Dietat vegane dhe fëmijët

Dietat vegane dhe fëmijët

 

 Për prindërit ose kujdestarët e fëmijëve siguria që ata të ndjekin një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, është një përparësi kryesore. Por kur vjen çështja tek fëmijët veganë apo vegjetarianë është shqetësues fakti që të kenë një dietë të veçantë dhe duhet të sigurohen që t’i marrin të gjitha vitaminat ushqyese të nevojshme për trupin.

Në një sërë udhëzimesh të lëshuara të enjten nga British Nutrition Foundation (BNF) thuhet se fëmijët veganë apo vegjetarianë duhet të hanë të paktën 3 pjesë të proteinave në ditë në mënyrë që ata të konsumojnë mjaftueshëm zink dhe hekur. Organizata rekomandon që prindërit të vizitojnë një mjek për t’u këshilluar se si të sigurojnë që fëmijët e tyre të konsumojnë sasinë e duhur ushqyesve. Pra edhe fëmijët që ndjekin një dietë vegane apo vegjetarianë mund të kenë një stil jete të shëndetshme.

Çfarë duhet të bëni kur një fëmijë fillon dietën vegane ose vegjetarianë?

Nëse fëmijët fillojnë dhe ndjekin një nga këto dieta është thelbësore që prindërit të kërkojnë udhëzime nga një nutricionist. Një dietë vegane përbëhet vetëm nga ushqimet me bazë bimore, ndërsa një dietë vegjetariane mund të përfshijë nënproduktet e kafshëve si qumështi, vezët dhe djathi.  Fëmijët në rritje kanë kërkesa më të larta ushqyese për energji për madhësinë e trupit të tyre në krahasim me të rriturit.

Është e këshillueshme që fëmijët të hanë pesë ose më shumë pjesë të frutave dhe perimeve në një ditë, tre pjesë të ushqimit të qumështit dhe dy pjesë të proteinave.

A duhet të ushqejë me qumësht gjiri fëmijën një nënë vegane?

Sipas NHS (The National Health Service), rekomandohet që të gjitha foshnjat të ushqehen me qumështin e nënës ekskluzivisht deri në moshën gjashtë muajsh, pavarësisht faktit të të qënurit vegan ose jo. “Ashtu si të gjithë gjitarët, një nënë prodhon qumësht me qëllimin e vetëm për të ushqyer fëmijën e saj.  Sipas Shoqatës së veganëve, për nënat vegane dhe foshnjat e tyre, nuk ka asnjë kundërshtim moral në dhënien e qumështit të gjirit”, thotë shoqata e veganëve.

error: Nuk lejohet kopjimi!