ETHJA REUMATIZMALE

ETHJA REUMATIZMALE

 

Ethja reumatizmale ose reumatizmi artikular akut është një sëmundje inflamatore që ndodh si pasojë e një infeksioni faringeal të shkaktuar nga streptokoku beta hemofilik i grupit A.
Fillon si një faringit i shkaktuara nga ky streptokok dhe mbas një periudhe 2-3 javore fillojnë simptomat e para të ethes reumatizmale akute.

Në formën e saj akute shenjat klinike më të shpeshta janë :
-poliartriti migrator, temperatura, karditi
dhe më rrallë: chorea sydenham, nodujt subkutanë, eritema marginale.

Ethja reumatizmale (ER) ka incidencë të lartë në vende në zhvillim (në vendet e lindjes të mesme, në kontinentin Indian, në Afrikë ) duke u bërë shkak kryesor i morbiditetit dhe mortalitetit kardiovaskular në grup moshat 5-45 vjeç.
Ethja reumatizmale prek çdo individ që ekspozohet ndaj streptokokut me cilësi reumatogjene, prek njëlloj të dy sekset por disa nga ndërlikimet varen nga seksi.

Manifestimet minore të atakur ER:
-Temperatura e lartë e cila ulet zakonisht mbas javës të parë pa përdorur antipiretikë dhe mbas 2 javësh i sëmuri është afebrile;
-Dhimbje abdominale;
-Epistaksi që sot haset më rrallë
-Pneumonia reumatike.

Sëmundja mund të fillojë me një nga shenjat e quajtura madhore si:
-Karditis
-Artriti
-Chorea
-Nyjet subkutane
-Eritema marginale

Artri në ER prek artikulacionet e mëdha si :
Gjunjët;
Bërrylat;
Talokruralet;
Koksofemoralet preken mjaft shpesh
Kolona mjaft rrallë

Mjekimi
Dhimbjet qetësohen fillimisht me analgjezikë.
Kur diagnoza vendoset përfundimisht mjekimi bëhet në dy drejtime:
Ndaj infeksionit;
Ndaj inflamacionit.

error: Nuk lejohet kopjimi!