Dieta per kolitin

Dieta per kolitin

MSC Anila Kalleshi Marre nga libri “Jeto shendetshem”
PLANI USHQIMOR PER TE MPOSHTUR KOLITIN
Ka shume raste te semundjes se kolitit por nje perqindje shume e madhe e ketyre rasteve mund te ndihmohen nga dietat dhe ndryshimet e jeteses por pa e ndryshuar natyrshmerine e perditshmerise tuaj.
Nqs vuani rregullisht nga semundja e kolitit eshte e rendesishme te merrni masa per te shmangur rastet kur kjo semundje mund te behet kronike, e bezdishme ose ne shume raste dhe rrezik per jeten tuaj.
Shkaqet e semundjes se kolitit
Semundja e kolitit ne shume raste krijohen nga te njejtat shkaqe- qe jane te perbashketa:
· Konsumimi I ushqimeve te rafinuara si biskotat , keket , tortat
· Dieta qe ka perberje te ulet fibrash ushqimore
· Marrja e ulet e lengjeve
· Jetesa inaktive
Problemet e zorreve
· Konsumoni ushqime qe kane permbajtje te lendeve ushqyese
· Perfshini produketet bimore ne diete: brokul, bizele,laker jeshile,laker e kuqe
· Zgjidhni ushqime me karbohidrate sic jane: patatet e embla, oriz krunde,sallate quinoa.
· Konsumoni sasi te larte te frutave sic jane: molla,anansi,manaferrat,dardhe.
· Perfshini ne dietat tuaja produkte bishtajore si: thejrrzat.bizele dhe fasule.
· Konsumoni ushqime qe kane ne permbajtje Omega -3 dhe Omega -9 : arra, fara, dhe ushqime e pa hidrogjenizuara si farat e llirit dhe vaji I ullirit.
· Konsumoni vetem sasi te vogla te proteinave me kualitet te mire, ne cdo vakt si eshte vaj peshku (salmon,tuna) ose pule ose gjel deti.
· Pini 8 gota uji te filtruar ose lengje frutash cdo dite.
· Perfshini ushqimet e pregatitura ne shtepi dhe kos i cili ka sasi te larte te probiotikeve ne permbajtje.
· Konsumini mjaftueshem ushqime me probiotik dhe ushqime te tharta si jane :laker turshi, arre kokosi, articoke, shparg dhe ananas.
Suplimente per te inkurajuar levizjet natyrale
· Nese keni kapsllek ne me shume se 3 dite dhe ndiheni te fryre dhe te parehatshem ju keni nevoje per te konsumuar extra fibra ne dieten tuaj ditore ne forme te koncentruar.
· Tabletat fiber mund t’ju ndihmoje te lehtesoheni ne menyre te menjehershme ;pini te pakten nje pinte(mase lengjesh,gjysma e ¼)
· uje ne dite.
· Zorret kane nevoje per lubrifikim –provoni te merrni fuqi me Kapsulat Omega 3 ose nje luge gjelle I vajit te ullirit te zbusni transportimin e ushqimit nepermjet zorreve.
· Nje pije e ngrohte zakonisht ndihmon t’ju reklasoje dhe inkurajoje levizjet ne brendesi te zorreve tuaja duke mposhtur kapsllekun.
Ndryshimet e jeteses
Ju mund te keni nevoje te ndryshoni menyren e jeteses suaj ne menyre qe te rregulloni problemin e kolitit. Provoni keto ide:
· Merrni 4 luge te arta cdo dite,ose be drithera,ne kos,ne nje gote me uje apo ne nje gote me leng molle. Jane natyrale
· Merrni uthull molle para se te konsumoni vaktin – vendosni nje luge caj ne sasi te vogel uji,perzjejeni dhe pijeni.
· Konsiderojeni si mundesi perdorimin e glicerines ne forme suposti vecanerisht nqs ndiheni teper te fryre ne zonen e barkut pasi ju ndihmon se tepermi,ajo butesisht stimulon zorren dhe eshte e lehte dhe e sigurte per tu perdorur.Mund ta gjeni ne cdo farmaci.
· Molle e zier dhe kanelle ju ndihmon me kapsllekun dhe do te lejoje zorren te kryeje procesin e saj.
· Asnjehere mos u vononi,nqs keni nevoje per te shkuar ne tualet.Madje mbaji kembet 15 cm larg dyshemese ,psh mbi nje stol pasi ju lehteson gjate procesit .
· Mesohuni qe mundesisht te shkoni ne tualet ne te njejten ore ,thuajse cdo dite nese mundeni.
· Ushtrohuni te pakten 20 min cdo dite, nje shetitje do t’ju lehtesonte se tepermi.
· Mundohu te perdorni laksativ cdo here , nqs ju keni provuar gjithcka dhe nuk j’u ka dhene rezultat athere po,mund te merrni laksativ.
Ushqehuni per te mposhtur kapsllekun
Harrojeni laksativin- Mbajeni sistemi tuaj te rregullte me nje diete te larte fibrash. ‘Lodhje’ per te kaluar nje levizje te vazhdueshme te zorreve duhet ta shmangni pasi mund te shkaktoje hemorroide e cila vetem e perkeqson jeten tuaj.Kapslleku eshte nje ankese per shume njerez ditet e sotme ne saje te konsumit te ulet te fibrave dhe ujit. Nuk ka gje me te keqe se te qendrosh me ore te tera ne tualet duke pritur per procesi I jashteqitjes.Ndryshimi I dietes dhe mungesa e levizjes ndikojne shume.
Benefite te tjera te shendetit duke konsumuar Fibra:
Fibrat jane shume me shume se nje ndihme kunder kapsllekut.Ajo ka nje mori perfitime te tjera shendetsore.Ajo mund:
1. Ndihmon ne parandalimin e semundjeve te zorreve dhe hemorroideve.
2. Ndryshon llojin dhe numrin e bakterieve qe jetojne natyralisht ne zorre dhe kjo ju ndihmon per te hequr ato substanca qe mund te jene kancerogjene,te cilat mund t’ju shkaktojne kancer te zorres/zorres trashe.
3. Kolesterol me te ulet- qe ju e merrni nga fibra te tretshme si tershera,elbi dhe bishtajoret.
4. Ngadaleson thithjen e lendeve ushqyese ne gjak duke shmangur rritjen e sheqerit dhe prodhmin e insulines , duke ndihmuar ata persona qe jane me diabet te llojit 2.
5. Ju sforcojne juve qe te ngadalesoni normen tuaj te te ushqyerit pasi ushqimet te kane permbatje te larte fibrash shpesh kerkojne kohe per t’u pertypur duke ju dhene ndjesine e te ngopurit.
Sa shume fibra duhet te konsumojme?!
Mjeket e dietave rekomandojne te konsumohen rreth 30 gr ose me shume ne dite. Rekomandimi kryesor ditor eshte qe te konsumoni 30 gr per meshkujt dhe 20 gr per femrat por nuk eshte gabim nese konsumoni me teper. Ju mund te arrini konsumin e 30gr nese ushqeheni:
· Nje tas me krunde dritherash +
· 3 feta pregatitur me miell te pasitur +
· 2 copa fruta ose perime+
· Nje kanace 100gr me fasule te pjekura
Shume njerez mendojne se konsumojne mjaftueshem fibra tashme por studiuesit tregojne se shume prej nesh kosnumojne vetem gjysmen e fibrave te dietes ditore qe perdoren per nevojat e zorreve.
Per femijet:
Rregulli per femijet +5 vjec .Thjesht vendosni 5 me moshen e femijes tuaj te kuptoni dhe masen e fibrave qe duhet te konsumojne ne gram. Psh nje djale 10 vjecar i nevojiten 10+5=15 gram fiber ne dite.
9 menyrat me te mira sit e mposhtim kolitin:
1.Konsumoni mjaftueshem uje cdo dite. Pasi fibrat permbajne sasi te larte (rreth 70% e peshes eshte uje).
2. Zevendesoni me ushqime me fibra te larte ,ushqimet me fiber te ulet qe konsumoni tani. Ushqimet me te lehta me te cilat te filloni jane: drithrat ne mengjes,buka juaj e perditshme dhe biskota me miell te pasitur ose fruta te thata ne mes vaktit. Me pas perpiquni te hani vakt me fasule ose thjerza diten e dyte.
3. Harrojini lengjet e frutave , te cilet kane te gjitha kiloxhaul dhe lendet ushqyese te frutave por nuk kane fiber ne permbajtje.Zevendesojini me uje ose caj te lehte dhe zgjidhni copa te frutave te fresketa mundesisht pa I qeruar.
4. Ushtrohuni rregullisht pasi ju ndihmon te mbani te rregullt tonalitetin e zorreve dhe muskujve te brendshme. Nje shetitje e shpejte cdo dite eshte gjithcka keni nevoje.
5. Harrojini dietat strikte pasi shpesh here ju ofrojne aq pak ushqim sa jus jell kapsllek. Fokusohuni te hani 3 vakte ne dite dhe ushqime te permbajne sasi te larte fibrash.
6.Mos mendoni se nje luge me krunde te perpunuar eshte e mjaftueshme. Eshte nje fillim I mire por duhet te konsumoni me teper ushqime me fibra qe te merrni me te miren.
7. Mos harroni moden e vjeter te kumbullave te thata. Jo vetem qe kane nivel te larte fibrash por gjithashtu permbajne nje substance qe funksionon si laksativ natyral.
8.Lejojini vetes te clodheni kur duhet te kaloni kapsllek. Nxitimi dhe duke e forcuar veten se tepermi rrit presionin ne enet e gjakut rreth anusit duke stimuluar krijimin e hemorroideve
9.Se fundmi,nese perdorimi I larte I fibrave nuk e lehteson kapsllekun athere ju duhet ti drejtoheni doktorit te familjes sidomos gjate shtatezanis kur kapslleku eshte I zakonshem. Mos merrni laksativ pa recete dhe as mos I perdorni ato per nje kohe te gjate pasi mund t’ju demtoje zorren e trashe.
Plani I vakteve per konsum te larte te fibrave
(Ushqimet blu jane burime te larte fibrash)
MENGJESI
· Nje cope frut te fresket (pa leng) ose komposto frutash te thata
· Tas me drithera krunde ose tershere me qumesht
· 1-2 luge gruri,orizi apo elbi
· Buke e thekur integrale ose simite e perhapur me margarine ose gjalpe
· Fasule te pjekura ose miser
DREKA
· Sanduic i perbere nga sallate,mish pule,salmon,ton, mish te ftohte,veze,djath ose fasule te pjekura
· Thjereza ose perime me buke integrale
· Molle ose dardhe me lekure ose frute tjeter I fresket
DARKA
· Peshk i pjekur ne zgare ose fileto pule
· Oriz i zi ose patate te pjekura/te ziera
· 2-3 perime me perberje te larte fibrash (misër, bizele, lakër, lakër brukseli) ose sallatë me fasule
MES VAKTEVE
· Fruta te fresket (te pa qeruara), fruta te thata p.sh kumbulla te thata,rrush I thate, arra,biskota krunde, biskota me miell integral, drithera,oriz te zi, kokoshka me avull.
GJATE SHTATEZANISE
Kapslleku gjate shtatezanise eshte nje fenomen I zakonshem per shkak te ndryshimeve hormonale, te cilat i bejne zorret te funksionojne me ‘ngadale’ dhe me pak funksionale.
Gjerat mund te perkeqesohen nese merrni suplimente hekuri ndaj mjeket dietologe sygjerojne marrjen e larte te fibrave dhe marrjen e tyre vetem ne dite te alternuara.
Dy forma te pershtatshme te fibrave:
1.Fibra ne forme te koncentruar jane te pershtatshme ne rastet kur ju nuk mund te kosnumoni mjaftueshem fibra ose te rrisi nivelin bashkuar me fibrat qe merrni nga ushqimi qe konsumoni. Une e kam gjetur kete menyre efektive sidomos gjate udhetimeve dhe kur konsumoj ‘ushqim turistik’ . Ushqime te cilat kane mungese perimesh ose fibrash.
2. Fibra ne forme te tretshme. Une preferoj ne forme te tretshme pasi eshte ekfekive dhe nuk shije as arome. Eshte I perbere nga grumbull fasulesh te hidronizuar qe eshte po ashtu I tretshem.Por te dyja ju ndihmojne te rrisni nivelin tuaj te fibrave ne trupin tuaj. Kjo varet nga cfare mund te gjeni ne farmacine tuaj lokale.
PLAN DIETIK PER TE LEHTESUAR KASLLEKUN
DITA 1
MENGJESI
-Qumesht i skremuar 1 gote
-1 fete e plote buke integrale me recel
3kumbulla te thata +2 kivi
DREKA
-Sanduic me djathe te pregatitura me 2 feta buke integrale te plota
– 2 feta domate
MIDIS VAKTEVE
-3 biskota thekre
-feta djathi
-1/2 karrota te vogla
DARKA
-Pule e pjekur/gjel deti me karrota
-1 kupe oriz I zi
Kjo menu ju ofron 28 gr fiber ne forme te thate dhe frutave te fresketa & perimeve.
Pini 8-12 gota uje ne dite.
P.S Ndalohet botimi i ketij materiali pa shkruar burimin nga eshte marre
error: Nuk lejohet kopjimi!