Dieta “orë-vëzhguese”

Dieta “orë-vëzhguese”

 

Është një dietë me shumë kalori, 1200 – 1300 kalori të përditshme.

Ndiqet minimumi për tre javë dhe kërkon përpikmëri qoftë në ndjekjen e listës së ushqimeve të propozuara, ashtu edhe në peshën e secilit ushqim në çdo vakt.

Kur fillon programin e kësaj diete, mësohet si të shpëtosh kaloritë, për shembull:  të eliminosh yndyrat e mishit përpara gatimit dhe t`i gatuash ushqimet në enë të veçanta lejojnë eliminimin e yndyrave.

E rëndësishme është kombinimi i ushqimit në mënyrë të rregullt, si semafor.
Ngjyra jeshile përkon me frutat dhe perimet.

Ngjyra e verdhë përkon me bukën, makaronat, orizin, drithërat, patatet, perimet, mishin, shpendët, peshqit, vezët, laktozën dhe yndyrat.

Ngjyra e kuqe lidhet me ëmbëlsirat dhe ushqimet me shumë yndyrna.

Pika kritike e kësaj diete është se ushqimet klasifikohen duke u bazuar në vlerat kalorike dhe jo në bazë të vlerave ushqyese. Kështu që rreziku qëndron në faktin se ndërtohet një dietë e joekuilibruar, sepse eliminohen edhe ato pak yndyra dhe karbohidrate që janë të nevojshme”.

error: Nuk lejohet kopjimi!