DIETA PA GLUTEN

DIETA PA GLUTEN

 

Drithërat që përmbajnë gluten si,gruri, elbi,thekra,tërshëra janë të ndaluar për personat intolerant ndaj glutenit. Këto në fakt nuk duhen konsumuar për asnjë herë në regjimin ushqimor të intolerantëve ndaj glutenit pasi kjo intolerancë në një bazë autoimune është një kusht i pakthyeshëm. JO,pra ushqimeve të tilla si: buka,makaronat,biskotat dhe ushqimet ‘e dyshimta’ në të cilat gluteni përdoret si një shtesë përshembull salca e sojës, ushqimet e ngrira ,ushqimet e përgatitura me bazë mishi  edhe salçiçe të ndryshme. Për t’u siguruar që ushqimet nuk kanë gluten është thelbësore të lexoni etiketat ku janë të përshkruar ingredientët.

 

 

BURIMET ALTERNATIVE

Rreziku nga eleminimi i drithërave nga dieta është se marrja e karbohidrateve bëhet e pamjaftueshme. Dieta e përditshme duhet te përmbajë 60% karbohidrate prandaj është thelbësore të konsumohen drithërat e lejueshme në sasitë e duhura. Opsionet nuk mungojnë: përveç orizit mund të blini përshembull pasta dhe ëmbëlsira misri ,grurë hikërror ,kuskus ,etj
Për sa i përket bukës ose ushqimeve që mund të konsumohen në mëngjes ato fatmirësisht sot variojnë nga llojet me te ndryshme pa glutine. Produktet më të mira janë ato që përmbajnë lëndë të parë organike dhe mbi të gjitha me sa më pak përbërës të mundshëm.

 

DETAJET E VOGLA POR TË DOBISHME!

Edhe në shtëpi egziston rreziku prandaj është mirë të marrim disa masa paraprake. Përveçse që të lajmë duart tona gjithmonë sa herë se të prekim një ushqim me dorë është e rëndësishmë të pastrohen mirë dhe enët që më përpara kan qenë të përdorura me ushqime me gluten. Mos gatuani ushqimet pa gluten në të njëjtin vend ku keni gatuar ushqimet ‘normale’.  Për të larë enët nuk duhet një sfungjer tjetër mjafton uji i rrjedhshëm për të eleminuar cdo mbetje. Në furrë mund të gatuani ushqime me dhe pa gluten mjafton të mos jenë në të njëjtin vend.

PO SUPLEMENTET A DUHEN?

Kush e ndjek dietën siç duhet nuk ka nevojë për suplemente të tjera. Eleminimi i glutenit e bën një person shumë të shëndetshëm dhe pa asnjë mungesë të nevojshme. Sidoqoftë në fazat e hershme pas diagnozës gjendja e kequshqyerjes është e shpeshtë . Zorrët e pastruara nga  gluteni kanë pak nevojë për t’u rikthyer në funksionimin e duhur dhe për të lejuar absorbimin e lëndeve ushqyese . Në këtë rast mjeku mund të rekomandoj disa vitamina sidomos hekurin i cili shërben për kompensimin e deficitit.

Sëmundja e celiakisë paraqitet me një dobësim të tepruar nga kequshqyerja edhe pse sipas studimeve që nga momenti që kryhet diagnoza vetëm 5 % e personave kanë një situatë me të vërtetë shqetësuese për peshën. 80 % e pacientëve pas fillimit të dietës në një kohë të shkurtër   pa gluten vërehet një rritje e dukshme e peshës kjo pasi zorrët janë kthyer në normalitet  dhe trupi fillon të absorbojë lëndët ushqyese të sakta.

Celiakia edhe njerëzit e shëndetshëm i bën të shtojnë në peshë nëse konsumojnë ushqime industriale. Që ne i përdorim për lehtësi në vend që t’i ndërrojmë ato me ushqime të ndryshme pa gluten.

MËNGJESI:

– 2 galeta orizi me marmalatë pa glutine
– 1 kafe me qumësht pa sheqer

MIDIS VAKTEVE:

– 1 lëng portokalli

DREKA:

– 70 g pasta orizi me pomodorini të freskët dhe borzilok.
– 1 fileto pule e pjekur
– 1 sallatë mikse
– fruta sipas deshires.

MIDIS VAKTEVE:

– Lëng banane

DARKA:

– 1 supë me perime
-1 vezë e zier
– 1 sallatë me lakra
– 1 molle jeshile

error: Nuk lejohet kopjimi!