Flet legjenda e peshëngritjes shqiptare & Nderi i Kombit, Faruk Kalleshi që mban në zemër Presheven dhe Janinën

Flet legjenda e peshëngritjes shqiptare & Nderi i Kombit, Faruk Kalleshi që mban në zemër Presheven dhe Janinën

Intervistë e dhënë eksluzivisht për portalin “ Presheva Jonë”

Fillimisht “Presheva jonë”, nje agjenci lajmesh, medium ky i vetëm shqiptare ne Serbi (Luginen e Preshevës) alias Kosovën Lindore uron 72-vjetorin sportistit tonë te mirenjohur “NDERI KOMBIT” Faruk KALLESHI, ky peshengrites i madh i Partizanit, Vllaznise dhe ekipit kombetar, me te cilin zhvilluam nje intervsite ekskluzive. Shume veshtire e patem me Z.Kalleshi prej nga t’ja nisnim “muhabetit” sepse ai eshte universal dhe i pushtuar me suksese, mirënjohje, cmimet e shpërblimet te shumta sa qe do e kemi veshitre t’ i prezentojme te gjitha ketu, per shkak mungeses se hapsires


Babai me të bijën, dy personalitete, dy personazhe prestigjioze ne Shqiperi. Anila, vajza e Farukut apo Faruku, babai i Anilës ?
Faruk Kalleshi për 21 vite me radhë ka qenë kampion kombëtar i padiskutueshëm në peshën trupore 52 kg, si rrallëkush në sportin shqiptar në tërësi.
“Gjatë karrierës sime si sportist kam thyer plot 116 rekorde kombëtare, një shifër gati e pabesueshme, madje një numër i tillë rekordesh ishin dy here për librin “Guinness”. që rekorde të tilla dhe shifra të tilla sot duken të parealizueshme.


Faruk Kalleshi është i vetmi sportist shqiptar që ka marrë pjesë në katër spartakiada dhe ka marrë medalje ari në të katërta, duke e bërë karrierën e tij mbresëlënëse. Kujtojmë se spartakiadat e mëparshme ishin aktivitete famoze për kohën dhe kishin shumë rivalitet.
Faruk Kalleshi është sportisti më jetëgjatë në anketën 10-sportistët më të mirë ndër vite. Për plot 16 vjet ai është nominuar në këtë anketë dhe ka fituar, duke qenë pjesë e saj në mënyrë të padiskutueshme.
Duket e pabesueshme sot, por Faruk Kalleshi është shpallur kampion kombëtar në moshën 39-vjeçare, madje vitin e fundit të karrierës së tij fitoi tri medalje ari në Spartakiadën Kombëtare të vitit 1984.
Faruku i vogel me zemer të madhe, emri i te cilit e bene edhe Shqiperine e madhe.

Një tjetër e veçantë e shkëlqyer nga karriera e tij lidhet me faktin se ai është sportisti i vetëm shqiptar i peshëngritjes që tentoi në një garë zyrtare të thyejë rekordin botëror. Siç shprehet dhe vetë Kalleshi “mbeta 5 kg më poshtë, pasi emocionet bënë të vetën. Dështova, edhe pse unë isha përgatitur për ta thyer këtë rezultat, madje ishin bërë gati të gjithë për të festuar. Por emocionet bënë të vetën”.
Titujt në karrierën sportive të Mjeshtrit te madh te shtanges shqiptare Faruk Kalleshi janë të shumtë, por kulmi i vlerësimit erdhi në vitin 2012 me Urdhrin “Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi.


Faruku ka një familje të lumtur që jeton në Tiranë. Bashkëshortja, Liljana, ka qenë ish-sportiste, akrobate e njohur profesioniste, laureate e çmimit të Republikës, çmimi më i lartë i asaj kohe, të cilës i është dhënë nga ish-ministri Thoma Deliana.


Perndryshe z.Faruk Kalleshi eshte baba i dietologës Anila Kalleshit, e cila ne Zvicer u nderua me nje cmim prestigjioz si dhe se fundit nga “Albanian Excellence”. Faruku ka dy fëmijë, vajzën Anilën, një nga më të njohurat në Shqipëri si dietologe, njeheresh presidente e AMC-Anila Kalleshi’s Center.
Sukseset e babait dhe te bijes shpesh dhe karriera e tyre e pasur, ka bere qe shesh ata ne publik te prezentohen ndryshe-ndryshe. Anilen e prezatojne si e bija e Farukut e here here Farukun si babai i Anilës…Do perkujtuar se dietarja jone e njohur Anila Kalleshi para cas ditesh eshte zgjedhur Presidente e “Albanian Lifestyle Medicine Association”-ALMA (Jeta e stilit shendetesor shqiptar) për Ballkanin.


Farku Kalleshi eshte nder emrat me te mëdhenj  te peshengritjes se Partizanit Vllaznise dhe ekipit kombetar. 21 vjet me rradhe kampion kombetar absolut ne peshen e tij me fanellen e Partizanit dhe te Vllaznise, ku ka nisur karrieren sportive. Do te ishte i vetmi peshengrites ne shqiperi qe theu 116 rekorde kombetare, kampion absolut i ne kategorine e tije deri 52kg pesha trupore pa rval te deje sepse s’kishte sfidant ta rivalizonte. Ai ishte i suksesshem edhe ne turnet nderkombetare jashte Shqiperise. Gjate tureneve ne Kine me 1966 dhe 1973, tregoi forcen e tij me rezultatet te shkelqyera, nga ku theu edhe 12 rekorde kombetare, mbeti vetem 5 kg nga larg rrekordit boteror ne stilin e forses .

Per 21 vjet doli 21 here rradhazi kampion, duke perfaqsuar individin me me shume tituj kampion ne sportet individuale. Gjithashtu gjate kesaj karjere te gjate Kalleshi theu 116 rrekorde qe bashke me 21 vite rrallazi ka fituar 4 spartakjada kombetare medalje te Arta rast i vecante . Eshte 6 here fitues i anketave te 10 sportisteve me te mire nder vite 1966. 1970 1973. 1977 1978 1981. Duke u bere sportisti me jetegjate ne ankete.

Ne vitin 1970 Federata e Peshngritjes ne bashkepunim me Klubin “Vllaznija ” organizuan nje gare per thyerjen e rrekordit botëror nga emocjonet e medha Kalleshi ngeli 5 kg larg. Ne vitin 1998 “Sporti Shqiptar e ka zgjedh ne 10 Sportistet me te mire te “Shekullit” Mbas perfundimit te karjeres te lavdishme Klubi “Vllaznija” Emeron Z Kalleshi Inspektor i sporteve te renda ku me punen e tij ne keto sporte rrezultatet kane qene te larta .

Ai eshte pagezuar si “floriri i vogel i sporti” qe Faruku i vogel, e beri Shqiperine e madhe” me sukseset e tija te parreshtura ne peshëngritjes shqiptare. Ne opinionin e Prof. Dr. Xhevdet Zekaj eshte shkruajtur se “Faruk Kalleshi ështe Maja e Himalajes Sportit Shqiptar i Voglin qe beri zap te medhenjt”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Asi i Rrekordeve , Perendori i Peshengrijes etje. Në Keto arritje jane pa dyshim per ne librin “Guiness” Nje rast i rradhe per hapsiren Shiptare ” UNIKALE”. Ndaj per Kalleshin kane thene i ESHTE I MADHI I TE MEDHEJVE.

Me nje karjere Brilante me 116 rrekorde nga te cilat 38 i perkasin Partizanit Fiton dhe 2 Anketa te 5 Sportisteve te Vitit. Arritjet dhe vleresimet e karrieres sportive te tij.

Kalleshi: Presheven dhe Janine i kemi ne Zemer

Se sa ke degjuar per shqipataret jashte Shqieprise dhe Kosovës ne këte rast ata aktualisht ne Serbi, ne Lugiene Preshvës ne vazhdim z.Kalleshi duke folure me amdirim dhe nostalgji per keto vise shiptare thote se, për Presheven ka degjuar dhe ka miq dhe kontakte nga atje.

Familja Kalleshi

“Presheva dhe Janine i kemi ne zemer, troje këto shqiptare te instaluara gabimisht jashte vendit tone, qe besoj se historia do korrigjoj gabimet e veta. Kush ka besuar jo para 50 vitesh por para 25 vitesh se Kosova do te behej shtet. Prandaj duhet te besosojme se Presheva nje dite e Kosoves e Kosova e Shqiperise. Kur gjithe popujt ne Evrope jetojne bashkarisht, pse ne t’mos jetojme ?..Kur bëjme fjale per sportin shiptgare dhe kur permenda Kosoven ne shqiptaret mburremi dhe urojme anetaresimin per Kosoves ne FIFA dhe UEFA, Kjo ka domethenie te madhe qe dy shtetet shqiptare sot te jene anetare te organizave me te medha te futbolilt dhe sportive ne Evropë dhe bote” ka thëne Faruk Kalleshi për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”

Ja vetem disa nga sukseset dhe titujt që mban Faruk Kalleshi

“Nderi i Sportit Shqiptar”, marrë në vitin 1999.

“Mjeshtër i Madh i Punës” (dhënë nga Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani në vitin 2000). Fitues disa herë i anketës “10 sportistët më të mirë”. Urdhrin “Nderi i Kombit”, dhënë nga Presidenti Bamir Topi në vitin 2012.

Më 12.12.1964 në Kampionatin Kombëtar në Berat u shpall Kampion Kombëtar duke vendosur 4 rekordet e para kombëtare.

Në vitet 1964-1984 është shpallur 21 vite rresht Kampion Kombëtar i Shqipërisë.

1966-1984 anëtar i ekipit kombëtar duke fituar medalje ari, argjendi, dhe bronxi.

1964-1984 fitues i Kupës së Republikës 21 herë.

Në vitin 1970 ka tentuar të thyejë rekordin botëror dhe ka ngelur 5 kg larg tij. —1973 shpallet Mjeshtër i Merituar i Sportit.

1964-1984 është 6 here fitues i anketës “10 sportistët më të mirë të vitit “.

Në vitet 1966,1970,1973,1977,1978,1981.

1969-1984 është fitues i medaljeve të arta në spartakiadat kombëtare në vitet:1969,1974,1979,1984. 1964-1984.

Ka thyer 116 rekorde kombëtare. Si asnje sportist tjeter ne Shqiperi

Në vitin 1984 në Spartakiadën e V-të Kombëtare fiton 3 medalje ari dhe mbyll karrierën e tij sportive në moshën 39 vjeçare.

Në vitin 1998 gazeta Sporti Shqiptar hap superanketën e shekullit.

Me votim të klubeve sportive, Federative Sportive, Komitetit Olimpik, gazetarëve sportivë, shpallet fitues i Anketës “10 sportistët më të mirë të shekullit”.

Në vitin 1999, Ministria e Kulturës Rinisë dhe e Sporteve nderon me medaljen “Nderi i Sportit Shqiptar”.

Në vitin 2000, Presidenti i Republikës të Shqipërisë Z. Rexhep Mejdani e nderon me urdhrin e lartë “Mjeshtër i Madh i Punës” .

Në vitin 2012, Presidenti i Republikës të Shqipërisë Z. Bamir Topi e nderon me urdhrin e lartë “Nderi i Kombit”. Ne emer te KS PARTIZANI dhe gjithe tifozeve , Nderin e Kombit. edhe 100 vite te tjera, te lumtura.

error: Nuk lejohet kopjimi!