Format e kërthizës tregojnë shumë për personalitetin tuaj

Format e kërthizës tregojnë shumë për personalitetin tuaj

Kur flasim për shëndetin, fitnesin apo temperamentin, ne marrim në konsideratë shumë faktorë që mund të ndikojnë në mirëqënien tonë të përgjithshme. Rrahja e zemrës, pulsi, sytë, ngjyra, forma e thonjve janë disa nga faktorët që na ndihmojnë të kuptojmë më shumë rreth cilësive tona mendore dhe fizike. Eshtë dhe një tipar tjetër që mund të na ndihmojë që të kuptojmë më shumë për veten tonë. Mund të habiteni kur të zbuloni se kërthiza juaj-ajo pjesa e vogël që shpesh injorohet është një indikator që mund të thotë shumë për dicka të brendshme apo të jashtme. Gjithashtu është një pikë energjie esenciale ose cakra ose pikë shërimi për shumë njerëz ose si pjesë e sistemit mjekësor alternativ. Megjithëse ka qenë një symbol i estetikës së trupit, gjithashtu është një pjesë që mbart uniken për të gjetur celësin e ndryshimit ndërmjet njerëzve dhe personalitetit të tyre. Mban shumë dimensione interesante si për kontekstin shkencor ashtu dhe kulturor.

1. Kërthiza e fryrë


Kërthiza e fryrë është mjaft e zakonshme te foshnjat. Në rast se kërthiza juaj është pak më e fryrë krahasuar me të tjerët do të thotë që ju jeni akoma i ri apo fëminor në zemër. Gjithmonë doni të jeni në qendër të vemendjes. Njerëzit që janë në këtë kategori janë shpesh lojtarë të mirë dhe atletë të prirur. Nga këndvështrimi shëndetësor, fryrja mund të jetë rezultat i ngritjes së dickaje të rëndë, që mund të shkaktojë komplikime si hernia.

2.Kërthizë e cekët


Ato me kërthizë të cekët janë zakonisht të guximshëm dhe të fortë, që duan të jenë konkurues dhe ambiciozë. Të qenit perfeksionist, duan që gjërat t’i kenë nën kontroll dhe mund të shfaqin shenja ankthi nëse nuk performojnë sipas pritshmërive të tyre. Në aspektin shëndetësor, mund të vuani nga probleme me peshën dhe mund të jeni më të prekshëm ndaj viruseve të gripit.

3. Kërthizë ovale


Në rast se posedoni një kërthizë ovale, të thellë e të gjerë, mund të jeni një lider i lindur. Ju keni një prirje natyrale për të qenë një udhërrefyes i shkëlqyer. Një profesion që do të jetë tepër i kënaqshëm për ju është ajo që kërkon mentorimin e të tjerëve, si mësimdhënia, të bëni disa punë sociale, përfshirja në punë këshilluese dhe punë të lidhura me terapinë. Ju nuk jeni dikush që luteni për vëmendje, ju jeni më të lumtur kur ndihmoni të tjerët të realizojnë veten. Mund të dukeni paksa autoritar apo dominues, por kjo ka vetëm të bëjë me përkushtimin drejt qëllimit tuaj.
Në anën tjetër konsideroheni si dikush që mendon shumë, duke treguar dhe anën neurotike kur stresohet. Kjo mund të shkaktojë problem si migrenë dhe lëndime të muskujve. Duhet të jeni më të kujdesshëm për sa i përket shëndetit tuaj të kockave.

4. Kërthiza “Hour-glass”


Të keni një kërthizë të gjatë që shtrihet vertikalisht në stomakun tuaj bën që të keni një personalitet tepër sharmant. Meqë jeni një person që flisni shumë, ju mund të influenconi lehtësisht njerëzit me fuqinë e fjalëve. Puna që do t’ju përshtatej më shumë do të ishte fusha e gazetarisë, shitjeve dhe performimit të arteve. Gjithashtu keni si tendencë që te keni konflikte me vetveten, gjë që mund të kërkojë një periudhë kohe për të qartësuar mendimet dhe të shihni me një perspektivë tjetër veten tuaj.

5.Kërthiza rrethore


Një kërthizë që është një rreth i thellë tregon një temperament tepër pozitiv dhe të ngrohtë. Ju pëlqeni paqen dhe harmoninë dhe shmangni cdo gjë që mund t’ju shkaktojë stres apo ankth. Natyra juaj me këmbë në tokë bën që të jeni tepër i/e pëlqyeshme nga të tjerët dhe të keni një anë shpirtërore ndaj vetvetes. Kur gjërat ecin shpejt pa pëlqimin tuaj, ju preferoni të tërhiqeni sesa t’i bashkoheni garës. Të tjerët mund ta konsiderojnë si dobësi por në fakt ju merrni kohë për të pushuar dhe për t’i marrë gjërat me qetësi. Kur vjen puna te paratë, në përgjithësi jeni në gjendje të mirë.

6. Kërthizë “e lidhur” si fjongo


  • Nëse kërthiza juaj është horizontale ovale, duke pasur një pikë të vogël në qendër, mund të quheni lloj intelektual. Jeni shumë mirë në shkollë dhe shpesh ëndërroni me sy hapur. Jeni një introvert dhe dëshironi të shoqëroheni vetëm me miqësinë e ngushtë. Ja pse vetëm disa njerëz ju kuptojnë ju dhe mënyrat apo mendimet tuaja.

7.Kërthizë e vogël dhe e sheshtë


Nëse keni një kërthizë të vogël e të sheshtë, do të thotë që keni një mendje kreative. Ju shkëlqeni në fushat që lidhe me artin dhe estetikën. Megjithatë, ka shumë mundime, pasi keni dilema në zgjedhjen e rrugës së duhur për ju. Dhe nuk duhet të keni frikë të zgjidhni të “lundroni” drejt ndjenjës, pasi ja vlen të gjesh qëllimin tënd në jetë dhe të punosh për të.

8.Kërthizë kokë-lart


Ju jeni zgjedhja e preferuar e cdokujt. Për shkak të aftësive tuaja, ju mbeteni një zgjedhje popullore pasi jeni tepër i sukseshëm në jetë. Kjo lloj kërthize shpesh konsiderohet ideale. Përsa i përket aspektit shëndetësor mund të përballeni me disa shqetësime lëkure. Gjithashtu mund të ketë shanse që të prekeni nga një crregullim veshkash.

9.Kërthiza kokë-poshtë


Nëse kërthiza juaj është kokë-poshtë, atëherë jeni një person që ju duhet paksa energji. Shpesh jeni të pa-motivuar dhe me mungesë të theksuar entuziazmi. Të pasur një anë optimiste mund t’i përmirësojë gjërat për ju. Nga ana shëndetësore, shpesh mund të prekeni nga gripi apo i ftohti, për të cilët duhet të keni kujdes.
Këto janë disa interpretime lidhur me formën apo madhësine e kërthizës. Nuk janë ekzakte, as nuk kanë ndonjë shpjegim shkencor por është dicka e bukur ti lexosh dhe t’i përshtatësh me karakteristikat e personalitetit tënd.

error: Nuk lejohet kopjimi!