dhe yndyrnat- Këto ushqime kanë si tendencë të kenë përmbajtje të ulët karbohidratesh dhe kërkojnë më shumë kohë për t’u tretur. Konsumoni pjesën e butë të gjoksit të pulës, peshkut dhe mishit të gjelit të detit. Porcionet e rekomanduara janë ndërmjet 112 gr-168 gr për racion. Përfshini arrat ose farat në dietën e përditshme për acide yndyrore esenciale të omega-3.

Vitamina dhe suplemente nutricionale të caktuara kanë treguar që janë mjaft efektive për të kontrolluar diabetin. Një nga më të njohurat është padyshim kromi. Disa studime klinike mbi diabetin kanë treguar që suplementimi i kromit në dietë mund të reduktojë nivelet e glukozës në gjak, të përmirësojë tolerancën e glukozës, të ulë nivelet e insulinës, të reduktojë kolesterolin total dhe nivelet e tri-glicerideve ndërkohë që rritet niveli i kolesterolit HDL, si dhe ul peshën e trupit e rrit masën muskulare. GTF (faktori tolerant i glukozës) ka provuar që është forma më e mirë e kromit për diabetin pasi trupi e toleron më së miri.

Si shtesë ndaj suplementimit me krom (400-600 mcg çdo ditë), Dr. Andreë Ëeil, autori i shumë librave mjekësorë, rekomandon që të provoni disa mjekime natyrale për të ulur sheqerin në gjak, si:
-Pjepër i hidhur aziatik (Mamordica Charantia): E kompozuar nga shumë përbërje që kanë veti anti-diabetike; ndihmon në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.
-Gymnema Sylvestre: Një bllokues sheqeri, sipas kërkimeve shkencore, ka treguar efektivitet në trajtimin e diabetit të tipit 1 dhe tipit 2.

Rekomandime të tjera natyrale përfshijnë:

-Magnez-750 mg çdo ditë (për sistemet enzimatike dhe balancën e Pheashit)
-Mangan: 5-10 mg çdo ditë që merren veçmas kalciumit (ndihmon në riparimin e pankreasit dhe është një bashkë-faktor në enzimat kyçe të metabolizmit të glukozës; mangësitë e saj janë më të shpeshta në njerëzit me diabet.
-Vitamina C: 3000-6000 mg çdo ditë (për të mbajtur si duhet shëndetin vaskular.
-Vitamina E: 800-1200 IU çdo ditë (për të përmirësuar qarkullimin, për të përmirësuar veprimin e insulinës dhe për të parandaluar komplikacione të mëtejshme të sëmundjes)
-Vitamina B12: Siç udhëzohet nga mjeku (e nevojshme për parandalimin e neuropatisë diabetike)
-Zink: 50-80 mg çdo ditë (mangesitë e saj janë më të shpeshta te njerëzit me diabet)
-Manaferrat cedar: Siç udhëzohet në etiketë (sigurojnë një ushqyerje të pasur për pankreasin).
-Boronicë: Siç udhëzohet në etiketë (ndihmon në promovimin e prodhimit të insulinës).

Ndryshime në stilin e jetesës

Shmangni alkoolin e çdo lloji për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit. Duhanpirja shkakton rezistencë insulin dhe nivele të larta të insulinës në qarkullimin e gjakut. Eliminoni përdorimin e ëmbëlsuesve artificialë dhe përdorni stevia pasi nuk përmban as sheqer as kalori.

Teknika relaksuese dhe ushtrimet fizike

Ushtrimet me frymëmarrjen janë një metodë e sigurtë, efektive dhe e fuqishme për vetë-shërim duke aksesuar në paqen e brendshme dhe në vetëbesim nëpërmjet ritmit relaksues  për të çliruar stresin dhe për të inkurajuar relaksimin, të rrisni kreativitetin, të rrisni aftësinë njohëse dhe të menaxhoni dhimbjen. Ushtrimet me frymëmarrjen janë teknika të thjeshta për relaksim dhe stimulim që më së shumti ndihmojnë sistemin tuaj të mbetet më shumë alkalin sesa acidik, e cila mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve. Meditimi kontribuon në mirëqënien psikologjike dhe fizike pasi sjell valët e trurit në gjendje alfa. Eshtë një gjendje aktive e ndërgjegjes, që arrihet në 8 deri në 13 Hz ose valë për sekond. Valët alfa zakonisht ndodhin gjatë dremitjes dhe lidhen me një gjendje meditimi e cila njihet për promovimin e shërimit. Alfa gjithashtu lidhet me reflektimin relaksues. Valët e alfas bëhen më të forta kur sytë  i keni të mbylluar. Imazheria e udhëzuar është një tjetër shembull i shkëlqyer se si teknikat e mendjes dhe trupit janë kaq të fuqishme dhe shumë efektive. Më shumë sesa vizualim, në imazherinë e udhëzuar edhe tingujt dhe aromat, risjellin imazherinë në jetë. Kjo është një teknikë shëruese për të sjellë ndërgjegjen e mendjes dhe imagjinatën për të krijuar përgjigje trupore që përgjigjen me dëshirat e mendjes. Mendime specifike krijojnë neurotransmetues specifikë, të cilat krijojnë manifestime në shëndetin tonë. Shërimi i tingujve është përdorur për efekte qetësuese dhe zbutëse, për të nxitur një gjendje të alternuar në ndërgjegje,  duke inkurajuar shërim dhe duke promovuar një ndjesi mirëqënieje kur përdoret si terapi plotësuese. Eshtë provuar të jetë beneficiale për lehtësimin e dhimbjes, lehtëson parehatitë psikologjike, përmirëson funksionin mendor dhe fizik si dhe lehtëson ankthin. Muzika e lehtë redukton presionin e lartë të gjakut, ngadalëson ritmin e frymëmarrjes si dhe sinkronizon shumë funksione psikologjike si lëvizjet muskulore në ecjen dhe zhvillimin e aftësive motorike.

Trajtimi konvencional

Tipi 2 i diabetit më së shumti trajtohet me mjekime sulfa (sulfonylureas), për të rigjallëruar ndjeshmërinë e indeve ndaj insulinës dhe për të stimuluar pankreasin që të sekretojë më shumë insulinë. Kjo do të shfaqej si një situatë ideale apo jo? Dr. Ëhitaker shpjegon: “Në termat e efektivitetit, në 40% të rasteve, nivelet e sheqerit në gjak nuk mund të kontrollohen më nga këto mjekime pas 3 muajsh të një trajtimi të vazhdueshëm me doza adekuate. Diabeti është një sëmundje afatgjatë. Mjekimet sulfa në përgjithësi e humbasin efektivitetin e tyre përgjatë kohës. Ritmet e suksesit të një kontrolli adekuat me përdorim afatgjatë i këtyre mjekimeve është rreth 20-30%. Ka prova  që pohojnë  që këto mjekime prodhojnë efekte të dëmshme anësore. Provat gjithashtu theksojnë që këto mjekime kontribuojnë në vdekje të parakohshme. “The University Group Diabetes Program” (UGDP) me anë të një studimi  te efektet afatgjata të tolbutamidës (një mjekim që përdoret për trajtimin e diabetit) doli në përfundimin se shkalla e vdekjeve për shkak të infarkteve në zemër apo prej goditjeve ishte 250% më e lartë te përdoruesit e tolbutamidës sesa grupi me tipin 2 të diabetit që e kontrollonte vetëm diabetin.Ky mjekim ka rritur rrezikun për t’u prekur nga ataku në zemër, që është një nga shqetësimet më të mëdha me të cilat përballen njerëzit që vuajnë nga diabeti. Të tjera efekte anësore që u vërejtën ishin hipoglicemia, reaksione alergjike në lëkurë, dhimbje koke, lodhje, tretje jo të mirë, përzierje, të vjella dhe dëmtim mëlçie. Me pak fjalë, një në pesë pacientë mund të kenë benefite afatgjata, por 100% e këtyre pacientëve përballen me rreziqe mjaft të mëdha. Dr. Michael Berger, profesor i mjekësisë në Universitetin e Duseldorfit, shkroi në librin e tij “Oral Agents in the treatment of Diabetes Mellitus” që: “Për fat të keq, përdorimi i mjekimeve sulfonylurea më së shumti referohet si “trajtimi i përtacisë”, si nga ana e mjekut ashtu dhe e pacientit. Sa e lehtë është të përshkruani apo të gëlltisni një pilulë sesa të shpjegoni një dietë të reduktimit të peshës në kombinim me rritjen e harxhimit të kalorive (ushtrimet fizike).”

Diabeti është një sëmundje serioze, por trajtimi nuk ka pse të jetë në këtë mënyrë. Modifikimet e stilit të jetesës, humbja e peshës, ushtrimet fizike, krahas vitaminave të duhura dhe suplementeve, mund të përbëjnë një ndryshim goxha të madh. Por, nëse i referohemi faktit që qasjet natyrale mund të alternojnë nevojën për insulinë apo mjekime insuline, është mjaft e rëndësishme të monitoroni nivelet e glukozës së pacientit me kujdes, ose me anë të testeve që kryhen në shtëpi ose me ndihmën e një mjeku.  Eshtë një ide e mirë të gjeni një mjek që është mbështetës ndaj trajtimeve alternative dhe më tej mund t’ju sugjerojë një person të specializuar në kujdesin e stilit të jetesës.

error: Nuk lejohet kopjimi!