Një ushqyerje e mirë për ju dhe fëmijën dhe rikthimi në formë, duke ndjekur këtë menu javore, në të cilën ju mund të arrini të dyja qëllimet tuaja.
Janë rreth 1800 – 2500 kalori në ditë.
Ushqimet e rekomanduara mund të zëvendësohet sipas shijes tuaj duke ndjekur udhëzimet në tona gjatë laktacionit: për shembull, ju mund të zëvendësoni një pjatë me mish me një peshk, apo të hani djathë në vend të një pjate të dytë ose peshk, etj, si dhe perimet mund të jenë zgjedhur sipas stinës dhe preferencave tuaja.
Për të gjitha ditët
Mëngjesi: një filxhan qumështi, 4 feta të vogla të thekura ose 4-5 lugë drithëra integrale me pak qumësht, një lugë çaji reçel apo mjalt.
Vaktet e ndërmjetme, paraditja:
Duhet të konsumoni një frut ose nje filxhan kos.
Pasditja:
Ideale është konsumoni dy herë në mbasdite sepse mes drekës dhe darkës kalojnë shumë orë. Njëra nga këto mund të përbëhet nga fruta me një fetë djathi parmixhan (ose djathi parmixhan mund të konsumohet gjatë një prej ushqimeve kryesore), konsumi tjetër mund të jetë nje filxhan kos, ose dy fruta të vogla.
Darka:
Konsumoni një supë perimesh dhe një frut. Para se të shkoni në shtrat: 1 gotë qumësht të ngrohtë dhe një frut.
E hënë
Dreka: makarona dhe qiqra.
sallatë marule e përzier me misër dhe pak djath parmixhan.
Darka: peshk sogliola
sallatë marule me domate
një panine
Një fetë djath parmixhan.
E Martë
Makarona me domate
sallatë e përzier me kungull të njomë dhe karrota dhe pak djath parmixhan.
Darka:Biftek viçi
Panxhar I zier
Një panine
Pak djath parmixhan
E mërkurë
Dreka:Makarona me fasule
sallatë me domate
një fetë djath parmixhan
Darka: peshk I pjekur në furrë
sallatë me kaperi dhe domate
Një panine
Një fetë djath parmixhan
E Enjte
Dreka:Rizoto me kungull
Sallatë mikse
Një fetë djathi parmixhan
Një akullore
Darka: mish gjel deti të pjekur në zgarë
karrota dhe kungull të zier në avull
Një panine
Një fetë djathi parmixhan
Epremte
Dreka:makarona dhe bizele
Sallatë e përzier
Një fetë djathi parmixhan
Peshk Platessa në tigan
Pure patatesh me majdanoz
Një fetë djath parmixhan
Eshtunë
Drekë: makarona me mish të grirë (pa vaj dhe në doza minimale të hudhrës)
sallatë me kastravec dhe domate
Një fetë djath parmixhan
Darka: dy vezë të ziera pak
spinaq të gatuar në tigan
Një panine
Një fetë djath parmixhan
E Dielë
Drekë: lazanja në furrë me ragu
Sallatë jeshile
Një fetë djath parmixhan
Një ëmbëlsirë të vogël me fruta
Darkë: proshutë krudo
Sallatë me fasule dhe patate me pak majdanoz
Një fetë djath parmixhan
Eshtë e këshillueshme që të përdorim një regjim ushqimor dobësimi edhe gjatë dhënies së gjirit?
Absolutisht jo, në qoftë se ne me dietë nënkuptojmë një ushqim monoton dhe kufizues që humb shpejt peshë, kjo lloj diete nuk duhet të përdoret nga nënat e reja. Eshtë e këshillueshme që në vend të kësaj të ndjekim një model të larmishëm dhe të ekuilibruar diete që mund t’ ju ndihmojë gradualisht të humbni kilogramët e tepërt, dhe në të njëjtën kohë të sigurojë sasi të mira të ushqyesve të dobishëm për një fëmijë në rritje gjatë ushqyerjes me gji. Është e rëndësishme të hani mirë që të ndiheni në formë dhe plot me energji.
Çfarë ushqimesh duhet të shmangen pas lindjes? Dhe çfarë është e këshillueshme që të konsumojmë ?
Ju duhet të kufizoni konsumin e ushqimeve të larta në kalori dhe të ulëta në ushqyes të tilla si ëmbëlsira, pijet me sheqer, alkoolin, salçiçe dhe ushqimet me yndyrë në përgjithësi.
Eshtë mirë gjithashtu të shmangim të gjitha ushqimet që mund të ndryshojë shijen e qumështit si: speci djegës, piperi dhe erëza të tjera, disa perime të tilla si asparagus, brokoli, kërpudha dhe lulelakër, hudhër dhe qepë duhen konsumuar me moderim. Gjatë periudhës së laktacionit duhet të rrisni marrjen e proteinave, vitaminave dhe mineraleve të caktuara të tilla si kalciumi. Favor duhet ti jepen ushqimeve të lehta dhe me vlera të larta ushqyese të tilla si drithërat, frutat dhe perimet e sezonit, mishit të bardhë, peshkut i përmasave të vogla, vezë, djathrave të lehta dhe produktet e qumshtit.
Në këtë periudhë rritet gjithashtu nevojshmëria për ujin në trupin e nënës, kështu ajo duhet të konsumoj të paktën 1,5 litra ujë në ditë madje edhe në formën e çajrave bimor, çajit me fruta dhe lëngjet pa sheqer të shtuar. Sigurisht duhet të moderoni sasinë e kafes.
Mund të na jepni një shembull për ta marrë si një model referimi?
Sugjerimi im për nënat e reja që janë në periudhën e dhënies me gji, para së gjithash është të ndiqni zakonet e sakta të një sjellje te drejtë ndaj dietës, pastaj të hani tre vaktet kryesore dhe dy vaktet e ndërmjetme duke ngrënë pak dhe shpesh. Pini të paktën 1,5 litra ujë në ditë. Rritja e konsumit të drithërave, frutat dhe perimet, hani ngadalë dhe përtypni si duhet për tu ndier më të ngopur.
Mëngjesi: një filxhan qumësht i skremuar me kafe + 3 feta bukë integrale të thekura me reçel
ose një filxhan me kos të thjeshtë me 30 gr drithëra me fruta të thata + kafe ose çaj
Paradite: lëng frutash i freskët ose një frut
Dreka:70 g makarona integrale me perime + 120g pulë ose gjeldeti ose 150 g peshk + perime sipas kënaqësisë
Ose 60g oriz / elb / bollgur me 30 gr bishtajore dhe perime sipas dëshirës
Pasdite: kos pa yndyrë me fruta + 20g fruta të thata ose të freskëta
Darka: 120g pulë ose gjeldeti, apo 150 g peshk (merluc,sardele …) ose dy vezë ose 120-150g qumësht ose 50g proshutë viçi i zgjedhur
Opsion tjetër, shtoni perime sipas dëshirës + 30g bukë integrale
pasdite: çaj kamomili ose çaj bimor me një lugë çaji mjaltë
Menuja javore
Përpara se të filloni një dietë nevojitet një konsultim me nutricionistin, veçanërisht nëse vuani nga sëmundje të caktuara kronike, këtu kemi një menu javore për gratë gjatë ushqyerjes me gji.
DITA 1
Mëngjesi një filxhan qumësht i skremuar me kafe,
3 feta bukë integrale të thekura me reçel
Paradite: një frut
DREKA
70g makarona me 30g thjerrëza
perime ose sallatë
Pasdite: një kos pa yndyrë + një frut
Darka:120g gjoks pule
30g bukë integrale
perime apo sallatë
Dita 2
Mëngjesi: 30g kos pa yndyrë me drithëra dhe farëra vajore
Kafe
Paradite:
një lëng portokalli
Drekë: 60g oriz me kungull
150g peshk orata
Perime ose sallatë
Pasdite: kos grek i ulët në yndyrë me 20g fruta të thata
Darkë: 60g proshutë viçi
30g bukë integrale
Perime ose sallatë
Dita3
Mëngjesi: një filxhan qumësht i skremuar me kafe
Paradite:një frutë
Drekë: 70g makarona integrale
100gr gjizë
Perime sipas dëshirës
Pasdite: një kos dhe një frut
Darka: 120g hamburger
30g bukë integrale
Perime ose sallatë
Dita 4
Mëngjesi
Një kos pa yndyrë me 30g tërshërë, caj.
Paradite: një frut
Dreka:60g quinoa me perime
80g peshk ton natyral
Pasdite:një kos pa yndyrë me fruta dhe 20gr fruta të thata
Darka: peshk
30gr bukë integrale
Perime dhe sallatë
Dita 5
Mëngjesi:një filxhan me qumësht të skremuar me kafe
3 bukë të thekura integrale me marmalatë
Paradreka: një lëng frutash I freskët
Dreka: supë me qiqra dhe djath tofu
Perime sipas dëshirës
Pasditja: një kos grek me fruta
Darka: Omletë me dy kokrra vezë dhe kunguj
30g bukë integrale
Dita e 6
Mëngjesi: një filxhan kos pa yndyrë me 30g drithëra integrale dhe fara vajore
Paraditja:një frut
Drekë:150g salmon në furrë
Perime dhe sallatë sipas dëshirës
Pasditja: një kos pa yndyrë me një frut
Darka: makarona integrale me domate dhe borzilok
Ananas ose fruta pylli të freskëta
Dita 7
Mëngjesi: një filxhan qumësht pa yndyrë me kafe
3 feta bukë integrale të thekura me recel
Paradite: një frut
Drekë: 60g makarona me pesto
100g biftek viçi
Perime sipas dëshirës
Pasdite: një frut
Darkë: një tost me djath dhe proshutë të pjekur.
Perime sipas dëshirës