EDEMA PULMONARE

EDEMA PULMONARE

 

Mushkëria është një organ që në kushtet normale përmban afërsisht 78% ujë. Edema pulmonare është përkufizuar si grumbullim jashtë mase i ujit në strukturat e ndryshme pulmonare. Kuptimi fiziopatologjik i edemës pulmonare lejon të dallohen katër tipa sipas mekanizmit zotërues:
– Edemat e lidhura me një ngritje të presionit hidrostatik mikrovaskular pulmonar, më e qëndrueshme është edema kardiogjene.
– Edemat e lidhura me një ulje të presionit kapilar onkotik.
– Edemat nga pamjaftueshmëria limfatike pulmonare.
– Edemat nga zmadhimi i përçueshmerisë kapilare pulmonare (e izoluar ose mbizoteruese).

Shenjat klinike janë shumë të ndryshueshme. Të sëmurit mund të ankohen nga një dispne nga sforcimi, nga një kollë e thatë, herë–herë nga një gërvishtje e laringut. Më shpesh dëgjimi i pulmoneve është normal.

error: Nuk lejohet kopjimi!