Fakte të rëndësishme mbi ruajtjen e produkteve.

Fakte të rëndësishme mbi ruajtjen e produkteve.

 

Është shumë e rëndësishme mënyra e ruajtjes dhe e mbajtjes së produkteve para se ne t’i konsumojmë.  Shumë njerëz bëjnë gabime në mënyrën e ruajtjes së ushqimeve. Ekzistojnë shumë truke për mirëmbajtjen e ushqime. Ruajtja e produkteve në mjedise të freskëta i bën ato të “jetojnë”. Ja disa udhëzime praktike se si mund ti ruani produktet sa më mirë.

Bulmeti

Qumështi dhe kosi duhet të vendosen në raftet lart ose në mes të frigoriferit. Mbajini larg nga ushqimet me aroma të forta të cilat mund t’i prishin shijen dhe gjithmonë vendosini vezët në raftet e poshtme në mënyrë që të mos humbasin lagështinë dhe të thithin aroma të padëshirueshme. Djathi, ashtu si frutat dhe perimet kërkon një vend të ngrohtë ndaj duhet të ruhet në një vend me lagështi të mjaftueshme.

Djathi

Disa lloje djathërash, veçanërisht djathërat e butë si djathi i bardhë tradicional shqiptar, duhet gjithmonë të ruhen në frigorifer. Të tjerët si kaçkavalli, jo domosdoshmërisht duhet të ruhen në frigorifer (gjithsesi referojuni etiketave përkatëse).

Gjalpi

Brenda ose jashtë Rekomandohet të ruani në frigorifer apo edhe në ngrirje gjalpin nëse nuk do ta përdorni brenda dy-tri ditëve. Por shumë njerëz e mbajnë gjalpin në një enë jashtë frigoriferit. Përderisa ai bëhet nga qumësht i pasterizuar, zakonisht nuk ka pse të prishet.

Mishi dhe peshku

Mishi dhe produktet e detit duhet të ruhen në hapësirat më të ftohta. Duhet gjithnjë të evitoni t’i lini bashkë me ushqime të tjera pasi mund të marrin bakteriet e mishit apo peshkut.

Frutat dhe Perimet

Frutat dhe perimet ruhen më gjatë kur vendosen në mjedise me lagështirë. Në frigorifer, ato vendosen në koshin e poshtëm. Është e rëndësishme që frutat t’i mbani të ndara nga perimet. Shumë fruta çlirojnë një gaz që quhet etilen dhe shumë perime janë sensitive ndaj këtij gazi dhe prishen kur vihen në kontakt me të. Gjithashtu mos i ruani frutat apo perimet në enë pa ajër apo hermetike sepse do tu ‘zihet fryma’ e do të kalben. Nëse ndonjë prej produkteve nis të prishet hiqeni prej aty, pasi do të prishë edhe të tjerat.

Buka

Mbajtja në frigorifer e than bukën. Nëse do që ta konsumosh brenda disa ditësh mbajeni në një dollap. Në të kundërt mbështilleni mirë dhe futeni në ngrirje.

Mjalti dhe receli

Mjalti nuk prishet pothuajse kurrë, ndaj nuk ka asnjë arsye për ta ruajtur në frigorifer. Veç kësaj temperatura e ftohtë do ta bëjë që të kristalizohet. Ndërsa recelin këshillohet që pasi t’a hapni ta mnani në frigorifer, në raste tjera aim und të qëndrojë edhe jashtë.

Salcat e ndryshme

Përderisa salcat e paketuara nuk prishen lehtë si pjesa më e madhe e ushqimeve në frigorifer, ato mund të vendosen në derën e frigoriferit ku temperaturat në përgjithësi janë të luhatshme për shkak të hapjes së shpeshtë.

Ushqimet e mbetura

Në mënyrë që ushqimet e mbetura të ruajnë freskinë, e ju t’i shijoni përpara se të prishen, vendosini në vende ku mund t’i shihni si për shembull në raftet e sipërme apo në mes. Nëse kanë kaluar katër ditë dhe ju ende nuk i keni konsumuar, vendosini në ngrirje ose hidhini nëse mendoni se nuk do t’i konsumoni.

Domatet

Nëse domatet do të mbahen në frigorifer, do të humbin shijen dhe aromën. Kjo sepse ajri i ftohtë ndalon pjekjen e tyre dhe prish membranën qelizore, duke i dhënë këtij produkti një shije karakteristike si të kokrrizuar.

Kafja

Ruajini pakot e kafes në një vend të freskët e të errët, por jo në frigorifer, sepse do të humbasë shijen dhe do të marrë aroma nga ushqimet pranë. Megjithatë nëse keni sasi të mëdha kafeje mund ti mbani në ngrirje.

Mollët

Brenda ose jashtë Mollët mund të qëndrojnë rreth një javë në temperaturë të mjedisit, ose më gjatë nëse i vendosni në frigorifer. Disa lloje mollësh mund të ruhen më gjatë (disa muaj) nëse i mbështillni një e nga një, të vendosura në një vend të izoluar dhe të freskët.

Bananet

Brenda ose jashtë shumë njerëz i ruajnë bananet në temperature të ambientit. Mund t’i ruani në një çantë prej letre së bashku me një mollë apo domate në mënyrë që të piqen më shpejt. Nëse do ti ruani në frigorifer do ti bëjë të marrin një ngjyrë kafe, edhe pse gjithsesi do të jenë të shijshme.

Vaji i ullirit

Jo mos e ruani vajin e ullirit në frigorifer sepse do të ngurtësohet ashtu si gjalpi. Do të ishte ideale ta ruani në një vend të freskët e të errët jashtë frigoriferit.

Qepët/Hudhrat

Jo ti mbani qepët në frigorifer do ti bëjë ato të zbuten dhe bëhen të qullëta, falë lagështirës së ambientit. Mbajini në një vend të freskët e të thatë (po veçmas nga patatet, pasi nëse i mbani bashkë do të bëjë që të dyja të prishen më shpejt). Mos i mbani hudhrat në frigorifer, sepse lagështia do ti bëjë jo vetëm të zbuten por edhe të mbijnë. Duhen ti mbani në një vend të freskët e të thatë.

Patatet

Ruajtja e patateve në frigorifer e shndërron niseshtenë e tyre në sheqer, duke i thënë shije të ëmbël por të kokrrizuar. Ju duhet ti ruani në vende të freskëta dhe të errëta si për shembull në çanta letre brenda në dollap.

Borziloku dhe erëzat

Borziloku dhe erëzat e freskëta do të vyshken dhe do të marrin aromat e ushqimeve përreth nëse vendosen në frigorifer. Më mirë ti vendosni në një gotë me ujë si lulet. Ose mund ti copëtoni dhe ti vendosni në ngrirje.

error: Nuk lejohet kopjimi!