Cfarë është Eximia HR77 Platinum?
Eximia është i vetmi sistem multiteknologjik shumë i avancuar dhe unik në llojin e tij, i projektuar dhe studiuar nga ekspertë dhe specialistë të Body Conturing (konurimit te trupit). Me metodat që Eximia përdor është absolutisht perfekte dhe vendimtare për bukurinë dhe mirqënien e fytyrës dhe trupit. Eshtë një aparaturë efikase sepse garanton një rezultat të shpejtë për një kohë shume të shkurtër dhe të dukshme që në seancën e parë. Nuk është invazive pasi nuk përdor metoda të dhunshme dhe respekton fiziologjinë e trupit. Në vetëm 7 ditë ka rezultate shumë bindëse. Eximia është aparatura më e re e cila ka evoluar për të arritur objektivat e saj në mënyrën më të mirë të mundshme pa dëmtuar trupin tonë duke rimodeluar ato pjesë ku keni nevojë.
Cilët janë objektivat e Eximias?
Eximia ka si objektiv reduktimin e grumbullimeve dhjamore,reduktimin e celulitit,tonifikimin dhe rikthimin e harmonisë trupore.
Ku mund ta përdorim?
Eximia mund të përdoret në atë pjesë të trupit ku ju keni nevojë.Mund të aplikohet në krahë, bark, kurriz, këmbë dhe në fytyrë.
Si funksionon Eximia?
Trajtimi me eximian kalon në 5 faza.
Faza 1
Gjatë kësaj faze bëhet planifikimi dhe përcaktimi i strategjisë Body Conturing nëpërmjet aplikacionit My Touch duke krijuar një avatar 3D të trupit të pacientit duke treguar grafikisht evolucionin dhe perfeksionimin e formës trupore dhe rezultateve të arritura.Më pas manualisht bëjmë aktivizimin e ganglioneve linfatike për të filtruar dhe mbledhur toksinat.
Faza 2
Faza e dytë e Eximias është Microdermolift që nëpërmjet një veprimi delikat eksfoliant stimulon një oksigjenim të lëkurës dhe aktivizon procese të ripërtëritjes duke bërë të mundur përmirësimin e tonit të lekurës dhe e pregatit për fazën tjetër duke e rritur në 70% efektshërinë e tyre. Këtë proçes Microdermolift e realizon nëpërmjet disqeve abrazive të ndërtuar nga pluhur diamanti elektrolit bashkë me funksionin tjetër që është një mikromasazh i vakumit.
Faza 3
Vibrating Multipolar Laserporation me një kombinim të funksioneve që ka bën të mundur shndërrimin e dhjamit në energji. Me anë të lazerit drita e të cilit është atermike pra e ftohtë dhe është një pjesë e dukshme e fushës elektromagnetike me një gjatësi vale 635 mm me një penetrim më shumë se 3 cm stimulon veprimin natyral te lipideve. Me anë të vibrimit i cili vepron ne mekano-receptorët prezentë në gjithë trupin me efekt qetësues në nervat motor dhe sensitiv duke reduktuar kontrakturat dhe dhimbjen.Kjo ndodh pasi bën aktivizimin e endorfinës. Nëpërmjet 3 diodave të lazerit bën të mundur aktivizimin e mitokondrive pa dëmtuar qelizën dhjamore duke shkaktuar në mënyrë fiziologjike daljen jashtë saj të fosfolipideve dhe karnitinës të cilat shndërrohen në energji dhe qeliza fillon zvogelohet. Fosfolipidet vazhdojnë të dalin edhe pas trajtimit dhe të shndërrohen më energji kështu që ju ndiheni energjik edhe me pas pasi receptoret e qelizes ngelen të hapur 68-72 ore.
Faza 4
Endoradiomag (me RF)është një stimulim endo-radio-magnetik. Ky veprim është shumë efikas dhe dallohet me sy të lirë.Stimulimi Endoradiomag me të vetmin sistem 4 Motion ka një aktivitet energjik, rrit oksigjenimin dhe përshpejton metabolizmin qelizor. Vetëm me një lëvizje përqëndron të gjithë fuqinë maksimale të energjisë radio-magnetike dhe ka një eficencë të dukshme të masazhit mekanik 4 Motion. Kjo fazë është përgjegjëse për përmirësimin dhe rritjen e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës dhe të oksigjenimit natyral të lëkurës. Ky masazh thithës – shtypës katërfazor konsiston në një drenazh të thellë te kombinuar me rehabilitimin dhe tonifikimin e lekurës. 22 programet vakum të Endoradiomag kombinohen me nivele të ndryshme të radiofrekuencës bipolare (nga 480 kHz-1MHz). Rrulet magnetike që bëjnë të mundur këtë masazh rrisin qarkullimin e gjakut,kështu duke përmirësuar oksigjenimin e tij gjaku do të ketë një densitet më të ulët. Manovrat ndiqen me kujdes në drejtim te enëve linfatike duke respektuar fiziologjine e trupit.
Faza 5
Radioporation është dizenjuar për të prodhuar atje ku është e nevojshme përqëndrimin maksimal të energjisë për të depërtuar deri në zonat më të vështira. Aplikohet në gjithë gjatësinë e muskulit. Me anë të Radioporation bëjmë të mundur reduktimin e rrudhave,tonifikim dhe efekt të menjëhershëm lifting duke e bërë lëkurën më të re, më vitale dhe kompakte.Radioporation është një trajtim që bëhet në të gjitha llojet e lëkurës dhe me rezultate menjëherë të dukshme. Efikasiteti i kësaj faze është rezultati për një kohë të gjatë fal vetisë natyrale që lëkura ka në përshpejtimin e sintetizimit të kolagjenit të ri.Eximia me Radioporation trajton me nje rezultat të dukshëm celulitin, smaliaturat.rrudhat, lëkurën e plakur, mungesën e oksigjenit,elasticitetit dhe tonit.
EximiaHR77 Platinum gjen një përdorim ne fytyre me efekt antiage pasi ka programuar programet e Eximias duke marrë parasysh sensibilitetin natyral të lëkurës arrin të ketë efekte të menjëhershme pasi bën rigjallërimin e lekurës duke i dhënë një ngjyrë natyrale dhe freskie duke bërë të mundur oksigjenimin dhe stimulimin e nje mikrocikli dhe prodhimin e kolagjenit të ri.
Per funksionimin maksimal të Eximias përdorim produktet e studiuara me përbërësit aktiv special si: Keratox, Endoxoil,Lipoxone, Eximiaone,Reagel. Sa zgjat një trajtim Eximia? Në bazë të problematikës dhe vendit ku do e aplikojmë vendosim kohëzgjatjen e trajtimit. Në rimodelimin e krahut, kurrizit, abdomenit (barkut) seanca shkon (20-30min), rimodelimin e këmbëve (30-40 min).
Për të pasur një rezultat akoma më të mirë rekomandojmë kombinimin e dy protokolleve ne bazë të vendit ku ka nevojë për rimodelim. Eximia mund të përdoret nga të gjithë pasi nuk ka efekte anësore.