Gjithmone e me shpesh mbetemi te mahnitur perpara fytyres dhe trupit ne nje gruaje jo me te re, per te cilat koha duket se nuk ka kaluar.Te qendrosh ne forme gjate pleqerise, tashme nuk eshte nje luks i rezervuar per yjet e televizonit dhe trashegimtaret e pasura.Pervec dhurates se nenes natyre, cdo zonje e planetit toke, duke ndjekur zakone te shendetshme mund t’i jape nje shpulle ose (goditje) morale zyres se regjistrimit duke shpalosur nje forme fizike perfekte.Deshira per te qendruar dhe kthyer t’u ne forme, per nje 50 vjecare me nje trup jo me elastik, luan nje rol kyc te rendesishem. Jeni gati te shkelqeni? Ja se si:
Ushqimi
Dieta duhet te jete rreptesisht e shendetshme dhe e ekuilibruar. Shume fruta, perime, mish i lehte, peshk. Edhe lengjet jane te rendesishme, pini shume uje, te pakten disa here ne dite, cajra bimore relaksues gjate dites ose caj kamomili. Sigurisht limitoni ushqimet undyrore si produktet e qumshtit, embelsirat dhe te skuqurat.
Aktiviteti fizik
Gjeja me e mire qe duhet te beni eshte te ndiqni nje instruktor te pergatitur, qendrat sportive jane zgjidhja me e mire. Perpiquni te zgjidhni sporte qe, pervec siluetes, mbajne te re edhe zemren; noti, vrapimi, shetitjet e gjata, jane me te mirat. Mundohuni te shkoni ne palester me nje shoqe ose te pakten ne nje qender sportive argetuese, do t’ju sherbeje si nje nxitje per durimin.
Jo duhanit dhe alkoolit
Per hir te se vertetes, nje dolli apo nje gote vere ne darke nuk e mohon njeri, por koha e rum-cola dhe jackut kane perfunduar. Alkooli plak lekuren, shnderron fizikun dhe shkakton demtimin e melcise, nuk duhet te abuzojme. Po cigarja? Ne kete rast, nevojitet nje pushim i paster. Pirja e duhanit, eshte shkak i plakjes se lekures, rrudhave, per nje buzeqeshje te verdhe dhe nese duam te veme qershine mbi torte, sulmet ne zemer dhe kancerin.
Stop stresit
Gjysem shekulli stres eshte mese e mjaftueshme. Relaksohuni! Stresi shkakton pagjumesi, hipertension, lodhje, etj. E nevojshme eshte te ngadalesojme ritmin e punes dhe te deboni cdo gje qe krijon frike dhe shqetesime. Kultivoni pasionet qe i keni lene menjane ne te kaluaren, udhetimet, frekuentoni persona qe ju bejne te ndiheni mire, jane te gjithe perberes te afte te mbushni mireqenien mentale, dhe si pasoje ate fizike.
Flini, flini, flini
Gjumi, cilesia dhe sasia, eshte element kryesor i rinis sone: Abuzoni! Gjumi dhe pushimi eshte elementi thelbesor i rinise, abuzoni me ate! Sa ore gjume? Jo me pak se 7 deri ne 8 ore gjume ne dite, dhe ne orarin e duhur ndermjet ores 23 deri ne 07:00.