Dieta një-ditore detoks

Dieta një-ditore detoks

Doni të provoni një dietë detoks por keni frikë nga përkushtimi që kërkojnë dietat? Ju nuk keni nevojë të hiqni plotësisht dorë nga sheqeri, apo të pini vetëm lëngje për javë të tëra.

Mund ta provoni këtë detoks për vetëm një ditë. Një dietë e tillë jo vetëm që ju rikthen në rrugën e shëndetit, por gjithashtu i jep trupit një pushim nga ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri dhe që janë të vështira për t’u tretur.

Dhe nuk do të keni asnjë të keqe sic mund të kishit nga dietat me kufizime dhe afatgjata. Sidomos nëse një dietë detoks bëhet shpesh ose për një kohë të gjatë mund të jetë e dëmshme dhe të shkaktojë efekte anësore të pakëndshme si fryerja, përzierjet, dehidratimi, dhimbja e kokës, mungesa e energjisë dhe marrja e mendve. Në vend të kësaj mendojeni dietën një-ditore si një buton “refresh”, një kujtesë se si trupi juaj ndihet kur ushqehet me ushqime të shëndetshme dhe është i mirë-hidratuar. Ju do të frymëzoheni të hani shëndetshëm sërish.

Ushqime që duhen shmangur:

Shmangni ushqimet me sheqerna të shtuara, si qumështi, salcat ose drithërat e buta. Gjithashtu dhe ushqimet që janë të përpunuara ose të paketuara. Kripa gjithashtu bën pjesë në këtë listë pasi shkakton fryerje. E njëjta gjë dhe për kafen,c ajin e zi dhe cokollatën. Mishi kërkon më shumë kohë për t’u tretur kështu që shmangni proteinat me yndyrna të larta dhe mishin e kuq. Mund të reduktoni dhe konsumin e bulmetërave nëse keni vështirësi në tretjen e tyre.

Lëndët ushqyese janë të nevojshme: Një plan detoks i shëndetshëm përfshin një sërë ushqimesh të shëndetshme, fibrash dietike dhe lëngjet. Përpos lëngjeve dhe supërave me perime, konsumoni sallata, fara apo arra.

Për proteina, duhet të konsumoni porcione të vogla të mishit të butë. Ju do donit të merrnit një qasje të balancuar ndaj ushqimit për t’u siguruar që të merrni lëndët ushqyese të duhura, duke përfshirë antioksidantët si vitamina C.

Plani një-ditor detoks

-Ora 9:30 e darkës (një natë përpara)
Flini herët. Mos shihni TV, lajme apo drama. Mendja juaj duhet të jetë e qetë.

Ora 6 e mëngjesit
Zgjohuni, meditoni dhe merrni frymë. Fillojeni ditën sa më freskët.

Ora 6 e gjysëm e mëngjesit
Pini ujë dhe hani një mëngjes të lehtë, si smoothie ose arra.

Ora 7 e mëngjesi
Fikni celularët, larg teknologjisë për një ditë, që mendja juaj të jetë sa më e qetë.

Ora 10 e mëngjesit
Hani një vakt të ndërmjetëm dhe pini ujë. Mund të konsumoni dhe supë (recetën do e gjeni më poshtë) pasi është një balancë e mirë vitaminash dhe mineralesh si vitamina A, B, C dhe E.

Ora 12 e drekës
Do të jeni të uritur kështu që konsumoni pak supë, perime të ziera, proteina të buta dhe një gotë ujë.

Ora 3 e mbasdites
Përpara se të pini ujë ose të hani ndonjë vakt të ndërmjetëm, provoni ushtrime frymëmarrjeje për 5-10 minuta.

Ora 5 e mbasdites
Koha për pak ecje!

Ora 6 e gjysëm e mbasdites
Koha për pak supë dhe sallatë.

Ora 8 e darkës
Bëni pak joga!

Ora 10
Mendoni për gjërat për të cilat jeni mirënjohës.

Supa me karrota detoks

Përbërësit
-1 qese e vogël me karrota organike
-2 shkopa selino, të prera në copa
-1 qepë të verdhë
-Lëng perimesh
-1 lugë çaji erëza

Udhëzimet:

-Në një tenxhere gatuani karrotat, selinonë dhe qepën. Ziejeni me lëngun e perimeve. Shtoni pak erëza dhe lëreni të zieje për 40 minuta ose derisa perimet të jenë zbutur. Me anë të një luge merrni perimet dhe hidhini në një blender derisa blender të jetë mbushur në 1/3. Përziejeni derisa të marrë trajtë kremoze dhe hidhini në enë të vogla, që edhe mund t’i ngrini. Duhet të shërbehet e ngrohtë. Mbajeni në frigorifer për një javë, ndërsa në ngrirje për disa muaj me rradhë.

error: Nuk lejohet kopjimi!