Djathi ka vlera të larta ushqyese dhe prandaj është konsideruar si ushqimi kryesor në dietën e njeriut sepse përmban proteina, kalcium, hekur, fosfor, vitamina A, C, B, etj. Kalciumi është një element shumë i rëndësishëm, i cili luan rol thelbësor për pasurimin dhe forcimin e kockave dhe kjo lidhet me faktin që 100 gr djathë i butë përmban 360 mg Ca, ndërsa 100 gr djath i fortë përmban 860 mg Ca. Djathi është një ushqim që mund të konsiderohet më i domosdoshmi në dietën e njeriut, sepse jo vetëm është shumë i shëndetshëm, por përdoret dhe alternohet në forma dhe trajta të ndryshme në kulinari.
Ja disa mënyra se si të ruani djathin në mënyrën e duhur:
Në kantinë apo në frigorifer?
Me përjashtim të djathërave të freskëta, rikotës dhe mocarelës, kantina është vendi i përsosur për të ruajtur djathin, sepse ajo ka një temperaturë optimale. Por jo të gjithë mund të kënë një lantinë. Në këtë rast ju vjen në ndihmë frigoriferi, por që për t’a mbajtur sa më mirë djathin ju duhet të ndiqni me rigorozitet disa rregulla.
Zgjidhni temperaturën më të përshtatshme të frigoriferit
Ndryshimet e temperaturës mund të ndikojnë në cilësinë e djathit dhe në disa raste, mund të favorizojnë formimin e mikroorganizmave patogjene, potencialisht të rrezikshme për shëndetin. Me pak fjalë, është ende e nevojshme të bëhet dallimi midis llojeve të ndryshme të produkteve: djathërat e freskët duhet të vendosen në pjesën më të ftohtë të frigoriferit (ndërmjet 2 dhe 4 °), djathërat e fortë dhe ato të gatuar në temperaturat (10-12 °), ndërsa të gjithë të tjerët duhet të mbahen në temperaturën midis 6 dhe 8 °.
Zgjidhni vendin e duhur në frigorifer
Djathi preferon mjedise të lagështa, kështu që sirtari i perimeve është vendi ideal në frigorifer. Nëse janë të paketuara, djathërat nuk duhet të vijnë në kontakt me perime të palara, për të shmangur ndotjen e mundshme bakteriale.
Zgjidhja “vakum”
Vendosja e djathit nën vakum do të zgjasë ndjeshëm jetëgjatësinë, duke krijuar një mjedis pa oksigjen që pengon mikroorganizmat të riprodhohen. Kjo zgjidhje mund të jetë e vlefshme për djathërat e fortë që gjithsesi duhen të konsumohen brenda një muaji, ndërsa për llojet e tjera (sidomos për djathërat e butë apo gjysmë të fortë) nuk rekomandohet sepse ndryshon karakteristikat e brendshme dhe të jashtme të produktit.