Dy plane ushqimore për humbje peshe: 1200 kalorike

Dy plane ushqimore për humbje peshe: 1200 kalorike

Doni të humbni sa më shpejtë disa kilogramë të peshës suaj?

Eshtë e mundur që të humbni peshë shpejt duke ndjekur një dietë me kalori të ulëta, si prsh dieta 1200-kalorike, por duhet ta ndiqni me përpikmëri për t’u siguruar që po merrni të gjithë lëndët ushqyese që keni nevojë. Të ndiqni një dietë me pak kalori nuk është e vështirë nëse zgjidhni ushtrimet e duhura. Në fakt, është e nevojshme pasi nuk ka hapësirë për ushqimet që nuk përmbajnë lëndë ushqyese. Kështu çfarë duhet të bëni? Zgjidhni produkte me pak kalori, fruta me përmbajtje të lartë fibrash dhe perime.

Më poshtë do të gjeni dy menu 1200 kalorike.

 

Menu 1215 kalorike

Mëngjesi

-1 kupë tërshërë

-gjysëm kupe qumësht pa yndyrë

-1 lugë gjelle mjaltë

-gjysëm kupe boronica

-1 filxhan kafe ose caj si pije

 

Dreka

-2 feta bukë me grurë të plotë,

mish gjel deti (pjesa e gjoksit),

feta domateje, sallatë dhe një lugë gjelle mustardë.

-Një gjysëm kupe me karrota të prera në feta

-Uji si pije

 

Darka

-90 gr salmon të pjekur

-1 kupë me fasule jeshile

-sallatë me 1 kupë spinaq, 5 domate qershi dhe gjysëm kupe brokoli me lëng limoni

-ujë me një fetë limoni si pije

 

Vakt i ndërmjetëm

-një mollë me 12 bajame

-disa gota ujë

-1 kupë qumësht pa yndyrë

-gjysëm kupe kos i thjeshtë me 1 lugë gjelle mjaltë

-1 kupë luleshtrydhe

 

Vlerat ushqyese

Totali i kalorive -1215

Yndyra totale-17.7% (25 gr)

Proteinat totale-23% (72 gr)

Karbohidratet totale-59.3% (185 gr)

Kripa-1402 miligramë

Sheqer-107 gr

Kolesteroli-94 miligramë

Yndyrnat e ngopura-5 gr

Fibra-28 gr

 

Menu kalorike: 1218 kalorike

 

Mëngjesi

-1 kupë drithëra

-gjysëm kupe qumësht pa yndyrë

-një kupë me lëng portokalli të freskët si pije

 

Dreka

-sallata e përgatitur me 2 kupa zarzavate,

60 gr tuna,

gjysëm kupe domate qershi me 2 lugë gjelle uthull balsamike.

-soda dietike si pije

 

Darka

-90 gr mish derri

-një patate të ëmbël të pjekur

-1 kupë me ashparag të zier në avull

-një lugë gjelle vaj ulliri

-1 gotë të vogël verë të bardhë

 

Vakte të ndërmjetëm

-1 pite të vogël me 2 lugë gjelle hummus (lloj salce)

-një dardhë

-një porcion kos me pak  të ulët

-një kupë boronica

-2/3 e kupës me karrota

-disa gotë ujë me disa feta limoni

 

Vlerat ushqyese

Kaloritë totale -1218 kcsl

Yndyra totale-14.6 % (20 gr)

Totali i proteinave-22.6% (70 gr)

Totali i karbohidrateve -56.8% (176 gr)

Kripa-1615 miligramë Sheqeri-86 gr

Kolesteroli-116 miligramë

Yndyrnat e ngopura-5 gr

Fibra-24 gr

 

Shënim: Përpara se të filloni këto plane ushqimore, konsultohuni me mjekun.

error: Nuk lejohet kopjimi!