DIETA VEGJETARIANE TOTALE OSE PARCIALE

DIETA VEGJETARIANE TOTALE OSE PARCIALE

Deri pak vite më përpara , në një shoqeri si kjo e jona, të deklarohej fakti i të qenurit vegjetarian, ishte padyshim një motiv që ngjallte kuriozitet, ndërsa sot numri i personave të tillë ështe rritur shumë.

Nga Aristoteli, Ciceroni, Sokrati, Hipokrati, Albert Aishtajn kanë zgjedhur të bëhen vegjetarian.

Pyetja se pse këta personalitete kanë zgjedhur një rregjim ushqimor të tillë mund të çojë në disa përgjigje të natyrës shëndetësore, fetare, ose thjesht etike.

Dieta vegjetariane nënkupton një lloj regjimi ushqimor që përjashton përdorimin e mishit dhe të derivative të tij. Kjo zgjidhje mund të marrë formë pak a shumë rigoroze , në bazë të parimeve filozofike, fetare, shëndetësore.

Më poshtë po parashtrojmë disa lloje të dietave vegjetariane:

  • Dieta vegjetariane (qumësht- vezë), përjashton çdo produkt shtazor por jo vezën dhe qumështin
  • Dieta qumësht- vegjetarian: e njëjta si ajo e sipërme por përjashton edhe vezën;
  • Dieta vegan ose vegjetariane: përveç se përjashton të njëjtat produkte të kësaj diete, përfshin edhe përjashtimin e vezës qumështit dhe çdo produkt tjetër i cili nuk është prodhuar natyralisht;
  • Dieta frutore: kufizohet në konsumimin e frutave të freskëta dhe të thata;

Nga pikëpamja shëndetësore mund të theksojmë se vegjetarianët kanë nën kontrollon kolesterolin dhe trigliceridet dhe kanë sasi të mëdha fibrash dhe substancash antioksidante.

Nga pikëpamja fetare, respektimi i këtij lloj ushqimi është baza e shumë sekteve fetar si induizmi. Shpesh ky regjim ushqimor aplikohet edhe nga subjektet të cilët për shkak të afeksionit emocional më kafshë të ndryshme refuzojmë konsumimin e mishit.

Ekzistojnë edhe forma më të lehtë të këtij regjimi, ku përveç konsumimit të qumështit dhe vezës, konsumohet edhe mishi i bardhë dhe kryesisht peshku.

Edhe në lloje të tjera regjimesh ushqimore është e nevojshme kombinimi i saktë i burimeve proteinike për të marrë të gjitha aminoacidet esenciale për formimin e strukturave të reja proteinike

Ushqime vegjetale Aminoacide limituara Ushqim plotësues
Drithërat Lysine, treonine Legume
Fasule soje dhe legume Metiotine Cereal, fruta të thata
Misra Triptofan, lisin Legume
Perime Metionine Drithëra dhe fruta të thata

Tab. Aminoacidet

Kundërshtimet ndaj vegjetarianëve bazohen në motivet e mëposhtme:

  • Vegjetarianët nuk kanë të gjitha aminoacidet e nevojshme dhe kanë një vlerë biologjike inferiore në lidhje me ato me origjinë shtazore;
  • Vegjetarianët janë pak të disponueshëm me minerale si hekur, kalcium, magnez, zink dhe vitamina, kryesisht ajo B12. Rreziqe të tilla hasen kryesisht gjatë shtatëzanisë, adoleshencës kur nevoja është më e lartë.
  • Përthithja e këtyre mikroelementeve është e kufizuar nga fibrat vegjetale/bimore. Kryesisht hekuri i origjinës bimore shfaqet pak i disponueshëm, [prandaj është e nevojshme përmirësimi i përthithjes me ushqime të pasura me vitamina C.

Si konkluzion, mund të themi se nuk është një veprim i çuditshëm apo i çmenduar ndjekja e një regjimi të tillë ushqimor. Në rastin konkret, thjesht duhet të kihet më shumë kujdes nëse një regjim i tillë ndiqet, kryesisht nga fëmijët, duke qënë se në këtë rast është e vështirë sigurimi i nevojave proteinike dhe mbi të gjitha të atyre të nivelit të lartë biologjik. Për adultët nuk ka problem ndjekja e saj, fakt që bëhet edhe më i lehtë nëse pjesë e kësaj dietë është edhe qumështi dhe veza.

 

Le të provojmë të paraqesim një menu  sportive – vegane:

 

Mëngjes

Qumësht soje ose orizi + 20 gr proteina soje. Tërshërë dhe /ose fette biscottate dhe mjaltë

Paradite

Fruta ose kos soje

Dreka

Oriz+ fasule ose bizele

Perime + vaj

Fruta të thata

Pasdite

Fruta dhe protein soje

Darka

Qiqra ose sojë ose thjerrëza

Perime + vaj

Buke integrale

Ekziston edhe një variant i dietës vegjetariane të pjesshme, për atë që nuk do ose nuk mund të përdorë produkte të prejardhura nga qumështi, për shkak të problemit me sistemin tretës ( mungesë laktoze, enzima përgjegjëse për tretjen e laktozës) ose për shkak të zgjedhjes së tij personale , nga moment që njeriu është gjitari i vetëm, i  cili ushqehet me qumësht edhe adult, mbi të gjitha jo me qumësht të llojit të tij. Megjithatë pranohen vezët dhe derivatet e tyre si plotësues ushqimor.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!