Dietat e pasura me karbohidrate dhe te varfra me yndyre

Dietat e pasura me karbohidrate dhe te varfra me yndyre

 

E vërteta e hidhur është që kur kemi filluar të konsumojmë ato biskota me pak yndyrë  dhe kek pa yndyrë , ne në fakt jemi shëndoshur akoma më shumë. Pse? Sepse shumë njerëz nuk e kuptojnë që produktet me pak yndyrë  ose pa yndyrë zakonisht kanë përmbajtje më të lartë sheqeri dhe kanë më pak kalori se sa produkti origjinal. Pra, duke reduktuar yndyrën,  ne në fakt po rrisim konsumin e sheqerit. Siç e dini rritja e konsumit të sheqerit, çon në rritjen e niveleve të insulinës dhe në rritjen e ruajtjes së yndyrës.

Problemi tjetër është që këto ushqime me pak yndyrë  ose pa yndyrë, u japin njerëzve lejen që të hanë çfarë të duan. Në të shkuarën të konsumonin një biskotë me përmbajtje të rregullt yndyre me shumë mundësi i ngopte më shumë se sa një biskotë me yndyrë të ulët të ditëve të sotme. Kështu që mund të konsumoni vetëm një ose dy por jo të gjithë kutinë.

 

Një raport i publikuar në “American Journal Of Clinicial Nutrition” në 1991, diskutoi një studim dy-vjeçar i cili studioi 171 femra në një dietë me yndyrë të ulët. Maksimumi i peshës së humbur për një person ishte rreth 3 kile pas 6 muajsh dhe në vitin e dytë një pjesë e peshës ishte rifituar sërish. Studimi doli në përfundimin që një numër i madh i subjekteve, në fakt e rifitoi sërish peshën e humbur me anë të dietës me yndyrë të ulët.

Sipas “American Journal of Medicine” , në botimin e mars 1997, “në popullsinë e rritur të SHBA-së prevalanca e njerëzve mbipeshë ishte nga 25.4% në 1976 – 1980 , në 33.3% nga 1988 – 1991, një rritje prej 31%. Gjatë të njëjtës periudhë marrja e yndyrës mesatare , përshtatur për kalori totale ra nga 41% në 36.6% , një ulje prej 11%. Kaloritë ditore mesatare gjithashtu  mund të reduktohen nga 1854 kalori në 1785 kalori(-4%).

Meshkujt dhe femrat kanë gjithashtu trende të njëjta. Ka pasur një rritje dramatike në % e popullsisë së SHBA që konsumojnë produkte me kalori të ulëta nga 19% e popullsisë në 1978 në 76% ne 1991. Nga 1986 deri në 1991 prevalanca e stilit të jetesës sedentare u pa në 60% e popullsisë së SHBA-së pa ndryshime gjatë periudhës kohore. Reduktimi i marrjes së yndyrës dhe kalorive si dhe përdorimi i shpeshtë i produkteve me kalori të ulëta kanë treguar një lidhje me një rritje paradoksiale në prevalancën e obezitetit.

Sigurisht që këto statistika nuk duhet të lejojnë askënd që të konsumojnë më shumë yndyrë sesa ju nevojitet. Ne duhet të diferencojmë yndyrnat e mira të cilat trupi ynë ka nevojë, si ato të gjendura ne peshk , arra, vaj ulliri etj si dhe yndyrnat e këqija që na sëmurin dhe na shëndoshin (si margarina).

Siç u përmend më përpara njerëzit tentojnë të rrisin konsumin e karbohidrateve të rafinuara si sheqeri. Të konsumoni yndyrnat e duhura në formën e ushqimeve apo suplementeve që përmbajnë omega 3 dhe omega 6, në fakt ndihmon në reduktimin e urisë. Të reduktoni këto yndyrna në dietën tuaj krijon një mangësi të një sërë lëndëve ushqyese të cilat mund të jenë një faktor kontribues në gjendje të ndryshme shëndetësore.

error: Nuk lejohet kopjimi!