Xhevdet Zekaj (Gazetar / Opinionist Sportiv)
Faruk Kalleshi është maja e Himalajës së Sportit Shqiptar. Faruk Kalleshi ka mbi 50 vjet që na ushqen me lavdinë tënde! Shkodran perlë, por dhe tre vitet tek Partizani më bënë tifozin tënd personal. Po, i madhi Faruk Kalleshi! Ti je Himalaja e Sportit Shqiptar! Vështirë se gjen tjetër kënd ku pesha e medaljeve t’ia kalojë peshës se trupit, ku numri i rekordeve ia kalon dhe çdo imagjinate jane 116 rekorde, shumë sa shumë, një det me rekorde.
Ku fitoret në katër Olimpiada Kombëtare te Medaljeve të Arta si pakkush do të thotë është mbreti që sundon sportin. Faruk Kalleshi ëshët Piramida e Sportit Keopsian Shqiptar, baza (rekordet), mesi (jetëgjatësia si fitues në sport) dhe maja apo Himalaja është ai (askush si Faruku nuk ka qenë kampion dhe sportist si ai). Nëse do mblidhnin kilogramët e ngritur lart nga Faruk Kalleshi do ishte mbushur dhe diga Fierzës, por ky kampion i madh nuk ka marrë asgjë nga sporti, ai vazhdon të jetë një perandor i heshtur ku familja, miqtë, atdheu, dashuria për sportin, krenaria dhe lavdia janë thesaret e Faruk Kalleshit! Të shkruash pak rreshta për Faruk Kalleshin është e pamundur, por kampionët si ai janë e do jenë në lavdinë e altarit të këtij vendi!
Prof. As. Dr. Xhevdet Zekaj
Gazetar / Opinionist Sportiv