Dieta për personat që bëjnë palestër..

Dieta për personat që bëjnë palestër..

Një dietë e saktë dhe e ekuilibruar për trajnim në palestër duhet të përfshije konsumimin e shumë frutave dhe perimeve: rëndësia e këtyre dy ushqimeve nuk duhet të nënvlerësohet.

Në dietën për palestrën, pemët dhe perimet janë shumë të rëndësishme: ato, në fakt, kanë me bollëk vitamina dhe kripëra minerale, të cilat kryejnë funksione mjaft të rëndësishme brenda trupit tonë dhe që shërbejnë për të garantuar rigjenerimin e qelizave, duke përcaktuar gjithashtu një funksionim adekuat të hormoneve.

Megjithatë, duhet te thuhet të thuhet se ushqimet e rekomanduara ndryshojnë varësisht nga lloji i trajnimit që zhvillohet.

Për një stërvitje kardio :

*Pini mbi dy litra ujë në ditë;
*Hani një orë pas trajnimit;
*Konsumoni perime dhe fruta;
*Merrni pak karbohidrate
*Zgjedhni proteina me vlerë të lartë biologjike.

Per stevitje me pesha:

  •  Konsumoni  pak makarona, oriz, bukë dhe perime me kokorra si dhe të paktën dy arra në ditë si dhe qumësht dhe produkte të qumështit me yndyrë të ulët;
  •  Pini mbi dy litra ujë në ditë
  • Konsumoni perimet dhe frutat me indeks të ulët glycemik;
  • Hani rreth gjysmë ore pas trajnimit
  • Konsumoni gjashtë vakte në ditë, duke filluar me një mëngjes të pasur me proteina; Përzgjidhni për proteina ato që rrjedhin nga ushqime të tilla si peshku dhe mishi i bardhë, të tilla si pule dhe gjeldeti: në përgjithësi, duhet të merren 2 gramë proteina për kilogram të peshës trupore.
    Për të marrë rezultate të mira në palestër, sigurisht që është e domosdoshme të ndiqni dietën e duhur, përndryshe përpjekjet e shumta gjatë trajnimit mund të pengohen: një dietë e duhur është aq e rëndësishme sa trajnimi i duhur në palestër.

Ushqimet qe duhen te shmangen:

*Pije të gazuara dhe të ëmbla;
*Ëmbëlsirat, si karamele dhe çokollata;
*Sheqerna të thjeshta;
*Yndyrna dhe ushqimet shumë të pasura me kripë;
*Alkooli;
*Ushqime të rafinuara të tilla si ushqimet qe permbajne karbohidtrate , sheqerna dhe te pjekura.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!