Femra e parē në USA e cila vlerësohet me 3 yje MICHELIN

Femra e parē në USA e cila vlerësohet me 3 yje MICHELIN

Dominique Creen është femra e parë në USA që ka marrë 3 yje Michelin në renditjen e përvitshme mbi restorantet më të mirë në San Francisko, të mbajtur të enjten që kaloi. Shefi i restorantit, francezi Atelier Creen është lavdëruar gjithnjë për pjatat e tij artistike dhe inovative që nga hapja e restorantit në vitin 2011. Ngjitja e Atelier Creen nga dy yjet e vitit të kaluar në 3 yjet e këtij viti ishte një vendim unanim i vendosur nga juria e Michelin. Dominique Crenn, restoranti i së cilës ka vetëm 8 tavolina dhe ofron një menu prej 335$ është gruja e pestë në botë që mban 3 yje Michelin.

Gra të tjera me të njëjtin vlerësim janë Carme Ruscalleda nga Spanja, Anne Sophie Pic në Francë, Nadia Santini në Itali dhe Clare Smyth në Britani.

Guida Michelin është një seri botimesh vjetore që synojnë turizmin dhe gastronominë, të botuara nga kompania franceze Michelin dhe të cilat përfaqësojnë pikat më të rëndësishme në mbarë botën për vlerësimin e cilësisë së restoranteve dhe hoteleve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Mendimi kryesor i vlerësimit në Udhëzuesin e Michelin është dhënë nëpërmjet caktimit të yjeve, nga një deri në një maksimum prej tre. Shfaqja e këtyre “yjeve” megjithatë është më e ngjashme me atë të një luleje gjashtë-petale.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!