Çfarë është diabeti?
Diabeti (gjendje e njohur si diabet mellitus) është një çrregullim i zakonshëm kronik që shënohet nga nivelet e larta të sheqerit nëgjak (glukoza). Duke marrë parasysh që glukoza është esenciale për energjinë, që mund të tingëllojë si diçka e keqe, por nivelet e glukozës mbi rangun normal janë toksike për qelizat tuaja dhe ndikon në shumë pjesë të trupit në mënyrë serioze. Rreth 26 milionë amerikanë kanë diabet dhe rreth 79 milion të rritur kanënivele të larta të sheqerit në gjak duke i vënë kështu në rrezik për shfaqjen e diabetit. Së bashku, bëhet fjalë për rreth një në tre amerikanë.
Të mësoni që keni diabet mund të jetë stresuese, madje dhe traumatike. Kjo është e kuptueshme: diabeti zakonisht nuk mund të kurohet; megjithëse humbja e peshës së tepërt dhe mbajtja e asaj peshe mund të ndikojë te sëmundja nëdisa raste. Me shumë gjasa do të përballeni me diabetin nëpjesën e mbetur të jetës dhe kjo do të ndryshojë pothuajse çdo aspekt të jetës suaj të përditshme, duke përfshirë ushqimin qëkonsumoni dhe aktivitetet që ndiqni. Përpos faktit që ju duhet një vëmendje e veçantë ndaj dietës dhe ushtrimeve, ju ndoshta duhet të testoni nivelet e glukozës në gjak disa herë në ditë dhe të merrni mjekime orale ose injeksione insuline një apo mëshumë herë.
Mund të ju duhet të merrni aspirinë çdo ditë ose mjekime për presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolit për tëreduktuar rrezikun për infarkt në zemër.
Nën këto rrethana, mund të jetë tunduese të injoroni problemin.Por nëse nuk e trajtoni si duhet këtë gjendje shëndetësore, vetëm sa e përkeqësoni akoma dhe më shumë gjendjen, duke çuar nëepisode të rrezikshme të hiperglicemisë (nivele të larta tësheqerit në gjak), ketoacidosis (një gjendje anormale metabolike) dhe hipoglicemia (nivelet e ulëta të sheqerit në gjak).
Mund të rezultojë në komplikacione të ndryshme afatgjatësi verbëri, dështim të funksionit të veshkave, amputim dhe sëmundje të zemrës. Njerëzit që jetojnë një jetë të shëndetshme dhe ato që e pranojnë këtë çrregullim si pjesë të tyren, mësojnëpër të sa kanë mundësi, punojnë fort për të kontrolluar nivelet e tyre të glukozës në gjak dhe faktorë të tjerë rrisku për komplikacionet e diabetit, si presioni i lartë i gjakut. Lajmi i mirë është që është e mundur të menaxhoni diabetin si duhet me një kombinim të një stili jetese të shëndetshëm dhe mjekime, kështu që mund të shijoni një shëndet të mirë dhe të parandaloni ose të vononi komplikacionet që shfaqen nga kjo sëmundje.
Si trupi copëzon sheqerin?
Për të kuptuar diabetin, duhet të kuptoni bazën se si trupi juaj metabolizon (copëzon) karbohidratet. Shumë qeliza në trupin tuaj kanë nevojë për sheqerin si burim energjie. Kur ju konsumoni ushqime të pasura në karbohidrate –jo thjesht bukë, makarona dhe kekë por gjithashtu fruta, perime dhe bishtajore-sistemi juaj tretës copëzon karbohidratet në sheqerna të thjeshta si glukoza, i cili udhëton në dhe përmes qarkullimit tuaj tëgjakut për ushqyer dhe energjizuar qelizat. Një pikë kyçe nëmetabolizimin e sheqerit është pankreasi, një gjendër në formëpeshku prapa stomakut dhe mëlçisë.
Pankreasi ka dy role. Fillimisht, prodhon enzima që rrjedhin në zorrën e vogël dhe ndihmojnë në copëzimin e lëndëve ushqyese-proteina, karbohidrate dhe yndyrna- kështu që ato mund të absorbohen nëqarkullimin e gjakut dhe të sigurojnë energji dhe “materiale” ndërtuese për qelizat e trupit. Brenda pankreasit, grumbuj tëvogla qelizash të quajtura “ishujt e Langerhans-it” janëpërgjegjëse për prodhimin e këtyre hormoneve. Ishujt përmbajnëqeliza beta, të cilat sekretojnë hormonin insulinë dhe qeliza alfa, të cilat prodhojnë hormonin glukagon. Këto hormone nëpërgjithësi kanë veprime të kundërta, por të dyja janë tërëndësishme për rregullimin e përdorimit të sheqerit , yndyrës dhe proteinës në trup.
-Insulina çlirohet nga qelizat beta si përgjigje ndaj rritjes sëniveleve të sheqerit në gjak pasi keni ngrënë. Duke drejtuarmëlçinë dhe qelizat e muskujve drejt absorbimit të sheqerit nga gjaku, insulina promovon ruajtjen e lëndëve ushqyese dhe parandalon rritjen e lartë të niveleve të sheqerit në gjak. Gjithashtu rrit marrjen e amino-acideve (“blloqeve” ndërtuese tëproteinës) dhe acideve yndyrore (“blloqeve” ndërtuese tëyndyrës) në proteinë dhe rezerva yndyrore, respektivisht. Insulina promovon ruajtjen e energjisë dhe rritjen qelizore.
-Glukagoni: Mëlçia konverton glukozën që nuk është e nevojshme menjëherë për energji në një molekulë ruajtëse tëquajtur glikogjen. Kur nivelet e glukozës në gjak bien shumëposhtë, sekretimi i insulinës bie dhe pankreasi juaj çliron hormonin glukagon, i cili nxit mëlçinë të ri-konvertojëglikogjenin e ruajtur në glukozë dhe e liron atë në qarkullimin e gjakut.
Zakonisht nivelet e insulinës dhe glukagonit janë të koordinuara si duhet për të mbajtur nivelet e glukozës në gjak në një ritëm normal. Kjo është e rëndësishme sepse disa organe të caktuara, si truri dhe veshkat , varen nga një furnizim i qëndrueshëm i glukozës.
Si zhvillohet diabeti?
Diabeti zhvillohet kur procesi normal i copëzimit të sheqernave ndikohet , duke parandaluar qelizat tëmarrin energjinë që atyre ju duhet për të funksionuar si duhet.
Metabolizmi normal i glukozës:
-Energji për qelizat e trupit të siguruar nga ushqimi.
-Karbohidratet në ushqim konvertohen në sheqerna të thjeshta (si glukoza).
-Në momentin që nivelet e glukozës në gjak fillojnë të rriten, pankreasi prodhon insulinë.
-Insulina ndihmon muskujt dhe mëlçinë të absorbojë glukozën që të përdoret për energji.
Absorbimi normal i glukozës:
Insulina lidhet me receptorët në membranën e qelizës , ashtu si çelësi ka kyçin e tij, duke aktivizuar transportuesit e glukozës:
-Insulina lidhet me një receptor.
-Një transportues glukoze shtrihet përgjatë sipërfaqes së qelizës.
-Tranportuesi i glukozës lëviz në membranën qelizore dhe lidhet me një molekulë glukoze nga qarkullimi i gjakut.
-Glukoza hyn në qelizë.
Tipi 1 i diabetit: Sistemi imunitar “sulmon” aftësinë e pankreasit për të prodhuar insulinë (do të thotë që nuk ka më “çelësa”). Glukoza dhe lëndë ushqyese të tjera nuk mund të hyjnë nëqeliza, kështu që ato mbeten në qarkullimin e gjakut.
Tipi 2 i diabetit: Qelizat zhvillojnë një rezistencë ndaj insulinës. Edhe pse çelësi i insulinës përshtatet, nuk e hap si duhet “derën” drejt glukozës, (që do të thotë, që më pak transportues glukoze janë të mobilizuar). Glukoza ndërtohet në qarkullimin e gjakut.
Kush duhet të testohet për diabet:
“American Diabetes Association” (ADA) rekomandon që të gjithë të rriturit duhet të testohen për diabet në fillim të moshës 45 vjeç. Nëse jeni ndërmjet moshës 18 dhe 45 vjeç dhe keni njëindeks të masës trupore (BMI) 25 ose më të lartë, duhet tëtestoheni nëse keni një apo më shumë nga faktorët e rriskut tëpërmendura më poshtë:
-Keni një nënë, baba, vëlla apo motër me diabet.
-Jeni fizikisht jo-aktiv.
-Keni lindur një bebe që peshonte më shumë se 4 kile (9 pounds), ose kishit diabet përgjatë shtatzanisë “diabeti gestational”.
-Keni presion gjaku në vlera 140/90 mm Hg ose më të lartë, ose po përdorni mjekime për të ulur presionin e lartë të gjakut.
-Ju keni nivele anormale të lipideve(yndyrës) në gjak, si nivelet e kolesterolit HDL nën 35 mg/dL ose nivele trigliceridesh mbi 250 mg/dL
-Nqs keni pasur tolerancë të dëmtuar të glukozës ose fasting tëdëmtuar të glukozës kur jeni testuar më parë për diabet.
-Keni sindromën policistike të mitrës ose një histori me probleme vaskulare.
-Niveli juaj i HbAIc është më i lartë se 5.7%.
Një pankreas që funksionon normalisht siguron një furnizim tëqëndrueshëm me lëndë ushqyese për trupin. Te njerëzit e shëndetshëm, insulina parandalon një rritje të lartë të sheqerit nëgjak pasi keni ngrënë, duke ndihmuar qelizat muskulore tëmarrin glukozë. Nivelet normale të sheqerit në gjak përpara mëngjesit zakonisht janë rreth 70-100 miligramë për decilitër (mg/dL). Nivelet normale të sheqerit në gjak rrallë kalojnënormën 140 mg/dL, edhe pas një vakti.
Tipi 2 i diabetit:
Forma më e zakonshme e diabetit, duke përllogaritur rreth 90% të rasteve është tipi 2 i diabetit-që dikur është quajtur diabeti i tërriturve apo diabet mellitus i pavarur nga insulina. Vjen si rezultat i një kombinimi anomalish. Fillimisht qelizat e trupit i përgjigjen më pak insulinës-një problem i njohur si rezistenca e insulinës. Pankreasi zakonisht turret të kompesojë këtërezistencë duke pompuar më shumë insulinë. Për shumë njerëz që kanë rezistencë të insulinës, nivelet e sheqerit në gjak qëndrojnë brenda një rangu normal. Po për disa njerëz, pankreasi eventualisht dështon të përballojë kërkesën në rritje dhe nivelet e sheqerit në gjak rriten pasi keni ngrënë.
Fillimisht, nivelet e sheqerit në gjak mund të jenë paksa lart rangut normal, por jo aq të larta sa të diagnostikohen si diabet. Prandaj ato bien në një kategori që quhet “pre-diabet”. Nëpërgjithësi, gjysma e njerëzve me pre-diabet, ka gjasa tëzhvillojë sëmundjen e diabetit, tipi 2.
Edhe nëse keni pre-diabet apo ndonjë formë tjetër të diabetit, problemi qëndron te furnizimi dhe kërkesa: pankreasi furnizon shumë pak insulinë në krahasim me kërkesën në rritje që ndodh gjatë rezistencës së insulinës. Për këtë arsye, njerëzit me diabet trajtohen me terapi që reduktojnë kërkesën e trupit për insulinëose rrisin furnizimin me insulinë, duke përfshirë:
-Një dietë të pasur me fibra, e cila redukton rritjen kulminante tësheqerit në gjak.
-Ushtrimet, të cilat shkaktojnë që qelizat të “zbusin” sheqerin nga qarkullimi i gjakut për energji.
-Mjekimet, të cilat ose i bëjnë qelizat më pak rezistente ndaj insulinës ose rrisin furnizimin me insulinë.
-Insulinën në vetvete.
Kur sistemi imunitar “sulmon” pankreasin: Tipi 1 i diabetit
Ndryshe nga tipi 2 i diabetit, tipi 1- i njohur si diabeti i varur nga insulina ose diabeti juvenil-vjen si rezultat i një përgjigjeje jo tëduhur imunitare, në të cilën sistemi imunitar i trupit keq-identifikon qelizat beta që prodhojnë insulinë si të huaja( si virus pushtues) dhe i shkatërron ato. Ky sulm auto-imun, i cili zë vend përgjatë viteve, eventualisht e lë trupin në pamundësi për tëprodhuar insulinë. Si rezultat, qelizat nuk mund të marrin sheqerin si duhet, edhe pse ato janë “larë” nga gjak i pasur nëglukozë-dhe nivelet e sheqerit në gjak rriten.
Sheqeri i tepërt largohet me urinën, dhe disa simptoma të kësaj sëmundjeje mund të jenë: mund të keni urinim të shpeshtë dhe etje të shpeshtë. Simptoma të tjera mund të përfshijnë: humbje tëpashpjegueshme peshe dhe lodhje. Këto simptoma zakonisht shfaqen papritur, për një periudhë ditësh ose javësh, edhe pse shkatërrimi i qelizave që prodhojnë insulinë mund të ketë filluar më parë. Simptomat nuk janë shfaqur më parë pasi ne lindim me një bollëk qelizash që sekretojnë insulinë, dhe nivelet e sheqerit në gjak rriten vetëm kur mbeten më pak se 20% e këtyre qelizave.
Për të ndikuar te simptomat, një person me tipin 1 të diabetit, duhet të marrë injeksione insuline çdo ditë. Pa insulinë, qelizat nuk mund ta përdorin sheqerin për energji, kështu që trupi kthehet në një rezerve yndyre për të siguruar atë energji-por nëprocesin e copëzimit të yndyrës, prodhohen ketone, një lloj acidi. Një nivel i lartë ketonesh mund të shkaktojë një gjendje tërëndë dhe vdekjeprurëse të quajtur keto-acidosis.
Tipi 1 i diabetit zakonisht zhvillohet te fëmijët dhe adoleshentët, më së shumti gjatë pubertetit. Megjithatë, rreth një në pesënjerëz me tipin 1 të diabetit zhvillohet në rritje- në gjendje e njohur si diabet i të rriturve latent autoimun (LADA).
Mbi të gjitha, tipi 1 i diabetit është përgjegjës për më pak se 10% të rasteve totale të diabetit, dhe prek rreth 0.5% tëpopullatës- ose rreth një në 200 njerëz. Por për shkak se ështënjë sëmundje e trashëguar, njerëzit që e kanë në historinë e familjes këtë sëmundje janë në rrezik të madh. Një person që ka një binjak/e identik me tipin 1 të diabetit ka rreth 50% shanc për të zhvilluar këtë sëmundje, ndërsa nje person me një të afërm tëprekur apo prind përballet me një rrezik prej 5-10%-10 herë mëshumë sesa njerëzit që nuk kanë asnjë të afërm me këtë lloj sëmundjeje.
Megjithëse tipi 1 dhe 2 i diabetit zhvillohen në mënyrë të ndryshme, ato kanë mjaft ngjashmëri me njëra-tjetrën.Të dyja janë të karakterizuara nga nivelet e rritura të sheqerit në gjak, të cilat mund të çojnë në shumë komplikacione afatgjatë duke prekur shumë sisteme dhe organe. Grada apo kohëzgjatja e këtyre komplikacioneve janë në varësi se prej sa kohësh keni diabet dhe nivelet mesatare të sheqerit në gjak sesa tipi i diabetit që keni. Por për shkak se ato me tipin 1 të diabetit shfaqin më herët këtë sëmundje, ata njerëz në përgjithësi kanë më shumë gjasa të kenë komplikacione, pasi e kanë sëmundjen prej një periudhe më të gjatë kohore sesa një person me tipin 2 të diabetit.
Tabela 1: Tipi 1 dhe tipi 2 i diabetit: Ngjashmëritë dhe diferencat
|
Tipi 1 |
Tipi 2 |
Mosha kur shfaqet zakonisht |
Zakonisht gjatë fëmijërisë ose adoleshencës |
Më së shumti mosha 40 vjeç apo dhe më të vjetër |
Simptomat |
Etje ekstreme, urinim i shpeshtë, lodhje, shikim i turbullt si dhe humbje e pashpjegueshme peshe |
Zhvillim gradual i simptomave ose nuk ka simptoma fare. |
Shkaqet |
-Shkatërrimi i qelizave beta qëprodhojnë insulinë, kështu qëeventualisht asnjë insulinë nuk prodhohet në trup |
Anashkalimi i ndjeshmërisë sëinsulinës në qeliza, përgjatëtrupit, kështu që pankreasi nuk është i aftë të përballojëkërkesën në rritje |
Trajtimi dhe kontrolli |
Injeksione ditore të insulinës ose trajtim me pompë insuline |
Ndryshime në stilin e jetesës duke përfshirë: dietën, ushtrimet dhe humbjen e peshës,si ndihmëpër të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak. |
Komplikacionet |
-Sheqer i ulët në gjak si efekt anësor i terapisë së insulinës. |
Sheqeri i ulët në gjak si efekt anësor i insulinës ose i terapisësulfonylurea |
Kush është në rrezik për tipin 2 të diabetit?
Në brezat paraardhës, njerëzit me tipin 2 të diabetit shfaqin shenja gjithmonë në moshën e mëvonshme-mosha 50 e më lart. Në ditët e sotshme, megjithatë, demografika e sëmundjes po ndryshon me shpejtësi. Me rritjen e numrit të personave me obezitet fëmijë apo adoleshentë, kjo formë e diabetit po bëhet më e përhapur te të rinjtë.
Megjithëse studiuesit kanë identifikuar shumë gjene që rrisin rrezikun për zhvillimin e diabetit, shumica e gjeneve individualisht kontribuojnë në një sasi të vogël rreziku. Ka gjithashtu prova që theksojnë që nëse keni pasur një peshë të lartë (ose të ulët) lindjeje ju vë në rrezik të madh në shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Kjo për shkak se zhvillimi juaj i reflektuar nëpeshën e lindjes, mund të ndikojë në numrin e qelizave beta me të cilat keni lindur, gjë e cila mund t’ju predispozojë për shfaqjen e diabetit më vonë në jetë.
Deri tashmë faktorët më të mëdhenj të rrezikut për tipin 2 të diabetit lidhen me stilin e jetesës-veçanërisht të qenit mbipeshë ose nëse nuk bëni mjaftueshëm ushtrime fizike. Pothuajse 2milionë amerikanë të cilët kishin shfaqje të sëmundjes sëdiabetit këtë vit, shumica prej tyre ishin mbipeshë ose obezë. Njerëzit konsiderohen mbipeshë nëse ata kanë një indeks tëmasës trupore, ose BMI, 25-30. Obeziteti definohet nga BMI-ja 30 e lart. Njerëzit me BMI më të lartë se 35 kanë pothuajse 100 herë rrezikun e zhvillimit të diabetit krahasuar me njerëzit tëcilët kanë BMI 22-23.
Tabela nr. 2 Normal, mbipeshë apo obez? Përcaktimi i indeksit të masës trupore (BMI)
Indeksi i masës trupore (BMI) përdor peshën tuaj dhe gjatësinë për të parë nëse keni peshë normale apo jeni mbipeshë ose obez.Këto kategori u përcaktuan pasi studimet ekzaminuan BMI-në e miliona njerëzvedhe i lidhën ato me shifrat e sëmundjeve dhe vdekjeve; ato me BMI-në normale kishin normat më të ulët të prekjes nga sëmundjet apo vdekshmëria. Për të përcaktuar BMI-në tuaj, gjeni peshën tuaj në tabelë dhe gjatësinë. Më pas zbrisni poshtë në fund të tabelës për të parë BMI-në.
Obeziteti është i ndarë në tre kategori:
-Klasi i I: BMI 30-34
-Klasi i II: BMI 35-39
-Klasi i III: BMI 40+
Njerëzit me klas III të obezitetit kanë më shumë gjasa të jenë kandidatë për ndërhyrje kirurgjikale për humbje peshe ose nëse kanë klas II të obezitetit plus diabet ose ndonjë gjendje tjetër shqetësuese shëndetësore.
Gjatësia CM |
Pesha trupore |
në KG |
|||
147 | 40 – 54 | 54 – 65 | 65 – 76 | 76 – 86 | 87 + |
150 | 41 – 56 | 57 – 67 | 67 – 79 | 79 – 90 | 90 + |
152 | 43 – 58 | 59 – 69 | 70 – 81 | 82 – 93 | 93 + |
155 | 49 – 60 | 60 – 72 | 72 – 83 | 85 – 96 | 96 + |
157 | 49 – 61 | 62 – 74 | 75 – 85 | 87 – 97 | 99 + |
160 | 49 – 64 | 64 – 77 | 77 – 88 | 90 – 102 | 102 + |
162 | 49 – 65 | 66 – 79 | 79 – 91 | 92 – 105 | 106 + |
165 | 50 – 68 | 68 – 81 | 81 – 93 | 95 – 109 | 109 + |
167 | 52 – 70 | 71 – 84 | 85 – 95 | 98 – 113 | 112 + |
170 | 53 – 72 | 73 – 87 | 87 – 98 | 102 – 116 | 116 + |
172 | 55 – 74 | 75 – 89 | 90 – 103 | 107 – 119 | 119 + |
175 | 57 – 76 | 77 – 92 | 94 -107 | 110 – 122 | 123 + |
177 | 59 – 80 | 79 – 95 | 95-110 | 111 – 126 | 126 + |
180 | 60 – 81 | 82 – 98 | 98-113 | 114 – 130 | 130 + |
182 | 62 – 83 | 84 -100 | 101-117 | 117 – 133 | 134+ |
185 | 63 – 86 | 86 -103 | 103-265 | 121 – 135 | 137+ |
190 | 66 – 88 | 88 -101 | 234-272 | 124 – 140 | 141 + |
195 | 68 – 91 | 91-109 | 241-279 | 127 – 145 | 145 + |
200 | 69- 93 | 93 -112 | 247-287 | 131 – 148 | 148+ |
BMI | 19 – 24 Normale |
25-29 Mbipeshë |
30-34 Klasi i 1 i obezitetit |
35-39 Klasi i 2 i obezitetit |
40+ Klasi i 3 i obezitetit |
Gjenet dhe stili i jetesës mund të ndikojnë në rritjen e rrezikut.Për shembull, përpara viteve 1850, diabeti nuk njihej nga amerikanët vendas. Por për shkak se këto grupe humbën tokat e tyre, gjuetia ose ferma i solli një jetë sedentare dhe një dietë tëpasur me karbohidrate të rafinuara. Këto ndryshime u shoqëruan me rritjen e shifrave të obezitetit dhe diabetit. Rasti i Indianëve Pima është veçanërisht dramatik.
Sipas “National Institutes of Health”, rreth gjysma e të rriturve Indianëve Pima kanë tipin 2 tëdiabetit dhe 95% e atyre me diabet janë mbipeshë. E njëjta gjë, njerëzit nga shumë kultura të tjera kanë përjetuar rritjen e shifrave të diabetit pasi kanë adaptuar zakonet “perëndimore”. Pra njerëzit që kanë më shumë gjasa të preken, janë ato që janë obezë/mbipeshë dhe me një jetë sedentare. Por pa ndryshimet nëstilin e jetesës, gjenet ndoshta s’mund të hyjnë kurrë në lojë. Në fakt studimet tregojnë që është e mundur të reduktoni progresin e prediabetit e deri në fazën e avancuar, thjesht duke humbur njësasi peshe modeste dhe duke rritur aktivitetin fizik.
Përpos faktit të të qenurit mbipeshë apo të një jete sedentare, faktorë të tjerë mund të rrisin rrezikun për të zhvilluar diabet, si të qenurit 65 vjeç apo më i madh, të keni në familje persona qëkanë pasur diabet ose të shfaqni një formë të diabetit gjatështatzanisë (diabeti gestational). Distribucioni i yndyrës trupore gjithashtu është i rëndësishëm. Njerëzit që kanë si tendencë tëruajnë yndyrë në zonën abdominale më shumë sesa në ije-dukuri e quajtur dhe obeziteti qëndror-kanë më shumë gjasa të bëhen diabetikë.
Në fund, disa mjekime mund të rrisin rezistencën e insulinës ose të reduktojnë sekretimin e saj. Këto përfshijnë:
-kortikosteroide, si kortizoni dhe prednisone, që përdoret për tëtrajtuar inflamacionin dhe astmën, krahas sëmundjeve tjera.
-Diuretikët dhe bllokuesit beta, që përdoren për të trajtuar presionin e lartë të gjakut.
Terapia e hormoneve për kancerin e prostatës (i cili ul nivelet e testosteronit) dhe trajtimet HIV (të cilat ri-distribuojnë yndyrën trupore) mund të ndikojnë te diabeti te personat që kanë mëshumë gjasa të preken. Ka gjithashtu prova të reja të cilat sugjerojnë që mjekimet statine, të cilat përdoren më së shumti për të ulur kolesterolin, mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak. Megjithatë, efekti i këtyre mjekimeve në sheqerin në gjak ështëmjaft i vogël, kështu një person i cili zhvillon diabetin pas fillimit të trajtimeve me statinë, me shumë gjasa është prekur mëparë nga sëmundja gjithsesi.
Parandalimi është i mundur
Rezultatet nga shumë teste klinike përgjatë dekadës së fundit dhe gjysma e tyre kanë dhënë një mesazh definitive-humbja e peshës dhe ushtrimet mund të parandalojnë vërtet ose të paktën të vonojnë shfaqjen e diabetit.
“The Diabetes Prevention Program” (DPP), i nxjerrë në 27 qendra kombëtare, ishte prova më e madhe që krahasoi efektivitetin e ndryshimeve në stilin e jetesës dhe ndërhyrjes sëmjekimeve. Studimi përfshiu një grup prej 3234 amerikanëve mbipeshë me shenja të pre-diabetit- që është, toleranca e dëmtuar e glukozës e kombinuar me nivele më të larta se normalja të glukozës. Studimi zbuloi që njerëzit të cilët humbën 5-7% të peshës së tyre dhe rritën aktivitetin e tyre fizik me rreth 30 minuta në ditë reduktuan rrezikun për shfaqjen e diabetit me 58%. Ilaçi oral për diabetin “metformin” gjithashtu uli rrezikun, por më pak-rreth 31%.
Me pak fjalë, ndryshimet në stilin e jetesës ishin pothuajse dy herë më shumë efektive sesa mjekimet, kur vinte puna te parandalimi i diabetit. Testi/prova origjinale zgjati rreth 3 vite. Rezultatet e nxjerra nga studimi 10-vjeçar nxorrën si konkluzion që: ndërhyrja në stilin e jetesës dhe metformina reduktuan zhvillimin e diabetit me 34% dhe 18% respektivisht. Studime të tjera në Kinë, Finlandë, Europë dhe Kanada kanë konfirmuar që dieta dhe ushtrimet apo trajtimet me mjekime të caktuara mund të vonojë zhvillimin e diabetit te personat që janë në rrezik.
Njohja e simptomave
Për shkak se nivelet e sheqerit në gjak zakonisht rriten ngadalënë tipin 2 të diabetit, simptomat që prekin njerëzit me tipin 1 tëdiabetit-urinim të shpeshtë, etje e tepërt dhe humbje peshe e pashpjegueshme-ndoshta mund edhe të mos të ndodhin, ose mund të zhvillohen ngadalë pa u vënë re. Rritja e shpeshtë e sheqerit në gjak shpesh është e heshtur. Simptoma të tjera tërritjes së sheqerit në gjak përfshijnë: infeksione të fshikëzës, dridhje apo ënjtje të duarve dhe këmbëve si rezultat i dëmtimit të nervave, si dhe shfaqje të infeksionit maja vaginal.
Testimi i diabetit
Tipi 2 i diabetit shpesh zhvillohet në heshtje. Për shkak se nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten ngadalë, shpesh simptomat nuk shfaqen ose mund të zhvillohen gradualisht, pa u vënë re. Kjo mund të shpjegojë dhe faktin pse diabeti shpesh kalon pa u vënë re, ndonjëherë për vite me rradhë. Në tëshkuarën, njerëzit kanë pasur diabet mesatarisht diku te 7 vite përpara se të diagnostikoheshin. Për të reduktuar këtë pasojë, ekspertët rekomandojnë që njerëzit në moshën 45 vjeç apo dhe më të vjetër duhet të bëjnë testet për sheqerin në gjak, të paktën një herë në tre vjet.
Testet e gjakut për diabetin
Nëse mendoni apo shfaqni simptoma që kanë lidhje me diabetin apo dyshoni që mund të jeni prekur nga kjo gjendje, duhet tëkonsultoheni me një doktor. Doktori do t’ju pyesë për historinë e diabetit në familjen tuaj dhe me siguri do t’ju bëjë një nga testet e gjakut të përshkruara më poshtë, që të përfundojë diagnozën.
Nëqoftëse keni diabet apo pre-diabet, këto janë testet me të cilat do të familjarizoheni përgjatë viteve, pasi do t’ju ndihmojnë tëmbani nivelet e sheqerit në gjak nën kontroll.
*Simptomat e sheqerit të lartë në gjak
-Shikim i turbullt
-Etje e tepërt/e shpeshtë
-Urinim i shpeshtë
-Uri ekstreme
-Lodhje ekstreme
-Humbje peshe (Pa u përpjekur)
-Infeksione të fshikëzës
-Infeksione maja vaginale
Testi i rastësishëm i plazmës glukozë
Ky test mat nivelet e glukozës në gjakun tuaj. Nuk keni pse kufizoheni nga të ngrënit përpara se të bëni këtë test, por përmbajtja e karbohidrateve në vaktin tuaj dhe se sa shpesh keni ngrënë mund të ndikojë në rezultatin tuaj, kështu qëkonsiderohet më pak i besueshëm se sa testi “fasting plasma glucose”.
Interpretimi i rezultateve: Nëse niveli i glukozës kalon 200 mg/dL, ju me siguri keni diabet, veçanërisht nëse keni vënë re simptoma. Me siguri do t’ju thonë të ktheheni sërish për të bërënjë nga testet e tjera për të konfirmuar rezultatin.
Testi “Fasting plasma glucose”
Ky test mat nivelet e glukozës në gjak, pasi nuk keni ngrënë për rreth 8 orë, kështu që nuk ka asnjë shanc që ushqimi të ndikojëte rezultatet. Prandaj është më e besueshme se çdo test tjetër.
Interpretimi i rezultateve: nivelet normale të këtij testi janë më pak se 100 mg/dL, ndërkohë që nivelet në ose mbi 126 mg/dLtregojnë diabet. Megjithatë nëse testi juaj i parë është brendarangut të diabetit, ju duhet të bëni një test të dytë për të konfirmuar rezultatet. Nivelet e glukozës në gjak ndryshojnëvazhdimisht dhe një test i vetëm nuk mund të jetë i mjaftueshëm. Rezultatet ndërmjet 100 dhe 126 tregojnë pre-diabet.
Testi oral i tolerancës së glukozës
Për këtë lloj testi (OGTT), nivelet tuaja të glukozës maten nëmomentin kur nuk keni ngrënë përgjatë gjithë natës. Ju më pas pini një solucion me sheqer, dhe një tjetër mostër gjaku merret dy orë më vonë. Nivelet e glukozës do të rriten dhe do të bien shpejt te njerëzit e shëndetshëm. Por te njerëzit me diabet, rriten përtej normave normale dhe më pas reduktohen ngadalë.
Aktualisht, “The American Diabetes Association” nuk e rekomandon një OGTT për detektimin e diabetit, sidomos gjatështatzanisë në rastin e diabetit gestacional. Kjo nuk reflekton asnjë dyshim mbi saktësinë e testit-në fakt ky lloj testi me shumë mundësi është më sensitiv sesa testi “fasting”.
Në fakt është më së shumti një çështje prakticiteti: testi konsiderohet më së shumti “konsumues-kohe” sesa testi “fasting plasma glucose”.
Interpretimi i rezultateve:
Një rezultat normal është niveli i sheqerit më pak se 140 mg/dL, kur merret një mostër gjaku pas dy orësh. Një person, niveli i glukozës së cilit është 200 mg/dL ose më i lartë në këtë pikë, ka diabet. Ky test, ashtu si testi i “fasting plasma glucose”, duhet tëpërsëritet një ditë tjetër për të konfirmuar diagnozën. Rezultatet ndërmjet 140 dhe 200 te 2 orëshi tregojnë pre-diabet.
Testi HbA1c (Glycated hemoglobin)
Hemoglobina është proteina që transporton oksigjenin në rruazat e kuqe të gjakut. Kur glukoza në gjak lidhet me hemoglobinën, produkti i lidhur quhet hemoglobina AIc, shkurt për HbAIC ose ndonjëherë thjesht AIc. (Gjithashtu njihet edhe si glycated hemoglobin, glycosylated hemoglobin ose glycohemoglobin.)
Ndryshe nga testet e ndryshme të glukozës, të cilat masin sheqerin tuaj në gjak në një pikë të vetme në një kohë të caktuar, HbAIc reflekton nivelin tuaj mesatar të sheqerit në gjak gjatë 2-3 muajve. Duket e mahnitshme që një test i vetëm mund ta bëjëkëtë, por ka një shpjegim të thjeshtë. Sa më i lartë niveli i sheqerit në gjak, aq më shumë hemoglobina lidhet me glukozën.
Rruazat e kuqe të gjakut mbijetojnë për rreth 3 muaj, kështu qërezultatet HbAIc reflektojnë kontrollin e sheqerit në gjak gjatëasaj periudhe. Për këtë arsye, testi përdoret edhe si mjet diagnostikues por edhe si masë për të ndihmuar doktorin tuaj tëmonitorojë përpjekjet tuaja për të menaxhuar sheqerin në gjak, nëse po trajtoheni për diabet. Ndryshe nga testet e tjera të gjakut për diabetin, të hani apo të pini përpara testit nuk do të ndikojënë rezultatet. Pra, ky test mund të bëhet në çdo orë të ditës, madje edhe pas një vakti, duke e bërë më të rehatshëm sesa testet e tjera të glukozës.
Interpretimi i rezultateve:
Njerëzit e shëndetshëm pa diabet zakonisht kanë një nivel HbA1c rreth 5%, pra që do të thotë që rreth 5% e molekulave tëhemoglobinës kanë glukozë të lidhur pas tyre. Nëse niveli i sheqerit ka qenë i lartë, niveli i HbA1c do të rritet-sa më e lartëglukoza, aq më të larta rezultatet e HbA1c. Një HbA1c prej 6.5% ose më e lartë tregon diabet, sipas udhëzimeve nga ADA. Ndërmjet njerëzve me diabet, studimet kanë treguar që nëse mbani nivelet e HbA1c më pak ose të barabarta me 7%, reduktoni shanset për zhvillimin e komplikacioneve të diabetit. Rezultatet ndërmjet 5.7% dhe 6.5% tregojnë pre-diabet.
Sheqeri në gjak dhe HbA1c: Cila është lidhja?
Kur ju testoni nivelet e sheqerit në gjak në shtëpi, masat matëse ju tregojnë vlerat në atë moment të kohës. Por një test HbA1c, i bërë në laborator apo klinikë, mat nivelet e sheqerit në gjak përgjatë 3 muajve. Kjo tabelë ju ndihmon të konvertoni % në njënivel mesatar të sheqerit në gjak. Doktorët zakonisht diagnostikojnë dabetin kur ju keni vlera prej 6.5% në testin HbA1c osë më të lartë.
HbA1c (%) |
Niveli mesatar i sheqerit në gjak (mg/dL) |
5 |
97 |
6 |
126 |
7 |
154 |
8 |
183 |
9 |
212 |
10 |
240 |
11 |
269 |
12 |
298 |
Diagnostikimi i diabetit
Për të bërë një diagnozë, doktori juaj do të marrë parasysh simptomat, historinë e familjes dhe rezultatet e testit të gjakut. Për t’a përmbledhur, secila nga rezultatet e mëposhtme tregon diabet:
-“Fasting plasma glucose”-126 mg/dL ose më lart
-Testi oral i tolerancës së glukozës, 2 orë pas pirjes së pijes me sheqer: 200 mg/dL ose më lart
-HbA1c: 6.5% ose më lart
Por çfarë lloj diabeti keni?
Në të shkuarën, ishte shumë e thjeshtë të gjykoje nisur vetëm nga mosha e personit, nëse kishte diabet të tipit 1 apo tipit 2. Nëse bëhej fjalë për fëmijë apo adoleshentë, diagnostikoheshin me tipin 1 të diabetit. Ata qëishin në moshë më të vjetër, me tipin 2 të diabetit. Por tani këto diagnostikime lidhur nga ky aspekt janë turbulluar. Shumë të rinj po zhvillojnë tipin 2 të diabetit – dhe tashmë e dimë që një nëpesë njerëz shfaqin tipin 1 të diabetit si një i rritur.
Identifikimi i njerëzve me pre-diabet
Siç u diskutua dhe më lart, shumë teste gjaku mund të zbulojnëpre-diabetin. Të keni pre-diabet nuk do të thotë që do të keni diabet të tipit 1 dhe 2, por ju vendos në rrezik. Nëse rezultatet e testit kalojnë normat e lejuara të listuara më poshtë, ju jeni nërrezik për zhvillimin e diabetit dhe duhet të bëni teste të glukozës çdo vit.
-“Fasting plasma glucose”: 100 mg/dL në 126 mg dL
-Testi oral i tolerancës së glukozës: 140 mg/dL në 200 mg dL
-HbA1c: 5.7% në më pak se 6.5%Përpos faktit që ju vënë në rrezik për shfaqjen e diabetit, nivelet e larta të glukozës në gjak ose HbA1c, madje dhe në rangun pre-diabetik—rrisin rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare.
Menaxhimi i diabetit
Udhëzimet aktuale nga “American Diabetes Association” nëmenaxhimin e diabetit theksojnë rëndësinë e mbajtjes nën kontroll të sheqerit në gjak, si dhe fillimi sa më herët i trajtimit të sëmundjes për të shmangur komplikacionet e mëtejshme. Përveç pjesës së ndryshimeve të stilit të jetesës (si dieta e humbjes së peshës nëse jeni mbi-peshë apo obez si dhe ushtrimet për të normalizuar sheqerin në gjak), udhëzimet gjithashtu inkurajojnë mjekët të përshkruajnë në recetëmjekimin “metformin” në kohën e diagnostikimit.
Gjatë trajtimit të sëmundjes, njerëzit me diabet shpesh kanënevojë për mjekime për të adresuar rezistencën e insulinës si dhe të reduktojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe gjendjeve tëtjera që lidhen me diabetin.
Monitorimi i sheqerit në gjak
Te njerëzit e shëndetshëm deri në moshën 40 vjeç, një nivel normal i HbA1c është rreth 5%, duke përfaqësuar një nivel mesatar 97. Megjithatë rangu i HbA1c që konsiderohet normal shkon deri në 6%, që do të thotë 126 mg/dL. Këto nivele normalisht rriten me kalimin e moshës. ADA rekomandon qëshumica e njerëzve që diagnostikohen me diabet synojnë njënivel HbA1c më pak se 7%. Ky qëllim duhet të individualizohet, megjithatë. Për shembull, nivelet e larta kanë kuptim për njerëzit të cilët janë në një moshë të vjetër ose kanë probleme serioze shëndeti, si kanceri, të cilat mund të limitojnë jetëgjatësinë e tyre.
Diabeti është një sëmundje progresive. Nivelet e HbA1c duhet tëmonitorohen në zyrën e mjekut çdo 3 muaj derisa qëllimi për mëpak se 7% të arrihet (testimi mund të bëhet edhe çdo 6 muaj nënjë pikë të caktuar). Kurdo që nivelet e HbA1-së të rriten në 7% apo më shumë, dozat e mjekimit janë përshtatur dhe mjekimet mund të shtohen në bazë të nevojave tuaja. Njerëzit me tipin 2 tëdiabetit mund të kenë nevojë të kontrollojnë nivelin e sheqerit nështëpi. Pra çpimi pakëz i gishtit tuaj për të marrë pak gjak për t’ju nënshtruar një testi (pajisjeje) që lexon nivelet tuaja tëglukozës.
Pajisja e vetë-monitorimit mat nivelet e glukozës vazhdimisht nëpërmjet një kateteri të vogël (tubi) që vendoset nën lëkurë, por të tilla pajisje janë të nevojshme vetëm për njerëzit të cilët kanë tipin 1 të diabetit, për të monitoruar vazhdimisht sheqerin në gjak-të paktën 4 herë në ditë. Jo çdokush me diabet ka nevojë për vetë-monitorimin e niveleve të sheqerit në gjak. Megjithatë, njerëzit që marrin insulinë duhet të testojnë vazhdimisht sheqerin në gjak, të paktën 1 herë në ditë. Një monitorim i tillë ju ndihmon të rregulloni orën dhe sasinë e dozave të insulinës, të cilat duhet të rregullohen në bazë tëmarrjes së ushqimit, ushtrimeve ose niveleve të sheqerit në gjak.
ABC-ja e kontrollit të diabetit
Për shkak se diabeti rrit rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve tëzemrës nga 4-5 herë më shumë sesa njerëzit që nuk e kanë këtësëmundje, ju duhet t’i kushtoni rëndësi dhe faktorëve të tjerë qëmund t’ju vënë në rrezik të madh për shfaqjen e problemeve kardiovaskulare.
Këto shpesh referohen si ABC-ja:
-Testi i Hemoglobinës A1c
-Presioni i gjakut
-Kolesteroli
Nivelet optimale të presionit të gjakut dhe kontrollit tëkolesterolit për njerëzit me diabet janë më të ndërlikuara sesa te njerëzit pa këtë sëmundje. Lajmi i mirë është që ndryshimet e stilit të jetesës- humbja e peshës në veçanti- për të përmirësuar nivelet e sheqerit në gjak, mund të sjellin efekte pozitive në vlera të tjera.
Treguesit ABC për shumicën e njerëzve me diabet
HbA1c |
Më pak se 7% |
Presioni i gjakut |
Më pak se 130/80 mm Hg |
Kolesteroli i keq (LDL) |
Më pak se 100 mg/dL |
Kolesteroli i mirë (HDL) |
Më shumë se 40 mg/dL te meshkujt ose 50 mg/dL te femrat |
Të dini nivelet e sheqerit në gjak gjithashtu mund t’ju mbrojë që të mos arrini në atë pikë ku nivelet janë shumë të ulëta (e njohur si hipoglikemia). Disa mjekime të caktuara orale diabetike, veçanërisht “Sulfonylureas” ose “Glinidet”, gjithashtu mund të shkaktojnë nivel sheqeri të ulët në gjak, kështu që njerëzit që i marrin ato duhet të testojnë edhe nivelet e sheqerit në gjak. Nëse ju nuk merrni insulinë ose asnjë nga këto mjekimet e tjera, vetë-monitorimi mund të jetë i dobishëm për të treguar si po ja dilni. Doktori juaj mund t’ju ndihmojë të përcaktoni sa shpesh dhe kur duhet të kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak. Secila nga situatat e mëposhtme mund të kërkojë testim më të shpeshtë:
-Nivel i lartë i sheqerit në gjak gjatë diagnozës
-Humbje e peshës apo shtim në peshë (kohët e fundit)
-Të ushtroheni më shpesh ose më pak se zakonisht
-Një ndryshim në mjekimet e diabetit
-Sëmundje, si virus gastrointestinal
Përdorimi i matësit të glukozës
Matësit e glukozës janë pajisje standarte për shumë njerëz me diabet. Një pikë e vogël gjaku nga çpimi i gishtit, është e gjitha që ju duhet për të përdorur matësin. Shumë njerëz e marrin me anë të pajisjeve të ndryshme, ku thjesht vendos gishtin me një të shtypur të butonit. Këto pajisje në përgjithësi nuk shkaktojnë dhimbje dhe e bëjnë punën e tyre brenda disa sekondash. Ju vendosni mostrën e gjakut në një test special plastik që është i vendosur në ose gjendet brenda matësit, i cili mat glukozën. Për të siguruar saktësi , duhet të përdorni fijet që janë të dizenjuara posaçërisht për matësin që po përdorni. Periodikisht, është shumë e rëndësishme që të kontrolloni saktësinë e matësit tuaj duke krahasuar rezultatet me një test laboratorik ose me rezultatet e një matësi tjetër të kalibruar në zyrën e doktorit.
Shumë nga matësit janë të vegjël dhe mjaft praktikë. Nëse keni probleme me shikimin, ndoshta do të ishte më mir të merrnit një matës me pamje më të madhe dixhitale, ose matës me zë. Koha e përpunimit varion nga modeli në model, por shumica duan rreth 15 sekonda për të nxjerrë rezultatet. Pajisje të caktuara kërkojnë më shumë gjak se sa të tjerat, dhe shumë matës kanë memorie që ruajnë rezultatet e testeve tuaja. Modelet më të sofistikuara mund të ruajnë infomacion nga rezultatet e glukozës dhe dozat e insulinës si dhe mund të regjistrojnë të dhëna për ushtrimet dhe dietën që do të ndiqni.
Të bëni kërkimet tuaja
Disa plane të shëndetshme mbulojnë vetëm disa modele të veçanta të matësit të glukozës, kështu që konsultohuni në fillim përpara se ta porosisni një. Kini parasysh që çdo gjë e ka një kosto, sidomos në rastin e vetë-kontrollimit. Pyesni kompaninë tuaj të sigurimit se cilat kosto mund të mbulojë. Një burim i mirë është gjithashtu dhe ADA “Annual Resource Guide for Diabetes Supplies”, të vlefshme me antarësimin në organizatë. Nuk ka rëndësi se çfarë pajisje do të zgjidhni, ekipi mjekësor do t’ju shpjegojë si ta përdorni si duhet dhe do t’ju japë shumë udhëzime të tjera. Duke mbajtur shënim rezultatet e testeve tuaja të gjakut, ju mund të kuptoni se sa mirë po e menaxhoni diabetin dhe cilat janë përshtatjet që mund t’i bëni planit tuaj të trajtimit.
Përdorimi i një matësi të glukozës
Njerëzit me diabet zakonisht përdorin një pajisje lançuese për të marrë një mostër gjaku, i cili më pas vendoset në një shirit special që vendoset ose gjendet brenda matësit. Matësi dixhital ju jep të dhënat brenda disa sekondash. Mund të gjeni shumë lloje matësish të glukozës dhe të gjitha janë të sakta dhe të besueshme nëse përdoren si duhet.
Parandalimi i komplikacioneve
Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë shëndetin tuaj në shumë mënyra-dhe sa më i lartë niveli i sheqerit në gjak përgjatë një kohe të caktuar-aq më të mëdha janë rrisqet për zhvillimin e komplikacioneve. Komplikacionet afatgjatë që shfaqen nga diabeti ndahen në tre kategori:
-Sëmundjet mikrovaskulare që ndikojnë enët e vogla të gjakut (si ato në sy dhe veshka).
-Dëmtimin e nervave (neuropati) që shpesh prek këmbët. Gjithashtu dëmton funksionin automatik të sistemeve të ndryshme të organeve përfshirë zorrët, fshikëzën dhe zemrën, që eventualisht rezultojnë në probleme me tretjen, aritmi apo disfunksionim seksual.
-Sëmundjet kardiovaskulare ndikojnë në enët e mëdha të trupit, duke çuar në sëmundje zemre, goditje dhe bllokim të arterieve.
Të mbani nivelet e sheqerit në gjak në rang normal ose të paktën sa më afër tij, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve mikrovaskulare dhe dëmtimit të nervave. Ekspertët mendojnë që kontrolli i shpeshtë i sheqerit në gjak, ju ndihmon të parandaloni sëmundjet makrovaskulare, meqënëse ky është një rast për njerëzit me tipin 1 të diabetit. Dhe mund të jetë një ndihmë për ata që sapo janë diagnostikuar.
Benefitet e kontrollit vigjilent të sheqerit në gjak
Në 1970, studiuesit lançuan studimin e “United Kingdom Prospective Studies”, një studim që përfshiu rreth 3367 njerëz që sapo ishin diagnostikuar me diabet, për të parë nëse kontrolli i imtësishëm i sheqerit në gjak, ndihmonte në lehtësimin e komplikacioneve nga sëmundja.
Pjesëmarrësit u përzgjodhën rastësisht për të marrë ose një terapi konvencionale (dietë) ose terapi intensive (dietë plus mjekime), për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak. Pjesëmarrësit në grupin e terapisë konvencionale u takuan me dietologun çdo 3 muaj për këshilla se si ta mbajnë peshën e tyre në nivelet normale; ata morën mjekime vetëm nëse niveli i glukozës (fasting) në gjak arrinte në një nivel shumë të lartë 270 mg/dL. Ata në terapinë intensive morën këshilla dietike, plus mjekime “sulfonylurea” ose insulinë, dhe për njerëzit mbipeshë “metforminë”.
Përgjatë 10 viteve, grupi i terapisë konvencionale kishte një mesatare të HbA1c prej 7.9%, ndërsa grupi i terapisë intensive kishte një mesatare të HbA1c prej 7.0%- dhe kjo përmirësoi kontrollin e sheqerit në gjak duke çuar rrjedhimisht në më pak shanse për shfaqjen e komplikacioneve. Për shembull, grupi i terapisë intensive kishte 25% më pak rrisk për zhvillimin e komplikacioneve mikrovaskulare, si probleme me sytë apo veshkat. Mbi të gjitha, njerëzit në këtë grup kishin më pak shanse për zhvillimin e problemeve me zemrën.
Më e rëndësishmja, këto benefite vazhduan për rreth një dekadë pas përfundimit të studimit fillestar, pasi u demostrua si një studim 10-vjeçar i publikuar në “The New England Journal of Medicine” në 2008. Studiuesit pyetën rreth 3277 pjesëmarrës të riktheheshin për vizita vjetore por mesa duket nuk arritën dot të mbanin vijueshmërinë e terapisë. Gjatë 5 viteve, studiuesit intervistonin pjesëmarrësit me anë të pyetësoreve.
Brenda një viti, diferenca e niveleve të HbA1c te të dy grupet u zhduk.
Por sërish rreziku për shfaqjen e komplikacioneve vazhdonte të mbetej i ulët-një fenomen të cilët shkencëtarët e quajtën “Efekti legacy”. Sërish nuk është e qartë pse kjo ndodhte. Ekspertët kanë teori që nivelet e larta të sheqerit në gjak në periudhë afatgjatë çojnë në një “ndërtim” substancash që ngadalë dëmtojnë enët e gjakut, dhe efekti është i pakthyeshëm. Kontrolli intensiv i sheqerit në gjak mund të parandalojë që këto substanca të akumulohen, duke vonuar dëmtimin.
Një në nga tre studimet, studim i ACCORD (Action to Control Cardiovascular Risk in Diabetes) përfshiu më shumë se 10,000 njerëz. U dizenjua për të testuar tre mënyra të mundshme për të rriturit me diabet për të ulur rrezikun e tyre për atak zemre dhe goditje: Ndërhyrje për të ulur presionin e gjakut, uljen e niveleve të kolesterolit me fibrate dhe statinë, dhe një kontroll i ngushtë i sheqerit në gjak. Por studimi mbi sheqerin në gjak u ndalua në shkurt të 2008, pasi një analizë preliminare, zbuloi një rrezik 22% më të lartë vdekjeje ndërmjet pjesëmarrësve në trajtimin intensiv (atyre ku qëllimi për HbA1c ishte nën 6%) krahasuar me grupin e kontrollit (ku targeti ishte 7% deri në 7.9%). Megjithëse arsyeja pse norma e vdekshmërisë është kaq e lartë është akoma e paqartë, autorët e studimit spekulojnë që mund të ketë ardhur si pasojë e faktit që sa shpejt u reduktuan nivelet e HbA1c ose nga interferimet e ndryshme që ndodhën ndërmjet mjekimeve.
Kështu që përderisa qëllimi i terapisë intensive është që të ketë një nivel HbA1c më të ulët se 7%, dhe të reduktojë rrezikun mikrovaskular, ndoshta dhe sëmundjen makrovaskulare , synimi për një target më të ulët se 6% nuk tregon se mund të reduktojë sëmundjet makro-vaskulare dhe madje të jetë i dëmshëm. Si rezultat, tashmë doktorët përdorin një qasjë më të individualizuar që merr në konsideratë moshën e një personi, gjendje të tjera shëndetësore dhe profilin mjekësor, në përpjekje për të arritur një target të glukozës afër normales, rreth 7%.
Një qasje ekipi
Ju jeni personi më i rëndësishëm i përfshirë në trajtimin tuaj. Por vëmendja dhe këshillat e një mjeku të aftë-dhe shpesh asistenca e një ekipi profesionistësh-janë vitale për t’ju ndihmuar që të zhvilloni praktikat ditore dhe zakonet afatgjatë, të nevojshme për menaxhimin efektiv të diabetit.
Në shumë instanca, mjeku juaj mund të jetë i aftë t’ju sigurojë të gjitha ato që ju duhen për një kujdes sa më të mirë. Por nëse ju nevojitet një monitorim më afatgjatë, apo të përshtasni dietën tuaj, mjekimet dhe një regjim ushtrimesh-me siguri do t’ju duhet ndihma e një ekipi profesionistësh. Idealisht, një skuadër e tillë do të përfshinte një doktor të kujdesit primar ose një endokrinologjist i cili është i specializuar në diabet, një infermiere dhe një dietolog/e.
Profesionistë të tjerë mund të jenë ata që do t’ju duhen në rast se sëmundja shfaq komplikacione. Për shembull, diabeti ju vendos në rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të syrit dhe verbërisë, kështu që është e rëndësishme të vizitoni një oftamologjist rregullisht. Për shkak se diabeti mund të dëmtojë nervat periferikë që sigurojnë ndjeshmëri në këmbët tuaja, kujdesi i duhur për to është esencial. Prandaj duhet të konsultoheni me një podiatrist periodikisht. Nëse përpjekjet për parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të veshkav apo vaskulare dështojnë, mund t’ju duhet të konsultoheni me një nefrologjist (specialist të veshkave), kardiolog, ose kirurg vaskular.
Të merreni me emergjencat diabetike
Me kujdesin e duhur, shumë njerëz me diabet mund të arrijnë të mbajnë nivelet e duhura të sheqerit në gjak sa më afër normales. Por njerëzit me sëmundjen e diabetit mund të kenë probleme të tjera serioze. Hipoglikemia, ose sheqeri shumë i ulët në gjak, është një efekt anësor i disa mjekimeve për uljen e glukozës. Në situata të rralla, niveli i sheqerit në gjak mund të arrijë nivele tejet të larta, duke shkaktuar probleme si ketoacidosis dhe hiperosmolar koma.
Simptomat e sheqerit të ulët në gjak (Hipoglicemia)
-Nervozizëm
-Dobësi
-Uri
-Marrje mendsh
-Dridhje duarsh
-Djersitje
-Rrahje e shpejtë zemre
-Ndjesi të ftohti
-Irritim
-Konfuzion
-Shikim i dyfishtë
-Në disa raste të rënda, kriza madje dhe koma
Hipoglicemia
Hipoglicemia është një problem potencial për këdo që merr mjekime insulinë ose mjekime për të ulur glukozën, duke përfshirë “sulfonylureas” apo “glinidet”, qoftë vetëm ose në kombinim me mjekime të tjera anti-diabetike. Hipoglikemia mund të jetë serioze kur ndodh. Sheqeri në gjak mund të arrijë nivele të ulëta në mënyrë anormale te personat që marrin doza të larta mjekimesh krahas ushtrimeve të rënda fizike, shumë pak ushqim ose karbohidrate, një vakt i vonuar apo i munguar, ose një kombinim i këtyre faktorëve. Eshtë e rëndësishme që njerëzit me diabet dhe ato që jetojnë dhe punojnë me to, të mësojnë si të njohin dhe të kuptojnë hipoglikeminë, kështu që mund të parandalohet dhe të trajtohet përpara se të bëhet kërcënuese për jetën.
Të kuptoni shenjat
Shumë ekspertë e lidhin reaksionin hipoglicemik me nivelet e sheqerit në gjak poshtë 60 mg/dL, por është e vështirë të pikasim një nivel në të cilin simptomat e hipoglikemisë do të ndikojnë te individi sepse secili person përgjigjet në mënyrë të ndryshme. Për shembull, niveli juaj i sheqerit në gjak mund të bjerë poshtë 40 mg/dL, pa shkaktuar asnjë simptomë, ndërkohë që dikush tjetër mund t’i vërë re simptomat në një nivel më tjetër. Eventualisht, ju ndoshta mund të mos përjetoni palpitacione,djersitje apo ankth, që e karakterizojnë sëmundjen. Disa njerëz e zhvillojnë sëmundjen, pa përjetuar asnjë simptomë të dukshme, edhe kur nivelet e sheqerit në gjak janë shumë të ulëta.
Sheqeri i ulët në gjak zakonisht vendos “një alarm” në shumë sisteme organesh. Truri, i cili mbështetet te glukoza për të funksionuar, është veçanërisht i ndjeshëm nga deprivimi i sheqerit. Shenjat e para të hipoglikemisë karakterizohen nga një sulm ankthi për shkak të mungesës së sheqerit në gjak , ku kjo e fundit stimulon sistemin nervor autonomik. Epinefrina (e njohur gjithashtu si adrenalina) sekretohet, duke shkaktuar djersitje, nervozizëm, dridhje, palpitacione, rrahje të shpejta zemre dhe shpesh uri. Clirimi i epinefrinës është një përgjigje korrektive ndaj hipoglikemisë, jo vetëm për shkak se ju sinjalizon të hani por edhe për shumë arsye të tjera. Nëse hipoglikemia nuk trajtohet shpejtë, mund të përkeqësohet dhe të ndikojë në funksionin e trurit, duke çuar në shikim të turbullt, konfuzion dhe shumë efekte të tjera.
Një rënie e mëtejshme e niveleve të sheqerit në gjak ose dështimi për ta trajtuar një gjendje të tillë , mund të çojë në kriza ose madje dhe vdekje. Një episod i hipoglikemisë në momentin që po ngisni makinën, mund të shkaktojë një aksident të rëndë, sidomos nëse e keni shtyrë trajtimin, duke menduar që mund ta lini për më vonë. Mos rrezikoni: Ndaloni dhe merrni diçka të ëmbël menjëherë nëse nuk keni asgjë në makinë. Jo të gjithë përjetojnë të njëjtat simptoma, dhe mund të jetë e vështirë për të bërë diferencën ndërmjet hipoglikemisë dhe ankthit gjatë një problemi të caktuar. Bllokuesit beta (që përdoren për të trajtuar presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës), mund të “maskojnë” simptomat e hershme dhe të rezultojnë në një hipoglikemi më të rëndë. Ja pse doktorët shpesh shohin për alternativa të bllokuesve beta te njerëzit me diabet.
Alkooli gjithashtu mund të maskojë simptomat e hipoglikemisë, dhe kjo është një arsye pse duhet ta konsumoni me kujdes dhe përgjegjshmëri. Nëse hipoglikemia ndodh gjatë gjumit, të dhënat e vetme mund të jenë pizhamat e lagura (nga djersa), makthe gjatë natës ose një dhimbje e padurueshme në momentin e zgjimit. Eshtë e rëndësishme që të jeni në dijeni për këto shenja të hershme dhe të dini se cilat nivele të sheqerit në gjak “zgjojnë” hipoglikeminë. Parandalimi i hipoglikemisë është më mirë se ta trajtoni atë.
Nëse ju po merrni insulinë, mund të përjetoni hipglikemi në një moment të caktuar, më së shumti për shkak të një ndryshimi në mënyrën e ushqyerjes, si shmangia e një vakti. Por nëse ju e teproni me alkoolin, keni parregullsi në zakonet ushqimore, ose keni sëmundje veshkash ose mëlçie, ju me pak fjalë jeni në rrezik. Trajtimi i nivelit të ulët të sheqerit në gjak Ndërkohë që është një ide e mirë të testoni nivelet e glukozës në gjak në momentin që keni një reaksion hipoglikemik, shpesh nuk është momenti i duhur.
Në momentin që ndiheni çuditshëm, mos e anashkaloni trajtimin. Ju duhet të filloni të pini ose të hani diçka me sheqer, që të shkojë në qarkullimin e gjakut sa më shpejt. Rreth 10-15 gr karbohidrate mjaftojnë. Ato mund të jenë lëng frutash, gjysëm kanaçe soda, 2 lugë gjelle rrush të thatë, ose disa ëmbëlsira. Një gotë qumësht gjithashtu funksionon më së miri. Ju mund të prisni përmirësim 10-15 minuta pasi keni ngrënë diçka me sheqer. Por nëse testoni nivelin e glukozës në gjak në atë moment, dhe sërish është i ulët, ju mund t’ju duhet të përsërisni trajtimin.
Doktorët sugjerojnë që njerëzit duhet të mbajnë insulinë, disa kuba sheqeri ose diçka tjetër me sheqer (sidomos nëse po ngisni makinën), në shenjat e para të hipoglicemisë. Megjithatë një reaksion hipoglikemik nuk duhet të shihet si një justifikim për të konsumuar ëmbëlsira me tepri. Duhet të menaxhoni me kujdes situatën. Hipoglikemia e rëndë Kur truri juaj është i privuar nga sheqeri për një periudhë afatgjatë, ju mund të ndiheni konfuzë, si dhe të keni kriza të ndryshme. Hipoglicemia e rëndë është një emergjencë e vërtetë që ju lë në pamundësi për të ndihmuar veten.
Kur një person me diabet bëhet shumë konfuz për të marrë trajtimin në mënyrë oral, mjekimi më i shpejtë është të marrë injeksione glukagonësh (hormonet që rrisin sheqerin në gjak) ose një glukozë intravenoze. Njerëzit me tipin 1 të diabetit duhet të kenë gjithmonë një kuti ndihmëse në shtëpi ose punë për emergjenca. Anëtarët e familjes dhe kolegët e punës duhet të jenë në dijeni të shenjave dhe të dinë si të përdorin glukagonin në rast emergjence. Nëse nuk keni glukagon në moment, duhet të njoftoni ambulancën menjëherë për të bërë një glukozë intravenoze dhe të çoni personin në spital.
Ketoacidozë diabetike Ketoacidoza diabetike-gjendje në të cilën nivelet e sheqerit janë shumë ta larta-është më e zakonshme te njerëzit me tipin 1 të diabetit sesa personat me tipin 2 të diabetit. Zhvillohet kur insulina bie në një nivel të ulët kritik, shpesh kur ju humbisni injeksionet e insulinës ose kur përdorni pak insulinë gjatë një periudhe sëmundjeje apo stresi të pazakontë. Kur nivelet e insulinës janë shumë të ulëta, qelizat nuk mund të absorbojnë glukozën nga qarkullimi i gjakut për të krijuar energji. Në vend të kësaj, ato fillojnë të copëzojnë yndyrën e ruajtur.
Ketoacidozë diabetike Ketoacidoza diabetike-gjendje në të cilën nivelet e sheqerit janë shumë ta larta-është më e zakonshme te njerëzit me tipin 1 të diabetit sesa personat me tipin 2 të diabetit. Zhvillohet kur insulina bie në një nivel të ulët kritik, shpesh kur ju humbisni injeksionet e insulinës ose kur përdorni pak insulinë gjatë një periudhe sëmundjeje apo stresi të pazakontë. Kur nivelet e insulinës janë shumë të ulëta, qelizat nuk mund të absorbojnë glukozën nga qarkullimi i gjakut për të krijuar energji.
Në vend të kësaj, ato fillojnë të copëzojnë yndyrën e ruajtur. Një nënprodukt natyral i këtij copëzimi yndyror janë acidet të quajtura ketone. Kur ato arrijnë nivele të larta, trupi nuk mund t’i metabolizojë aq shpejt sa duhet. Si rezultat, ketonet akumulohen në qarkullimin e gjakut, duke e bërë gjakun acidik. Në të njëjtën kohë, veshkat sekretojnë sasi të mëdha të urinës së pasur me glukozë, duke shkaktuar dehidratim. Simptomat e DKA-së përfshijnë rritje të etjes, urinim të shpeshtë, dhimbje abdominale, dhe frymë të keqe. Në momentin që kjo gjendje fillon të ketë progres, presioni i gjakut bie për shkak të dehidratimit.
Konfuzioni dhe madje koma mund të zhvillohet nëse nivelet e sheqerit në gjak arrijnë shifra të larta. Për shkak se shenjat paralajmëruese shpesh zhvillohen përgjatë disa ditëve, testet e glukozës në gjak të bëra rregullisht mund t’ju paralajmërojnë kur nivelet janë të larta mjaftueshëm për të rritur rrezikun nga DKA-ja. Ju gjithashtu mund të detektoni zhvillimin e DKA-së duke monitoruar ketonet në urinën tuaj. Ketonet e urinës duhet të kontrollohen sa herë që nivelet e sheqerit në gjak janë shumë të larta ose kur ju keni një sëmundje të re, sidomos simptomat gastrointestinale si dhimbje abdominale, të vjella dhe përzierje. Telefononi doktorin tuaj nëse testet e urinës tregojnë më shumë sesa një nivel të moderuar të ketoneve (30-40 mg/dL).
Trajtimet përfshijnë insulinë, lëngje dhe elektrolite (minerale si kripa, kalium etj). DKA-ja e patrajtuar mund të jetë fatale. Koma hiperosmolare Në raste të rralla, nivelet e glukozës në gjak mund të arrijnë nivele shumë të larta (mbi 800 mg/dL), duke çuar në dehidratim, konfuzion ose koma. Kjo më së shumti ndodh te njerëzit e moshuar kur sheqeri në gjak rritet për shkak të një aftësie të dëmtuar për të njohur etjen, sëmundjen ose stresin. Nëse personi i prekur nuk mund të përgjigjet duke pirë shumë lëngje-qoftë për shkak se ai/ajo nuk ndihet i etur (jo e pazakontë te të moshuarit) ose për shkak të një dëmtimi neurologjik (për shembull, pas një goditjeje), duke e bërë pirjen e lëngjeve mjaft të vështirë-nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten tejmase.
Ndërkohë që problemi përkeqësohet, konfuzioni, pagjumësia dhe krizat ndjekin dehidratimin, duke rezultuar në një gjendje të quajtura koma hiperosmolare. Kjo gjendje e rrallë që ndodh më së shumti te njerëzit e moshuar me tipin 2 të diabetit, mund të jetë fatale dhe kërkon shtrim në spital, dhe shpesh një kujdes intensiv. Sërish, një monitorim i kujdesshëm i glukozës dhe një trajtim strikt mund t’ju ndihmojë të parandaloni koma-n hiperosmolare. Strategjitë e jetës për të menaxhuar diabetin Humbja e peshës, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë komponentë esencialë për kontrollin e diabetit.
Megjithëse arsenali i mjekimeve për menaxhimin e sheqerit në gjak vazhdon të zgjerohet, është e qartë që njerëzit me diabet mund të mbajnë nivele më të mira, me pak mjekime dhe me disa ndryshime në stilin e jetesës. Dhe merrni në konsideratë benefitet e shtuara: një dietë e shëndetshme dhe humbja e peshës janë gjithashtu instrumentale në kontrollimin e gjendjeve të tjera të rrezikshme, duke përfshirë sëmundjen e zemrës, e cila është e zakonshme te njerëzit me diabet. Plus që do të ndiheni akoma dhe më mirë. Ndryshime të tjera në stilin e jetesës mund t’ju ndihmojnë gjithashtu.
Më shumë se 9 në 10 persona me tipin 2 të diabetit janë mbipeshë ose obezë. Për të theksuar këtë lidhje, “Shape Up America”, është një organizatë e përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin për problemet shëndetësore që lidhen me obezitetin, duke përmendur dhe termin “diabezitet”. Lajmi i mirë është që nëse humbni pak peshë si 5%-10% të peshës suaj trupore, mund t’ju ndhmojë të menaxhoni diabetin. Ekspertët po fillojnë të kuptojnë pse pesha e tepërt rrit rrezikun për diabet. Ata tashmë besojnë që qelizat yndyrore-sidomos ato në pjesën e barkut ku njerëzit kanë më shumë tendencë t’i marrin-sekretojnë hormone dhe sinjale të tjera kimike.
Disa nga këto substanca nxisin inflamacionin, i cili interferon me receptorët e insulinës në qeliza, duke çuar në rezistencë të insulinës dhe eventualisht diabet. Shumica e njerëzve mendojnë që inflamacioni si skuqja, ënjtja apo dhimbja-janë të gjitha reaksione natyrale të trupit ndaj dëmtimit. Në fakt, inflamacioni kronik brenda trupit nuk prodhon këto shenja të dukshme, por mund të rrisë rrezikun e diabetit, sëmundjes së zemrës dhe sëmundjeve të tjera. Prova që ndryshimet e stilit të jetesës prodhojnë rezultate.
Të bëni një përpjekje të vërtetë për të humbur peshë ose për të qenë më aktivë fizikisht, gjithmonë shpërblehet, sipas studimit të “AHEAD”, një studim që përfshiu më shumë se 5000 njerëz mbipeshë ose njerëz obezë me diabet në 16 qendra në të gjithë SHBA-në. Gjysmës së pjesëmarrësve iu kërkua të ndjekin një ndërhyrje intensive të stilit të jetesës, duke iu kërkuar të hanë më pak dhe të jenë më fizikisht aktivë, me një qëllim për të humbur rreth 7% të peshës trupore brenda vitit të parë. Specifikisht, ata konsumonin një dieta me porcione të kontrolluara dhe ecnin më shumë ose bënin ushtrime të moderuara, duke synuar rreth 175 minuta në javë. Pjesëmarrësit e tjerë, të cilët shërbyen si grup kontrolli, morën një suport dhe edukim diabetik standart.
Provoni të shtoni 30 minuta ecje 5 herë në javë orarit tuaj. “The Physical Activity Guidelines” rekomandojnë dy sesione trajnimi force në javë. Kombinimi i ushtrimeve aerobike dhe trajnimeve të forcës mesa duket sjellin benefite të përgjithshme kur vjen puna në reduktimin e rezistencës së insulinës dhe uljen e niveleve të sheqerit në gjak.
Siguria e ushtrimeve
Nëse keni diabet, konsultohuni me doktorin tuaj përpara se të filloni ose të ndryshoni një rutinë fitnesi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse jeni mbipeshë ose keni një histori të sëmundjeve të zemrës, sëmundje periferike vaskulare ose neuropati diabetike. Për njerëzit të cilët janë 35 vjeç ose më të mëdhenj dhe kanë diabet për më shumë se 10 vite, rekomandimet aktuale rekomandojnë të keni një provim fizik të plotë përpara se të filloni një program të ri ushtrimesh. Megjithëse nuk performohen në mënyrë rutinë, një test tolerance të ushtrimeve fizike duhet të merret në konsideratë. Gjatë testit, një ekspert monitoron performancën e zemrës suaj dhe presionin e gjakut ndërkohë që ecni në pistë për 10 minuta. Rezultatet nxjerrin nëse është e sigurtë për ju të ushtroheni dhe të përcaktojnë intensitetin që është më i mirë për ju.
Në përgjithësi , koha më e mirë për t’u ushtruar është një deri në tre orë pasi keni ngrënë, kur niveli i sheqerit në gjak ka më shumë gjasa të jetë i lartë. Nëse ju përdorni insulinë, është e rëndësishme të testoni sheqerin në gjak përpara se të ushtroheni. Nëse niveli përpara ushtrimeve ishte poshtë 100 mg/dL, të konsumoni pak fruta ose të konsumoni një snack të vogël do t’ju ndihmojë të shmangni hipogliceminë. Testimi pas 30 minutave më vonë, do t’ju tregojë nëse niveli i sheqerit në gjak është i qëndrueshëm.
Nëse ju po merrni insulinë, rreziku për të zhvilluar hipoglikemi mund të jetë i lartë 6-12 orë pas ushtrimeve fizike. Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë që të mos ushtroheni nëse sheqeri në gjak është shumë i lartë (mbi 250), për shkak se ushtrimet ndonjëherë mund ta rrisin akoma dhe më shumë sheqerin në gjak.
Për shkak të rreziqeve që lidhen me diabetin, gjithmonë vendosni një byzylyk të diabetit. Gjithashtu mbani me vete tableta glukoze ndërkohë që ushtroheni në rast se sheqeri në gjak bie.
Njerëzit duhet të kenë kujdes dhe nga këto komplikacione të diabetit
Njerëzit me retinopati (anomali në retinën e syrit) duhet të shmangin ushtrimet me rezistencë intensive si ngritja e peshave, e cilat mund të shënojë një rritje të konsiderueshme në presionin e gjakut e cila mund të nxisë gjakderdhjen në sy. Ushtrimet me impakt të lartë si boksi duhet gjithashtu të shmangen.
Njerëzit me neuropati (dhimbje nervash ose humbje të ndjeshmërisë), në veçanti ata që kanë humbur ndjesinë e këmbëve të tyre, duhet të shmangin ushtrimet si vrapi në distancë të largët ose skijimi. Këto aktivitete mund të çojnë në stres të frakturave në kocka të vogla të këmbës ose kyçeve, ose presioni i ulçerës në këmbë ose gishta.
Ushtrimet fizike me impakt të ulët, si noti, joga, çiklizmi janë zgjidhje më të sigurta. Gjithashtu sigurohuni të vishni veshje të rehatshme gjatë ushtrimeve.
Të hiqni dorë nga duhanpirja
Të hiqni dorë nga duhanpirja është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni kur keni diabet ose kur jeni në rrezik të madh për shfaqjen e kësaj gjendjeje shëndetësore. Përdorimi i tabacos rrit rrezikun për zhvillimin e tipit 2 të diabetit dhe e bën menaxhimin e kësaj gjendjeje më të vështirë kur e keni. Të pini duhan kur keni diabet, rrit shanset që të keni probleme me zemrën si dhe të keni më pak gjak që qarkullon në ekstremitet e ulëta. Gjithashtu mund të rrisë zhvillimin e dëmtimit të nervave.
Kur ju hiqni dorë nga duhanpirja, keni disa benefite shëndetësore si: një kontroll më të mirë të glukozës. Studimet kanë treguar që rezistenca e insulinës mund të fillojë të redukohet në më pak se 8 javë qëkur keni lënë duhanin. Efektet negative si sëmundjet e zemrës janë më të ngadalta për t’u riparuar, por do të përmirësohen përsa kohë që hiqni dorë nga duhani.
Ka shumë opsione që mund t’ju ndihmojnë të hiqni dorë nga duhani, duke përfshirë: programet online, sesione grupi dhe këshillim individual. Ka gjithashtu një varietet mjekimesh me rezultate shumë të mira. Doktori juaj mund t’ju ndihmojë të gjeni një program suporti dhe një strategji trajtimi që funksionon për ju.
Të bëni një gjumë të mirë
Edhe një natë e vetme me pak orë gjumë mund të reduktojë ndjeshmërinë e insulinës te një njeri i shëndetshëm. Njerëzit me diabet dhe obezitet shpesh vuajnë nga shqetësimet e gjumit, duke përfshirë apnean e gjumit-një gjendje në të cilën rrugët e frymëmarrjes mbyllen gjatë gjumit të thellë, duke ndaluar përkohësisht frymëmarrjen.
Komplikacione të tjera të diabetit, si lëvizjet erratike të këmbëve ose dhimbje të nervave në ekstremitet e ulëta, mund të ndikojnë te gjumi. Këto efekte mund të shkaktojnë lodhje gjatë ditës dhe të reduktojnë cilësinë e jetës, gjithashtu mungesa e një gjumi të mirë mund të përkeqësojë diabetin. Eshtë e implikuar në sëmundje të tjera serioze, si presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Për të kapërcyer shqetësimet e gjumit duhet të shkoni në shtrat dhe të ngriheni në orare të rregullta, të shmangni pijet me kafeinë pas orës 2 p.m, të shmangni alkoolin të paktën dy orë para gjumit; të mbani dhomën të freskët, të errët dhe sa më të qetë të jetë e mundur; si dhe të fikni të gjitha pajisjet elektronike gjatë natës.
Nëse apnea e gjumit ose shqetësime të tjera po ndikojnë në gjumin tuaj, atëherë flisni me doktorin për mjekime apo trajtime që mund t’ju ndihmojnë.
Mjekimet apo kirurgjia për diabetin
Udhëzimet e ADA-s rekomandojnë që njerëzit me diabet, që janë diagnostikuar tashmë herët duhet të marrin menjëherë dy hapa për të kontrolluar sheqerin e tyre në gjak: të bëjnë ndryshime në stilin e jetesës (të hanë më mirë dhe të ushtrohen më shpesh për të humbur peshë) dhe të marrin mjekimin “metformin”. Kjo strategji shënon një kthesë të konsiderueshme nga tradicionalja te një qasje komplet tjetër në trajtimin e diabetit-ndryshime në stilin e jetesës të ndjekura nga mjekimet. Arsyeja për këto ndryshime është që shumica e njerëzve me diabet e kanë të vështirë të humbin peshë për të reduktuar nivelet e larta të sheqerit në gjak (ose ata rifitojnë peshë shumë shpejt pasi e humbin atë). Ndërkohë sëmundja e tyre progreson. Shumica e njerëzve me diabet mbështeten te të paktën një mjekim oral për të menaxhuar sëmundjen e tyre.
Terapia agresive në fazat e hershme mund të parandalojë nivelet e sheqerit në gjak që të mos përkeqësohen. Për shumë njerëz me diabet, qëllimi është të mbajnë nivelet e sheqerit në gjak sa më afër rangut normal për të parandaluar komplikacionet afatgjatë si retinopatia diabetike, sëmundjet e nervave, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet e zemrës.
Këto udhëzime gjithashtu kërkojnë monitorim të shpeshtë të niveleve të HbA1c për të parë nëse terapia po funksionon. Përgatituni të keni një test të HbA1c të paktën çdo 3 muaj derisa nivelet e HbA1c të bien poshtë 7%, pas kësaj do t’i testoni çdo 6 muaj. Nëse nivelet tuaja të HbA1c-së janë 7% ose më të larta, edhe pasi kombinoni metforminën me ndryshimet e stilit te jetesës, doktori juaj me shumë gjasa mund të rekomandojë mjekime të tjera si shtesë ndaj metforminës.
Zgjedhja e mjekimeve bazohet në nevojë, një nivel i lartë i HbA1c-së kërkon një mjekim më të fuqishëm (si insulina), ndërkohë që nivelet HbA1c që janë më afër targetit mund të menaxhohen me një mjekim më të lehtë (ndoshta një agjent i dytë oral). Nëse këto masa sërish nuk arrijnë të kontrollojnë glukozën në gjak, atëherë shtohet insulina, ose doza dhe frekuenca rritet. Mjeku juaj do të marrë në konsideratë faktorë të tjera si mosha juaj apo gjendje të tjera mjekësore, për të individualizuar qëllimet tuaja personale.
Mjekimet orale
Mjekimet e sotshme të diabetit adresojnë dy probleme kyçe të diabetit-rezistenca e insulinës dhe pamjaftueshmëria e prodhimit të insulinës- si dhe shkaqe të tjera të rritjes së sheqerit në gjak. Mjekët jo vetëm që kanë një larmishmëri të madhe të mjekimeve që mund t’i zgjedhin, por edhe mund t’i kombinojnë.
Metformina
Metformina (Glucophage), bllokon çlirimin e glukozës nga mëlçia dhe redukton rezistencën ndaj insulinës. Ul nivelet e sheqerit në gjak, pa stimuluar sekretimin e insulinës. Mund të gjendet në formën gjenerike dhe nuk është i shtrenjtë; merret 2-3 herë në ditë me vaktet; një kohëzgjatje më e madhe ndërmjet orëve një ose dy herë në ditë është gjithashtu e mundur.
Metformina ka disa avantazhe mbi klasën e mjekimeve diabetike të njohura si sulfonilureas. Metformina funksionon mirë në njerëzit mbipeshë dhe me peshë mesatare. Ul nivelet e sheqerit në gjak pa promovuar shtim në peshë dhe zakonisht nuk shkakton hipoglikemi kur përdoret vetë.
Nga ana tjetër, metformina mund të shkaktojë efekte të pakëndshme gastrointestinale, si përzierjet, flatulencë dhe lëvizje të buta zorrësh ose diarre. Por këto efekte anësore nuk janë të zakonshme, ndodhin në më pak se 10% të njerëzve që e përdorin atë. Ju shpesh mund t’i minimizoni këto efekte duke filluar një dozë më të vogël ose t’i merrni me një vakt. Njerëzit të cilët kanë marrë metforminë për shumë vite, mund të zhvillojnë një deficiencë të vitaminës B12 dhe duhet që t’i kontrollojnë nivelet e kësaj vitamine në mënyrë periodike.
Metformina gjithashtu vë në rrezik njerëzit për acidozë laktike, një gjendje e ekstremisht e rrallë por potencialisht vdekjeprurëse e shkaktuar nga nivelet e larta të acidit laktik në gjak. Për shkak të këtij rreziku, njerëzit me funksion të dëmtuar të veshkave apo të mëlçisë ose sëmundjeve të mushkërive, nuk duhet ta marrin këtë mjekim. Një person pa këto komplikacione, është totalisht i sigurtë. Për shkak se metformina është një nga mjekimet më të përshkruara nga mjekët, doktorët kanë një eksperiencë shumë të mirë në lidhje me këtë mjekim. Përsa i përket sulfonylureas, benefitet veniten paksa me kalimin e kohës.
Sulfonylureas
Klasa më e vjetër e mjekimeve anti-diabetike orale, që punojnë duke stimuluar pankreasin për të prodhuar më shumë insulinë. Këto mjekime, të cilat gjithashtu nuk kanë një kosto të lartë, merren një ose dy herë në ditë; shumë njerëz e fillojnë me një dozë të ulët dhe më pas gradualisht e rrisin dozën. Janë më pak efektive në njerëzit e hollë me diabet, dhe rreth 10-20% të personave të cilët e provojnë, nuk marrin benefite. Rreth gjysma e atyre që arrijnë të kenë benefite, zbulojnë që benefitet veniten përgjatë 5 viteve në vazhdim.
Efektet anësore të këtyre mjekimeve janë një konsideratë esenciale. Hipoglikemia mund të jetë një rrezik, sidomos te njerëzit e vjetër në moshë dhe për njerëzit të cilët kanë marrë sulfonylurea afatgjatë si glyburidet .
Të pini alkool ose të humbisni një vakt mund të ndikojë te episodet. Disa njerëz që marrin sulfonylureat dhe pinë alkool, bëhen të turbullt dhe vuajnë nga përzierjet, dhimbjet e stomakut dhe rrahje zemre të shpejta. Eshtë e zakonshme për njerëzit që marrin këtë lloj mjekim të shtojnë pak në peshë. Më tej, studimet kanë sugjeruar një lidhje të mundshme ndërmjet sulfonylureat dhe sëmundjeve të zemrës. Këto efekte anësore e kanë bërë këtë lloj mjekimi, një zgjedhje të dytë pas metforminës për shumë njerëz.
Thiazolidinediones
Thiazolidinediones (TZD-s), që ndryshe njihen si glitazone, reduktojnë rezistencën e insulinës dhe punojnë më efektivisht në kombinim me antidiabetikë të tjerë. TZD-ja i bën muskujt, yndyrën dhe mëlçinë më të ndjeshme ndaj insulinës, duke rritur aftësinë e saj për të absorbuar nutrientët nga gjaku. Efekte të tjera anësore përfshijnë shtim në peshë dhe mbajtje të lëngjeve.
Megjithatë këto mjekime kanë shfaqur një lidhje me shumë probleme serioze shëndetësore. Njerëzit që i marrin këto mjekime duhet të jenë të kujdesshëm sepse efektet e përmendura më lart mund të çojnë në shtim të rrezikut për problemet me zemrën. Mjekime si “rosiglitazone” dhe “pioglitazone” kanë treguar që rrisin rrezikun për humbje të kockës dhe fraktura, veçanërisht te femrat. Rosiglitazone gjithashtu mund të rrisë rrezikun për sulmin e zemrës. Gjithsesi, nëse jeni trajtuar me sukses me këtë mjekim, duhet të flisni me doktorin nëse duhet ta vazhdoni apo ta zvëndësoni me diçka tjetër.
Ndaluesit alfa-glukocidase
Ky ilaç thyen enzimat tretëse që copëzojnë karbohidratet në sheqerna të vogla, që të mund të absorbohen nga zorrët. Për shkak se ky mjekim ngadalëson tretjen e trupit dhe absorbimin e karbohidrateve, nivelet e sheqerit rriten më ngadalë dhe insulina që ju prodhoni ka më shumë kohë që të bëjë punën e saj. Acarbose ishte ilaçi i parë në këtë klasë që u aprovua: miglitol (Glyset) është gjithashtu e disponueshme.
Glinidet
Si sulfonylureat, “repaglinidet” (Prandin” dhe nateglinidet (Starlix) stimulojnë sekretimin e insulinës nga pankreasi. Por ato sillen më shpejt dhe zgjasin më pak kohë sesa sulfonylureat dhe duhet të merren para çdo vakti. Si rezultat i kohëzgjatjes së tyre të shkurtër, ato reduktojnë shanset për hipoglikemi dhe janë më të sigurta për moshat e vjetra. Repaglinidet janë gjithashtu të sigurta për njerëzit të cilët kanë probleme me veshkat.
Ndaluesit/bllokuesit DPP-4
Një nga klasat më të reja në mjekimet e diabetit, DPP-4, të cilët përfshijnë: sitagliptinet (Januvia), saxagliptin (Onglyza)dhe linagliptin (Tradjenta). Këto mjekime funksionojnë duke bllokuar enzimat DPP-4, i cili copëzon GLP-1, një substancë e bërë në zorrë që stimulon prodhimin e insulinës. Kjo zgjat aktivitetin e GLP-së dhe ndihmon trupin të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak, por benefitet e përgjithshme janë modeste.
Efektet më të zakonshme anësore të sitagliptineve dhe saxagliptineve janë hundët që rrjedhin, një fyt i ngjirur dhe diarre. Për linagliptinën, efektet anësore përfshijnë dhimbje muskujsh ose kyçesh dhe dhimbje koke. Këto mjekime konsiderohen “neutrale me peshën”, duke thënë që ato nuk promovojnë as humbje peshe por as shtim në peshë.
Ndaluesit/Bllokuesit SGLT-2
Bllokuesit SGLT-2, si dapagliflozin (Farxiga) dhe canagliflozin (Invokana), bllokojnë ri-absorbimin e glukozës nga veshkat dhe lejojnë çlirimin e sheqerit përmes urinimit. Kjo ul sasinë e sheqerit në gjak dhe redukton nivelet e HbA1c me rreth 0.8%. Sheqeri i rritur në urinë çon në humbje ujërash, e cila mund të sjellë efekte anësore si dehidratim i butë, presion i ulët gjaku dhe dhimbje koke të lehtë. Gjithashtu rrit rrezikun për shfaqjen e infeksioneve të fshikëzës sidomos te femrat, dhe infeksioneve maja. Kjo klasë është një nga më të rejat të aprovuara tashmë dhe siguria e tyre afatgjatë sërish ka nevojë për më shumë qëndrueshmëri.
Opsione orale shtesë
Dy opsione shtesë të aprovuara tashmë për diabetin përfshijnë bromocriptine (cycloset) dhe colesevelam (Ëelchol). Në fillim janë përdorur për të trajtuar një formë të rrallë tumori, por më pas janë riformuluar dhe aprovuar si mjekime diabeti. Ul HbA1c ngadalë por ka disa efekte anësore (përzierjet dhe të vjellat), të cilat kanë limituar përdorimin në një shtrirje më të gjatë. Colesevelam është një mjekim që ul kolesterolin dhe gjithashtu ka efekte në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.
Insulina
Ndryshe nga mjekimet e tjera të diabetit, insulina është një hormon që në mënyrë natyrale ul glukozën në gjak. Ul nivelet e sheqerit në gjak në mënyrë efektive, më mirë sesa çdo mjekim tjetër në treg. Trajtimet e hershme me insulinë mund të rezultojnë në një periudhë remisioni, një kohë ku ju ndaloni së marri të gjitha mjekimet që ulin sheqerin në gjak dhe sërish mbani nivele normale të sheqerit në gjak. Gjithashtu, insulina ka treguar që përmirëson nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit HDL.
Insulina nuk ka një dozë maksimale efektive, e cila do të thotë që ju mund të merrni aq shumë sa e keni të nevojshme për të marrë një përgjigje. Megjithatë, lidhet me shtimin në peshë, ashtu si shumë mjekime të diabetit.
Shumë njerëz me tipin 2 të diabetit të cilët kanë nevojë për insulinë, kanë nevojë vetëm për 1-2 injeksione në ditë. Në momentin që ju krijoni një program insuline, ju shpesh do të menaxhoni sheqerin në gjak duke testuar 1-2 herë në ditë, për të përcaktuar nëse keni nevojë për ndryshime në dozën tuaj të insulinës.
Administrimi i insulinës
Insulina nuk mund të merret si pilulë për shkak se enzimat acidike dhe tretëse në stomakun tuaj, e shkatërrojnë atë. insulina që merret përmes inhaler-it u prezantua në janar 2006, por u hoq nga tregu në tetor 2007 për shkak të shitjeve të dobëta. Kështu që mënyra e vetme për të marrë insulinën është nëpërmjet injeksionit ose nëpërmjet një pompe. Pompat e insulinës janë pajisje të vogla që funksionojnë duke vendosur një gjilpërë nën lëkurë. Ato shpesh përdoren nga njerëzit me tipin 1 të diabetit dhe rrallë te njerëzit me tipin 2 të diabetit. Në fillim njerëzit kanë paksa frikë në injektimin e injeksioneve, por procesi shpejt bëhet rutinë dhe pajisjet që përdoren për të bërë injeksionet janë virtualisht pa dhimbje. Një informacion lidhur me diabetin do t’ju mësojë si të masni, të përgatisni dhe të administroni injeksionet.
Injeksionet mund të injektohen në pothuajse çdo zonë yndyrore të lëkurës: në bark, ije, në pjesën e pasme, apo të pjesa krahut. Ju do të doni të gjeni një zonë mjaft të rehatshme për injeksione.
Trupi juaj e absorbon insulinën më shpejt kur injektohet në bark, ndryshe nga zonat e tjera. Për shembull nëse e injektoni insulinën në ije dhe më pas shkoni të vraponi, insulina do të absorbohet më shpejt për shkak të rritjes së rrjedhës së gjakut në këmbë.
Reaksione të rralla ndaj një përgatitje të insulinës përfshijnë: ënjtje, skuqje në zonat e injeksionit ose diku tjetër.
Shiringat
Pothuajse e gjithë insulina në SHBA ka një përqëndrim U-100, që do të thotë 100 unit për centimetër kubik dhe shiringat e insulinës janë të dizenjuara për këtë përqëndrim. Shiringat mund të mbajnë një total prej 100, 50, ose 30 unit. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë që të zgjidhni madhësinë e shiringës që ju duhet. Ju mund të përdorni shiringën tuaj për më shumë se një injeksion. Megjithatë mbani mend që kurrë mos përdorni një shiringë që e ka përdorur dikush tjetër dhe kurrë mos i jepni dikujt një shiringë që e keni përdorur ju.
Injektori si stilolaps
Shumë pajisje na vijnë në ndihmë për ta bërë injektimin e insulinës sa më të thjeshtë dhe një nga këto është edhe injektori si stilolaps. Shumë njerë e përdorin për shkak se është mjaft praktik dhe siguron doza të sakta pa pasur nevojën të masni apo të mbushni shiringën. Mund të mbajnë deri në 300 njësi/unit insulinë.
Llojet e insulinës
Në të shkuarën, insulina u përgatiste nga pankreasi i derrit ose i lopës. Por që nga viti 1980, shkencëtarët kanë përdorur bakterie të modifikuara gjenetikisht ose maja për të prodhuar insulinë sintetike njerëzore. Në ditët e sotshme, e gjithë insulina e përdorur në SHBA është e këtij lloji.
Formulimet e ndryshme të insulinës, secila prej tyre ka një profil të ndryshëm veprimi, mund të përdoret vetëm ose në kombinim për të stimuluar sekretimin normal të insulinës dhe ju ndihmon të mbani nivelet e sheqerit në gjak nën kontroll. Një dozë e madhe zakonisht zgjat më shumë sesa një dozë e vogël, por absorbimi i insulinës mund të variojë, me veprim të shpejtë, me veprim mesatar dhe me veprim afatgjatë që mund të rritet në kohë të ndryshme në ditë të ndryshme.
Insulina me veprim shumë të shpejtë: Kjo lloj insuline vepron në 10-15 minuta që nga koha e injektimit dhe zgjat deri në 1-2 orë. Efektet e uljes së nivelit të sheqerit në gjak gjasin vetëm për 4 orë. Ju mund ta merrni afër kohës së vakteve.
Insulina me veprim të shpejtë
Insulina me veprim të shpejtë, ndonjëherë e quajtur insulina me efekt të shkurtër ose insulina e rregullt, fillon të ulë nivelet e sheqerit në gjak rreth 30-60 minuta pas injektimit. Normalisht merret 30-45 minuta përpara një vakti.
Insulina me veprim mesatar: Lloji i vetëm i insulinës me veprim mesatar që gjendet në SHBA dhe kudo në botë është insulina NPH. Nuk fillon të veprojë deri në dy orë pasi është injektuar. Në varësi të dozës së përdorur, efekti zakonisht ndodh kurdo nga 4-8 orë pas injektimit, dhe zakonisht mbetet aktiv për 8-12 orë.
Insulina afatgjatë: Insulina afatgjatë mund të zgjasë aq gjatë sa 24 orë.
Zhvillimi i një plani
Asnjë regjim nuk funksionon në mënyrë të barabartë për të gjithë. Tipi i insulinës dhe se sa shumë dhe sesa shpesh e përdorni varet nga individi. Qëllimi juaj është të mbani një nivel të sheqerit në gjak që është afër normales pa përjetuar hpoglikemi.
Insulina mund të lihet në frigorifer ose të ruhet në një vend me temperaturën e dhomës, por jo të ngrihet. Shmangni insulinën që ka skaduar ose duket e turbullt ose ka një pamje të çuditshme.
Mjekime të tjera të injektueshme
Mjekime të tjera të injektueshme për diabetin përfshijnë “exenatide” (Byetta, Bydureon), “liraglutide” (Victoza), dhe “albiglutide” (Tanzeum), të gjitha në një kategori që njhet si GLP-1 agonistë. Të tjera si “pramlintidet” (Symlin), të klasifikuara si amilin mimetike-përdoren rrallë, edhe pse akoma mund të gjenden. Këto mjekime shkaktojnë humbje peshe, kështu që eventualisht kanë gjeneruar interes te njerëzit të cilët po mundohen të humbin peshë. Por janë pak efektive në uljen e niveleve të glukozës në gjak, janë më shumë të shtrenjta se alternativat e tjera, kanë disa efekte anësore dhe roli i tyre në trajtimin e diabetit sërish po debatohet.
Agonistët GLP-1
Exenatide (Byetta), liraglutide (Victoza) dhe albiglutide (Tanzeum) sjellin efektet e një hormoni të quajtur peptide 1 si glukagoni ,(GLP-1). Ky hormon sekretohet nga zorra e hollë pasi keni ngrënë. Stimulon insulinën e çliruar nga pankreasi, redukton prodhimin e glukozës nga mëlçia, dhe ngadalëson boshatisjen e stomakut. Shumë njerëz me diabet kanë nivele të ulëta të GLP-1, kështu që exenatide-t dhe agjentë të tjerë në këtë klasë kanë si qëllim suplementimin e veprimit GLP-1 në trup.
Një benefit i rëndësishëm i agonistëve GLP-1 është që ato ndikojnë në nivelet e insulinës vetëm kur nivelet e glukozës në gjak rriten, kështu që ato nuk rrisin rrezikun për shfaqjen e hipoglikemisë. Megjithatë, hipoglikemia mund të ndodhë nëse ju merrni agonistë GLP-1 me një sulfonylurea. Të dyja si exenatide-t dhe liraglutide-t vjnë me injektorë të parambushur si stilolapsë. Efektiviteti i tyre dhe efektet anësore janë mjaft të ngjashme me ato të Byetta-s. Këto mjekime shpesh shkaktojnë përzierje dhe efekte të tjera anësore gastrointestinale, si vjellja ose diarrea, megjithëse kanë si tendencë të kalojnë me kalimin e kohës. Humbja e peshës me siguri ndodh për shkak se ato ngadalësojnë boshatisjen e stomakut kështu që njerëzit ndihen më të ngopur për më gjatë-ose humbja e peshës mund të vijë si rezultat i përzierjeve dhe të vjellave.
Megjithëse humbja e peshës është padyshim një nga qëllimet kryesore të njerëzve me diabet, ekspertët paralajmërojnë që të mos i shihni këto mjekime si “magjike” për humbjen e peshës. Një qasje më e shëndetshme do të ishte kombinimi i një diete të shëndetshme dhe rritjen e aktivitetit fizik.
Mbani mend që agonistët GLP-1 janë më të shtrenjtë se mjekimet e tjera për uljen e nivelit të sheqerit në gjak, kërkojnë injektim dhe shkaktojnë efekte të shpeshta gastrointestinale. Gjithashtu, siguria e tyre afatgjatë nuk njihet mjaftueshëm. Flisni me doktorin tuaj për të parë se cili nga këto opsione mund të jetë i duhuri për ju.
Terapia e kombinimit
Për shkak se të gjitha mjekimet orale për diabetin kanë potencialitet të limituar, shkencëtarët janë munduar të marrin si avantazh mekanizmat e tyre të ndryshme për t’i përdorur ato në kombinime të ndryshme, me ose pa insulinë. Një qasje e mjekimeve e përshtat diabetin si një sëmundje komplekse me të paktën dy defiçite që duhet të adresohen: rezistenca e insulinës dhe sekretimi jo-adekuat i insulinës. Kombinimi i qasjeve mund të ulë dozën e mjekimeve, secili me mekanizma të ndryshme. Ndërkohë që një kombinim i tillë mund të jetë i shtrenjtë, mund të rezultojë më i lirë kur bëhet fjalë për trajtimin e komplikacioneve.
Kombinimi oral më i studiuar është metformina plus një sulfonylurea; metformin plus insulinë gjithashtu është përdorur për shumë vjet. Pilula të shumta të kombinuara janë aktualisht në treg, duke përfshirë kombinimin e metformin plus sulfonylurea-t, “thiazolidinediones” ose bllokuesit/ndaluesit DPP-4. Terapia e kombinimit mund të rrisë rrezikun për hipoglikemi kur ju kombinoni mjekime që zakonisht nuk shkaktojnë hipoglikemi me mjekimet që e shkaktojnë. Kombinimi më pas çon në nivel të ulët sheqeri në gjak.
Trajtimet e obezitetit për të ndihmuar në diabet
Shumë njerëz obezë nuk humbasin peshë të mjaftueshme ose e humbin shumë shpejtë me dietë dhe ushtrohen për të kontrolluar diabetin e për të parandaluar komplikacionet e mundshme. Për këta njerëz, ndryshimet e stilit të jetesës mund të jenë opsione të mira për trajtimin e diabetit.
Mjekimet e humbjes së peshës
Në 2014, katër mjekime u aprovuan nga FDA-ja për humbje peshe: phentermine( Adipex-P, Ionamin, të tjerë), orlistat (Xenixal), Iorcaserin (Belviq), dhe një kombinim i phentermine dhe topiramate. Por të gjitha këto mjekime që përshkruhen për humbje peshe, konsiderohen si “shtesë” ndaj përpjekjeve për të humbur peshë nga ndryshimet e stilit të jetesës. Ja pse duhet të përdoren thjesht si shtesë-jo të zvëndësojnë- duke bërë ndryshimet në dietë dhe ushtrimet fizike për të humbur peshë. Dhe ato nuk janë për të gjithë. Aprovimi i FDA-së për këto mjekime dhe udhëzimet nga “National Institutes of Health” theksojnë që ilaçet për humbjen e peshës duhet të merren vetëm nga njerëzit me BMI më të ulët se 30 ose më shumë dhe me të paktën një komplikacion që lidhet me obezitetin. Megjithatë për njerëzit me diabet ose probleme të tjera që lidhen me peshën, normat janë më të ulëta-një BMI 27 ose më shumë.
Kini kujdes pasi ilaçet për humbjen e peshës nuk janë efektive për të gjithë dhe madje edhe kur funksionojnë , rezultatet janë paksa modeste-rreth 5-10% e peshës së trupit të njeriut, maksimumi. Nëse zgjidhni ndonjë si opsion dhe nuk humbisni të paktën 0.4 kg në javë, gjatë muajit të parë që e merrni, ju me shumë mundësi nuk do të keni benefite edhe nëse vazhdoni t’i merrni. Studimet afatgjatë nuk kanë dalë në ndonjë përfundim, por zakonisht nëse ndaloni së merrni ilaçin, pesha rikthehet.
Kirurgjia e humbjes së peshës
Opsioni më i mirë për njerëzit me klasin II ose III të obezitetit (çdokush me BMI 35 ose më të lartë), për të arritur një humbje peshe afatgjatë është të mendojë opsionin e kirurgjisë për humbjen e peshës së quajtur kirurgjia bariatrike. Kjo kirurgji është efektive por kanë një kosto dhe është një opsion kompleks që është i përshtatshëm për persona që plotësojnë disa kritere të caktuara bazuar në shëndetin e tyre apo vlerat e BMI-së. Në 2011, FDA-ja aprovoi përdorimin e një nga procedurave kirurgjike, për njerëzit që kanë diabet (ose ndonjë problem tjetër shëndetësor që lidhet me diabetin), me një BMI 30 ose më të lartë. Një tjetër procedurë e zakonshme, bajpasi gastrik, është i aprovuar për njerëzit me diabet (ose sëmundje të tjera) dhe një BMI 35 osë më të lartë. Tipi i tretë i procedurës bariatrike, e quajtur (sleeve gastrectomy), është gjithashtu një opsion për njerëzit me diabet (ose sëmundje të tjera), dhe me një BMI 35 ose më të lartë. Nëse ju po e konsideroni si opsion kirurgjinë për humbje peshe, diskutoni të gjitha mundësitë me kirurgun dhe ekipin mjekësor për të përcaktuar cila mund të jetë më e mirë për ju.
Njerëzit pa diabet ose sëmundje të tjera duhet të kenë një BMI 40 ose më të lartë që të konsiderohen si kandidatë për operacionin e humbjes së peshës. Rreth 340,000 njerëz iu nënshtruan kësaj kirurgjie në 2012, dhe rreth 30% e tyre kishin diabet. Të gjitha këto procedura çojnë në humbje peshe-nga 30%-50% të peshës së tepërt brenda 6 muajsh dhe 77% brenda një viti që nga data e kirurgjisë, sipas “American Society of Metabolic and Bariatric Surgery”.
Krahasuar me dy procedurat e tjera, bajpasi gastrik është pak më i rrezikshëm, por çon në humbje të madhe peshe dhe është më efektiv në ndikimin që ka në diabet dhe komplikacioneve të tjera shëndetësore.
Sipas një revieë në “Annals of Internal Medicine”, diabeti “zgjidhet” në 84% nga 98% të njerëzve që i nënshtrohen një bajpasi gastrik dhe 48% nga 68% te njerëzit që përdorin “gastric banding”. Ndërsa procedura e fundit (sleeve gastrectomy), sjell lehtësim të diabet, humbje peshe dhe ndikon në komplikacionet që kanë ardhur si pasojë e obezitetit.
Kirurgjia bariatrike përmirëson nivelet e sheqerit në gjak për shkak se njerëzit konsumojnë më pak kalori. Nevoja e tyre për insulinë zakonisht bie dramatikisht pas operacionit. Njerëzit të cilët marrin mjekime orale për diabet, zakonisht kanë më pak nevojë ose aspak për mjekim, brenda disa muajsh që nga dita e operacionit. Kirurgjitë për humbjen e peshës zakonisht shërojnë 75% të njerëzve me diabet, që do të thotë që ato nuk kanë më nevojë për mjekime dhe që kanë nivele normale të sheqerit në gjak.
Për shkak se sheqeri në gjak përmirësohet shpejt me kirurgjinë e bypas-it, shkencëtarët kanë kuptuar që faktorë të tjerë krahas humbjes së peshës mund të jenë të përfshirë. Megjithëse mekanizmi ekzakt nuk është tërësisht i qartë, ri-rregullimi gastrointestinal që ndodh gjatë bajpasit sjell disa benefite: ndryshimi i niveleve të hormoneve në zorrë që kontrollojnë sekrecionet e insulinës dhe oreksin.
Për shkak se kirurgët kanë fituar gjithmonë e më shumë eksperiencë dhe aftësi lidhur me këto procedura, rreziqet nga kirurgjitë bariatrike kanë rënë. Rreziku për vdekje tashmë është më pak se 10%, e cila është pothuajse e njëjte me rrezikun që mund të keni edhe nga procedura të tjera kirurgjike. Si rezultat, këto procedura janë bërë gjithnjë edhe më popullore. Megjithatë, procedurat kirurgjike janë të ndërlikuara, me rreth 10% të pacientëve që kanë nevojë sërish për operacion për shkak të komplikacioneve që shfaqen si: rrjedhje të brendshme, infeksione, mpiksje gjaku ose probleme të tjera pas operacionit.
Në përgjithësi ekspertët e diabetit rekomandojnë procedurën e kirurgjisë për njerëzit me diabet të cilët përmbushin e kriterin e BMI-së, të cilët kanë dështuar vazhdimisht për humbjen e peshës edhe pse kanë ndryshuar stilin e tyre të jetesës, si dhe janë të rinj për të arritur benefitet . Nëse ju po e konsideroni si opsion kirurgjinë bariatrike, flisni me mjekun e familjes për një sugjerim për një ekspert të fushës ose për një klinikë të mirë mjekësore. Qëllimi është të siguroheni që jeni të përgatitur fizikisht dhe mendërisht për kirurgjinë (dhe ndryshimet që do të pësoni), si dhe jeni të aftë të kuptoni të gjitha rrisqet potenciale dhe benefitet.
**** Ka disa forma të kirurgjisë së humbjes së peshës për të reduktuar masën e stomakut. Më e zakonshmja dhe më efektivja është bajpasi gastrik. Kirurgu fillimisht redukton masën e stomakut, ë pas bashkangjit pjesën e vogël të stomakut në mes të zorrës së hollë. Cdo ushqim që personi ha, zorra e hollë zakonisht e absorbon shumicën e kalorive. Alternativisht, kirurgu mund të reduktojë masën e stomakut pa bërë bajpasin. Në “gastric banding”, kirurgu vendos një fasho saline të mbushur me silikon në pjesën e sipërme të stomakut për të krijuar një qese të vogël. Në këtë mënyrë personi ndihet i ngopur për një kohë më të gjatë. Lidhja e ngushtë e fashos mund të përshtatet duke shtuar ose hequr salinën nga “fashoja” përmes një pjese të implantuar nën lëkurë.
Në “sleeve gastrectomy”, pjesa më e madhe e stomakut hiqet dhe pjesa e mbetur përshtatet në një formë “qeseje” të vogël që ka formën e një bananeje. Kjo gjithashtu është një procedurë restrictive që funksionon duke reduktuar volumin e ushqimit që stomaku mund të mbajë.
Trajtimet alternative të diabetit
Rritja e madhe e trajtimeve alternative nuk ka anashkaluar diabetin. Shumë produkte që mendohen që ulin nivelin e sheqerit në gjak ose parandalojnë ose trajtojnë komplikacionet që shfaqen me diabetin po i reklamohen konsumatorëve. Njerëzit me diabet kanë 1.6 herë më shumë gjasa të përdorin terapitë alternative sesa njerëzit pa diabet.
“Natural Standart”, një bashkëpunim studimor ndërkombëtar që mbledh dhe sintetizon të dhëna mbi terapitë komplementare dhe alternative, bëri një revieë të të dhënave aktuale shkencore mbi produkte të ndryshme. Në 2014, një sërë suplementesh u pa se kishin prova të mira që mbështesnin përdorimin e tyre në trajtimin e diabetit apo komplikacioneve të tij. Ndërkohë që një sërë suplementesh të tjera kishin paqartësi, konflikt dhe asnjë provë për efikasitet.
Fillimisht, ashtu si mjekimet, suplementet mund të kenë efekte anësore negative dhe të posedojnë disa rrisqe të rënda shëndetësore, sidomos për njerëzit të cilët marrin mjekime të tjera, e cila është mjaft e zakonshme te njerëzit me diabet. E dyta, FDA-ja nuk rregullon suplementet dietike për kualitet apo pastërti. Disa produkte mund të përmbajnë më pak ose më shumë përbërës aktivë sesa etiketat e tyre tregojnë, ose madje të përmbajnë ndotës të rrezikshëm.
Në fund, “The National Center for Complementary and Alternative Medicine” thotë që nuk ka prova të mjaftueshme për të provuar që suplementet kanë benefite substantiale për diabetin apo komplikacionet e tij. Organizata gjithashtu thekson rëndësinë e mos-përdorimit të mjekimeve alternative për të zvëndësuar terapinë mjekësore tradicionale. Nëse keni vendosur të përdorni trajtime alternative, atëherë fillimisht konsultohuni me një mjek.
***Lehtësim nga komplikacionet e diabetit?
Disa njerëz me diabet i drejtohen terapive alternative për të lehtësuar simptomat e këtyre komplikacioneve. Akupunktura ndonjëherë përdoret për të kontrolluar neuropatinë, dhe ndonjëherë dëmtimin e dhimbshëm të nervave, por provat që mbështesin këtë praktikë janë të paqarta. “Biofeedback”, i cili i mëson njerëzve si të kontrollojnë disa procese të pavullnetshme, ndonjeherë është një ndihmë e mjaftueshme për një nga pasojat potenciale të neuropatisë.
Acidi alfa-lipoik (gjithashtu quhet ALA, acidi lipoik ose acidi thioktik)
ALA është një antioksidant (një substancë që parandalon dëmtimin qelizor) që gjendet në shumë ushqime, përfshirë spinaqn, brokolin dhe patatet. Nga të gjitha alternativat e mjekimeve për diabetin në databazën e “Natural Standart”, organizata thotë që ALA ka provat më të forta. Studimet tregojnë që ALA mund të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak te njerëzit me diabet. Suplementi gjithashtu ka treguar premisa në trajtimin e dhimbjes së nervave që lidhet me diabetin në disa studime, por është shfaqur jo-efektiv në të tjera.
Efektet anësore dhe paralajmërimet: Dozat më të larta (rreth 1200 mg në ditë) mund të shkaktojnë përzierje, vjellje dhe marrje mendsh. ALA mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, kështu që përdoreni me kujdes, sidomos nëse po merrni mjekime që ulin nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu mund të alternojë nivelet e hormones së tiroides, kështu që përdoreni me kujdes nëse po merrni mjekime për çrregullimet e tiroides.
Beta-glukan
Beta-glukan është një fibër e tretshme që gjendet në muret qelizore të tërshërës, elbit dhe bimëve të tjera, si dhe bakterie, kërpudha dhe maja. Shumë studime kanë sugjeruar që beta-glukani në elb dhe tërshërë, si dhe suplementet, mund të ndihmojnë në kontrollimin e sheqerit në gjak. Provat për një efekt beneficial në nivelet e kolesterolit janë më të forta. Në fakt, FDA-ja aprovoi një kërkesë që theksonte që ushqimet që përmbajnë beta-glukan mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës kur kombinohen me një dietë me yndyrë të ulët.
Efektet anësore dhe paralajmërimet: Beta-glukan mund të shkaktojë dëme gastrointestinale kur merren me aspirina ose mjekime të tjera jo-steroidale anti-inflamatore si ibuprofen. Përdoreni me kujdes nëse po merrni mjekime të tjera që ulin sheqerin në gjak.
Kromi
Kromi është një element gjurmë që gjendet në drithërat e plota, brokoli, mishra, arra dhe të verdhat e vezëve. Një revieë në “Diabetes Care” studioi rezultatet e 41 studimeve që, të marra së bashku, sugjeronin që suplementet e kromit reduktonin nivelet e HbA1c-së me një mesatare prej 0.6 pikësh, si dhe përmirësonte nivelet e glukozës në gjak, te njerëzit me diabet. Por provat ishin të limituara për shkak të faktit që rreth gjysma e studimeve ishin të një cilësie të dobët, dhe ekspertët nuk mund të binin dakort në atë çfarë konsiston një nivel normal i këtij minerali në trup. Defiçencat mmesa duket shfaqeshin vetëm te njerëzit që ishin te kequshqyer. Megjthëse FDA-ja autorizoi një kërkesë të kualifikuar shëndetësore që kromi picolinate (forma më e zakonshme), mund të rrisë ndjeshmërinë e insulinës, pozicioni zyrtar i ADA-s është që nuk ka mjaftueshëm prova për të mbështetur benefitet nga suplementet e kromit.
Efektet anësore dhe paralajmërimet: Dozat e larta të kromit mund të dëmtojnë veshkat. Hipoglikemia është e mundur të ndodhë nëse kromi merret me sulfonylurea ose glinide. Vitamina C mund të rrisë absorbimin e kromit, ndërkohë që corticosteroidet mund të ulin absorbimin e tij.
Xhinseng
Rrënjët e kësaj bime që rritet ngadalë janë përdorur prej shekujsh në mjekësinë aziatike. Të dyja si xhinsengu aziatik (Panax ginseng) dhe xhinsengu amerikan (panax quinquefolius) mesa duket kanë efektin e uljes së sheqerit në gjak te njerëzit me diabet si dhe çojnë në disa përmirësime të lehta të vlerat e HbA1c-së, me shumë mundësi duke ulur absorbimin e karbohidrateve në mëlçi dhe duke fuqizuar transportin e insulinës dhe marrjen.
Efektet anësore dhe rreziqet: Insomia është një nga efektet më të zakonshme anësore; të tjera përfshijnë ankthin, dhimbjen e kokës ose rritjen e presionit të gjakut. Për shkak se xhinsengu mund të reduktojë efektet e varfarinës dhe diuretikëve, si dhe mund të rrisë efektet e estrogjenit, antidepresantëve, njerëzit të cilët marrin këto mjekime duhet ta shmangin këtë barnë herbale. Xhinsengu gjithashtu mund të shkaktojë hipoglikemi nëse merret me sulfonylureas ose glinide.
Gymnema
Përdoret në mjekësinë tradicionale Ayurvedike dhe rritet në pyjet tropikale të Indisë. Gjethet përmbajnë përbërje të cilat mendohen që promovojnë efektin e insulinës dhe stimulojnë e rrisin numrin e qelizave beta. Ekstraktet e gjethes gjithashtu përmbajnë substanca që ndikojnë te ndjesitë e shijes, duke i dhënë mundësinë personit të shijojë të ëmblën dhe të hidhurën, e cila mund të shkaktojë që personat të hanë më pak ushqime të ëmbla-një tjetër arsye e mundshme pse mendohet që gymnema mund të ulë sheqerin në gjak.
Efektet anësore dhe rreziqet: Gymnema nuk ka efekte anësore të raportuara, por mund të shkaktojë hipoglikemi nëse merret me sulfonylurea ose glinide.
Shtatzania dhe diabeti
Me një kujdes të mirë prenatal dhe një vetë-menaxhim i kujdesshëm, femrat me diabet mund të kenë një shtatzani dhe bebe të shëndetshme. Femrat që zhvillojnë diabet gestational kur janë shtatzanë, mund të kenë një bebe të shëndetshme-përsa kohë ato kujdesen për veten dhe ndërmarrin hapa për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak sa më afër rangut normal.
Doktorët kanë më shumë eksperiencë në menaxhimin e tipit 1 të diabetit te femrat shtatzënë, pasi ka qenë forma kryesore që shihej te femrat që ishin në pritje të një fëmije. Tashmë tipi 2 i diabetit po bëhet më i zakonshëm te femrat shtatzënë, doktorët po përballen me vështirësitë për të menaxhuar tipin 2 të diabetit te femrat të cilat janë shtatzënë-dhe shpesh obeze.
Nëse nuk trajtohet si duhet, qoftë tipi 1 i diabetit qoftë tipi 2 mund të ndikojnë në shëndetin e nënës dhe bebes. Në përgjithësi, sa më shumë komplikacione diabetike të keni pasur përpara shtatzanisë,aq më shumë gjasa ka që ato të përkeqësohen gjatë shtatzanisë. Femrat me komplikacione të rënda në veshka dhe në sy, mund të presin që këto gjendje të përkeqësohen. Dëmi shpesh përmirësohet pas lindjes, por femrat me këto gjendje shëndetësore duhet të diskutojnë rreziqet potenciale me mjekët e tyre.
Glukoza më e lartë se normalja mund të rrisë shanset për abort ose për lindje të parakohshme. Gjithashtu mund të shkaktojnë edhe që organet e fëmijës të formohen në mënyrë anormale. Historikisht, diabeti është lidhur me shumë keqformime. Disa shembuj përfshijnë: defekte të tubave neural (zhvillimi jo-i plotë i trurit apo shtyllës kurrizore), anëncefali (mungesa e trurit ose shtyllës kurrizore) dhe spina bifida (dështim i kockave të shtyllës kurrizore).
Femrat me diabet kanë më shumë gjasa të lindin bebe me peshë të madhe. Kjo e bën lindjen mjaft të vështirë. Doktorët shpesh bëjnë prerje çezariane nëse fetusi është shumë i madh. Gjithashtu mund të keni probleme të tjera. Bebeja mund të ketë mushkëri të pazhvilluara ose nivele të ulëta të kalciumit ose glukozës në gjak në momentin e lindjes.
Përpara se të ngeleni shtatzënë
Të trajtoni me kujdes diabetin përpara se të ngeleni shtatzënë është një hap i rëndësishëm për të pasur një bebe të shëndetshme. Shumë studime klinike kanë ekzaminuar defektet e mëdha në lindje te bebet e femrave të diagnostikuara me diabet , dhe kanë gjetur një benefit të qartë me kujdesin perceptues që ndihmonte femrat të kishin nivele normale të sheqerit në gjak. Në studimet, frekuenca për defektet e mëdha në lindje varionte nga 1% në 1.7% në ato që kishin lindur nga femra diabetike të cilat kishin marrë kujdes, krahasuar me shifra mbi 11 % te ato bebe që kishin lindur nga femra të cilat nuk e kishin marrë këtë kujdes.
Për këtë arsye, femrat me diabet që duan të ngelin shtatzënë duhet të planifikojnë më parë. Për shkak se kontrolli i glukozës nga nëna herët në shtatzani është thelbësore për shëndetin e bebes për të arrtur një kontroll të glukozës afër normales, përpara se të ngeleni shtatzënë.
Diabeti gestational
Ndërmjet 3 dhe 8 në 100 femra shtatzënë, zhvillojnë diabet gestational, e definuar si diabeti që shfaqet gjatë shtatzanisë. Rreziku është më i lartë për ato femra që janë 25 vjeç ose më të rritura, kanë një histori familjare me diabetin, dhe kanë lindur një bebe me peshë të madhe ose të porsalindur mbi-peshë. Diabeti gestational zakonisht zhvillohet në tre muajt e fundit të shtatzanisë. Dieta, terapia e insulinës ose mjekimet që ulin glukozën janë shpesh të nevojshme për t’ju ndihmuar të kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak.
Kjo formë e diabetit nuk rrit rrezikun për defekte në lindje, siç bën diabeti që është i pranishëm përpara ngjizjes, për shkak se organet e bebeis janë plotësisht të formuara, në momentin që diabeti zhvillohet. Shqetësimi real është lindja e bebit me peshë të madhe, që çon në rritjen e nevojës për të pasur një operacion çezarian ose në lindje të parakohshme. Bebet që linden nga femra me diabet gestational gjithashtu kanë një rrisk më të madh për zhvillimin e hipoglikemisë pas lindjes.
Diabeti gestational zakonisht zhduket pas lindjes, por shumë nga këto femra më vonë zhvillojnë diabet, zakonisht 5-10 vite pas shtatzanisë. Femrat të cilat kanë pasur diabet gestational duhet të bëjnë testin oral të tolerancës së glukozës brenda 3 muajsh nga lindja dhe të vazhdojnë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Ato gjithashtu mund të jenë në rrezik për shfaqjen e gjendjeve të tjera shëndetësore që zakonisht ndodhin me tipin 2 të diabetit, si presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës.
Testimi për diabetin gestational
Doktori juaj mund ta dallojë këtë problem me anë të testit oral të tolerancës së glukozës, zakonisht ndërmjet javëve 24-28 të shtatzanisë (ose më herët, nëse diabeti gestational ka ndodhur gjatë një shtatzanie më herët). Dyshimet për këtë formë të diabetit rriten nëse niveli i plazmës së glukozës është 140 mg/dL, ose më i lartë, një orë pasi keni gëlltitur 50 gr glukozë. Ky rezultat më pas konfirmohet nga një test i dytë, i cili ju kërkon të pini rreth 100 gr glukozë dhe ka nivele të ndryshme të diagnostikimit. Megjithatë, nuk ka një konsensus të definuar në testimin optimal dhe ekspertët akoma po debatojnë mbi këtë çështje.
Menaxhimi i diabetit gestational
Duke ndjekur një dietë dhe plan ushtrimesh mund të jenë mëse të mjaftueshme për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të kontrolluara gjatë shtatzanisë. Megjithatë, rezistenca e insulinës ka si tendencë të rritet në një fazë më të mëvonshme të shtatzanisë. Nëse niveli i sheqerit në gjak përpara një vakti është më shumë sesa 105 mg/dL, doktori jauj me shumë mundësi do t’ju rekomandojë insulinën. Mjekime të tjera për kontrollin e sheqerit në gjak nuk janë të rekomanduara për gratë shtatzënë, megjithëse metformina dhe sulfonylureas (glyburide, në veçanti) janë përdorur.
Komplikacionet afatgjatë të diabetit
Nëse diabeti nuk është i trajtuar ose nuk trajtohet si duhet, mund të shkaktojë komplikacione serioze, si verbëri, dështim të funksionit të veshkave dhe dëmtim të nervave. Pothuajse të gjitha komplikacionet zhvillohen ngaqë keni pasur nivel të lartë të glukozës në gjak përgjatë viteve, me faktorë të tjerë si presioni i lartë i gjakut që kontribuon. Këto komplikacione ndikojnë njerëzit me tipin 1 dhe tipin 2 të diabetit në mënyra të ngjashme, dhe rreziku rritet nëse e keni pasur sëmundjen për një kohë të gjatë dhe se sa të larta kanë qenë nivelet tuaja të HbA1c-së, duke vendosur njerëzit me tipin 1 të diabetit në përgjithësi në rrezik të lartë.
Për fat të mirë, numri i njerëzve që shfaqin komplikacione afatgjatë po ulet, me shumë mundësi si rezultat i kontrollit të shpeshtë të niveleve të HbA1c-së dhe nivelit të presionit të gjakut. Rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës në tipin 2 të diabetit, ka filluar të ulet në vitet e fundit. Megjithatë reduktimi i faktorëve të rriskut të përfshirë (presioni i lartë i gjakut, nivelet anormale të kolesterolit, mbipesha dhe obeziteti, dhe nivelet HbA1c) mbetet një sfidë e madhe, edhe pse po shihen disa përmirësime.
Lajmi i mirë është që , me një vetë-menaxhim të mirë, ju mund të shijoni një jetë të shëndetshme dhe të minimizoni shanset për zhvillimin e komplikacioneve.
Sëmundjet kardiovaskulare
Rreth 65% e njerëzve me diabet vdesin nga sëmundjet e zemrës apo goditjet. Ndërkohë që ekspertët nuk e kuptojnë plotësisht këtë lidhje ndërmjet diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, është e qartë që diabeti shpesh shoqërohet nga faktorë rrisku për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë LDL, trigliceride të larta, kolesterol i ulët HDL dhe obezitet.
Diabeti gjithashtu kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në sëmundjet e zemrës. Nivelet e larta të sheqerit në gjak shkaktojnë glukozën të lidhet me LDL-në dhe të rrisë tendencën për oksidim. Disa shkencëtarë dyshojnë që kolesteroli i oksidizuar LDL inicion dëmtimin inflamator që shkakton aterosklerozë, ndërtimi i depozitave yndyrore në muret arterialë. Këto depozita shëndrrohen në pllaka që trashin muret arteriale. Kur pllakat copëzohen, qelizat e sistemit imunitar dalin në skenë. Mpiksje gjaku formohen, duke ndikuar në rrjedhën e gjakut. Kjo mund të çojë në sulm zemre ose goditje, në varësi se ku bllokimi ka ndodhur.
Diabeti gjithashtu i bën pllakëzat e gjakut “ngjitëse”-kështu që me shumë gjasa formohen mpiksje-dhe mund të shkaktojë inde shënjuese që të formohen në muskujt e zemrës. Sëmundja e veshkave-një komplikacion tjetër i diabetit-rrit rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Studimet kanë treguar një lidhje ndërmjet fazës së hershme të sëmundjes së veshkave (mikroalbuminuria) dhe sëmundjes së zemrës. Mund të duhen vite me rradhë që komplikacionet të shfaqen, por kur ato shfaqen, zakonisht janë mjaft serioze. Pengesat në rrjedhën e gjakut mund të nxisin dhimbje kraharori (angina). Një mungesë kritike gjaku mund të shkaktojë gjithashtu atak në zemër, në të cilën një porcion i muskulit të zemrës vdes. Kur gjaku që rrjedh në tru bllokohet, një goditje mund të ndodhë. Një simptomë e sëmundjes vaskulare periferike e quajtur “intermittent claudication”, përfshin dhimbje në muskujt e këmbës gjatë ushtrimeve. Dhimbja ngrihet nga pjesë në arteriet e këmbës.
Diagnostikimi i problemeve kardiovaskulare
Sëmundja e zemrës mund të parandalohet dhe të trajtohet. Ja pse detektimi i hershëm i kolesterolit të lartë, triglicerideve të larta dhe hipertensionit është vital. Një test i gjakut “fasting” mund të masë nivelet e LDL, HDL dhe kolesterolit total, si dhe nivelet e triglicerideve. Për shkak se hipertensioni zakonisht nuk ka simptoma, është e rëndësishme të kontrolloni presionin e gjakut vazhdimisht.
Nëse keni dhimbje kraharori ose presioni, probleme me frymëmarrjen, ju duhet të kontrolloheni në rast se mos keni sëmundje/probleme me zemrën. Mos e anashkaloni trajtimin.
Doktori juaj mund t’ju rekomandojë një EKG, një test të aktivitetit elektrik të zemrës, për të parë në rast se ka ndonjë anomali. Një test stresi, i cili monitoron ndryshimet ECG ndërkohë që ushtroheni në pistë, është madje dhe më sensitiv. Ndonjëherë përfshin një injeksion thaliumi ose një ultrasound të zemrës (echocardiogram), i cili mund të identifikojë zonat e dëmtuara ose në rrezik te zemra, me një saktësi të paparë. Një metodë më invasive dhe një test definitive për qarkullimin e reduktuar është kateterizatimi kardiak (catheterization), në të cilën kateteri vendoset brenda një arterieje derisa të arrijë zemrën. Metodat më pak invazive që përdorin tomografinë e kompjuterizuar (CT) ose rezonancën magnetike imazherike (MRI) për të detektuar bllokimet pa kateterizim, por sërish ky i fund konsiderohet si standarti i artë.
Diagnostikimi i i sëmundjeve periferike vaskulare mund të bëhen zakonisht edhe nga teste fizike apo nga historia familjare lidhur me këtë sëmundje. Doktori do të kontrollojë pulsin në qafë, këmbë etj. Teste të tjera përfshijnë ultrasound dhe angiografi, që ndonjëherë janë të nevojshme, sidomos nëse kirurgjia vaskulare është një opsion.
Trajtimi i problemeve kardiovaskulare
Parandalimi është gjëja më e mirë. Për sëmundjet kardiovaskulare, që përfshin kontrollimin e niveleve të glukozës në gjak. Të mbani nivelet e sheqerit në gjak sa më afër normave normale, redukton rrezikun për shfaqjen e atakeve të zemrës, goditjeve dhe vdekjeve nga kjo sëmundje. Gjithashtu është e rëndësishme, të hani mirë, të ushtroheni vazhdimisht, të hiqni dorë nga duhani, t’i kushtoni kujdesin e duhur presionit të gjakut, kolesterolit dhe triglicerideve.
**5 këshilla për të shmangur komplikacionet
1.Mbani nivelet e sheqerit në gjak sa më afër normales (terapia duhet të përshtatet nëse niveli i HbA1c-së është 7% ose më i lartë.)
2. Mbani presionin e gjakut nën një maksimum 140/90 mm Hg-dhe në mënyrë ideale 130/80.
3. Synoni të mbani nivelet e kolesterolit LDL (të pashëndetshëm) nën 100 mg/dL, ; nivelet e kolesterolit HDL (të shëndetshëm) mbi 40 mg/dL nëse je një mashkull ose mbi 50 mg/dL nëse je femër dhe nivelet e triglicerideve janë nën 150 mg/dL.
4. Praktikoni kujdes të mirë të këmbët.
5. Prenotoni vizita me doktorin tuaj për t’u informuar më shumë lidhur me shëndetin tuaj të përgjithshëm, si dhe për të kontrolluar për mënyra për të reduktuar rrezikun e komplikacioneve.
Ulja e nivelit të kolesterolit LDL mbetet një nga synimet më thelbësore, por edhe rëndësia e trajtimit të niveleve të triglicerideve. Shumë ekspertë mendojnë që nivelet e triglicerideve në rreth 400 mg/dL janë mëse të pranueshme për shumicën e njerëzve. Një numër i madh mjekimesh mund të reduktojnë kolesterolin, nivelet e triglicerideve, ose të dyja dhe ilaçet anti-hipertensive mund të mbajnë nivelet e presionit të gjakut në normat normale. Përpos avantazheve që kanë, shumë nga këto mjekime kanë efekte anësore, dhe duhet të siguroheni që të mos ndikojnë në kontrollin e glukozës në gjak ose të “maskojnë” simptomat e hipoglikemisë. Disa nga mjekimet më të përdorura përfshijnë: diuretikët thiazide, bllokuesit beta mund të ndikojnë në kontrollin e glukozës. Trajtimet e tjera përfshijnë kirurgjinë bajpas ose procedura si angiopastia dhe vendosja e stentës për të mbajtur arterien që të mos mbyllet më.
Ushtrimet, ndalimi i duhanpirjes, angioplastia dhe ndonjëherë forma të tjera të kirurgjisë mund të lehtësojnë dhimbjen e këmbës të shkaktuar nga sëmundja periferike vaskulare. Një goditje zemre zakonisht kërkon shtrim të menjëhershëm në spital. Terapia mund të përfshijë mjekime, kirurgji, rehabilitim, dhe kirurgji bajpas, pasi mund të jenë të nevojshme për të trajtuar arteriet e bllokuara.
Pasi keni pasur një atak në zemër ose jeni diagnostikuar me sëmundje zemre, është e rëndësishme të ndiqni hapat parandaluese. Këto praktika mund të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm, të parandalojnë dëmtimin e mëtejshëm të zemrës si dhe të zbehin shanset që diabeti juaj mund të përkeqësohet.
Problemet me sytë
Diabeti është një nga shkaqet që çon në raste të reja të verbërisë te njerëzit në moshat 20-74 vjeç. Pothuajse i gjithë dëmi është i shkaktuar nga një dëmtim në retinë (retinopatia), diabeti me shumë gjasa mund të çojë dhe në katarakt dhe glaukoma.
Retinopatia diabetike
Kjo gjendje prek enët e gjakut në retinë, pjesa e pasme e syrit kur imazhet regjistrohen. Retina konverton energjinë e dritës në impulse elektrike dhe dërgon imazhe vizuale në tru nëpërmjet nervit optik.
Retinopatia diabetike Kjo gjendje prek enët e gjakut në retinë, pjesa e pasme e syrit kur imazhet regjistrohen. Retina konverton energjinë e dritës në impulse elektrike dhe dërgon imazhe vizuale në tru nëpërmjet nervit optik. Angiografia floureshen përfshin fotografimin e syrit pasi një “bojë” i është dhënë në mënyrë intravenoze; “boja” siguron një hartë të detajuar të enëve retinal, duke nxjerrë në mënyrë të qartë zonat ku ka rrjedhje ose mungesë të furnizimit me gjak. Njerëzit duhet të konsultohen me një specialist syri çdo vit që në momentin që mësojnë se kanë diabet.Për shkak të diagnozës së vonuar, rreth 10-20% e tyre janë prekur nga sëmundjes e syrit dhe më herët sesa momenti kur diagnostikohen me diabet. Retinopatia mund të përkeqësohet akoma dhe më shumë gjatë shtatzanisë, kështu që femrat me diabet duhet të caktojnë një takim me mjekun gjatë tre mujorit të parë dhe të ndiqen me kujdes deri në 3-6 muaj pas lindjes.
Ky nuk është një problem për femrat me diabet gestational. Trajtimi i retinopatisë. Retinopatia e rëndë, ajo që kërcënon shikimin, trajtohet zakonisht me injeksione ose lazer. Injeksionet e steroideve dhe anti-angjiogjenezës, të cilat reduktojnë zhvillimin e enëve të reja të gjakut, mund të sigurojnë një lehtësim të përkohshëm. Kjo terapi mund të përdoret vetëm ose në kombinim me terapinë lazer. Injeksionet e shumëfishta janë shpesh të nevojshme. Megjithatë, injeksionet e steriodeve mund të rrisin rrezikun e glaukomës dhe katarakteve. Me terapinë lazer, një dritë me energji të lartë fokusohet në retinë për të ndaluar rrjedhjen e enëve të gjakut dhe të shkatërrojë çdo enë të re.
Duke ndaluar rrjedhjen afër makulës kur edema (akumulimi i lëngjeve) është i pranishëm, terapia e lazerit mund të parandalojë humbjen e shikimit nëse bëhet sa më herët të jetë e mundur. Kirurgjia e lazerit nuk shkakton dhimbje dhe bëhet në zyrën e doktorit. Të trajtoni retinopatinë e avancuar mund të kërkojë më shumë “të djegura” lazeri përgjatë disa sesione trajtimesh. Qëllimi është shkatërrimi i çdo indi retinal që nuk është esencial për shikimin, i cili redukton rritjen e qelizave të reja dhe shkrin enët anormale ekzistuese. Trajtimi i edemës makulare kërkon më pak të djegura dhe zakonisht bëhet në një sesion. Për shkak se terapia e lazerit shkatërron disa inde në sy, shikimi gjatë natës ose periferik mund të zbehet nëse kërkohen shumë “të djegura” me lazer. Nëse ka një gjakderdhje të madhe ose shenja, mund të jetë e nevojshme një vitrektomi. Kjo procedurë kirurgjikë heq gjakun, indet shenjë dhe humorin vitreous. Retina riparohet, dhe humori vitreous zvëndësohet me një solucion saline. Megjithëse kjo është shpesh efektive, komplikacione mund të ndodhin.
**Dhëmbët kanë rëndësi gjithashtu Nivelet e rritura të sheqerit në gjak mund të ndihmojnë bakteriet në gojë të shumohen, duke shkatuar prishje dhëmbësh si dhe mund të ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve (peridodontal). Njerëzit me diabet gjithashtu kanë më shumë gjasa të zhvillojnë infeksione fungale dhe mund të shërohen më ngadalë, ndjekur më pas nga një kirurgji dentare. Sërish, shumë probleme me dhëmbët mund të shmangen nga një higjenë e mirë dentare. Lani dhëmbët dy herë në ditë me një pastë të mirë.
Pastroni dhëmbët me fill dentar një herë në ditë, në mënyrë që të mbroheni nga sëmundjet periodontal. Kontrollet e rregullta dentare janë gjithashtu të rëndësishme. Katarakti dhe glaukoma Njerëzit me diabet kanë si tendencë të zvillojnë katarakt më shpesh dhe në një moshë më të re sesa popullsia e përgjithshme. Katarakti progreson në mënyrë të ngadaltë dhe pa dhimbje, por mund të vini re fillimisht që shikimi juaj po turbullohet dhe nuk duron dot as dritën e diellit. Kataraktet hiqen me anë të kirurgjisë kur dëmtimi cënon aftësinë tuaj për të bërë aktivitetet e përditshme.
Kirurgjia shpesh është e shpejtë, pa dhimbje dhe e sigurtë, si dhe njerëzit në përgjithësi vënë re ndryshime në shikimin e tyre brenda disa ditëve pas procedurës. Glaukoma, një çrregullim i karakterizuar nga presionet e tepërta të lëngjeve brenda topit të syrit, është gjithashtu më prevalent te njerëzit me diabet. Ashtu si me retinopatinë, ju nuk mund të jeni në dijeni të problemit, pasi nuk shfaq shenja në faza të hershme. Testimi i glaukomës është një pjesë rutinë në shumë teste të syrit. Nëse glaukoma nuk diagnostikohet dhe trajtohet, nervi optik mund të dëmtohet dhe një nga pasojat më të rënda është dhe verbëria. Humbja e shikimit nga glaukoma nuk mund të rikthehet, por çrregullimi mund të kontrollohet me mjekime. Në disa raste, kirurgjia e lazerit përdoret për të përmirësuar tharjen e lëngjeve.
Parandalimi i sëmundjeve të syrit
Një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur shikimin, është të kontrolloni vazhdimisht nivelet e glukozës në gjak. Njerëzit që i mbajnë nivelet e sheqerit në gjak afër vlerave normale, reduktojnë rrezikun për zhvillimin e retinopatisë dhe sëmundjeve të tjera të syrit. Hapa të tjerë mund t’ju ndihmojnë gjithashtu. Të kontrolloni presionin e gjakut mund të mbajë retinopatinë në “hije” dhe një test vjetor i syrit duhet të jetë prioritet. Dëmtimi i nervave (retinopatia) Kur dëmtimi i nervave ndodh si rezultat i diabetit , rrjeti i nervave që mbështetet në mesazhe nga dhe drejt pjesëve të ndryshme të trupit, dërgon në pjesë të gabuara, ose dështon të punojë. Shkencëtarët nuk janë fort të sigurt përse kjo ndodh, por ata mendojnë që dëmtimi mund të vijë si pasojë kur glukoza lidhet ose ndikon në proteinat në qelizat e nervave, duke shkaktuar një imbalancë kimike brenda nervave ose të kufizojë gjakun të rrjedhë drejt nervave.
Dëmtimi i nervave mund të shkaktojë ndryshime në perceptimet e sensorëve. Gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje, ose probleme me tretjen, fshikëzën ose me funksionin seksual. Rreth 60-70% e njerëzve me diabet kanë disa shenja të neuropatisë që mund të detektohen me anë një testi special ose provim fizik. Një përqindje e vogël ka simptoma më të rënda. Neuropatia serioze, sidomos kur kombinohet me komplikacione vaskulare, mund të çojë në ulçera të këmbës etj.
Neuropatia periferike
Lloji më i zakonshëm i dëmtimit të nervave , e njohur si neuropatia periferike, ndikon në nervat e gjata që zgjaten nga shtylla e drejt e në këmbë apo duar. Simptomat përfshijnë ënjtje, pickim dhe reduktim të ndjeshmërisë ndaj dritës.
Gjithashtu dhe simptoma më të rralla si djegie ose dhimbje të padurueshme mund të ndodhin. Rreziku i vërtetë i kësaj gjendjeje është që zbeh ndjeshmërinë tuaj ndaj dridhjeve, prekjes dhe dhimbjes, sidomos në këmbë. Kjo ju vendos në rrezik të madh për të dëmtuar këmbët të shkaktuara nga këpucët jo-të duhura, ushtrime me impakt të lartë ose madje dhe ecja. Neuropatia periferike mund të bëjë që shumë aktivitete fizike ditore t’ju duken të vështira dhe mund të ndikojnë në aftësinë për t’i dhënë makinës. Nëse dhimbjet e këmbës nuk arrijnë të diagnostikohen apo të përkeqësohen, mund të jetë e nevojshme të realizohet amputimi. Eshtë e rëndësishme të bëni një kontroll rutinë për të shmangur problemet.
Neuropatia fokale
Një lloj më pak i zakonshëm i dëmtimit, neuropatia fokale, targeton një lloj nervi ose një grup prej tyre, duke shkaktuar dobësi në fytyrë, këmbë, duar ose muskujt e syve. Gjendja mund të shfaqet si dobësi duarsh, një dobësi për të mos pasur mundësi dot as të ngrini këmbën, apo shikim i dyfishtë. Problemi zakonisht zhduket përgjatë dy deri në gjashtë muaj.
Neuropatia autonomike
Ky dëmtim nervash përfshin sistemin nervor autonomik, nervat që kontrollojnë funksionet autonomike të trupit si rrahjet e zemrës, presioni i gjakut, tretja, djersitjet dhe ereksioni. Neuropatia autonomike mund të prodhojë një sërë simptomash të pakëndshme si rrahje të shpejta zemre, djersitje e tepërt, fryrje, marrje mendsh, përzierje, vjellje, diarre dhe kapsllëk. Në disa raste , parandalon njerëzit që të boshatisin fshikëzën e tyre komplet (gjë që mund të sjellë infeksione fshikëze), si dhe gjysma e meshkujve diabetikë mund të kenë probleme me ereksionin (impotencë). Kjo është veçanërisht e vërtetë për meshkuj të cilët kanë pasur diabet për shumë vite.
Diagnostikimi i dëmtimit të nervave
Doktori juaj zakonisht mund të diagnostikojë neuropatinë periferike diabetike në një vizitë në zyrë. Gjatë testit, ai ose ajo do t’ju testojë reflekset tuaja dhe perceptimit e sensorëve. Megjithëse testet për të konfirmuar diagnozën nuk janë gjithmonë të nevojshme, testet e nervave mund të jenë të nevojshme për të parë nëse krahët apo këmbët e individit janë prekur. Teste të tjera të specializuara mund të përdoren për të diagnostikuar boshatisjen e ngadaltë të stomakut dhe për probleme të tjera me fshikëzën.
Trajtimi i dëmtimit të nervave
Neuropatia si retinopatia, mund të parandalohen ose të ngadalësohet me kontroll të ngushtë mbi glukozën. Nëse jeni në atë grupin e njerëzve që kanë neuropati të cilët shfaqin simptoma të dhimbshme, doktori juaj mund t’ju japë mjekime orale ose kremra për të reduktuar dhimbjen dhe për t’ju siguruar një gjumë të mirë. Ilaçet për dhimbjen mund të jenë të nevojshme. Doktori juaj mund t’ju rekomandojë terapi të tjera për të adresuar problemet, disa prej të cilave janë të diskutuara dhe më poshtë. Probleme me zorrët: Të konsumoni shumë fibra mund të sjellë probleme me zorrët. Nëse stomaku juaj boshatiset shumë ngadalë, doktori juaj mund të rekomandojë një mjekim si “metoclopramide” (Reglan). Nëse bezdiseni nga diarrea, të merrni një mjekim anti-diarreal si loperamide (Imodium) mund të ndihmojë.
Probleme me ereksionin:
Për meshkujt të cilët vuajnë nga problemet me ereksionin për shkak të diabetit, mund të ndihmohen nga mjekime si sildenafil (Viagra), tadalafil (Cialis), vardenafil (Levitra), dhe avanafil (Stendra); mjekime të tjera injektohen direkt e në penis ose përdorin pajisjet e vakumit ose implante kirurgjike. Probleme me fshikëzën: Një mënyrë për të parandaluar ose për të përballuar problemet me fshikëzën është të trajnoni veten të shkoni në banjë çdo disa orë, pa pritur që t’ju vijë ai momenti. Nëse kjo nuk ju ndihmon, doktori mund të rekomandojë mjekime orale ose kirurgji.
Marrje mendsh:
Marrja e mendve gjithashtu mund të kërkojë disa ndryshime në stilin e jetesës. Të hiqni dorë nga alkooli dhe të rrisni marrjen e kripës dietike gjithashtu mund t’ju ndihmojnë. Në disa raste të rralla, njerëzit marrin mjekime për të rritur presionin e gjakut.
Sëmundja e veshkave (neuropatia)
Sëmundja e veshkave është progresive, dhe mund të çojë në paaftësi të tyre për të filtruar mbetjet nga trupi. Kjo njihet si dështimi i funksionit të veshkave ose faza e fundit e dështimit renal. Megjithëse diabeti është një nga shkaqet kryesore të dështimit të veshkave, duke përmendur rreth 44% raste të reja, shumë njerëz me diabet nuk e shfaqin këtë gjendje shëndetësore vdekjeprurëse.
Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni), i cili është një problem për shumë njerëz me diabet, rrit shanset për zhvillimin e sëmundjeve të diabetit dhe përshpejton progresionin. Për shkak të vëmendjes së madhe që i është kushtuar presionit të gjakut dhe kontrollit të glukozës në gjak që nga viti 1990, një pjesë e vogël e njerëzve me diabet shfaqin dështimin e funksionit të veshkave. Cfarë shkon keq? Veshkat filtrojnë toksina dhe mbetje nga gjaku, duke i nxjerrë ato nga trupi nëpërmjet urinës, ndërkohë që mbajnë proteina të tjera të rëndësishme dhe substanca të tjera të dobishme. Ky proces ndihmon në kontrollimin e lëngjeve dhe niveleve të kripës në trup dhe rregullon presionin e gjakut. Procesi i filtrimit realizohet nga një rrjet delikat i kapilarëve të quajtur glomeruli. Por ekspozimi i gjatë ndaj sheqerit të lartë në gjak i bën membranat e kapilarëve të trashë, duke dëmtuar glomerulin. Një nga shenjat e para të sëmundjes së veshkave është rritja e nivelit të proteinës albumine në urinë. Shumë njerëz të shëndetshëm sekretojnë më pak se 30 mg albumine.
*Fakt i shpejtë: Një person i diagnostikuar me diabet në moshën 50 vjeç, vdes 6 vjet më herët mesatarisht se çdo person tjetër në të njëjtën moshë pa diabet. Megjithatë, shifrat e vdekshmërisë te njerëzit me diabet janë përmirësuar dukshëm në këto 20 vite. Në fazën fillestare të sëmundjes diabetike të veshkave, të quajtur mikroalbuminuria, më shumë albuminë (30 deri në 300 mg në një ditë) shfaqet në urinë për shkak të rrjedhjes përmes glomeruli-t të dëmtuar. Shumë njerëz me mikroalbuminuria shfaqin sëmundjen e veshkave. Faza tjetër, e njohur si “albiminuria klinike” , ndoshta nuk mund të ndodhë për 10-15 vjet të tjera. Përgjatë 5-10 viteve në vazhdim, pas zhvillimit të albuminuria-s klinike, më shumë se 90% të të prekurve do të hyjnë në një fazë kur shterohet kapaciteti i filtrimit të veshkave të tyre. Për shkak se veshkat e shëndetshme kanë ndërtuar një mbi-kapacitet, problemet shëndetësore të rëndësishme zhvillohen vetëm kur më shumë se 75% e funksionit të veshkave ka humbur. Paaftësia për të eliminuar ujin e tepërt dhe kripën prodhon ose përkeqëson presionin e lartë të gjakut (hipertensionin). Trupi fillon të mbajë lëngjet, duke shkaktuar shtim në peshë dhe ënjtje në duar dhe këmbë. Pa një sistem filtrimi efektiv, toksinat akumulohen, eventualisht duke shkaktuar simptoma si përzierjet, lodhje, të vjellat, humbje oreksi, dobësi. Në këtë pikë, funksioni i veshkave ka rënë në 10-15%, dhe sëmundja ka progresuar duke shkaktuar dështim të funksionit të veshkave, e cili është kërcënues për jetën dhe kërkon masa ekstreme, si dializë ose transplant.
Detektimi i sëmundjes së veshkave
Nivelet e larta të albuminës janë shpesh të pambuluara nga një “njollë” në testin e urinës, të bërë gjatë një vizite rutinë. Nëse niveli i albuminës në urinën tuaj është i lartë, doktori juaj mund t’ju sugjerojë një tjetër test urine. Mjekët gjithashtu masin dhe nivelet e kreatinës në mostrën e urinës dhe të gjakut, zakonisht një herë në vit. Kreatinina është një produkt mbetjeje nga muskujt dhe zakonisht, veshkat tuaja e sekretojnë me lehtësi. Megjithatë nëse veshkat tuaja e humbin aftësinë për të filtruar, sekretimi i kreatininës bie dhe nivelet e gjakut ngrihen nga një rang normal nga 0.5-1.5 mg/dL, e deri në 10-15 mg/dL. Për këtë arsye, niveli i kreatininës në gjak është një indikator i rëndësishëm për shëndetin e veshkave. Doktori juaj mund t’ju testojë gjithashtu gjakun për kripë, kalium, hekur dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në humbjen e kockave, të cilat shpesh shoqërohen me dështim të funksionit të veshkave. Trajtimi dhe parandalimi i sëmundjes së veshkave Kontrolli strikt i sheqerit në gjak mund të jetë një hap mjaft i rëndësishëm.
Studimi i “The United Kingdom Prospective Diabetes” tregoi që njerëzit që i kushtojnë shumë rëndësi kontrollit të shpeshtë të sheqerit në gjak reduktojnë rrezikun për shfaqjen e hershme të sëmundjes së veshkave me 1/3. Presioni i gjakut duhet të kontrollohet me kujdes. Presioni normal i gjakut (poshtë 120/80) është me shumë mundësi vlera më e mirë. Njerëzit me diabet dhe presion të lartë gjaku duhet ta kenë me patjetër nën 140/90 sipas rekomandimeve klinike të ADA’s. Përkeqësimi i funksionit të veshkave lidhet me presionin e lartë të gjakut. Të mbani presionin e gjakut të kontrolluar mund të reduktoni ritmin e progresionit të dëmtimit të veshkave. Të humbni peshë si dhe të reduktoni konsumin e kripës mund të ndihmojë në mbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak në nivele të shëndetshme.
Nëse mjekimet janë të nevojshme, doktorët me shumë mundësi do t’ju sugjerojnë bllokues ACE ose bllokues të receptorëve angiotensinë për të kontrolluar presionin e lartë të gjakut te njerëzit me diabet. Këto mjekime vonojnë progresin e sëmundjes së veshkave dhe mund të përdoren për të trajtuar mikro-albuminurian madje dhe kur presioni i gjakut është normal. Dy ose më shumë lloje mjekimesh për presionin e gjakut janë shpesh të nevojshme për të mbajtur nivelet e presionit të gjakut në rang normal. Disa doktorë rekomandojnë dieta me proteina të ulëta për njerëzit të cilët kanë probleme me veshkat. Kjo masë mund të ngadalësojë avancimin e sëmundjes së veshkave dhe nevojën eventuale për dializë ose transplant veshkash, por nuk e ndalon procesin tërësisht. Shumica e pacientëve me me albuminuria klinike progresojnë në fazën e fundit të dështimit renal. Megjithëse kjo gjëndje dikur ka qenë fatale, tashmë në ditët e sotshme ka dy opsione trajtimi: dializë ose transplant veshkash.
Dializa: Janë dy lloje dializash: hemodializa dhe dializa peritoneale. Në hemodializë, gjaku hiqet nga arteria dhe dërgohet përmes një makine që filtron jashtë mbetjet dhe toksinat dhe rikthen gjakun e purifikuar përmes venave. Në përgjithësi, hemodializa bëhet në spital ose klinika dhe përfshin trajtime 3 javore, secili zgjat 3-4 orë. Hemodializa mund të rregullohet dhe në kushte shtëpie. Dializa peritoneale, e cila shpesh bëhet në shtëpi, përdor zgavrën abdominale si basinin filtrues. Një lëng special steril “prezantohet” në bark nëpërmjet një kateteri ose tubi, dhe heq produktet e mbetjeve nga gjaku përmes peritoneumit (membranës abdominale). Lëngu që përmban mbetjet nxirret jashtë. Edhe pse dializa zakonisht i bën njerëzit të ndihen më mirë dhe zgjat jetën e tyre, disa lloje të ndryshme infeksioni mund të ndodhin, përfshirë infeksionet dhe bllokimin e kateterit. Përpos kësaj, dializa mund të përshpejtojë sëmundjet vaskulare dhe humbjen e kockës.
Transplantet: Një transplant veshkash mund të jetë një trajtim më i preferueshëm, veçanërisht për njerëzit e rinj, por kirurgjia qëndron në disponueshmërinë për të gjetur dhurues. Disa njerëz shpenzojnë dy ose më shumë vite, shpesh në dializë, për të gjetur një veshkë që përputhet. Megjithatë nëse keni një dhurues që ju përshtatet, e bën pritjen më të shkurtër. Pasi keni marrë veshkën e re, një individ duhet të marrë disa mjekime të fuqishme, të quajtur imunosupresantë, për të parandaluar trupin e tij ose të saj që të refuzojë organin e transplantuar. Përgjatë një periudhe afatgjatë, këto mjekime e bëjnë individin më të prekshëm nga infeksionet dhe lloje të ndryshme kancerësh, si dhe mbartin një sërë efektesh anësore si shtimi në peshë apo humbja e kockës.
Dëmtimi në këmbë apo shputa
Diabeti është përgjegjës për më shumë se 60% rasteve të amputimit në këmbë, të shkaktuara jo nga aksidente. Mbi të gjitha, njerëzit me diabet kanë 10 herë më shumë gjasa të kenë një amputim sesa ato pa atë sëmundje. Problemi që fshihet është një kombinim ndërmjet neuropatisë periferike dhe autonomike si dhe zbehja e qarkullimit të gjakut nga bllokimi i arterieve që ushqejnë këmbën. Kur këto gjendje koncidojnë, një e prerë e vogël ose një shenjë në fund të këmbës ose madje dhe një thua i pa rritur mund të bëhet aq i infektuar saqë këmba duhet të amputohet. Por si ndodh kjo? Për shkak se neuropatia periferike dëmton ndjesinë e dhimbjes, një dëmtim në këmbë mund të shkojë pa u vënë re, përkeqësohet dhe bëhet një bazë ushqyese për bakteriet pushtuese. Neuropatia autonomike me djersitjen mund të ndikojë në aftësinë e lëkurës për të luftuar infeksionet. Qarkullimi i dobët ndikon në agjentët në trup që luftojnë infeksionet. Rruazat e bardha të gjakut, antitrupat, dhe mbrojtës të tjerë nuk mund të arrijnë zonën e infektuar dhe ulçerat zhvillohen. Ulçerat në këmbë janë të rrezikshme dhe kërkojnë mjekim të menjëhershëm. Nëse nuk trajtohen, ato penetrojnë thellë në lëkurë dhe shpërndajnë infeksionin në kockë. Gishtat janë më vulnerabël ndaj infeksioneve. Njerëzit me neuropati të rëndë janë gjithashtu më të prirur të preken nga “Charcot’s foot”, një gjendje ku dëmtimi i nyjeve dhe derformimi i tyre ndikojnë në ecje. Kjo gjendje zhvillohet kur ka një traumë të vogël të shkaktuar nga veshjet e përditshme dhe kalon pa u vënë re. Për shkak se asnjë ndryshim nuk bëhet në veshje apo në programin e ushtrimeve, dëmtimi vazhdon dhe indet janë eventualisht të shkatërruara.
Detektimi dhe trajtimi
Për shkak se njerëzit me neuropati periferike nuk mund të mbështeten te simptomat për të treguar që diçka po shkon keq, ata duhet të shikojnë me kujdes këmbët dhe gishtat çdo ditë për ndonjë dëmtim të mundshëm. Këpucët duhet të përshtaten më së miri. Doktori juaj mund të përshkruajë antibiotikë oralë ose intravenozë për një ulçerë në këmbë ose plagë që është infektuar, por shërimi mund të kërkojë javë ose muaj dhe pushim total në shtrat. Kur problemet me qarkullimin ndalojnë shërimin, ka disa procedura të sëmundjeve kardiovaskulare që mund të përdoren. Për shembull, nëse një arterie në këmbë bllokohet, doktori juaj mund t’ju rekomandojë angioplasti ose kirurgji bajpasi. Nëse të gjitha opsionet e trajtimit nuk funksionojnë, infeksioni penetron në kockë, dhe një pjesë e shputës ose këmbës mund të jetë e nevojshme të amputohet. Zakonisht vendoset një protezë për të bërë të mundur ecjen.
Anomali të dorës apo shpatullës
Njerëzit të cilët kanë diabet për një kohë të gjatë janë subjekt i komplikacioneve muskoloskeletale, të cilat shumë prej tyre bllokojnë lëvizjen në duar, kyçe dhe shpatulla. Këto çrregullime vijnë si pasojë e ndryshimeve në indet lidhëse rreth nyjeve. Megjithëse shumë nga këto probleme mund të ngatërrohen me osteoporozën, ato janë shumë ndryshe nga artriti. Ato me shumë gjasa vijnë si rezultat i lidhjes së glukozës me indet konektive, e cila shkakton ngurtësimin e tyre. Njohja me këtë gjendje dhe trajtimi i tyre sa më herët të jetë e mundur, mund të ndihmojë në parandalimin e dhimbjes dhe paaftësisë.
Sindroma diabetike e dorës (diabetic cheiroarthropathy)
Ky çrregullim shkakton lëkurën te gishtat që të bëhet e trashë, me dyll dhe e ngushtë, e cila limiton lëvizjen te duart. Një detektim i hershëm i problemit është më e rëndësishmja. Në teori, kontrolli i shpeshtë i sheqerit në gjak mund të ndihmojë në trajtimin e problemit. Ndryshe, nuk ka asnjë trajtim të njohur deri më sot.
Sindroma “carpal tunnel”
Enjtja ose trashja e tendinave në zonën e kyçeve mund të shtypë nervat që zgjaten nga balli në duar. Problemi karakterizohet nga djegie, dhimbje dhe ënjtje në duar dhe kyçe. Kjo sindromë ndodh në rreth 20% të njerëzve me diabet, me shumë mundësi për shkak se nervat e tyre janë më të ndjeshme ndaj shtypjes nga lëvizjet e përsëritura. Fillimisht problemi trajtohet me injeksione steroidesh për të reduktuar dhimbjen dhe ënjtjen. Në momentin që simptomat lehtësohen, mund të jetë e nevojshme të punoni me një fizioterapist për të mësuar ushtrimet e forcës ose të stretching. nëse këto masa nuk ju ndihmojnë, kirurgjia mund të jetë një hap tjetër.
“Dupuytren’s contracture”
Në këtë gjendje shëndetësore, indet poshtë lëkurës së palmës trashen dhe ngushtohen. Megjithëse fillimisht nuk është e dhimbshme, gjendja përkeqësohet me kalimin e viteve, duke çuara në dhimbje, ngurtësim dhe vështirësi në të drejtuarit nyjet e gishtave, sidomos gishtin e mesit dhe gishtin e unazës.Mund të prekë një dorë ose të dyja. Ju mund të shfaqni simptoma të buta. Nëse gjendja është e avancuar, mund të keni nevojë për trajtime. Disa nga opsionet përfshijnë kirurgji ose injeksione të steroideve në palma.
“Flexor tenosynovitis”
Ky problem shkaktohet nga një inflamacion i tendinave që zgjaten në gishta ose thembër ose në mbështjelljen që i mbulon. Nodule mund të formohen në tendina, duke e parandaluar që të lëvizë butësisht drejt mbështjelljes. Si rezultat, gishtat bëhen “të kycur” në një pozicion përkulës ose të drejtë. Mund të bëhen injeksione të kortikosteroideve në mbështjelljen e tendinave, që të lehtësojnë lëvizjen e thjeshtë të gishtave. Ndryshe, mund të jetë e nevojshme kirurgji.
Shpatulla e ngrirë (adhesive capsulitis)
Kjo gjendje shëndetësore është një ngurtësim i dhimbshëm i nyjeve të shpatullës që më tej ndikon në aftësinë e lëvizjes. Një shpatull e ngrirë më tej shoqëron komplikacione të tjera diabetike muskuloskeletale si retinopatia dhe neuropatia. Trajtimi përfshin mjekime për dhimbjen, ushtrime stretching për rritjen e lëvizjes, si dhe injeksione steroidesh në hapësirën përreth nyjeve. Kirurgjia artroskopike mund të përdoret për të parandaluar kufizimin e lëvizjes.
Depresioni
Megjithëse tashmë është i njohur fakti që diabeti dhe depresioni shpesh mund të ndodhin së bashku, për ekspertët akoma është e paqartë lidhja se si ndodh kjo. Sipas një studimi që përfshiu rreth 55000 femra nga “Harvard School of Public Health”, shfaqet që lidhja është bidireksionale, që do të thotë që njëra gjendje mund të nxisë zhvillimin e gjendjes tjetër. Përgjatë një periudhe 10-vjeçare, femrat me diabet kishin 29% më shumë rrezik për të shfaqur depresionin sesa femrat që nuk kishin fare diabet. Gjithashtu femrat që kishin depresion, kishin 17% më shumë gjasa për të zhvilluar diabetin sesa femrat që nuk kishin depresion, edhe pasi studiuesit morën parasysh faktorë të tjerë si pesha e tepërt fizike apo aktiviteti i ulët fizik. Autorët propozuan që depresioni mund të vijë si rezultat i ndryshimeve biokimike të shkaktuara nga diabeti vetë apo trajtimet e tij. Depresioni gjthashtu mund të zhvillohet si rezultat i stresit me të jetuarit me një sëmundje kronike. Përdorimi i anti-depresantëve mund të ndikojë në metabolizmin e glukozës ose të shkaktojë shtim në peshë, të dyja faktorë që mund të ndikojnë në rrezikun për shfaqjen e diabetit. Megjithatë, studimi nuk e eksploroi plotësisht këtë lidhje.
Dëmtimi njohës
Sipas studimit, të rriturit me nivel të lartë të sheqerit në gjak kanë më shumë gjasa për të zhvilluar probleme me aftësinë njohëse, si humbja e kujtesës ose probleme me aftësinë e të menduarit, madje dhe te ata që nuk janë diagnostikuar aktualisht me diabet. Në një studim me më shumë se 2000 të rritur me moshë mesatare 76 vjeç, studiuesit zbuluan se nivelet e larta të sheqerit në gjak lidheshin me rritjen e rrezikut për shfaqjen e dementia-s. Megjithëse studiuesit theksuan që studimi nuk provon që nivelet e larta të sheqerit në gjak shkaktojnë dementian, ata spekuluan arsyet pse mendonin se këto dy gjendje lidheshin me njëra-tjetrën. Një mundësi ishte që nivelet e larta të sheqerit në gjak të shkaktonin sëmundje kardiovaskulare që dëmtonin indet e trurit. Një tjetër kontribues mund të ishin rritja e rezistencës së insulinës, e cila ndikonte në qelizat e trurit.
Humbja e dëgjimit
Rreth 2/3 e të rriturve me diabet kanë disa probleme me dëgjimin. Ky është dyfishi i shifrave të dëmtimit te njerëzit pa diabet. Njerëzit me pre-diabet kanë 30% më shumë gjasa të kenë disa probleme me dëgjimin. Humbja diabetike e dëgjimit fillon duke u shfaqur në frekuenca të larta të zërit dhe progreson në frekuenca të mesme dhe të ulëta teksa personi plaket. Problemi fillon nga dëmtimi i nervave dhe enëve të gjakut në pjesën e brendshme të veshit. Studimet tregojnë që humbja e dëgjimit është më e zakonshme te njerëzit me diabet të cilët kanë kolesterol të ulët HDL, një histori me sëmundjet koronare të arteries dhe simptoma të neuropatisë periferike. Nëse keni diabet, duhet të bëni teste të vazhdueshme lidhur me dëgjimin.
Kanceri
Diabeti lidhet me rrezikun e lartë për të ndikuar në shfaqjen e disa llojeve të kancerit si atë të mëlçisë, pankreasit, mitrës, zorrës së trashë, mushkërive, fshikëzës dhe gjoksit. Janë disa shpjegime për këtë lidhje. Fillimisht diabeti dhe kanceri ndajnë të njëjtët faktorë të rëndësishëm që paraqesin rrezik si plakja, obeziteti, jeta sedentare, dhe një dietë e pasur me yndyrna dhe me karbohidrate të rafinuara. Së dyti, ndryshimet biokimike që lidhen me diabetin-si rezistenca e insulinës, niveli i lartë i sheqerit në gjak dhe inflamacioni-mund të kontribuojnë gjithashtu në zhvillimin e kancerit. Megjithëse provat janë të pakta, rreziku për shfaqjen e kancerit mund të jetë më i ulët te njerëzit që marrin metforminë. Një këshillë e mirë për të gjithë ata që kanë diabet dhe duan të limitojnë rrezikun për shfaqjen e kancerit është që të kenë një stil jetese të shëndetshëm dhe të bëjnë shpesh kontrolle dhe teste të ndryshme. Duke ndjekur rekomandimet-një dietë e shëndetshme, humbje peshe, ushtrime fizike dhe një kontroll i sheqerit në gjak-mund të keni më shumë siguri që ju presin vite të mbushura me plot shëndet.