FEMIJET: Kujdesi i dhëmbëve

FEMIJET: Kujdesi i dhëmbëve

 

Nga mosha dyvjeçare shumica e fëmijëve kanë 20 dhëmbë. Edhe para kësaj moshe, disa fëmijë zhvillojnë prishje të dhëmbëve të quajtur KHF (kariesi i hershëm i fëmijërisë). Kjo zakonisht përfshin dhëmbët e sipërm të përparmë dhe dhëmbët e parë molar (bluajtës) dhe është i lidhur me përdorimin më të shpeshtë të shisheve dhe gotave ushqyese nga ana e fëmijëve.

Ushqim i shëndetshëm
Shmangi që fëmija juaj të mbajë ushqim ose të pijë nga shishja derisa sillet rrotull nëpër shtëpi dhe të hajë gjithë kohën. Shmangni ushqimet e ngjitshme të cilat mbesin në dhëmbë, si frutat e thara dhe ëmbëlsirat dhe biskotat. Këto ushqime më së miri është të hahen gjatë kohës së ngrënies së vaktit, por përpiquni të mos i lejoni fëmijët të kenë qasje në ushqimet e ëmbla gjithë kohës. Djathërat dhe prodhimet tjera të qumështit mund të ndihmojnë parandalimin e kalbjes së dhëmbëve, pasi proteinat krijojnë një shtresë mbrojtëse në dhëmbë. Sigurohuni që fëmija juaj të konsumojë sa më shumë produkte të qumështit çdo ditë dhe shoqëroni ata me ushqime të tjera për të ndihmuar mbrojtjen e dhëmbëve.
Mos harroni.Dhembet kanë nevojë të pushojnë në mes të ngrënieve për t’i lejuar smaltit të forcohet pasi acidet të kenë qëndruar në të.

Kontrolli dental
Vizitat e rregullta mund t’i ndihmojnë fëmijës të krijojë besim në klinikën dentale. Ju kurrë nuk mund ta dini nëse ata kanë nevojë për trajtim.

Pasta e dhëmbëve
Të gjithë fëmijët duhet t’i pastrojnë dhëmbët me pastë fluori së paku një herë në ditë nga prindërit. Kërkoni ndihmë nga dentisti se cila pastë është më e mirë për ta përdorur në dhëmbët e fëmijës.

error: Nuk lejohet kopjimi!